A jetojmë në një vend që s’prodhon gjë tjetër veçse vrasje, vjedhje, zënka e shamata?

20 Nëntor 2024, 11:08Blog TEMA
A jetojmë në një vend që s’prodhon gjë

Nga Çapajev Gjokutaj

Fasulet e krimit dje, fasulet e krimit sot e mot!

Dje pasdite po ngisja drejt Tiranës kur radioja nisi të japë lajmet. Tre të parët ishin për përgjakjen afër shkollës ‘Fan Noli’ ku u ther një 14 vjeçar ndërsa agresori mori disa plagë. Lajmi i katërt ishte për vrasjen e një 27 vjeçari pak pas mesnatës po në Tiranë. I pesti kishte subjekt përpjekjet e policisë për të gjetur vrasësin e biznesmenit të ndërtimit që para 3-4 ditësh u qëllua natën nga katet e sipërme me një plumb në kokë.

I nervozuar deri në bezdi gjeta një kanal që transmetonte muzikë, por e kisha të vështirë të ndiqja Çelentanon ndërsa këndonte ‘Buona sera signorina’. Ç’është kështu, vazhdoja në timen, redaksi lajmesh apo komunikatë komisariati policie?

Emisione të tilla lajmesh të bëjnë të mendosh se jetojmë në një vend që s’prodhon gjë tjetër veçse vrasje, vjedhje, zënka e shamata. Dhe s’di kujt t’ia vësh fajin: realitetit, gazetarëve që i bien shkurt e s’gjejnë lajme të tjera, pëlqimeve të dëgjuesve e spektatorëve apo inercisë provinciale:  fasulet e krimit dje, fasulet e krimit sot e mot.

Rendja me përparësi ndaj lajmeve policore rrezikon të krijojë iluzionin se krimbi i krimit ka hyrë në indin e shoqërisë, se vrasjet, vjedhjet, rrahjet, aksidentet e përgjakuara janë bërë normë dhe s’janë më përjashtim. Doemos që, po e bëre tëndin këtë iluzion, e ke lehtë ta pranosh krimin dhe pastaj, si hap i dytë e larg qoftë,  nuk e ke dhe aq të vështirë ta bësh: në fund të fundit si të gjithë…

Natyrisht për ngjarje tronditëse si përgjakja tek Fan Noli fajtorë në radhë të parë janë mësuesit, policia, prindërit, fëmijët, rrjetet sociale, por s’mbetet jashtë përgjegjësisë edhe shoqëria në përgjithësi. Fillon kjo piramidë nga deputetët që e shohin kundërshtarin jo si konkurent po si armik dhe, të popullarizuar me përparësi nga media, nxisin gjuhën e urrjetjes e kulturën e dhunës dhe zbret deri poshtë tek komunitetet e fëmijëve shpesh të prekuara nga agresiviteti e bullizmi.

Ndaj në ditë të tilla, veç informimit e analizës së shkaqeve, veç keqardhjes dhe akuzave kërkohet edhe pak, sadopak pendesë, secili për pjesën e vet të përgjegjësisë a të fajit.

11 Komente

  1. T
    Toni

    Pak prodhon dhe shtrenjte dhe fasulet I kishit me shtrenjte se perendimi I kishit importi...

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Popull dhe vend I mallkuar pērjetēsisht.

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta dhemb....

        Nje bourdhelo islamikesh nuk mund te prodhoi gje tjeter vecse....krime, narcotics, poutana!

        Përgjigjjuni
      2. a
        a

        jo nuk e kane fajin stacionet pro sistemi. lajm me pak shpenzime dhe pa e kerkuar ngjarjen eshte vrasja, rrahja etj. lajmet e tjera duan investim shpenzime. nuk i sheh lajmet kur skane c japin ja fusin ndonje interviste guvernatori i bankes, ndonje ´´specialist´´ shitjesh shtepish, ´´specialist´´ ekonomie, punesimi e keshtu me rradhe... por asnjehere lajmi nuk eshte per problemet e njerezve dhe realitetin sepse ai eshte shume larg ne skajet e shqiperise dhe per te shkuar atje duhen shpenzime qe pronari duhet ti jape nga xhepi. pra duhet lajmi te jete rentabel. si rrjedhim koto mbeten. lajme qe ndodhin ne tirane, mundesisht te dera e redaksise.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Ne nuke i themi vetës të vertetën:

          E vreta ështe se përgjisinë krysore, në vrasjën mes adoloshtve tek shkolla Fanoli, e ka mentaliteti primitiv, barbar Turko-islamik, që ka e pllakosë shoqrinë tonë që nga jug në veri. Tek vrasja në shkollë Fanoli, nukë besoj se ka shumë të bën me policinë,a po edhe me (mësusit) me prindrit e adoloshenit po. Po jamë dakortë që politikanët nëse mundemi që ti quamë (politikan?) janë nëna e të gjith kësajë katrahure që e ka pllakosë Shqiprinë tashë 33 vite me rradhë. Në vend që politika të ndertontë një sistem arsimore moderrnë evropjan, që të luftonë mentaliteti e prapambetur që na ka lën pasë pushtus Turk dhe vetë pushtimit komunist, këta bën komplet të kundren e forcuanë edhe më shumë mentaliteti primitiv, barabar Turko-islamik-komunist që ështe dhunë dhe korrupsjon pa masë dhe ndertimi i Xhamive anë mbanë vendit për të krijue edhe më shumë primitivizëm. Ne jemi drejtë shurjës, për shkatë sepse nuke i themi vetës të vertetën, dhe nukë po bëm asgjë që të luftomë kët mentaliteti, dhe kemi zgjedhë rrugën më të let, që të largohemi në Perëndim, ku mentaliteti islamo-komunist, ështe shumë i ulët veç po deshtë vët që të bashkohësh me pakicën, që edhe ata janë emigrant nga vendet Myslimanë dhe komuniste.

          Përgjigjjuni
        2. t
          totololi

          Nuk ka si te ndodhe ndryshe, kur burrat vetem bertasin, shajne dhe kercenojne dhe grate s'kane feminitet, bejne te njejtat gjera si burrat qe te duken te barabarta. Njerez qe kurre nuk thone "kam frike". Frika, eshte ndjenje njerezore dhe ta keshe ate nuk eshte turp, te ben te mendohesh dy here para se te besh ndonje te keqe. Te ben te mundohesh te ruash gjerat me te shtrenjta qe njeriu ka, si jeta e mirqenia. Sot prinderit (ne shumice) i mesojne femijet te jene te fort, te pa meshirshem, "burra" dhe kur ndodh e keqja e madhe (ndoshta) e kuptojne gabimin qe kane bere, por eshte vone.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cfurku

            Çapo mos dëgjo lajme, ndryshe mbaj nje psikiatër pranë vetes. S'besoj te jesh nga çapot e avokat Berishes.

            Përgjigjjuni
            1. 1
              14 vjeçari.

              A mos.duhet edukuar dhe mos lejuar te shohin analistet barbar dhunues ne disa tv.--A mos ka ardh koha qe te shtohet kujdesi per mos lejuar te shohin parlamentin veçanrisht femra dhunuse dhe pa formim? A mos ka ardh koha qe parti politike ekstrmiste te dalin ligjerisht? A mos ka ardhur koha qe ne çdo institucion shteteror apo privat te futet me detyrim edukata qytetare me detyrim duke filluar nga parlamenti? Nuk e di.

              Përgjigjjuni
              1. s
                sapa

                POOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dursakja

                  Si mund të pretendosh për shtet kur vjedhja sanksionohet me ligj. Ligji 7501, jo i vetëm, ka disa ligje që sanksionojnë vjedhjen. Pse piramidat në një farë mënyre nuk ishte sanksionim i vjedhjes. Pse letrat me vlerë nuk ishin vjedhje e djersës së popullit. Pse privatizimi i fabrikave nuk ishin sanksionim i vjedhjes. Këtë kanë bërë pushteti qendror dhe vendor në Shqipërinë"demokratike".

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dursakja

                    Botoni të gjithë komentet. Tema është bërë gazetë mashtruese.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje