Kur prindërimi rrëzohet, e ardhmja bën ‘skip’, dështimi rrjedh me ‘scroll”

21 Nëntor 2024, 11:22Blog Nga Ilir Metaj

Kur prindërimi rrëzohet, e ardhmja bën ‘skip’,

Një thikë virtuale në zemrën e shoqërisë

Nëse një shekull më parë, shkrimtarët klasikë, paralajmëronin për rënien morale të shoqërisë, kushedi çfarë do të shkruanin Fitzgerald, Orwell apo Kamy, sot në epokën e TikTok-ut dhe Snapchat-it?

Sepse, këto nuk janë më aplikacione të pafajshme, por vatra helmuese që kanë shndërruar ekranet e vogla në skena gjaku, injorance dhe shkatërrimi. Platforma që, si ‘black hole’, përpijnë çdo vlerë njerëzore, duke i kthyer (sidomos)adoleshentët tanë( por jo vetëm) në masa amorfe virtuale, që ofrojnë dhunën, antikulturën dhe antivlerat, si spektaklin e ditës.

Vrasja e një 14-vjeçari nga bashkëmoshatari i tij, është më shumë se një tragjedi. Është një kambanë klithëse alarmi që duhet të zgjojë një shoqëri të mpirë nga indiferenca e saj. Sepse kur një adoleshent mban thikën në dorë, e me të, merr një jetë të pafajshme dhe më pas poston foton e “triumfit” në Snapchat, kjo nuk është më një ngjarje e izoluar. Është një manifest i shëmtisë e degradimit tonë kolektiv, prova më e thekshme se kemi dështuar si prindër, si mësues, si shoqëri.

Fëmijët nuk lindin të dhunshëm; ata mësojnë të jenë të tillë. Dhe ne jemi mësuesit e tyre.

Nga lojërat e padëmshme tek arenat e të keqes

TikTok-u dhe Snapchat-i( sidomos, por jo vetëm),nuk janë më hapësira për argëtim; ato janë kthyer në arenat moderne ku glorifikohet çdo formë e poshtërsisë. Ato janë shtëpitë e përditshme të antivlerave, ku një algoritëm që s’di të ndalojë    ( shpesh vetëm në vdekje), promovon dhunën dhe injorancën si “mallrat” më të shitura të ditës. Çdo trend i ri në TikTok është një thirrje për të shkelur kufijtë e moralit, ligjit dhe njerëzillëkut. Çdo “story” në Snapchat është një ekspozim i shpirtit të kalbur të një pjese brezi, që ka harruar se çfarë do të thotë të jesh njeri.

Sfidat e rrezikshme të TikTok-ut, nga vetëdëmtimi deri te aktet poshtëruese, janë një konkurs global për “lavdi” të momentit. Në Snapchat, çdo krim dokumentohet dhe shitet si një triumf. Kur vrasja bëhet temë për “snap-e”, kur dhuna është një garë për “likes”, çfarë tjetër duhet të ndodhë për t’u zgjuar nga ky makth? Një brez që rritet duke glorifikuar injorancën,dhunën, aktet më të ulëta, është një brez që do ta lërë këtë botë më bosh dhe më të errët se sa e ka gjetur.

Por këto platforma nuk janë krijuesit e dhunës e antivlerave; ato janë amplifikuesit. Ato janë pasqyra që na tregojnë një shoqëri në shpërbërje, ku vlerat e prindërimit kanë mbetur relike të së shkuarës.

Kriza e prindërimit: Fëmijët e lënë në dorë të algoritmit

Por TikTok-u dhe Snapchat-i janë vetëm gjysma e problemit. Gjysma tjetër, dhe ndoshta më e errëta, gjendet në shtëpi. Në kohën tonë, prindërimi ka kaluar nga një mision i shenjtë në një mision të braktisur- të dalë mode. Prindërit e sotëm, të dehur nga teknologjia,falsiteti, egoizmi,deliri apo lodhja, nuk janë më udhëheqësit shpirtërorë e moralë të fëmijëve të tyre. Ata janë bërë spektatorë pasivë në jetën e tyre, duke ia dorëzuar edukimin një algoritmi.

Sot, shumë prindër janë autorët e parë të krizës së fëmijëve të tyre – shpesh jo duke bërë diçka, por duke bërë asgjë. Një fëmijë që e kalon ditën duke kërkuar dashuri dhe vëmendje, por gjen vetëm një ekran në vend të prindit, mëson që lidhjet njerëzore janë të pavlera. Një fëmijë që rritet duke parë prindërit e tij të dehen nga antikultura,dembelizmi, pasuria pa punë, fama pa dinjitet, suksesi pa integritet - bëhet patjetër  produkt i këtyre antivlerave.

Çfarë shembulli jemi duke dhënë kur qepim gojën përballë vrasjes dhe dhunës, por shqyejmë shpirtin për “lavdinë” e  gjithçkaje që ‘shkëlqen në ‘touch screen’? Çfarë mësimi marrin fëmijët kur shohin prindërit e tyre të jenë skllevër perversë të celularëve dhe rrjeteve sociale? Kjo është tradhtia më e ndyrë ndaj detyrës së shenjtë të prindit : të jenë ata të parët-pasqyrë e vlerave dhe moralit.

Dhe mosveprimi është po aq me pasoja sa veprimi i gabuar. Kur një prind zgjedh të mos dijë çfarë shikon e mendon fëmija i tij, kur një prind zgjedh të mos vendosë filtra ose kufij, ai bëhet bashkëfajtor në çdo akt antivlere apo dhune që pason. Kur fëmija kthehet në autor krimi, nuk është më një tragjedi, por një dënim masiv ekstrem, për një shoqëri që ka harruar çfarë do të thotë prindërim.

Familja në kolaps: Rënia e kalasë së fundit

Familja, dikur kështjella e fundit e moralit dhe vlerave, tani është bërë si trupi pa skelet. Fëmijët rriten si jetimë të shpirtit, duke gjetur vlera tek aplikacionet dhe trendet që i përdorin si kavie për eksperimente sociale. Dhe kur këta fëmijë shndërrohen në produkte të dhunës, antikulturës,egoizmit, të gjithë kthejmë kokën nga njëri-tjetri, duke fajësuar gjithçka e këdo! Përveç vetes.

Një brez që rritet pa vlerat e jetës, pa moral dhe pa kufij, që harron librin e dijen, që adhuron injorancën e gangsterin,është një brez që do të shkatërrojë veten, të tjerët dhe të ardhmen. Çfarë mund të presim kur fëmijët tanë mësojnë se dhuna shpërblehet me pëlqime, se jeta njerëzore është një “video story” që zhduket pas 24 orësh? Çfarë mund të presim kur një familje që dikur edukonte dijen dhe respektin tani “edukon” antivlerën dhe dhunën?

A Ka Shpresë? Po, por jo nëse heshtim

( Të paktën) heqja e këtyre dy aplikacioneve nga qarkullimi nuk është censurë; është vetëmbrojtje. Është një akt emergjence për të ndaluar( së paku provuar) një epidemi morale që po shkatërron çdo dimension të së ardhmes sonë. Nuk mund të pranojmë më që injoranca,dhuna dhe krimi të jenë skena argëtimi për një botë virtuale që ka harruar njerëzillëkun.

Nëse sot heshtim, nesër nuk do të jetë vetëm një fëmijë viktimë. Do të jenë dhjetëra, qindra. Dhe nëse sot prindërit nuk zgjedhin të jenë prindër, nesër nuk do të kenë asgjë për të mbrojtur, sepse  kemi kontribuar në ndërtimin e një bote ku jeta është vetëm një klik, një like, një story që do të zhduket,duke lënë asgjë në kujtesë.

Në vend të mbylljes: Reflekto sot, ose hesht përgjithmonë

Kjo nuk është më thjesht çështje teknologjie; kjo është betejë për shpirtin e një brezi. Një betejë për të shpëtuar fëmijët nga bota e ligë që kemi ndërtuar( qoftë edhe pa dashur) me duart tona dhe që po i zhyt shpirtrat e tyre( pas tanëve)në errësirë. Nëse nuk veprojmë tani, nesër do të jetë vonë, tepër vonë.

E ardhmja nuk mund të jetë injoranca dhe dhuna brenda një “touch screen”. E ardhmja duhet të jetë një kthim te vlerat,  kultura, parimet,shkolla, puna dhe djersa, por mbi të gjitha: një kthim te dashuria dhe respekti për jetën. Kthim në PRINDËRIM! Kthim në FAMILJEN E VËRTETË! Sepse nesër, ajo viktimë mund të jetë fëmija juaj. Ose më keq, vrasësi.

30 Komente

  1. S
    Sadiu

    Një analizë e përsosur. Prindërit dhe aq më keq gjyshrit, çdo të keqe të fëmijëve apo të nipërve e mbesave duhet ta kërkojnë tek familja e tyre. Familja është qeliza që do të zhvilloj shoqërinë, familja ka përgjegjësinë kryesore të mirërritjes dhe të edukimit të fëmijve të saj, të tjerët janë ndihmësa, janë shtytësa. Sa turp, shikoja në televizion tre gjyshër që ankoheshin për shkollën dhe shanin Qeverinë dhe Ramën dhe nuk thoshnin gjë për familjet e fëmijve të tyre. Po me shkollën çfarë kanë, patjetër këta tre gjyshrit si sot që po shajnë qeverin kur ishin në moshën e fëmijvë kanë demonstruar për tu shkatërruar nga shkolla trekëndëshi mësim, punë, edukim. Athere ku e ka gabimin shkolla e cila fëmijët i ka në godinën e saj 4 deri në 6 orë, kurse prindërit i kanë të paktën 18 orë. Mirë bëhet që demostrohet, po a ini të sigurt se gabimi qëndron tek shkolla dhe ministria. Po sikur gabimi të jetë midis dy familjeve, që siç flitet dhe mund të kenë ndikuar keq tek fëmijët e tyre, si duhet të justifikoheni për ato çfarë po nxirni nga goja. Prandaj gjyshër dhe prindër mbani mirë, edukojeni mirë fëmijët tuaj dhe lëreni shkollën të merret më realizimin e programit mësimor për fëmijët e familjes tuaj.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Skip …… scroll…… prandaj ka te drejte Edi te mesohet shqipja se a dhi fare sic lejohet ne Tema….. me falni, LOL

      Përgjigjjuni
      1. M
        Msuesi

        Ahahah esht ironi titulli o Kalec as kaq nuk kupto

        Përgjigjjuni
        1. S
          Spak

          po pse ironi? Parodist apo deputet i vlores eshte ky?

          Përgjigjjuni
      2. t
        te mallkuar nga historia

        COC, TE KAM PANDEHUR, MOR metaj, QE SHIKON QIMEN, NE SYNE E TJETRIT DHE NUK DONI TE SHIKONI TRARIN NE SYTE E QEVERISE TUAJ, QE PO E VAZHDONi DHE ME TEJ, VEPREN E SALIUT; TI SHKONI DERi NE THEMELE SHKATERRIMIT TE KETIJ VENDI.

        Përgjigjjuni
        1. t
          te mallkuar nga historia

          COC, TE KAM PANDEHUR, MOR metaj, QE SHIKON QIMEN, NE SYNE E TJETRIT DHE NUK DONI TE SHIKONI TRARIN NE SYTE E QEVERISE TUAJ, QE PO E VAZHDONi DHE ME TEJ, VEPREN E SALIUT; TI SHKONI DERi NE THEMELE SHKATERRIMIT TE KETIJ VENDI.

          Përgjigjjuni
        2. F
          Floki

          po ky injoranti cpati, apo i duket vetja analist dhe ketij

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mesuesi profesion i nderuar

            Pashe nje grupe te marresh mendesh qe protestonin te ministria e arestimit ? . Ç'lidhje ka shkolla me edukacion e individit. Ne shkolle shkohet per te mesuar matière lendet histoire gjeografi mathématiques keta qe protestojme jane rrugaçe politike. Eshte familja responsable per mos edukimin e femijet. Eshte média responsable duke filluar nga Fevziu te Shkullaku Bushati Lubonja Cani Çurri Erla Mehilli Grida Abilekaj Bâton Haxhiu Jane keta se exportojne dhune e jo shkolla . Eshte politika parlamenti eshte Berrisha dhe rrugaçet e tij se djegin parlamentin . Nje idiote thoshte eshte faji patronazhisteve haaaa. Mesuesi nuk eshte responsable qe nje i paedukuar nuk njeh rregulltat me elementaret te miresjeslljes . U vra nje femije dhe 200 partiake te kamufluar berrtasin ehhh keta jane rrezikun i vendit

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fevziu me dosje si spiuni i sigurimit.

              Nese femijet e nje klase do ishin femije biologjik te mesuesit apo mesueses atehere keta do ishin responsable per kete klase , ç'lidhje ka mesuesi per femijen e nje familje fshataresh te ardhur ne Tirane, mos valle kjo mesueses duhet te meret me edukimin e nje femije te lindur nga nje familje tjeter . Zoteri femija eshte bere me vullnetin e ciftit dhe jo me miratimin e mesuesit .

              Përgjigjjuni
              1. A
                Antoneta

                Shkrimi me i vlefshem dhe i bukur qe kam lexuar prej kohesh. Real dhe i dhimbshem

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vlora

                  Shko meso shqipen mor idjot qe trash edhe zerin si vlonjat fshatar kur flet ne kuvend. Ti dhe gjithe rraca jote jepni modelin tuaj sa here dilni ne Tv. Se nuk ka intelektual ky vend qe del surrati yt e tregon problemet prinderore e snapchatin!!! Fare e keqe

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kavojsi

                    sa zilqar jeni ju lebt me njeri tjatrinn ahahah po pse mo lol ky mund tjet ngaa tpaktit deputet qe duet reapektu thuje pra fjaln e mir se nuk ngordh ahahah

                    Përgjigjjuni
                  2. B
                    Berti

                    Ky deputeti i Vlores eshte loqe fare.I duket vetja si Alen Deloni trapit dhe kercen si gjel kur ja dhjesin ne debate.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Klevis kaso

                      Ky te ha mutin . Pederast sharlatan

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sonja Denaj

                        Ky shkrim është një shuplakë e fortë për ndërgjegjen tonë kolektive. Ai prek pikërisht nervin e mpirë të një shoqërie që po sheh fëmijët e saj të rrëshqasin drejt greminës, ndërsa hesht ose zgjedh të jetë spektator. Gjuha është therëse, dramatike dhe ngjethëse, duke të detyruar të ndalesh dhe të reflektosh për përgjegjësitë si prind, si individ dhe si pjesë e një shoqërie që ka dorëzuar vlerat në duart e algoritmeve. Ajo që e bën këtë shkrim të veçantë është mënyra sesi ndërthur modernitetin me një kritikë të thellë morale. Secili rresht është një thirrje për veprim, një paralajmërim i qartë se nëse nuk veprojmë sot, nesër nuk do të ketë më një brez për të shpëtuar. Është një tekst që të tmerron, por edhe të zgjon nga indiferenca. Një kambanë alarmi që askush nuk duhet ta injorojë.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fuat Haruni

                          Shkrimi është një kryevepër e fjalës së shkruar, me një nivel të lartë letrar dhe një forcë argumentuese që depërton deri në palcë. Autori meriton përgëzime të thella për guximin dhe mjeshtërinë e tij për të kombinuar dramacitetin me një gjuhë therëse që nuk lë vend për indiferencë. Ky është një tekst që frymëzon reflektim dhe veprim – një thirrje që nuk mund të injorohet. Bravo Ilir

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Agron

                            Bravo autorit deputet,analizë shumë e drejtë.Përgjegjësi ka prindërimi të tjerat si shkolla e shoqëria ndikojnë por nuk zvëndësojnë prindin biologjik.Protesta që shikoi sot duhet të bëhet tek shtëpia e djalit kriminel madje për mua iati dhe e ëma të futen në burg si përgjegjës për edukimin e tijë dhe jo tek institucionet s'janë këto që e mësojnë të marë armë të ftohta në shkollë e të vras shokët.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Elena Gjata

                              Si nënë, ky shkrim më tronditi deri në thelb, sepse më detyroi të shoh me sy të qartë përgjegjësinë time për edukimin e fëmijëve. Nuk është vetëm një thirrje për shoqërinë, por një reflektim i dhimbshëm për rolin tonë si prindër. Zot na ndihmo.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Na ka humbur “ nëna”

                                Pavarsisht se kanë kaluar kater dite nga kjo “ shemtire”... Ta quash tragjedi?! nuk mendoj se i pershtatet termit pasi ne vetvete fjala tragjedi buron nga nje aksident natyror, ose e shumta, veprime aksidentale te ndonje individi qe njeriu nuk mundet ti parshikoje dhe te krijojë mbrotje. Kjo “e jona “ nuk eshte tragjedi pasi kemi deshtuar si shoqeri, ku mjetet mbrotëse dhe menyrat jane aty. Thjesht ne jemi te paafte te shikojmë shemtirën tonë dhe i vemë asaj një emertim “ te pershtatshëm” per tu justifikuar. Por, le te vimë tek “ kater ditsheshi” ku askush nuk prek thelbin e thebit ose nuk thote te verteten. Prap,fshihemi me “ familja ka deshtuar”. Kush eshte familja? Nga cfare perbehet ajo? Cilat janë shtyllat e saj? Perse shperbehet ajo? Asnje percaktim. Thjesht, ka deshtuar familja, pa asnje percaktim konkret. Zonja dhe Zoterinj. Familja ka bazë fjalën Nënë. Ketu fillon dhe mbaron fjala familje. Kjo fjale, pra fjala Nënë, eshte thelbi i familjes. Kur deshton nëna, deshton familja, deshton shoqeria, deshton shteti, deshton kombi. Nuk pashe asnje nënë te nesermen ne shkollen F. Noli te rrinte tek dera e kesaj shkolle dhe te thoshte: Sot nuk ka mësim. Sot eshte vrarë femija im( cdo nenë e ndjen femijen e nenes tjeter si te sajin, nqs eshte nënë “ persembari”). Sot do protestojmë per të mbrojtur FËMIJËTTTT. Sot do marrim fëmijët dhe do reagojmë. Me anë te reagimit femijet do mesojnë se cfare eshte e sakta dhe si nënat mbrojne femijet. Madje do kerkonin qe cdo shkolle ne vend te bojkotonte mesimin dhe te gjitha Nënat te merrin femijet prej dore dhe te benin nje marrshim-protestë. Por asnje nënë nuk e beri kete. Nuk e bënë se s’dinë? Nuk e bënë se kanë frikë? Jooo!!! Nuk e bënë se kanë humbur ndjesinë e nënës. Perdridheni nga te doni, shkruani sa te doni, vijani fajin qeverrisë, ministrisë, policisë, tiktokut, istitucioneve, kujt të doni ju, e verteta është se këtu ka humbur “ nëna”.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Selim N. Jano

                                  Si mësues në pension, ky shkrim më kujtoi dhimbshëm sesa shumë ka ndryshuar roli i edukimit në shtëpi dhe shkollë. Dikur, prindërit dhe mësuesit ishin udhërrëfyes; sot, duket sikur fëmijët janë lënë në mëshirë të ekranit dhe antivlerave. Kemi humbur vlerat e vërteta dhe jemi bërë sipërfaqësorë e mendjelehtë. Bravo or zotëri për analizën dhe shkrimin shkruajtur shumë bukur.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. g
                                    gjyshi

                                    Po Zj. Antoneta…………….Edhe unë jam dakort me Ju, mbasi lexova shkrimin. ………….Plotësisht shkrim real dhe i dhimshëm, por në realitetin tonë, s’ke çfar i bën sepse ka edhe disa komentatorë të tipit “komentator” të mësipërm………Pashë rastësisht nga fundi protestën dhe aty duhej të isha edhe unë si gjysh i dy ëngjëjve të mi në atë shkollë, si ai ëngjëlli që për fajin e kësaj shoqërie dhe të një prindërimi që në shumë raste po degradon, arrin në fatalitet……………Protesta popullore me masivitet si ajo duhet të ketë vazhdimisht dhe masivitet shumë më të madh……………….Poooooooor, Poooooor, Por kur verejta se aty, pa respektuar dhimbjen e madhe të familjes, që mos i ndodhtë asnjë familje, në shumë raste merrte edhe karakter politik, thashë mirë që nuk isha pjesmarrës………….Turp edhe për një të ashtuquajtur artist pjanec, që del e ligjëron ne trbunë në atë formë…………..E keqja është sepse nuk lemë protestë pa e politizuar, mbasi mes nesh kemi shumë “zuzarë”, që na prishin qëllimin për interesat. e tyre.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. x
                                      xhoan

                                      Mos fajësoni të tjerët jo se nuk kanë përgjegjësi por çdo gjë fillon te FAMILJA. Dhe një aspekt tjetër është se shumë kanë zbritur nga malet dhe Jan mësuar me thika duhen breza të qytetërohen.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Lindin te jetojne

                                        Jeta nuk eshte loje. Ate qe nuk e ben prindi ne familje, do ta beje shoqeria ne rruge. E dhimshme kur e le femijen ne dore te rruges. Ai/ajo rruget do te mare. Dikur familja ishte boshti i cdo shteti. Sot ka humbur rrugen. Prindi eshte pergjegjes per cdo sjellje te femijet. Nje peme e rritur me dashuri, jep fryte te pa krymbura. Midis prinderve, peshen me te madhe e ka gruaja. Nje nene e mire nuk mendon me pare per veten se sa per femijen. Kohet jane te veshtira, sidomos per anen ekonomike por kjo nuk do te thote te lesh edukimin e femijes pas dore. Femija nuk ka nevoje per para, per rroba te shtrenjta, per pushime luksoze. Keto i ben edhe kur te rritet. Femija ka nevoje ta mbash afer, tja mesosh te miren me butesi. Prindetit sot e kane humbur detyren e tyre. Shikojne vetem qejfet e veta. Njoh gra qe nuk jane mare sa duhet me femijen dhe ka perfunduar ne kalal per droge, apo per cdo gje tjeter. Eshte me shume kuptim shprehja, cfare do te mbjellesh, do te korresh. Problemet me femijet, nuk eshte se nuk dihen, por lihen pas dore, pa e kuptuar se cfare do te ndodh ne te ardhmen. Femija nuk duhet duke ja plotesuar te gjitha kerkesat. Per te miren e tij, leri dicka dhe mangut, ta kuptoje qe jeta nuk eshte fushe me lule. Eshte e vertetuar se femija me mungesa, ka qene nxenesi me i mire i klases. Llastimi i tepert i femijes kur akoma nuk e ka arritur moshen e duhur, eshte ne dem te ardhmes se tij. Ne respekt per autorin e shkrimit, ne jemi mesuar qe gjithmone duhet ta pesojme per te nxjerre mesime. Puna parandaluese, bashkepunimi shkolle-prinder-polici eshte me te vertete me shume vlera, kur behet seriozisht.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Kurizo

                                          Shkrim real, “ pa zhurma leksikore” por në të mungon hapesira qe ze roli i shkolles në edukimi. Ketu e 2000 vjet Platoni krijoi Akademine e parë qellimi i se ciles ishte si të behemi njerez të mirë. Depersonalizimi I figures se mesuesit, figure qe në Japoni është pothuajse e shenjtë , është një nga arsyet e deshtimit të sistemit arsimore në “ injektimin” e vlerave tek të rrinjte. Deshtimi per të “ shenjteruar “ rolin e nenes, gruas në shoqeri është arsye tjeter . Gjithashtu neperkembja e vlerave nepermjet mentalitetit të uniformizmit të unifikimit të dallimeve cilesore duke promovuar mediokrit e partise në dekada të tera është edhe një shkak tjeter i krizes morale të shoqerise.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Plaku wë dikur ishte vogëlush.

                                            Shkrim që lexohet nga njerëz që nuk vuajnë nga ky sindrom ,një shkrim që bie nga vlera për shkak se godet në mënyrë akademike një tufë që nga kjo anë ka mbetur pa çoban dhe çobani i "punësuar" nuk di në se gomari e do ujin e ftohtë apo të ngrohtë edhe pse atij që i shtrohet problemi dhe duhet t''i çkulet veshi është në eter dhe veshi të mbetet në dorë i ça adresuar Së dyti përdorimi i disa termave që bëhet në shkrim i ul edhe vlerën vet shkrimit E treta ,bollëku i bëmave të tilla nuk mundet me llafollogji gazetareske dhe "debat publik" mitingash ,zgjidhet me masa ,rregulla dhe ligje .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Psikologu

                                              përgëzoj këtë shkrim për mënyrën e mprehtë dhe të guximshme me të cilën ndriçon pasojat psikologjike të prindërimit të dështuar dhe ndikimit të teknologjisë. Është një thirrje urgjente për ndërgjegjësim dhe veprim, duke prekur drejtpërdrejt plagët më të thella të shoqërisë sonë.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. V
                                                Vezhguesi indiferent

                                                Je djale i zgjuar, Ilir, dhe ahkrimi ne thelb esbte i mire, por jo i plote. Thua se kemi deshtuar si familje, si shkolle, si shoqeri dhe se prinderimi i keq eshte shkaktari kryesor i gjendjes se adoleshenteve e te rinjve te sotem. Nuk te kundershtoj dot. Te gjthe sa permend kane pergjegjesine e vet. por ti harron se shkaku i pare e kryesor per kete klime ku ndodhin ngjarje te ketilla makabre eshte vete sistemi ne te cilin jetojme. Ky sistem nxit fitimin e shpejte e te paskrupullt, konkurrencen e pandershme, agresivitetin e skajshem.Madje, i ngre ne qiell ata qe pasurohen ne rruge te pandershme dhe jetojne ne luks te pameritur. Ndersa te tjeret, qe punojne e jetojne me ndershmeri, qofshin intelektuale e akademike, i le krejt ne hije. ( E di qe fjalet "vlera' e "ndershmeri' kane dale jashte mode dhe po zevendesohen me antivlera e pandershmeri, por nuk kam c' bej.) Edhe mbyllja e atyre dy aplikacioneve nuk mendoj se e zgjidh problemin, megjithese le te mbyllen.. Por punen e tyre po e ben fare mire media, ketu e ne bote, duke na paraqitur cdo dite repere milionere me tete klase shkolle, figuara mediokre, qe nuk kane lexuar nje liber ne jeten e vet, por shpallen VIP-a dhe nuk shqiten nga ekranet, politikane e deputete qe zihen e grinden si alabake, WC te florinjta per macen Sasha etj., etj. Keta jane shembulli dbe frymezimi per femijet e te rinjte e sotem. Perballe kesaj gjendjeje, i dashur Ilir, jane te pafuqishme dhe familja, dhe shkolla dhe shoqeria dhe policia dhe...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Pellgu Mesdhetar

                                                  Pa e prurë te askërush , gjëmën , që n'a ishte e ngjara , pak vite më parë , lundronte një tjetër , e ç'emërtesë ka , në duart e - kush u morr me ; t' quhet një vegël , Balena Blu . U bë një bujë mbi kuvertë . Gjëmë ! Një penë dikur , sot një stilolaps , që unë shkruaj , e mundi i nxjerë n'errësirë me një qiri , m'i nxjerr sytë . Mua cili m'i nxjerr ? Hidhni ! S'po m'i plas sytë , Gjejeni ! Si t'i turreshin delet , qoftë edhe një të vetëmi , ujk . Ujku . I keqi . E desht e delet ? Valle . N'goj t'a hidhnin vall !? Gjendet .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Prindi

                                                    . Djali im 13 vjec s’bën gjë tjetër veç rri në TikTok, harroi librat dhe shkollën. Sot e mbylla përfundimisht dhe nuk më kundërshtoi kushedi dhe më erdhi mirë që më kuptoi.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. D
                                                      Degelisi

                                                      U pjerdhesh ne tru me "skip" dhe "skroll" Kjo tregon injorancen e shkruesit, pam aresisht qe Jane ne thonjeza

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje