Ato 6 orë dhe 20.000 euro për të shpëtuar jetën, nga QSUT në trotuarin përballë

31 Korrik 2023, 19:30Blog TEMA
Ato 6 orë dhe 20.000 euro për të shpëtuar jetën, nga

Nga Carlo Bollino

Gjashtë orë kohë për të gjetur 20.000 euro, ndryshe vdes! Ky është tmerri që përjetojnë familjarët e 30 shqiptarëve që çdo vit, mesatarisht, goditen nga tromboza cerebrale akute. Këto nuk janë gjashtë orë të kaluara në shtëpi, duke pritur një ambulancë, apo në një fshat të humbur në pritje të ndihmës. Janë gjashtë orë tmerri që jetohen brenda spitalit publik QSUT, me mjekë dhe infermierë rreth teje që, pasi kanë dhënë diagnozën, qëndrojnë plotësisht të pafuqishëm sepse janë lënë pa mjetet e duhura për të shpëtuar jetën e atyre të sëmurëve. 20.000 eurot shërbejnë në fakt për t’u pranuar në Spitalin Amerikan, që gjendet në anën tjetër të rrugës, tamam përballë QSUT-së, të cilit i është dorëzuar monopoli i terapisë që mund të shpëtojë jetën e viktimave me trombozë cerebrale. Quhet “trombectomia” dhe për habi QSUT nuk është në gjendje ta ushtrojë.  

Është i njëjti kalvar i përjetuar pak ditë më parë nga familjarët e artistit Genc Fuga, që mundën të gjejnë brenda gjashtë orëve fatale, përmes një apeli të dëshpëruar në Facebook, ato parà. Fama e të sëmurit ndihmoi që shuma të mblidhej dhe tani shpresa është e madhe që të jetë kapur në kohë. Nuk ka ndodhur gjithmonë kështu. Mësuam historitë e disa familjeve që iu janë drejtuar atyre që japin parà edhe me fajde për t’i mbledhur në 6 orë, vetëm se janë vonuar pak dhe pasi i kanë dhënë Spitalit Amerikan shumën marramendëse, familjari i tyre nuk mundi gjithësesi të jetojë. Struktura private, biletën për të qëndruar në jetë e kërkon me parapagim, sido që të shkojë operacioni. Të tjerë nuk kanë mundur të paguajnë: kanë pranuar që babai, bashkëshorti, apo djali të kalojë 6 orët e fundit të jetës i shtrirë në një krevat të spitalit publik me mjekë dhe infermierë përreth që e shihnin ndërsa vdiste, sepse nuk kishin asnjë mundësi të grumbullonin 20.000 euro për t’ja paguar spitalit privat.  

Skandalet nuk ndodhen vetëm në tenderat e bërë, që apasionojnë kaq shumë opozitën. Ndonjëherë skandalet janë edhe në tenderat që nuk bëhen. Ekspertët shpjegojnë se investimi total për të pajisur spitalin publik me një impiant për trombectominë nuk i kalon 200.000 eurot të cilave i duhet shtuar trajnimi i 2 apo 3 mjekëve. Përse QSUT nuk i ka blerë aparatet e duhura për t’u pajisur me këto mjete jetëshpëtuese? Përse drejtori apo mjekët e repartit të neokirurgjisë nuk e kanë denoncuar asnjëherë këtë domosdoshmëri? Sa dhe cilët mjekë të neurokirurgjisë të QSUT-së punojnë edhe në spitalin Amerikan dhe ndoshta në atë strukturë private bëjnë me pagesë të njëjtën trombectomi që në QSUT nuk munden (ose nuk duan) ta bëjnë falas? Çfarë ka bërë ministria e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë mungesë skandaloze, veç fjalëve në korridor për të mos ndryshuar pastaj asgjë? A ekziston një lidhje mes kësaj neglizhence dhe rreth 600.000 eurot që Spitali Amerikan fiton çdo vit nga ky monopol, që është vetëm një pikë në mes të detit të favorizimeve që vazhdon të përfitojë? Sepse në të vërtetë trombectomia nuk është i vetmi monopol që Shteti i ka dhuruar shëndetësisë private duke ja pasuruar xhepat.  

Pjesa më e madhe e kirurgjisë së lartë kardiologjike, për shembull, bëhet vetëm në Spitalin Amerikan, elektrofioziologjia, hemodializa për të përfunduar në transplantin e veshkave. Transplanti i parë i veshkave u bë në spitalin publik 10 vite më parë. Pastaj shteti u tërhoq dhe ja dhuroi këtë kirurgji ekskluzive spitalit privat, duke u impenjuar vetëm për të rimbursuar privatin (sigurisht me një kosto më të lartë), opsion që në rastin e trombectomisë, është përjashtuar. Nëse një trombectomi në spitalin privat kushton për pacientin 20.000 euro, i njëjti operacion në strukturën publike do t’i kushtonte Shtetit më pak se 5000 euro. Prej shumë vitesh denoncojmë te Shqiptarja.com dhe Report TV hegjemoninë që shëndetësia private ka fituar në Shqipëri në kurriz të shëndetësisë publike por fatkeqësisht ky monopol nuk ka ndryshuar. Ndoshta është përkeqësuar. Po këtë herë është akoma më e rëndë: sepse, kur shëndetësia publike ja beson jetën e qytetarëve të vet arkës së privatëve pa ofruar asnjë alternativë, nuk është më një konflikt interesi mes Shtetit dhe privatit, por quhet Tradhëti!

Po flitet shumë në këto muaj për të gjetur mënyra për të bindur mjekët e rinj shqiptarë të qëndrojnë e të punojnë në Shqipëri pas diplomimit, në vend që të emigrojnë. Po çfarë incentivash iu ofrohen mjekëve të rinj nëse spitalet publike privohen nga teknologjia moderne? Nëse një mjek dëshiron të rritet profesionalisht duke u impenjuar në terapi më të avancuara, sot shteti i lë vetëm dy alternativa: Ose të futet në fabrikën e mjeksisë private (që shpesh është vetëm një fabrikë), ose të largohet nga vendi. Shëndeti publik është zemra e një vendi të qytetëruar dhe politikës nuk mund t’i mjaftojë më të përdorë slloganin “shëndetësi falas”, por duhet të zgjedhë Shëndetësi Falas, Publike dhe të Avancuar. Për të gjithë.  

30 Komente

  1. T
    Tom

    Bravo te qoftë

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kriminele dhe te pa ftyre

      He mender kryevezir,do te vazhdosh te postosh pamje,nga vec sukseset ”e pa fundme”,kur njerzit e thjeshte vdesin tufe , pasi nuk kane mundesi te paguajne spitalin privat, mbasi spitali publik,vazhdon te funksionoje me pordhet pa fund te tuat dhe.nje llafazane boshe dhe mafioze si min e ” shendetsis. ,

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berati

        Kjo eshte mjekesia 20 mije euro per 6 ore e Rames.

        Përgjigjjuni
      2. P
        Po pse

        Një shkrim shum i goditur, kjo tregone se ku jemi ne sot si shtet dhe shoqrine. Ne jemi një vend i pa kuptim. Ne nuke jemi as vend capitalist ku sundon ligjin dhe njerzit të jen të pasur, për të perballue jeten, por nga ana tjeter nuke jemi as vend (Komunist) ku shteti të garentone jeten për aqe sa ai Shtet komunist ka munsie. Shqiprie ështe një vend Otoman- islamik, i udhehequr nga disa hajdute dhe vrase, ordine nder dekada. Prandaj jeta në Shqiprie nuke Ka kuptime dhe shpres. Shume e trishte.

        Përgjigjjuni
        1. R
          R.Kote

          Polotesisht..fatkeqesisht..,:È.vërtetë

          Përgjigjjuni
          1. M
            Marseli

            E tmerrshne.Krim i rende qe organet e hetimit duhet te marrim ne pergjegjesi penale Minitren dhe K/Ministrin per sabotim ne shendetesi.Nuk ka krim me te rende se te lesh njerzit e varfer te vdesin ne spitalet publike nga mos Paisajja e mjeteve kirurgjike.Ku te gjeje leket. Populli.Lerini rruget po shikoni jeten e njeriiut oKryeminister,OMINUSTRE SHENDETESIS.KETO SHEMBUJ PERBEJN KRIM DHE VETEM KRIM.LlgJezbatuesit nuk bejne detyren.

            Përgjigjjuni
        2. p
          populli

          Krieministri yne ka jetuar edhe ne France dhe e di mire se si eshte sherbimi mjeksor ne ate vend te pakten ne kohen qe ka qene fizikisht atje!Gjithçka ne sherbim te njeriut ,spitale me sherbim 24 oreshe per kedo me dhe pa xhepa te fryre!Humanizem ne çdo spital publik!Ndersa sot ne Shqiperine e pas Berishizmit gjithçka e privtizuar,pa spital publik ne kuptimin e mirefillte te fjales,pacientet shikohen nga xhepat,familjaret nga reagimi ndryshe te ofrojne nje shiringe qe te mos vuash ne kembim te nje 10000 lekeshi!E ç'na duhet shendeti i njeriut kur per ne ka rendesi turismi dhe turistet qe s'pyesin per para dhe i kane gjendjne ne çdo kohe ne mos kesh nen siguracionet perkatese.Dikush u ankua se ndjente nje dhimbje ne zemer e tjetri iu pergjigj:Ore lere zemren por shiko shendetin!Fatkeqeesi kombetare,ku haleistet mbeten gjithe diten neper dritaret e kazanit mediatik ku problemi ditor eshte nese eshte gjalle Visi apo jo dhe se ç'fare do na thote Kreshnik Spahiu qe ka zevendesuar Spartak Ngjelen ne çdo dritare te Tv!Ndaj ç'na duhet nje mjeksi moderne ne spitale publike kur paraja leviz tjeterkund o Karlo.Gence Fuget e tjere ta lene trompozen celebrale akute e te shikojne shendetin sipas Minstrise se Shendetesise qe paciente ne pike te fundit te jetes se tyre kerkojne ti prishion pushimet verore.Rama e ka te siguruar vehten dhe punon per Zahon kur te jete vetem,ndaj edhe nuk i intereson te punoje sot per sot por per te lene vepra ku emri i tij mos te harrohet kurre.Por haron qe beri dhe Enveri e nuk kishte parashikuar qe del nje Sali dhe ti shkateron te gjitha duke mos te te lene asnje gjurme.Ndja o Karlo mos u shqeteso kot sepse "qeverisja eshte pasqyre e popullit qe drejgton"!Dhjemokracia ,fshataret i ktheu brenda nates ne qytetare ,ndersa qytetaret i perzuri po brenda nates pertej kufijeve,ndryshe nuk do ishim ku jemi pas 32 vitesh dhjemokraci!

          Përgjigjjuni
          1. k
            katarakti

            "...Shëndeti publik është zemra e një vendi të qytetëruar dhe politikës nuk mund t’i mjaftojë më të përdorë slloganin “shëndetësi falas”, por duhet të zgjedhë Shëndetësi Falas, Publike dhe të Avancuar. Për të gjithë"... Bukur. Shumë më saktë dhe drejt se Malltezi. Për mua përgjigja është e thjeshtë. "Socialisti" Rama nuk e duron dot fjalën publike. Fjalët e ti të preferuara janë "privat" dhe "oligark". Prandaj zhvesh shtetin dhe pasuron privatin. Njëlloj siç veproi edhe Berisha më 1992-shin kur deklaroi do varfërojmë shtetin, do pasurojmë privatin! Kjo është një politikë ultra e djathtë dhe antipopullore. Por ky është Rama që i ka mbetur ora në kohën kur bënte refleksione në vitin 1990 te Instituti i Arteve. Dhe Bollino e thekson qartë:... kur shëndetësia publike ja beson jetën e qytetarëve të vet arkës së privatëve pa ofruar asnjë alternativë, nuk është më një konflikt interesi mes Shtetit dhe privatit, por quhet Tradhëti!". Bravo Carlo.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edi

              Shume e sakte..!Sa e sa familje kane humbur te afermit ne pamundesi t’ju ofrohet sherbimi i duhur i specializuar.Sistemi i spitaleve publike tek ne eshte ndertuar mbi nje abuzim dhe korrupsion qe haptas ka gjetur terren dhe as qe e mer mundimin asnje pushtetar dhe k/minister ta ndryshoje situaten.Nuk mundet qe nje “privat” te konkuroje shtetin me paisje dhe staf mjekesor.Eksperienca dhe modele ka sa te duash por nuk duan ti implementojne .Nje propozim do te ishte qe mjeket e spitaleve publlike qe marin rroge ne shtet te mos lejohen te punojne ne spitale private as edhe jashte orarit te tyre te punes..,ne spitalin publik po ,biles t’ju sigorohen edhe kushte per vizita private jashte orarit .

              Përgjigjjuni
              1. E
                E verteta e vertete

                Nje bravo e madhe Bollino! Spitali amerikan pasi “bleu” ( me suport politik ) spitalin Hygeia u be zgjedhja e vetme ne shendetesine private. Me tej. Ku eshte Autoriteti Kombetar i konkurences??? Bollino me gjithe meriten, bjeri me drejt (ose me lart …) Nuk te mungon guximi!

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Qafa e Thanes

                  Ju lumte i nderuari Carlo Bollino. E verteta tejet e hidhur e shendetesise publikr ne vendin tone, etj.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dajti

                    Dhe pastaj thone jemi parti e majte. Partia socialiste me Edi Ramen vetem e majte nuk eshte.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Ladi

                      Mire. E ke shkruar tamam si nje shqetesim shume serioz qytetar. Dhe ke shume te drejte, madje ju pergezoj. Ju, ndryshe nga bashkeshortja, juaj ngrini nje problem mjaft sensitiv per shendetsine shqiptare. Ne te kundert, bashkeshortja juaj, nje gazetare me pervoje, po ne kete gazete shkruante me nje mllef (jam duke e kursyer..) kunder ministres se shendetesise, e cila sipas saj, kishte dale ne tv e qeshur?! Nje shkrim, qe ashiqare tregonte nje akumulim, apo nje inat krejt pa lidhje me rastin ne fjale. Une nuk kam asnje marredhenie apo interes personal me ministren, por me shqetsoje shkrimi i Albes, e cila eshte dalluar si nje gazetare parimore. Por jo kete here.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ilirjan

                        Oh sa mire me qene shqiptar!Oh sa mire me qene votues i Rames sepse s'kemi alternative!Oh sa mire qe Rama ...as qe ka per ta RRUAR FARE per kete shkrim DINJITOZ te Bollinos,nder te tjera ,deshmi e pamvaresise intelektuale te Carlos.Neurokirurget e rinj,PREMTUES,i largojne permes nje IDIOTESIE te ideuar nga zhabat qe i quasin ne vesh Rames...TURP ...TURP...TURP! I ka thene te gjitha ne menyre koncize i nderuari Bollino,te cilin ata qe ndodhen poshte tij,shuuume poshte,perpiqen here-here ta peshtyjne.Te peshtysh lart...te bie ne fy...surrat.Oh sa mire...nese ZGJOHET Rama,qe ben sikur fle.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lindita

                          O Carlo, me kete shkrim e ke zemeruar sulltanin ...

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Safiu

                            I vetmi gazetar, analist a si te doni quheni qe eshte asnjeanes dhe i vertete me ato qe shkruan. Edhe pse shume nga politikanet tane e urrejne.

                            Përgjigjjuni
                            1. Analist

                              Mortja me kryeminister e me Minuster cfaee korupsioni ozotver dore .Le te paguajne me jete plehrat.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Doktoresha

                                Te lumte! Ku eshte kjo ministresha e"mjekesise" qe nuk i pushon goja, kemi bere kete e kemi bere ate? Po uroj shume qe ndergjegjia qe keta plera doktore dhe ministra nuk e kane per njerezit pa pushtet, tju vije nje dite te bukur dhe te lendohen aq rende sa te mund te mos e marrin veten me kurre! Amin!

                                Përgjigjjuni
                                1. I
                                  Ilirjan

                                  Ky skandal qe i nxori zbuluar, kerkon reagim urgjent. Kush do te reagoje? Bollino i ka rreshtuar te gjitha problematikat por, shoqeri civile ketu s'kemi, qe te dale te BLLOKOJE hyrjen per ne spitalin e ashtuquajtur amerikan, nja dy dite. Mjeket e rinj shume premtues ketu, osé ikin jashte, osé i largojne keto mafiozet e pa shpirt me ane te reformave alla "ku ka nevoje atdheu". T'i kene shpetuar keto pislleqe, qe ja kane servirur si reforma pa u vene rè Edi Rames?! Apo i ka bere me ndergjegje?? Te shohim si do te reagoje Kryeministri yne gjithçkaberes!

                                  Përgjigjjuni
                                2. Q
                                  Qyli

                                  Ouu, shpresoj ta kete kuptuar kte qe ka shkruar Bolinoja se po e lexoi Sulltan surreli , nuk i ka punet mire!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Arkimedi

                                    I nderuar Karlo, po e nis pergjigjen me kete koment “ shkrimi juaj eshte spekulativ dhe populist” me shpresen se mund te terheq vemendjen tuaj . Eshte Spekulativ sepse ju ngrini tezen qe ne Qsut ai sherbim nuk ofrohet pasi spitali Amerikan ka koruptuar funksionaret publik qe ky sherbim mos ofrohet . Mund te jet e vertet . Ose jo. Por kete deklarate mund ta bej nje qytetar por jo nje gazetar . Kjo eshte akuze e rende per moralin e nje biznesi dhe ju si gazetar duhet te paraqisni prova per kete gje dhe jo hamendesime. Per biznesin imazhi i tij ne publik eshte themelor dhe ju nese e prekni duhet te keni argumente te forta bindes. Eshte Populist sepse hamendesoni qe ne shtet ben 5000 euro. Mbi cbaze!? Ju mendoni se ata dy mjek qe do zgjidhen per trajnim nuk do jene mbi baze zgjedhjesh klientelore ne shqiperi? Ju mendoni se pasi ata te trajnohen dhe te kthehen do pranojne te bejne nje sherbim qe vlen 20000 euro ta ofrojne per rroge 1000 euro ne muaj? Ju mendoni se ata nuk do jene viktima te korupsionit aktiv apo pasiv? Thembra e Akilit dhe zgjodhja eshte vetem nje. Futja e mjekesise ne treg real permes siguracioneve. Pyetja qe une bej dhe do doja nga ju si gazetar ta hetoni eshte kjo? Perse siguracionet publike qe ne i paguajme me detyrim nuk e eimbursojne qytetarin ne privat? Nese siguracioni do hynte ne loje atehere ne sot nuk do ishim duke e ngritur kete shqetesim te mungeses se fondeve private per operacione mjekesore. Siguracioni shendetesor duhet te ndjeki pacientin. Pacienti zgjedh mjekun dhe spitalin ku ai deshiron te trajtohet . Sihuracioni paguan spitalin dhe mjekun. Pacineti mer sherbimin pa pagese bombastike.Siguracioni paguan spitalin. Mjeku per perqindjen. Te gjithe te lumtur. Ku shkojne pagesat e siguracioneve, sa mblidhen ne vit, cilat jane kostot reale te shendetesise se avancuar, a mjaftojne keto siguracione, pse ato nuk implementohen, pse spitalet apo klinikat publike apo private nuk rimbursohen per sherbimet qe ofrojne? Keto jane pyetjet qe ju duhet te hetoni

                                    Përgjigjjuni
                                    1. ?
                                      ?xzy

                                      Kjo që ke shkruajtur ti Arkimed është pisllik. Të tërheq krraba nga vetja. Shteti nuk ka pse i remburson pacientët që shkojnë te privati. Se privati pastaj e dhjetëfishon çmimin, me pretekstin se është shteti që do paguajë dhe jo pacienti. Shteti mund dhe duhet të rembursojë vetëm ato spitale dhe klinika që operojnë me çmime të caktuara nga ministria e shëndetësisë. Pra ky operacion kushton x lekë. Pacienti do paguajë kaq nga xhepi, pjesa tjetër rembursohet nga shteti. Dhe jo t'i lëjë peshkaqenët të gjuajnë në ujra të turbullta. Po ti këtë nuk e thua se nuk të vjen për mbarë.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. T
                                      Test

                                      Test

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Emisioni

                                        Z. Bollino mire e ke, shkrim me vend. Por problemi nuk qendron vetem te mafja qeveritare!!!! Problemi qendron shume me thelle, qendron tek mentaliteti shtazarak i shqiptareve qe eshte konsoliduar dhe ka marre formen ne cdo qeveri mafjoze shqiptare. Sapo nje individ shqiptar fillon nje pune, .....ne shendetesi....mesuesi......a ku te duash, mendimi i tij i pare eshte : si te filloj te bej leke me vendin qe mora !!!! Rezultati eshte shqiperia e sotme, qe ngjan shume me te djeshmen dhe do ngjaje shume me te ardhmen. E dini ju Z. Bollino cfare eshte motivimi i 90% te studenteve te mjekesise ?????? Leku!!! Ata betimin e Hipokratit e quajne nje formalitet !!!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Rroi

                                          Lexon artikujt e tjere per kete ngjarje qe vetem gazetari nuk jane por qoka e kush te dale me lepires. Faleminderit Z. Bollino qe ke kellqe e shpirt kritik e shkruan per thelbin e problemit! Ti e don me shume Shqiperine se ne qe kemi lindur aty !

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            Fjale me vend

                                            Shkrim dinjitoz.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. R
                                              Rroft Lubonja

                                              Ska gje se po behet tyneli llogoras

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Mjeku QSUT

                                                Sa leke merre dhe merr Petrela nga Amerikani ! Plot 67 milion ne muaj. Po Gerta X ! Janë 200 -400 paciente në vit që kanë nevojë për Tromoctomi !!! Nga te cilet 100-150 e bejne ke amerikani shuma del 2- 3.5 milion euro në vit! Te tjeret vdesin se nuk kane lekë ose pësojnë invaliditet të plotë ku shoqeria shqiptare dhe familja paguan 7-10 mijë euro për cdo person shuma del e konsiderueshme por invaluditeti vazhdon mw vite , mwndohet sa lek bëjnë! Tani kjo përben veprim kriminal te Petrelës i cili për vite të tera eshte paguar nga Sp Amerikan dhe nuk ka ngrutur zerin duke qënë bashkëpuntor në vrasjen e njerëzve tl varfër! Prokuroria duhet te hape dosjwn për Petrelën , Ogerta Manastirlin dhe drejtoreshen e QSUT Albana Ficon!! Dhe na e postoni komentit se këto që kam i kam te studiura

                                                Përgjigjjuni
                                                1. r
                                                  ronny

                                                  Arkimed ose je ne gjume per me shume cerek shekulli ose te ka lene pasoja te renda Covidi, se ska shans te kuptohet se cfare thua, se ke bere nje lemsh kontradiktor, qe as Arkimedi i vertete po te ishte gjalle nuk do ta zgjidhte dot. Po futja edhe nje gjumi tjeter se na cave bythen me pallavra qe as nuk kane kuptim as nuk jane aspak te verteta.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. a
                                                    altin

                                                    po ik o karlo mos fol brockulla ,ti je i kapur komplet nga pushteti me koncesione e ku di une ,njerez si ju e bejne korupsionin bashke me politiken ,edhe ju jeni fajtore ...mos na bej moralistin kot me kot

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje