Duke shfletuar Ditarin partizan të dibranit Haki Stërmilli

2 Gusht 2023, 08:13Blog Kristo  MËRTIRI

                        “Shiu binte pa pushim dhe shuente zjarret tona. Ne rrinim jashtë. Shiu shuej e na ndiz përsëri. Po në mëngjes mbeteshin vetëm thëngjillat e hirit që ishin ndërrue në baltë. Megjithse binte shi për kiamet, disa partizanë gërhitshin nëpër gjumë. Ishin kaq të raskapitur sa nuk e ndiejshin fare shiun që u binte përsipër dhe ujin që u shkonte nën të si rrëke. Në rrazë të një ahu të madh qëndronte Haki Stërmilli me një batanije në kokë dhe një qiri në dorë. Mallkonte me gjithë fuqinë e tij se donte të shënonte dicka. Po shiu e shponte dhe batanijen dhe i pikonte mbi fletët e ditarit. Dha e dha, e ma në fund e mbylli fletoren se nuk ish punë që bahesh…”. Kështu rrëfente Qamil Guranjaku te shënimet e tij të paharruara “Tetë ditë pa bukë”. Rrëfente shkrimtari partizan e mësuesi i paepur(hartuesi i parë i Abetares pas Clirimit), rrëfente komisari elbasanlli në krye të Brigadës së XVII Sulmuese. Por…duke kaluar e qëndruar nëpër Okshtun(gati 5 dekada më parë), nuk mund të mos kujtoje Operacionin e Dimrit. Atje dëgjova për herë të parë se Haki Stërmilli, romanin “Afsh dhe hov zemrash” nga LANC, e paska shkruar aty, në ditë izolimi e thëllimi. Në atë trevë dibrane, mes varfërisë migjeniane në Okshtun.

                        Në duart e tij njerëzia shikonte vazhdimisht një si valixhe të vogël. Kërshëria shuhej vetëm kur nxirrte Ditarin, qesen e duhanit, shkrimet, veglat e rrojes…Kjo ishte pasuria e tij e patundshme, shteg më shteg me partizanët e Lirisë.

E dini kur e nisi udhën ai Ditar i papërsëritshëm ? Fiks në 30 korrik 1943 ! 80 vite më parë. Fleta e fundit u mbyll një ditë pas Clirimit, më 30 nëntor 1944 !...Tre vjet më vonë, në krye la shënimin “Parathanie”. Nga më të shkurtrat që kam lexuar gjer më sot : Vetëm 9 radhë ! “-Ky ditar mban erë baruti dhe ka njolla të kuqe gjaku, pse është shkrue nëpër malet e përgjakuna nga lufta clirimtare. Asht pasqyra e vuejtjeve dhe e sakrificave mbinjerëzore të popullit tonë kreshnik, asht krijesa e heroizmit të rinisë sonë të artë. Ato që pashë, që dëgjova e që jetova gjatë përleshjes vigane të popullit tonë, formojnë lëndën e kësaj vepre…E pagëzova “Shtigjet e lirisë”. Vdekje Fashizmit – Liri Popullit ! Tiranë, më 16. VI. 1947”. Nuk e di saktë se c’farë literature u rekomandohet brezit të ri nëpër shkolla. Por Ditarë të tillë origjinalë, pa alibira e pataksira politike e partiake, në Pluralizëm janë të domosdoshëm.

                        Dibrani i mirë që nuk u shkëput asnjë cast nga Vegjëlia dhe nga mjerimi i saj rrënqethës, po jepte një kontribut tjetër madhor. Kontribut që sfidonte me dhjetra fjalime politike për emancipimin e gruas shqiptare nga vargonjtë shekullorë të errësirës. Disa brezave me gra e të reja, nuk u ka shpëtuar pa lexuar e dëgjuar romanin më popullor të kohës “Sikur të isha djalë”. Dhe arritjet e sistemit monist në këtë shtresë vitale të shoqërisë, janë të shumta e të padiskutueshme. Por rrallë bën vaki që një libër si ai, të hyjë gati në cdo vatër e të kalojë dorë më dorë në qytete e fshatra. Fryt i prekjes nga afër të realitetit dhe aspak fantazi e shfrenuar letrare.

Në jetë kish kaluar “shkolla” të mëdha sakrifice, diturie e patriotizmi, që nga Lëvizja Demokratike e viteve 1920-24 dhe një nga drejtuesit e shoqërisë “Bashkimi”(miqësia e njohur me Avni Rustemin e Halim Xhelon); botimi i dramave kundër shovinizmit serb, ku del në dritë trimëria e besnikëria dibrane; libri “Burgu” kur ishte në pranga e qelira; faqe pa fund Ditari; librin për fëmijët pjesmarrës në Luftë; romani “Kalorësi i Skënderbeut” etj. dorëshkrime të cmuara. “Unë besoj se nuk do të kthehet e kaluemja, edhe sikur të rroposet lamshi i dheut…”. Pa raporte, deklarata e fjalime të fryra politike ! Lapsi i tij qëmtonte me seriozitet dhe korrektësi publicistike e letrare.

                        Nuk ishte rastësi përzgjedhja e tij nga populli dibran si delegat në Kongresin Antifashist të Përmetit. Aty buzë Vjosës, në atë Sallë historike u votua njëzëri për anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalclirimtar edhe i paharruari Haki Stërmilli. Nëpër shënimet e Ditarit gjen copëza portretesh të gjalla që flasin shumë për figurën e vërtetë të partizanit clirimtar.

Cdo episod rrëfen bukur karakteret e forta të luftëtarëve të kulluar dhe mbështetjen popullore ndaj tyre. Mbështetje që u falte krahë e zemër nëpër betejat ballë për ballë me nazifashistët, kallauzët dhe shërbëtorët e tyre faqezinj. Burra të tillë të penës e të dyfekut, që e lidhën jetën e tyre me fatin e Atdheut e të Vegjëlisë, historikisht janë të dëgjuar e të nderuar. Dhe jo vetëm në Dibër të Madhe, por edhe në Martanesh, Peshkopi, Cermenikë, Elbasan, Berat e gjetkë. Vatër më vatër. Sy më sy. Pa qibër e pa salltanete. Me gojë e me shkrim. Dhe gdhendi plot dashuri e modesti portretin e ndritur të partizanit fitimtar. Cdo fletë Ditari të flet natyrshëm.

                        Dhe herë pas here përpiqej të ndizte dritën e diturisë te shtëpitë e Ramiz e Hasan Likës, kudo ku bujti. Fundprill me dëborë, murran që ulërin e gjëmon në male. Por vogëlushët Fatime, Osman e Abdullah, nuk e harruan asnjëherë mësuesin e parë që u mësonte Abetaren dhe pastaj kuvendonte me Ditarin, mikun e tij të pandarë. Dëshmi të gjalla sot e gjithë ditën. Dëshmi 80 vjecare ! Përballë tyre bëhen gazi i botës disa shkarrashkrues të sotëm “antikomunistë”, prodhim i pinjollëve hyzmeqarë të nazifashizmit. Por urtësia dhe mencuria jonë popullore nuk lë vend për ekuivoke : Më mirë qyqar se hyzmeqar !... Edhe lumi Shkumbin dëshmon në cdo gurgullimë pranverore. Bashkë me Baba Fajën e famshëm të Martaneshit, ecnin e ecnin. Kur po kalonin kurrizin e kodrave në Shën Mëhill, përmes natës filluan të lehin qentë dhe pushkët. Ashtu të lagur nga koka te këmbët, i gjeti Sami Baholli shpirtnjeriu. “Kish sjellë edhe dy kostume civile, për Babanë e për mue. Para se të ndërrohej, Samiu më fotografoi me petkat katundare, që ta kem si kujtimin e vuejtjeve”.

Ditët dhe netët për clirimin e Kryeqytetit e të Shkodrës janë gjurmëlënëse. 30 Nandor 1944. Mbyllja e Ditarit me një fjali flet shumë : “Ka në botë forca që munden me e pushtue këtë vend, po, s’ka asnjë fuqi që të mundet me e përkulë dhe me e robnue këtë popull”.

9 Komente

  1. D
    Dibrani

    Kenaqesi qe lexova kete shkrim per luftetarin dhe shkrimtarin Haki Stermilli. Ai mbetet simbol i njeriut qe sakrifikoi cdo gje per Shqiperine, me pushke dhe pene. Ndaj mbeten te perjetshem ne historine e art te atdheut. Ditari Stermillit do botohet e ribotohet sa te jete Shqiperia dhe patriotizmi pavdekshem.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Stanislav

      Per ty DIBRAN ta dish Haki Stermilli nuk ka ndonje lidhje hme Dibranet e Shqiperise se eshte maqedonas se Keisto muk mer vesh nga historia...

      Përgjigjjuni
    2. R
      Rrnofte LEXHENDA ! dhe ..

      Vampiri çfare mendon !

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dhimbia e madhe Popull

        Pse nuk ma pranoni Komenti...Dhimia e madhe popull! Botues te nderuar... Dhimbia e madhe popull!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Suzana

          O shoku Dhimiter mos u bej dhe ti budall si ky Kristo loqja se vdes per pak pushtet por Edi Rama nuk e qasi kurre se i dukej si officer i ASFALIA....

          Përgjigjjuni
      2. D
        Dhimbia e madhe Popull

        Dite NJEMIJE- i nderuari i te nderuarve- Kristo Mertiri,- sjelle kete shkrim*TRINITRINE* sidomos; per ne GJYSHET -ato vite lufte perjetuar..Haki Stermillin qe ato vite -*TRINITRINE* atdhetare.Ju prifte e mira-*MIGJENIANI me rrenje Naimjane*! mes Torontos e lexoj,une 87 vjecar,jo i vetem por me Dashamires, kreatyre-*Pasardhes Veterani*! Na shpetofte-IDEALI i Rilindave te mberdhenj- Lufta N.CL.sjelle;45 vjet perjetuar; pas 90ta, *me enderra mbetur*, fatkeqesi me c'po perjetojme...Faleminderit Ty- Kristo Mertiri-Krye-pene-Atdhetare- kete shkrim sjelle vertet*TRINITRINE*Mbrodhesi ATDHEUT tone-Lavdi te RENEVE te KOMBIT ! Me ne krah mbi 100Pasardhes veterane*- ... *Dhimbia e Madhe POPULL*! Toronto 02 Gusht 2023.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dulqina e Memaliajt

          Mos is fut pordhes me kete biçim gazetari si ky Mertiri o kanades nga Zavalani?

          Përgjigjjuni
        2. N
          Namir Lapardha

          O Kristo Mertiri je njeriu me medioker qe kam njohur edhe ne rinine tende dru me pre ke qene. Tani ne pleqeri te thelle guxon e trajton tema historie o shoku? Ku Stermilli e ku Mertiri...?!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sekretari i Kolegjumit

            Pikes i ke rene o shoku Namir! Ky gjasme Gazetar eshte bere objekt kritikash per keto paçavuret qe shkruan tek TemA po ky nuk korrigjohet. Duket qe Kristo Mertiri paska ikur per lesh bubi , ne fakt keshtu ka qene edhe ne kohen tone te partise.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje