
Nga Lavdrim Krashi
Fjalët nuk e kanë fuqinë e duhur për të shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet për Martinin 14 vjeçar që humbi jetën tragjikisht. Nuk ka asgjë që mund të bëjmë për të risjellë Martinin pranë familjes, shokëve e shoqeve por mendoj se duhet ta bëjmë çmos për të parandaluar ngjarje të tilla të dhimbshme. Sugjeroj që pas mbarimit të hetimeve krejt si shoqëri të punojmë e ne si të zgjedhur të hartojmë një ligj holistik, të sugjeroj tja heqim numrat dhe shenjat por ta quajmë “Ligji Martin”.
Buxheti mundëson për të planifikuar dhe menaxhuar burimet financiare në mënyrë që të bettered implementimi i programeve dhe projekteve që promovojnë zhvillimin e vendit.
Një buxhet i diskutaur në mënyrë transparente, konstruktive dhe kritike e vendos vendin në një situate më të mire; Natyrshëm pavarësisht dëshirës, nuk mund të bëhet çdo gjë me një buxhet.
Ka prej tyre që mendojnë se mjafton që rezurset financiare të hidhen ashtu ne krye dhe disi ato do të depërtojnë në të gjitha shtresat apo segmentet e shoqërise; unë mendoj se buxheti duhet të synojë të çlirojë energjitë e të gjithëve për të arritur zhvillimin që duam.
Nga buxheti 2025 dua të veçoj disa arritje që i konsideroj të rëndësishme që presim të realizohen vitin e ardhshëm.
Në rradhë të parë që të gjitha këto programet, projektet dhe detyrimet priten të realizohen pa rritur masën e borxhit publik, i cili në fakt pritet të ulet me 1 ose 2 %. Kjo është arritur në sajë të përgjegjësisë fiskale, mirëadministrimit, investimeve miremenduara dhe rritjes së të ardhurave, përgjithësisht atyre nga tatimet – duke sinjalizuar dhe arritjet e para në luftën kundër tregut informal.
Ulja e borxhit publik do sjellë gradualisht edhe uljen e normës së interest të këtij borxhi, duke na dhënë mundësi që të ndërmarrim më shumë projekte të përballueshme në të ardhmen. Një pjesë e kësaj sipërmarrje mund të shihet në zërat e shpenzimeve për subvencione dhe subvencionet e dhëna për investime.
Duke parë prirjet në rritje, do ishte e vendit të vazhdonim përpjekjet për t’ua mundësuar pjesëmarrjen në këto nisma – po dhe të tjera qe mbështeten nga BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare – dhe të rinjve me ide apo bizneseve të vogla për t’i afruar me të gjithë mundësitë që Shqipëria sot ofron.
Arritja mbase më e rëndësishme e këtij buxheti është përmbushja e detyrimeve ndaj NATOs – duke arritur në 2.01% buxhetin për Ministrinë e Mbrojtjes kryesisht për modernizimin e Forcave të Armatosura në pajisje ushtarake.
Duke konsideruar luhatjet ndërkombëtare në situatën gjeopolitike,dhe praninë në rritje në arenën ndërkombëtare të Shqipërisë, duhet të vazhdojmë të mbështesim Ministrinë e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes edhe në viten në vijim me të njëjtat hapa.
Shpërblimi për më të moshuarit, është një tjetër angazhim i përmbushur që duhet të vazhdojmë ta përmendim. Kujdesi për brezin që ndërtoi këtë vend nuk mund të mjaftojë kurrë e ndaj këtu do të doja të ndalesha pak për të hedhur hapat e para të një strategjie afatgjatë në lidhje me këtë vendim që prek – në një kohë ose një tjetë – të gjithë qytetarët.
Është absolutisht një përgjegjësi serioze indeksimi për pensionet që ka rritur bonusin në 3.75 miliardë lekë. Patjetër bonusi i fundvitit si një shprehje e përgjegjësisë së vazhdueshme të kesaj shumice. Për sa kohë Shqipëria vazhdon të gëzojë një rritje ekonimike gati 4% në vit, ne do arrijmë të përmbushim këto numra, por është gjithashtu e rëndësishmë të mendojmë se si mund ta përforcojmë këtë indeks më tej – duke e lidhur mbase me një rritje të garantuar çdo vit me shifrën më të lartë nga tre komponent të mundshëm; e para 3%, që është më e lartë se objektivi i inflacionit, e dyta indeksi i rritjes së çmimeve dhe e treta indeksi i rritjes së pagave. Psh nëse inflacioni ështe 5% e rritja e pagave ështe 10 atëhere pensionistët të përfitojnë rritjen më të lartë, 10% – në mënyrë që ky fond të jetë sa më i mbrojtur nga luhatjet socio-ekonomike.
Një aspekt tjetër i pensioneve është përdorimi i këtyre fondeve për financimin e projekteve publike të leverdisshme që do të krojonte mundësi të rritjes së vlerës së fondeve apo implementimi i kontributeve shtesë apo private për pensionet.
Së fundmi – meqë e di se sot rradha për foltoren është e gjatë dhe ka shumë gjëra që mund të përmendim - por po e mbyll me shpenzimet për qeverisje te Buxheti Vendor. Rritja me 13.2% është për t’u lavdëruar, duhet të falenderojmë dhe drejtuesit e bashkive për punën e tyre, pasi kanë rritur të ardhurat me 20 miliardë lekë, dhe presim një rrije me 10% për periudhën në vazhdim!
Kjo është padyshim në rradhë të parë meritë e sektorit privat vendas i cili vazhdon të rritet dhe forcohet bindshëm në shumë industri dhe po sjell madje një rrjedhë të re të ardhurash në të gjithë bashkitë e vendit të cilat kanë detyrën e rëndëishme të mbështesin jo vetëm qytetarët me shërbime administrative por edhe të mundësojnë një ambient pozitiv bizneseve për t’u ushtruar aktivitetin e tyre e duke përforcuar kështu tregun e punës. Këto të ardhura po u japin më shumë mundësi bashkive për projekte dhe nisma në mbështetje të qytetarëve dhe na mbetemi gjithmonë të hapur për diskutimin e ideve të rjea dhe zbatimin në më shumë fusha të modeleve të suksesshme.
Duke patur parasysh bilancet e viteve të fundit, këtu mendoj se ka vend për një tjetër analizë më afatgjatë për të kuptuar se si mund ta targetizojmë më mirë transfertat e pakushtëzuara ndaj bashkive – flasim për një fond 1.8 miliardë lekë - për të mbështetur më shumë ato komunitete që janë prekur negativisht nga centralizimi i disa shërbimeve në qytete të caktuara. Ky fond, mund të përdoret për të mundësuar këto shërbime në zonat ku administra dhe biznese të caktuara janë më pak të arritshme në mënyrë që kjo rritje e të ardhurave të prekë sa më shumë qytetarë edhe në qendrat më pak të populluara.
Hapu toke kur Krrashi jep "kendveshtrim anglez"...andaj dhe populli thote "nalt e ma nalt e ke kaloshi..poshte e ma poshte e ke krrashi...ndihmona Zot
O Injorant, guxo te identifikohesh dhe e kupton sa te vlen lekura! Te ka mbetur ora ne 1941, apo 1945 po deshe me gjuhet qe flet. Te befte Kina komuniste nenen!
O Sllavomongol, qenke idiot komplet! 4 here te njejtin koment, imagine sa RR.K qe je
Ah kur permend dhe zotin, o analfabet funksional
Hapu toke kur Krrashi jep "kendveshtrim anglez"...andaj dhe populli thote "nalt e ma nalt e ke kaloshi..poshte e ma poshte e ke krrashi" ...ndihmona Zot
Ik ore injorant, 4 here ke postuar te njejtin mesazh. Kalosh bythe!
Je krejt nje KARagjoz.
Hapu toke kur Krrashi jep "kendveshtrim anglez"...andaj dhe populli thote "nalt e ma nalt e ke kaloshi..poshte e ma poshte e ke krrashi" ...ndihmona Zot
Hapu toke kur Krrashi jep "kendveshtrim anglez"...andaj dhe populli thote "nalt e ma nalt e ke kaloshi..poshte e ma poshte e ke krrashi" ...ndihmona Zot
Deputetë të tillë që kanë ide dhe sugjerime konstruktive, ide dhe proposime originale i duhen këtij vendi. Pjesa më e madhe e deputetëve përsërisin çfarë u thotë kryetari. Krashi është gjithmonë vetvetja. ????????????????
Respekt për zotin Krashi. Çdo fjalë ka vend. Respekte ????
Respekt për deputeti Krashi. Njerëz si Krashi duhen promovuar në politikë nga PS. Fatkeqësisht promovohen servilat dhe të korruptuarit.
Deputet dinjitoz. Respekt
O Turkmongol, nuk ka mundesi - ti duhetvte kesh ndonje gje personale me kete zoterine se nuk ka mundesi. Ti me kete gjihe shkruan ne shume raste!!! Ne fakt, ky eshte deputeti me I mireartikuluar dibran per shume kohe dhe eksperiencen e tij angleze po mundohet ta sjell ne Shqiperine sllavokomuniste. Sa per Kalosh, jane fis I nderuar patjeter por fakt eshte qe ne 50 vitet e fundit Krrash ka pas dy here deputet dibra, Kalosh nuk kam pa. Pastaj nuk mund te flasesh ashtu per nje FIS ti. Krrashet jane punetor, e punetor nuk jane budallenjte.
Bravo ???????? mor djalë që flet për pensionistët e jep sugjerime.
Shumë ide britanike Ligji “Martin”. Shpresoj të merret për bazë ky propozim.