Nga Blendi Kajsiu*
Para pak ditësh drejtuesja e komisionit hetimor të tenderit të sterilizimit, Albana Vokshi u vu në qendër të kritikës publike për trajtimin që i bëri ish – ministrit të shëndetësisë Ilir Beqja. Ndonëse shumë nga kritikat që i bëhen komisionit dhe drejtueses së saj janë mëse legjitime, ajo që të tërheq vëmendjen është dimensioni thellësisht seksist i kritikës.
Në thelb të denoncimit nuk është thjesht keq-përdorimi i komisionit hetimor dhe të dëshmitarëve që paraqiten në të, por fakti se si është e mundur që “një femër, një nënë, një grua” të sillet në mënyrë të tillë? Kolegu Mero Baze në editorialin e tij argumentonte se Albana Vokshi është një shembull “se si nuk duhet të jetë së pari një femër, pastaj një nënë, një deputete, apo një ligjvënëse shqiptare” (shiko ketu).
Sipas kësaj llogjike sjellja e dhunëshme, militantizmi politik dhe shkelja e procedurave të komisionit hetimor është akoma më e patolerueshme kur bëhet nga një një nënë apo një grua. Natyrisht këtu lind pyetja, përse është më e tolerueshme harbutëria, militantizmi dhe dhuna kur bëhet nga një mashkull, baba, apo burrë? Përse kur harbutërinë, arrogancën dhe dhunën ndaj Parlamentit Shqiptar e ushtron Edi Rama, Ilir Meta apo Sali Berisha askush nuk ankohet se “nuk mund të sillet kështu një baba, një bashkëshort dhe një burrë”?
Arësyeja është se sfera jonë publike ofron dy standarte ndryshme për gratë dhe burrat. Këtyre të fundit u lejohet dhuna, harbutëria dhe vulgariteti. Gratë nga ana tjetër nuk mund të dalin nga kallupi i modelit “femër, nënë, grua” që nënkupton dhemshuri më shumë se përballje, emocion më shumë se racionalitet, përluje dhe butësi më shumë se qëndresë. Të gjitha karakteristika që e bëjnë të pamundur pjesmarrjen e grave në një sferë publike kaq të ashpër sa e jona.
Standartet me të cilat trajtohen gratë në sferën tonë publike nuk janë vetëm të dyfishta, në raport me meshkujt, por edhe absurde. Nga njëra anë grave i kërkohen standarte etike, intelektuale dhe morale më ta larta se burrave. Nga ana tjetër, gratë si kategori sociale konsiderohen inferiore ndaj burrave, si në kapacitetin e tyre intelektual edhe në ndërveprimin shoqëror. Pra gratë duhet të jenë njëkohësisht superiore dhe inferiore ndaj burrave, por kurrë të barabarta.
Në një debat publik midis politikanit Gaz Bardhi dhe gazetarit të njohur Sokol Balla, ky i fundit në mënyrë implicite e akuzonte Bardhin se po sillej si grua, që bërtiste me një “zë të hollë” dhe që nuk respektonte disa kode të luftës publike “sepse edhe lufta ka disa rregulla dhe luftën zakonisht e bëjnë burrat” (shiko ketu). Gratë, nga ana tjetër, sipas të njëjtës llogjike, nuk bëjnë luftë por “sherre grash”, të cilat janë të papërballueshme për një “burrë të vërtetë”.
Është një ide tipike kjo e mentalitetit tonë thellësisht patriarkal që e artikulon burrin dhe burrëroren si diçka superiore, me kode, rregulla dhe racionalitet, përballë subjektit femëror që është emocional, histerik dhe irracional. Është një llogjikë sipas të cilës burrat bëjnë beteja dhe debate, ndërsa gratë bëjnë vetëm sherre. Ndaj burrat që bëjnë “sherre grash” shpesh etiketohen si “gra të këqia”.
Për të kuptuar sa seksiste dhe larg realitetit është një ide e tillë mjafton të shikosh politikën dhe mediat tona që popullohen nga burra të cilët në shumicën e rasteve nuk udhëhiqen nga asnjë parim, kod apo racionalitet. Si politika edhe mediat tona, thellësisht burrërore, më tepër se debat ofrojën sherr. Aty më shumë se argumente artikulohen emocione dhe urrejtje personale. Limitet dhe kodet minimale jo vetëm nuk respektohen, por shpesh pjesmarrësit përplasen apo sulmohen fizikisht edhe në studiot televizive.
Kjo është sjellja tipike e burrave tanë në sferën publike. Përse duhet përdorur koncepti “grua” për ta denoncuar një sjellje të tillë? Ta klasifikosh një sjellje të tillë si “sherr grash” do të thotë jo vetëm të injorosh prezencën minimale të grave në sferën tonë publike, por edhe faktin se ato pak gra që e popullojnë këtë sferë kanë dëshmuar një sjellje superiore ndaj kolegëve të tyre burra, qoftë në media, qoftë në politikë.
Mjafton të shikojmë përçarjen e fundit të PD-së për të parë se aty ishin politikanet gra që kanë mbajtur qëndrimin më dinjitoz. Politikanë si Gaz Bardhi apo Agron Gjekmarkaj bënë pirueta të shëmtuara publike duke kalur brenda ditës nga denoncimi tek adhurimi i berishizmit.
Ndërkohë politikane si Jorida Tabaku, mbajtën një distancë dinjitoze nga palët, pa iu servilosur askujt duke kryer me dinjitet dhe efikasitet detyrën e tyre si deputete. Politikane të tjera si Grida Duma preferuan të largoheshin nga politika në vend që të lëpinin atë që kishin pështyrë, siç bënë shumë nga kolegët e saj burra. Ndaj idea e “superioritetit burrëror” në sferën tonë politike dhe publike është thjesht një paragjykim seksist.
Të kuptohemi unë nuk mendoj se gratë janë superiore ndaj burrave dhe as anasjelltas. Ashtu sikurse ka plot gra dijnitoze në mediat dhe në politikën tonë, ka edhe gra që janë të paafta dhe pa karakter, sikurse shumë prej kolegëve të tyre burra.
Aftësia apo idotësia është një atribut personal dhe jo seksual apo gjinor. Ndaj kur kritikojmë dikë nuk kemi pse ta kritikojmë si “nënë, grua, bashkëshorte apo motër” dhe as si “burrë, bashkëshort, baba, apo vëlla”.
Keqpërdorimi politik i komisionit hetimor nga deputetja Albana Vokshi nuk ka fare lidhje me statusin e saj si grua, nënë, apo bashkëshorte. Ai është tjesht produkt i statusit të saj si deputete. Ndaj si qytetarë kemi të drejtë ti kërkojmë asaj të përmbushë misionin e saj publik si deputete dhe të respektojë institucionet parlamentare.
Askush nga ne nuk ka të drejtë ti kerkojë asaj llogari për sjelljen e saj në publik si “nënë, bashkëshorte dhe grua”. Ashtu sikurse askush nga ne analistët nuk i ka kërkuar as Ramës, as Metës dhe as Berishës, dhe askujt politikani tjetër, që mos të përdorë fjalor rrugaçi në publik, apo mos të ushtrojë dhunë në parlament, sepse janë “baballarë, bashkëshortë dhe burra”. Një standart për të gjithë!
*Titulli origjinal: Standarti i dyfishtë i seksizmit tonë
Ta them une si grua, se na plasët ju feministet! Sepse gruaja, nena pike se pari edukon brezat, eshte funksioni i saj paresor, dhe te degjosh ate sjellje nuk eshte dinjitoze per asnje shoqeri. Nuk ka lidhje as me seksizmin, as me shoqerine shqipetare ne veçanti! Per çdo shoqeri nje sjellje e tille eshte e rende dhe tregues qe ne ate shoqeri ka nje krize te thelle!
O Kajsi femrat jane me delikate se meshkujt ndersa Vokshi u tregua shume harbute...eshte pune kari kjo pune Kajsi
Ta them une si grua, se na plasët ju feministet! Sepse gruaja, nena pike se pari edukon brezat, eshte funksioni i saj paresor, dhe te degjosh ate sjellje nuk eshte dinjitoze per asnje shoqeri. Nuk ka lidhje as me seksizmin, as me shoqerine shqipetare ne veçanti! Per çdo shoqeri nje sjellje e tille eshte e rende dhe tregues qe ne ate shoqeri ka nje krize te thelle!
Bravo të lumtë e shplave Albana Vokshin si gropë septike ujrave të zeza që është .
Shoku Albana Vokshi eshte burri mire
Ah te mjeret na, kthe e sterkthe, riciklojme qershijat e pshurrme. "politikane si Jorida Tabaku, mbajtën një distancë dinjitoze nga palët", "politikane të tjera si Grida Duma preferuan të largoheshin nga politika në vend që të lëpinin atë që kishin pështyrë," Po quhen politikane keto te dyja, ateher i bje qe u jom presidenti i USA, Donalt Trapi.
Ja ke futur kot me këtë shkrim kaq të dobët, që nuk lexohet deri në fund. Për çfarë seksizmi flet o i gjorë kur përballë ke një baxhellë, një femër me një fjalor të tmerrshëm që ushtrohet nga njerëz që për një mandat deputeti kanë për borxh ti thonë derrit dajë, vetëm që ai që ndjek nga kati i 8-të të jetë i kënaqur me veprimet brutale të deputetëve që presin të jenë në listën e sigurtë të zgjedhjeve.
Ti je nje funderine or mashkull se burre nuk mund te thuash per ty .
Nuk eshte femer
jo more zotni , problemet e albanes jane shum. e para eshte femer ne dash grua po kerkon te duket burre hamsho, e dyta eshte axhente serbe si berisha, e treta nuk di ajo as ti ke ka burre e quan vehte edhe baba(burre) edhe (nene0 PER FEMIJET. as ti qe shkruan nuk e di a eshte burre a grua. e treta eshte kurve,e nuk perben cudi se ke sa te dush burra kurve ne parlament psh fatmir mehdiu. or zotni kjo nuk vuan se nuk eshte burre kjo vuan se nuk eshte njeri, eshte shume e thjeshte nuk eshte njeri. te na rruash me gjith albanen sonte ose kur te kertthet je i ftuar i saj ne hotel, merr 200 euro dhe 2-3 perzervative nas nuk ke ia merr monika kryemadhit borxh per dy dite se i duhen se i perdorin 4 femmra ne shtepine e monike (monika, fatimja e dy vajzat e monikes) ne te semes te na rruash si gazetar
O Kajsi,lere burrin Albana Vokshi,shko lepij bythen Sali mut Berishes.
Ja dhe rilindioti tipik analfabet funksinonal.
Nga femra, si delikate që është, si mëndëse e jetës që është, si pjesa më thelbësore e familjes, pra edhe e shoqërisë që është, priten sjellje që përputhen me këto statuse e këto cilësi. Kur ndodh e kundërta natyrisht që këto do t'i kujtohen zonjës që sillet si mashull i keq. Vetë fakti që i kujtohet se sillet si mashkull dëshmon që sjellja e keqe e meshkujve nuk merret si model për mirë, përkundrazi. Kritika që i bëhet asaj zonje edhe nga pozita e femrës nuk do të thotë aspak se egërsia e burrave pëlqehet apo duhet pëlqyer e toleruar, përkundrazi, është shembulli paqësor e plot urtësi i femrës ai që damkos më shumë sjelljet e papërshtashme e acaruese të meshkujve. Nuk ka asgjë seksiste te kritika që i bëhet edhe nga fakti që është femër. Këtë e shohin vetëm ata që duan të shfaqen sikur dinë gjithçka.
Eh Kajsi,po pregatitesh qe ti hysh ne zemer kriminelit Sali shpellari,me shprese se do te fusi ne listen e deputeteve. Jeni te pherdhur...!
A. Vokshi eshte Lesbike, mos ia vini re!
Pse per femer e dini albann ju:? Alb transja eshte shenderruar ne burre me rr te forte.
Kjo men ska e ska, po i tmire na i boni ket muj, se na duken grat tona t'bukra
Hajde kodosh hajde! Sipas ketij bythe palarit, femrat duhen te sillen harbuterisht si burrat se keshtu e do barazia? Jo o koqe jo! Nuj duhet te shkallojne fenart se kane shkalluar disa " meshkuj" Shqiptar duke perdorur share dhe fjalor seksi! E ke kerkuar brazine ne vend te gabuar!
Por mgja z.Kasiu, e gjithë retorika jote, që e ka burimin tek kultura pop, nuk bën gjë tjetër veçse një thirrje barazitizmi të pështirë. Me këto teori e praktika, po shkatërrohet një gjë thelbësore: bukuria, delikatesa, dhembshuria, ndjenja, që nënat, gratë, motrat, shoqet, mikeshat, mësueset, drejtueset, artistet…i bën ato të jenë të veçanta, gjëja më mirë, më e bukur, kurora e diamantit le të themi, që Zoti apo Natyra ka krijuar. E ç’dallim ka mendësia jote dhe e liderve të grupeve feministe nga ajo e leninistë- enveristëve që i donin gratë pa makiazh( mjaftonte balta e tokës mëmë(!)), apo piktorëve të realizmit socialist që i paraqiste gratë muskuloze, të ashpra, duke u bërtitur burrave, apo duke ngritur pesha të rënda, hekura etj.,??!
Jane dy komisione te realizuara nga parlamenti,inçeneratorat e drejtuar nga Tabaku dhe shendetesia drejtuar nga Vokshi.Dy komisione krejt te kundërta ku i pari prodhoi nje fund per t'u admiruar,jo se kam ndonje simpati per Tabakun por moren pjese qe nga k.ministri e me rradhe ,u lejuan te flasin , te behen pyetje përgjigje,pavaresisht debateve normale.Ky tjetri i Vokshit nje komision i turpshem ku qe ne fillim me vendosjen e saj te gjithe e dinin fundin e komisionit brutal.U be gjithe ajo zhurmë per komisionet nga PD dhe jane ata qe nuk duan komisione por vetem dhunë qe ka filluar qe ne 91 e nuk ndalet nga ai grupim qe mban rreth vehtes pronari i dhunës,Berisha
B.K. NUK E DI DHE NUK MË IINTERESON ARSIMIMI,KULTURA JUAJ, E MENDIMI POLITIK.SJELLIET E PA HIBSJME,TË PA MORALSHME,TË PA KULTURUARA SI NË FJALOR,NË QËNDRIM(XHESTIKULACIONE)NDAJ TË TJERËVE E NË VEÇANNTI NDAJ NJË TË FTUARI. KAJSI MIRALIN E HIMBET AI QË E KA.JE IRI NË RAPORT ME ATA QË JUSTIFIKON SHIKO PËRPARA MOS U BËJ LAVARTIÇE E RRO AVE TL NDYRA TË POLITIKËS.
O Kajsi, Albana nuk eshte pjeshke, eshte banane! Jam dakort per çfare shkruan per grate por Abana eshte birë , desha te them burre!
Grate e socme kane te drejta me shume se burrat ne daç ligjore ne daç shoqerore,disa te merituara disa te pamerituara.Autori nuk e ka kuptuar ku I kane vajtur kto 30 vjet te transformimit rrenjesor te rolit te gruas,per mire a per keq. Grate sot de jure dhe de facto kane rolin kryesor te edukimit dhe te perkujdesit te brezave te rinj prandaj duhet te justifikojne pizicionin qe kane me patjeter.Kjo nuk do te thote qe burrat te mos vihen perballe pergjegjesise pasi nuk po I le mangut askush,ama grate me te drejte duhet te kalojne ne site.Jane fytyra e nje e familjes,si rrjedhim e kombit.E kane kerkuar, dhe e kane marre kete funksion ,me hir a me pahir.
Pash Zoten o Albana Vokshi a e shef veten ne Pasqyr maj dhi e eger i ke ly syt me boj stilolapsi
Ai komision deshtoje pasi ishte i deshtuar qe ne fillim..Donin ta perdornin vetem per politike dhe nuk u interesonte te dilte e verteta ne te.. Prandaj nuk u lejua dhe z.Beqaj te jipte shpjegimet e tij pasi do dilte me ze dhe figure qe nuk qendronte asnje nga akuzat e baxhellave qe hodhen aq shume balte mbi te.. Kane kaq vite qe hedhin balte mbi punen e tij dhe te gjithe atyre qe bene te mundur kete ndryshim te madh ne shendetesine shqiptare.. Per te kaluar ne shkrimin tuaj pse baxhella femer eshte..Me vjen keq,po vetem femer nuk eshte..Eshte njeri pa moral,pa dinjtet,pa fisnikeri.... Shkurt nje baxhelle e peshtire..nje baxhelle e perdorur nga te tjeret dhe qe do fshijne kepucet dhe do ta hedhin poshte..Ashtu si e meriton.. Njeri ordiner....
Ja ke futur kot kesaj rradhe. Perpiqesh te tregohesh i zgjuar dhe ben autogol. Femra eshe nene, jep jete duhet te jete me e bute. Ndryshe ku ka burre qe merr nje grua shtrige qe ta nxin jeten?
Problemi eshte qe atë se perdor askush per femër
Eshte shembelltyra me e keqe e nje femre.Ky model politikani i mbjelle dhe kultivuar ne tere keto vite tranzicion nga Sali Berisha dhe grupi i tij(sekti paramilitar)ne PD ka helmuar keq,deri ne kriminalitet shoqerine shqiptare.Ky model i shemtuar horrash dhe vagabondesh politik qe kane djegur per 35 vite Shqiperine,qe politiken e zhvillojne me zjarr,me dhune me molotov,me sulm ndaj institucioneve,me shkaterrim te prones publike dhe private ka helmuar sjelljen dhe veprimet e qytetarve.Turmat paramilitare te Berishes dhe Metes kane vrare dhe dhunen nuk e kane problem.Ne keto 35 vite,disa breza femijesh dhe adoleshentesh u rriten dhe u edukuan me keto lloj modelesh per zgjidhjen e konflikteve,sherreve,delikteve te vogla deri te sjellja dhe qendrimi ndaj policise,organeve te drejtesise dhe ligjit.Shikoni sjelljen e njerezve qe Berisha nxjerr ne sheshe,shikoni sjelljen e Berishes,Metes dhe politikaneve te opozites ne Parlament,ne polici,ne prokurori,ne gjykate dhe ne televizione.Gjuha e tyre ne parlament,ne tubime dhe ne fushata,ne debatet politike dhe televizive.Shikoni veprimet ne te ashtquajturen Mosbindje civile dhe ne aksionin politik! Tere kjo sjellje prej banditesh,paramilitaresh dhe horrash politike kane helmuar sjelljen,veprimet dhe qendrimet e nje pjese te madhe te popullsise dhe njerezve qe kane problem me ligjin dhe detyrimet qytetare ne komunitet.Kjo eshte nje nga arsyet qe ka kaq shume sjellje te dhunshme,shkelje te ligjit dhe krime.
Eshte shembelltyra me e keqe e nje femre.Ky model politikani i mbjelle dhe kultivuar ne tere keto vite tranzicion nga Sali Berisha dhe grupi i tij(sekti paramilitar)ne PD ka helmuar keq,deri ne kriminalitet shoqerine shqiptare.Ky model i shemtuar horrash dhe vagabondesh politik qe kane djegur per 35 vite Shqiperine,qe politiken e zhvillojne me zjarr,me dhune me molotov,me sulm ndaj institucioneve,me shkaterrim te prones publike dhe private ka helmuar sjelljen dhe veprimet e qytetarve.Turmat paramilitare te Berishes dhe Metes kane vrare dhe dhunen nuk e kane problem.Ne keto 35 vite,disa breza femijesh dhe adoleshentesh u rriten dhe u edukuan me keto lloj modelesh per zgjidhjen e konflikteve,sherreve,delikteve te vogla deri te sjellja dhe qendrimi ndaj policise,organeve te drejtesise dhe ligjit.Shikoni sjelljen e njerezve qe Berisha nxjerr ne sheshe,shikoni sjelljen e Berishes,Metes dhe politikaneve te opozites ne Parlament,ne polici,ne prokurori,ne gjykate dhe ne televizione.Gjuha e tyre ne parlament,ne tubime dhe ne fushata,ne debatet politike dhe televizive.Shikoni veprimet ne te ashtquajturen Mosbindje civile dhe ne aksionin politik! Tere kjo sjellje prej banditesh,paramilitaresh dhe horrash politike kane helmuar sjelljen,veprimet dhe qendrimet e nje pjese te madhe te popullsise dhe njerezve qe kane problem me ligjin dhe detyrimet qytetare ne komunitet.Kjo eshte nje nga arsyet qe ka kaq shume sjellje te dhunshme,shkelje te ligjit dhe krime.
nuk eshte grua , eshte bishe fare ...
Pse grua është Albana? Është e kundërta e asaj qe duhet te jetë një grua
Ku e dini ju se ajo I ka veglat jashte perdorimit?
Të gjithë emrat që përmend në artikull janë vetëm ca copa muti
Z Kajsiu,Të gjitha shkrimet e tua i lexoj dhe mendoj që je midis analistëve më me nivel dhe objektiv.Për problemin që shkruan lidhur me kritikat që i bëhen Albana Vokshit mendoj se ke dash të shtosh ne bibliotekën tënde një artikull që për hirë të vërtetës mund te ishte një kapitull i ndonjë disertacioni të mundshëm për emancipimin e gruas në Shqipëri .Por edhe këtë duhet ta trajtosh me studentët e fakultetit të në degën sociologji . Më duket e tepërt tu harxhosh kohën lexuesve të shumtë që ju ndjekin me një shkrim që nuk mund të hap horizont për një temë që për nivelin kulturor të popullit masës së gjërë të grave , rinisë po e shofin për ditë se cili është pozicioni igruas në shoqërinë tonë(natyrisht shumë imerituar në sensin pozitiv).Por në rastin konkret kemi të bëjmë me një andikap të sjelljes së një gruaje politikane që ka 20 vjet që nuk prezanton në publik , në media, në parlament e kudo që ajo ka qënë prezent cilësitë më të mira morale politike shoqërore sociale (këto jo ejo por në të kundertën )ajo mëshiron në mënyrën më të shëmtuar negativitetet që e karakterizon një femër që ka dalë nga binarët si politikane si nënë si grua , nga e cila nuk kanë çfarë të mësojnë vajzat ereja që nesër do të bëhen kuadro politikane nëna që dotë edukojnë fëmijët me kualitete cilësore për moralin , edukatën kulturën Kjo grua nuk mëson por çedukon ,prandaj qindra e qindra komentues apo dhe analist për sjelljen e ksaj mostëre kanë një opinion tepër negativ per çfarë ajo po demonstron në forume që për turpin esaj dhe të partisë që ajo përfaqëson më shumë ka prish punë se sa ka ndreq.Vulgariteti i saj në komunikim e ka bërë fakt të kryer që ajo vetëm në gjini është femër por nuk e lidh asgjë me të përgjithëshmen pozitiv të grave dhe nënave shqipëtare .Dhe po ta vëshë re komentet janë me shumicë negative nga gratë.Me pak fjalë ke marë përsipër të balancosh një veprim që ska kandar ta peshojë .Sidoqoftë për kulturën tuaj ky qëndrim e justifikon nivelintuaj kulturor ,por objekti nuk mendoj se është i pranueshëm pr shumicen e popullit.