
Vdekja e një adoleshenti pranë shkollës ku studionte në Tiranë, megjithëse tronditëse, nuk është një ngjarje e veçuar. Ajo pasqyron problemet e një sistemi shoqëror dhe ekonomik që i jep përparësi fitimit, konkurrencës dhe agresivitetit. Një sistem ku jeta kthehet në një garë të pafund për të dalë në krye, për të mos u gllabëruar nga kaosi i dëshpërimit dhe mediokritetit ku jeton pjesa tjetër e shoqërisë. Spektakli mediatik që pasoi këtë tragjedi zbuloi jo vetëm kushtet që e shkaktojnë dhunën, por edhe trajtimin sipërfaqësor dhe të papërgjegjshëm nga mediat.
Të nxitur nga nevoja për të maksimizuar shikueshmërinë, thuajse çdo emision mbrëmjeje në çdo televizion, nxituan ta kthenin tragjedinë në komoditet. Në vend që të krijonin kushte për një bisedë më kuptimplotë në lidhje me rrënjët sociale dhe ekonomike të problemit, televizionet ia dolën sërish mbanë të shfaqnin prindër të përlotur dhe dëshmitarë të tronditur në një tjetër spektakël grotesk. Aq sa të dukej se personat që flisnin – disa prej të cilëve të afërm të adoleshentëve të përfshirë në ngjarje – ishin më të interesuar për vëmendje televizive se sa për fëmijët e tyre që kuronin plagët në spital.
Nuk u desh shumë që të nesërmen e ngjarjes, ushtria e moralizuesve të pushtonte rrjetet sociale dhe portalet e lajmeve me ankesat e përhershme për “shkatërrimin e familjeve,” apo “vlerat e humbura” (çfarëdo kuptimi kanë mendje për këtë të fundit). Individë që thellë-thellë ndihen mirë sa herë dëgjojnë lajme të tilla, pasi iu jep mundësinë të shpërfaqin superioritetin moral, pa u lodhur për të analizuar kushtet materiale që çojnë tek krizat shoqërore. Gërryerja e strukturave familjare të qëndrueshme nuk është thjesht çështje morale, por rrjedhojë e një sistemi që i lë prindërit të keqpaguar, të mbigarkuar me punë dhe me fare pak kohë të lirë për të rritur fëmijët dhe për të ndërtuar komunikimin e duhur me ta. Izolimi dhe vetmia e shkaktuar nga pasiguritë ekonomike dhe pabarazia, i bën të rinjtë sot më vulnerabël ndaj dhunës, qoftë si viktima por edhe si shkaktarë të saj.
Nga ana tjetër, fajësimi i vetë adoleshentëve apo mediave sociale, nuk merr parasysh strukturat e gjera që karakterizojnë jetët e tyre. Të rinjtë nuk shtyhen drejt dhunës nga ndonjë “shthurje” e brendshme e tyre, por për shkak të mungesës së mundësive, problemeve në edukim dhe mungesës së mbështetjes nga komuniteti, që i sheh ata si jo më shumë se punëtorë dhe konsumatorë të ardhshëm. Komodifikimi i jetës së të rinjve nga të njëjtat media që ankohen për sjelljen e tyre, vetëm sa i shtyn ata drejt një izolimi më të thellë.
Ndaj, kjo nuk është as krizë prindërimi e as krizë morale, por krizë kapitalizmi. Një shoqëri që i jep përparësi fitimit më shumë se sa mirëqenies njerëzore, është një shoqëri ku më të dobëtit vuajnë më tepër. Por, në vend që të diskutojnë problemet sistemike, televizionet tona zgjedhin sensacionalizmin, banalitetin dhe leksionet morale, të cilat s’bëjnë tjetër veçse eklipsojnë shkaqet e vërteta të këtyre tragjedive.
Nëse duam të parandalojmë ngjarje të tilla, duhet të refuzojmë narrativat sipërfaqësore që media na servir çdo mbrëmje. Vetëm duke analizuar strukturat që krijojnë kushtet për dhunë dhe duke promovuar solidaritetin, veprimin kolektiv dhe njerëzillëkun mbi fitimin e kapitalizmin, mund të ndalim përsëritjen e këtyre tragjedive.
Shume e drejte. Argumentim me vlera per shoqerine tone, ku gazetaret dhe opinionistet e pernatshem e krejt pa vlere, ushqejne çdo nate mediokritetin, parazitizmin, maskarallekun, rrufjanizmin, poshtersine, me argumentimet e tyre te pergatitura sipas luges se çorbes qe i ushqehen...
Nuk me pelqen qasja e ketij shkrimi. Ne nje kohe kur ne emisionet e darkes duhet te flitet per shakqet qe cuan ne krim, flitet vetem per pasojen. Nje idiotesi qe nuk te con askund. Ne nje ngjarje si kjo e femijeve nuk mund te kenaqemi duke thene se ka nje fajtor qe duhet denuar apo as sa keq na vjen per viktimen. Ne nje ngjarje te tille ka shume fajtore e faktore. Pyetja eshte se si mund ta parandalojme te gjithe ne si shoqeri?
Nëse flasim për rastin konkret, vrasësi është një kriminel i lindur. Reagimet e tij pas vrasjes e vërtetojnë këtë. Persona të tillë të lindur në gen kriminelë, nuk ka çfarë i bën as dreqi. Personazhe të tillë janë fatkeqësi e nadhe për familjen dhe komunitetin. Ati duhet të izolohen si në kopshtin zoologjik, të paktën për të mos lënduar të tjerët.
Jo po qeshnit ju kur thoshte Ramizi "dale more Cuna se nuk i dini te gjitha"... e kuptoni tani se cfare lloj shoqerie kemi ndertuar?.... ne 90 thoshit do ndertojme nje shoqeri vlerash... ku i keni vlerat?.... droga, korrupsioni, vrasjet me pagese, eksplozivi, prostitucioni, krimi i organizuar... keto jane vlerat????
Shumë i sakte dhe i goditur artikulli.., mediat tona janë si organizata terroriste..!!
O Bjorn, nga emri me dukesh si moshë e re. Rrespekte vlla! Te pershendes!
Bravo, te falenderoj per artikullin
Me sa duket artikullshkruesi ka arritur te nxjere se cfare shoqerie po ndertojme,te prire nga ineresi per te fituar e duke harruar cfare duhet te beje familja dhe shoqeria(istitucionet sipas perkatesise dhe shkolla)per edukimin e brezit te ri.Ne menyre te vecante mungon solidariteti dhe civilizimi shoqerise tone por ne menyre te theksuar mungon roli i medias per modelin e mire e qytetar.Media jone eshte mbushur me banalitete e programe qe nuk i vlejne shoqerise tone.TV-tona nuk kane programe edukimi,por promovojne banalitete e qe nuk i sherbejne shoqerise tone(po thuajse te gjitha TV-te),por ne menyre te vecante RTSH.
Pyesni Fevziun, Shkullakun, Lorencin dhe disa rrufjane te tjere( nuk mi ze goja rrufjanet) , cfare mendimi kane?!!! Bravo Bjorn!
Dhe nuk u vjen mirë gazetarëve kur u thotë km kazani mediatik. AMA çfarë bën? Po ku funksionon gjë këtu? Çdo strukturë bën sikur, sa për të marrë lekët.
I vetmi artikull qe analizon shkaqet e verteta te ngjarjeve te tilla tronditese dhe te gjendjes se sotme social ekonomike te vendit. Ato jane sistemike, kapitalizmi! Me radikalizimin e tij dhe pakesimin e burimeve natyrore e njerezore nga shfrytezimi i pameshirshem, fatkeqesisht, kush me shume e kush pak, te gjithe do vuajme! Ndryshimi eshte i veshtire dhe behet me revolucion dhe/ose nga nje permbysje e madhe, nga njeriu ose nga Zoti!
po , jane vdekjet qe mbjell shteti cdo 100m
o njerëz skeni ku të shkoni.o të pranoni vrasjet e diktaturës me plan o vrasjet e demokracisë pa plan
Shumë mirë ke sqaruar çdo gjë.Në je djali i Arben Runës shumë mirë i ke ngjarë se dhe ai shkruante bukur.Të lumtë kështu vazhdo .Suksese