Një qeveri hipokrite nuk është asnjëherë zgjidhje!

21 Nëntor 2024, 12:51Blog Nga Namir Lapardhaja

Një qeveri hipokrite nuk është asnjëherë zgjidhje!

Qeveria nuk mund të lajë duart me dhunën dhe degradimin e shkollës duke thënë se do mbyllim “TikTok-un” dhe “SnapChat-in” dhe me këto masa do reduktohen dhe parandalohen ngjarje si ajo e pak ditëve më parë në shkollën “Fan Noli”.

Një qeveri e përgjegjshme, që kërkon vërtet një zgjidhje për problemet e shkollës dhe të adoleshentëve, si një moshë shumë e vështirë dhe shumë delikate, nuk mund të jetë kaq e papërgjegjshme, duke mos mbajtur asnjë lloj përgjegjësie dhe duke mos reflektuar kurrfarë vrasje ndërgjegjeje.

Edi Rama është hipokrit kur thotë se do të mbyllim një pjesë të rrjeteve sociale, ndërkohë që personazhet e njohur nëpërmjet kësaj bote, që transmetojnë vetëm dhunë dhe konflikt në këngët dhe ‘artin’ e tyre, i ka në krye të fushatës dhe koncerteve elektorale të Partisë Socialiste.

Së dyti, një qeveri e përgjegjshme, që ka qëllim të përmirësojë situatën dhe të zgjidhë problematikën brenda mundësive dhe aftësive të saj, nuk mund të flasë vetëm për arritje imagjinare dhe të paqena, por do duhet të ngrejë disa pyetje: Ku kemi gabuar? Çfarë nuk kemi bërë si duhet? Çfarë duhet të përmirësojmë në sistemin e shkollimit dhe të edukimit? Cili është roli i mësuesit dhe i edukatorit sot në shkollë?

Së treti, një qeveri që përpiqet për të mirën e njerëzve dhe të komunitetit, nuk mund të jetë hipokrite dhe të mos e shoh realitetin e politizuar ekstremisht të të gjithë hallkave të institucioneve shkollore, duke filluar nga drejtori i shkollës, psikologu, oficeri i sigurisë etj., të cilët, në masë të madhe, më shumë se sa për t’i dhënë zgjidhje konflikteve mes adoleshentëve, përpiqen t’i mbajnë ato të mbyllura që të mos dalin jashtë mureve të shkollës, në mënyrë të mos bëhen problem për mediat etj.

Së katërti, një politikë që kërkon zgjidhje pa pyetur dhe pa i marrë mendim apo opinion mësuesve, është e destinuar të dështojë, sepse askush tjetër më mirë se mësuesit, të cilët kanë punë të drejtpërdrejtë dhe të përditshme me këto mosha, nuk i di problemet e adoleshentëve.

Së pesti, ka një mori aktesh ligjore dhe nënligjore, rregullash dhe obligimesh që i tregojnë nxënësve të drejtat e tyre, por shumë pak që i obligojnë në detyrimet e tyre; ka shumë rregulla që i tregojnë mësuesve penalitetet e tyre nëse sillen ‘keq’ ndaj nxënësve, por asnjë rregull që mbron mësuesin përballë dhunës dhe trysnisë në punën e tyre. Kjo duhet të marrë fund. Ligji duhet të mbrojë mësuesin, sepse ai nuk mund ta kryejë siç duhet detyrën e tij nëse nuk e ka një mbrojtje të tillë. Kam parë mësues që kanë frikë nga nxënësit dhe prindërit e tyre të dhunshëm, duke mos pasur kurajo të marrin masat e duhura ligjore në raste të dhunës ekstreme.

Vetëm një politikë e përgjegjshme, që ka aftësinë të ngrejë pyetjet e duhura për të dhënë zgjidhjet e nevojshme, është çelësi i suksesit për të minimalizuar dhe parandaluar akte të tilla të dhunshme. Përndryshe, një qeveri hipokrite dhe një shoqëri që gëlon në përditshmërinë e saj nga një narrativë e dhunshme që vjen nëpërmjet politikës dhe ekranit, do të pjellë në përditshmëri vetëm akte të tilla, që cilat, siç e tregoi edhe ngjarja e fundit, do të kenë pasoja fatale për jetën e adoleshentëve.

14 Komente

  1. G
    Gazetari

    Jo more i ashur Naim ,natyrisht gjithe shoqeria mban pergjegjesi por Rama e ka mire Duhen mbyllur dhe pik.Neser do ta beje ddjali tuaj..Ju e kontrolloni vetem ne shtepi Po jashte?

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gimi

      Po ik more spurdhjak ,u bete te gjithe psikologe ,poliklote e gjithfare te diturish.Per te gjitha flisni ju per bujqesin ,per sportin ,per alienet ,per luftrat e pergjithcka.Po harroheni o mjeran .Primo ne edukimin e femijve eshte familja.E vini re kur flasim per nje person e fillojme :Rrjedh nga nje familje……Te shiko ca urrejtje ka vrasesi sa as falje nuk kerkon .Kete analizo po ke kapacitet ti zoti Lapardhaja.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ypupop

        Fatkeqesite ne kete vend jane "gjella" me e kerkuar nga sharlatanet per te leshuar gazrat e tyre. Te gjithe kane pergjegjesi, institucionet te parat, por hiq me pak familja e shoqeria. Nese themi ndryshe ja kemi futur kot dhe nuk premtohet ndonje permiresim.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lili

          Ti zoteri gazetar mos numero se c'duhet beje vetem qeveria.Ne rradhe te pare qeveria ka vene shume rregulla por duhet me shume pergjegjesi nga zbatuesit e tyre.Megjithate duhet dish mire se shkolla te meson,familja te edukon ,shoqeria.Ku jane gjithe ato organizata e shoqata qe nuk bejne asgje vetem gelltitin leke nga qeveria dhe nuk ndihen tani.Ju gazetaret duhet te abandoheni,te mos degjoheni se dilni jepni mend neper ato televizionet qe i fryjne zjarrit,cili televizion del e promovon arritjet e mira ne kete vend qe eshte transformuar per mire,per ata njerez qe punojne me sakrifica dhe arrijne rezultate,po ngelet me qeverine.Ajo ka pergjegjesite e saj po duhet ndihmuar nga te gjithe jo vetem shani nga mengjesi ne darke.Une per vehte nuk kam simpati e respekt per shume gazetare,dhe neveri per ata opinioniste gjitholloge.Dilni neper ekrane dhe kerkohuni llogari prinderve qe rrisin dhe edukojne femije kriminele ne rradhe te pare.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Philozophi

            Lapardhaja, një mbeiemër interesant por, shkrimi i juaj nuk është aspak interesant, është komplet jasht realitetit. Ja ke futur kot fare.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Nuk eshte faji i qeverise ketu, por i familjeve shpellare.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Betatadi

                Ky budallai, Lapardhaja e mban vehten për të mençur. Ishte me Lul Bashën sa e pa që Luli nuk mori vulë u afrua tek Alibeja. Po ik o trap që e kërkon të keqen tek Qeveria, shiko vehten dhe partin nga ke dal. Ti je një pjedh e PD dhe mos sha qeverin se je në konflik interesi, na lër neve pensionistëve ta shajmë. Por ti nuk e shan për punën tonë e hallet tona, ti e shan për hallin tënd se ke ngelur pa parti e nuk di nha tja mbash.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Populli

                  Gazetaret shkruajne per informacionet qe marrin nga Rogneri tek 15 kateshi dhe nuk njohin realitetin eshte bere e modes per te denigruar qeverine per cdo gje por nuk analizohet thelbi dhe shkaqet

                  Përgjigjjuni
                  1. .
                    ...

                    Atë, "duhet", e dijnë të gjithë, nuk është ndonjë gjë e re që thua, o Laprdhaja. Por, "si" është problemi. E ka fajin qeveria, Rama (në rastin konkret) është shprehja më e lehtë për këdo, që spitullohet si "analist", "opinionist" etj. Por nuk thonë ta zëmë për në Itali: Meloni, në Amerikë Bajdeni etj, se fenomenet janë të njëjta; janë çështje të botkuptimit, të edukimit dhe të kulturës; kjo, në veçanti është problem politik. Nuk ka asgjë jashtë politikës dhe është një problem i përbotshëm. Hajde të të vëmë ty në krye të shtetit të na thuash "si", si mor zotëri... kur të të dalin OJQ-të të të thonë ke shkelur të drejtat e njeriut, shoqata e gazetarëve, ke shkelur të drejtën e masmedias... etj. Hipokrit është vetë sistemi, që ti, me hipokrizi nuk e përmend dhe si njeri i zgjuar e me gramë të madhe me siguri e di. Këtë duhet të kritikosh të parën, pastaj nga konstatimi, të na thuash, se si, brenda këtij sistemi t'u heqim nga dora krimin fëmijëve nëpërmjet edukimit si "insan" (njerëz). Pa pllëcak të porositura mos na shkruani më, or ti.

                    Përgjigjjuni
                    1. l
                      landi

                      Po ne te brezit te paraneteddhjetes o Lapardha, qe kmei jetuar ne te shumten e kohes neper konvikte me shoke e shoqe, larg shtepise, te tilla gjera jane thjesht marezia e shoqerise se sotme ! Ne shtepi femijet degjojne e edukohen nga prinder te dale mendsh,familje te shkateruara, baballare injorante e nena me pantallona te coptuiar ne gare kush e kush te demonstroje sa me shume bythet e mishrat ,jashte . Lere qeverine se s hun fare ajo ketu ! Neper konvikte kishim nga nje roje e njga nje kujdestar konvikti...e vetem kaq ! Ndersa tani per turpin e botes ne hyrje te cdo shkolle ,policet me kallash ! Po vetem shkolla s jane keto te sotmet mor zoteri ; te denja si shtepi publike !

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        A . Krasta , A. Cani , R. Papa qe tere jeten ja ka

                        Ne Shqiperi nuk ka gazetare , por shumica jane dallkaume megalomane , druvare dhe bejne expertin per cdo , sic ben ky Lapardhaqja. Po mire o laro si e shpjegon ti me llogjiken tende t eprhte pse ne vendet Perendimore SHBA ,apo vend tjeter ndodhin ngarje shume me te renda shume shpesh qe studente futen ne sholla me arme (jo me thike) dhe vrasin 15 - 20 shoke te tyre dhe ndonje mesues . Pse ndodh sipas mendjej tende te ndritur dhe askush nuk drejton fajin tek Qeveria Federale apo e Shtetit.?????Na ishjego te lutem , por shkur se nuk ka nerva te lexoje njri pallavrat e tua.

                        Përgjigjjuni
                        1. U
                          Ura vajgurore

                          Siç kishte Likja Tedi Blushin koqe kandari ,Luli ka kete Namirin nga Lapardhaja.

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Cfurku

                            Nuk çensurohen budallalleqet, por te vertetat.

                            Përgjigjjuni
                            1. C
                              Cfurku

                              Nuk çensurohen budallallëqet, por te vërtetat.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje