Rikthimi i tangos treshe (pa llogaritur SPAK-un)

31 Korrik 2023, 09:22Blog TEMA
Rikthimi i tangos treshe (pa llogaritur SPAK-un)

Nga Skënder Minxhozi

Shprehja e vjetër thotë se që të kërcesh tango duhen dy veta. Përkufizimi i shkon sallave të dansit, por në jetën politike të Shqipërisë ka kohë që tangoja partiake luhet treshe. Të paktën që nga janari i vitit 2022, kur demokratët vendosën ta ndajnë me tym e flakë godinën e partisë, stemën e vulën e saj. Nëse e para, ndërtesa, u mor me dhunë nga Berisha, dy të tjerat, stema e vula, do t’i mbeten kryetarit të ri dhe të vjetër Lulzim Basha.

Rizgjedhja e Bashës në krye të PD zyrtare shënon një zhvillim të pritshëm, që daton kohë më parë se vërdallosjet e Lulit nëpër Shqipëri me bluzat e gjelbëra të Zelenskit, për të predikuar koncepte të vjetra, ide të konsumuara e të shkelura me këmbë prej vetë atij kur ishte shef partie, e që sot tërheqin vëmendjen e pakkujt që sheh lajmet nga kolltuku i shtëpisë.

Në funksion të lojës së forcës brenda opozitës, sot ka pak njerëz që do të vinin bast dy mijë lekë të vjetra, që Basha i rizgjedhur do të përmbyste dot raportin 500 mijë me më pak se 40 mijë që u vendos mes Rithemelimit (plus Partinë e Lirisë) në njërën anë dhe PD zyrtare në anën tjetër. Përqindjet e PD së Alibeajt në 14 maj kanë pasur brenda edhe shijen e keqe që ka lënë tek e djathta humbësi serial Lulzim Basha.

Megjithatë Luli e rimori zyrën dhe do të përpiqet ta mbajë ashtu siç di. Domethënë duke vegjetuar më së shumti, e duke u përpjekur të gjejë ndonjë të çarë mes gjigandit hijerëndë Rama të lodhur nga pushteti, e dyshes së përjetshme plot rrudha e halle personale Berisha-Meta. Kjo tango e habitshme trepalëshe do të ushqejë këtej e tutje fabulën politike të vendit. Me sytë nga dera e SPAK!

Lulzim Basha nuk ka ikur realisht asnjëherë nga posti i kryetarit të partisë. Kur ka lënë me një deklaratë televizive PD, në mesin e sherrit me Berishën, ai ka qenë de facto sërish shefi i partisë pasi dorëheqja nuk ishte depozituar në gjykatë.

Ashtu si largimi, edhe rizgjedhja e para pak orëve ka qenë formale. Në garë me një kundërshtar krejt të panjohur, ai krijoi një korsi të shpejtë afrimi drejt zyrës së kryetarit të PD zyrtare, por në ndryshim nga momenti i vetëpezullimit, po e gjen PD me 37 mijë votues (në zgjedhjet e 14 majit), në vend të 622 mijë votave që Partia Demokratike mori dy vjet më parë, në zgjedhjet parlamentare. Përtej faktit që ai mund të mburret nga mëngjesi në darkë me stemën dhe vulën zyrtare të partisë më të madhe të të djathtës shqiptare, pesha e tij reale sot në politikë është ajo e shifrës së parë, jo e të dytës.

Por Basha ka provuar edhe në të shkuarën se di ta përtypë me qetësi qenien i dyti, madje dhe i treti. Njëra ndër kritikat më të forta dhe të drejta që i janë adresuar, është ajo e të qenit një numër dy i përjetshëm, jo një luftëtar ambicioz për vendin e parë në garë.

Megjithatë, për Bashën, ashtu si për Ramën, Berishën apo Metën, shtatori i këtij viti ka një pamje më të mistershme sesa sezonet e tjera vjeshtore të politikës. Në fushë ka hyrë me të drejta të plota SPAK, elefanti i vërtetë në mes të dhomës. Dhe Luli, ashtu si të tjerët, duhet të mësohen me këtë aktor të ri dhe të paparashikueshëm.

Të qenët në opozitë nuk është ndonjë garanci kushedi se çfarë, sepse edhe ai, si një politikan tashmë tre herë ministër, kryetar bashkie i Tiranës dhe shef i opozitës për tetë vjet, ka “skeletet” e tij në dollap.

Lulzim Basha gjen një zyrë të ndryshuar të kryetarit të PD zyrtare. Shumë më modeste, larg godinës së SHQUP-it dhe që përballet sot me shumë të panjohura.

Megjithatë më mirë në rreshtin e parë të politikës sesa varavingo mes Shqipërisë, Holandës apo ndonjë destinacioni të mërzitshëm pushimesh. Nuk e ka moshën për pension. Por as ambicjen për kryeministër. Tamam një figurë plotësuese, nga ato që i duhen tani Ramës dhe Berishës.

11 Komente

  1. G
    Gjeli

    Basha nuk ka qenq asnjehere kryetar i PD, as minister as kryebashkiak te gjitha keto funksione i kryente sale gerdalla

    Përgjigjjuni
    1. L
      L.Xh

      Në lidhje me shkrimin e mësipërm, kjo puna e Luli Bashës (Sipas Juri Kim-it), më kujton rekuizitën private te uniformave ushtarake, që ka Artan Lame në shtëpi. Luli, ndaç uniformë kapteri, ndaç koloneli apo ndaç gjenerali, po ai Lul (ushkur) ngelet, një njeri pa formë, pa ide, pa bosht, pa shtyllë kurrizore, është si domatja e cila, që të bëjë përpjetë, do një hù në bythë

      Përgjigjjuni
    2. S
      Saranda

      Hartim gjimnazi.... Gjithmone... dhe me sa duket nuk mundesh me sh se kaq.

      Përgjigjjuni
      1. E
        E vërteta

        Që kur thotë raporti 500 mijë me 40 mijë është një burrë lavir, legen. E vërteta e pastër e shkruar në KQZ është se BF mori 246.000 vota dhe PD mori 103.000. Këta lavirë të paguar nga shkelzeni numërojnë votat e kandidatëve kur dihet se PD nuk doli me kamdidatë në të gjithë shqipërinë. Të gjithë këta që anojnë nga saliu janë lavirë dhe zagarë, përfshirë këtë autorin.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Labi

        Vetingu ne politike dhe listat e hapura nuk jane ide te dala jasht mode Minxhoz. Perkundrazi jane gjera qe duheshin bere prej kohesh se prandaj jemi ketu ku jemi. Po fakti qe po i ben pak fresk Berishes tregon se rifutja e Bashes ne loje dhe me shume e atyre qe po e mbeshtetin, ka prishur gjumin sa djathtas po aq dhe majtas. Te rrojme se shume do degjojme,biro.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asdfg

          Nuk po thote qe jane ide dale mode, por ide qe Basha as ka ndermend t’i vere ne jete, se duhet 1) te filloje nga vetja me vettingun, dhe vete ka shpetuar dy here me procedure; 2) nuk ka kellqe Basha te mbaje nje parti me lista te hapura, atij dhe me listat e bera vete iu degradua ne 40 mije vete. Gazetari po thote, qe ato çfare deklaron ky njeri lart e poshte janë pike se pari te parealizueshme prej tij. Plus dihet shume mire qe, qe te behen listat e hapura duhet ndryshuar kodi zgjedhor dhe Kushtetuta, Lulushi s’ka aq fuqi t’a beje kete kurre, se duhet dhe pala tjeter. Ndaj keto ide te dala nga goja e lulushit jane thjesht demagogji, qe as ai nuk i beson (se mos beson ne ndonje gje ai, perveç parase?!)

          Përgjigjjuni
          1. L
            Labi

            Je ne terren paragjykimi i nderuar. Ceshtja shtrohet kane apo nuk kane vlere tezat e Bashes. Ai po i artikulon kur te tjeret heshtin. Per Bashen eshte beteje jete a vdekje ne politike. Edhe mundet te humbase por qe i beson ato qe thote, kjo nuk ka pik dyshimi. Prandaj mbeshtes idene e tij dhe shpresoj te realizohet

            Përgjigjjuni
        2. A
          AY

          O zot! Sa i ndyre eshte ky njeri. Bythelepires e servil.

          Përgjigjjuni
          1. k
            katarakti

            E lexova tangent këtë shkrim pa shumë interes, por vura re se shkrimit të përkryer të Roland Qafokut ia kishin ndaluar komentet. Se i vinte pikat mbi "i" dhe i thoshte zullapit të gjatë: boll e mbushe qeverinë me të paaftë dhe të pandershëm?!

            Përgjigjjuni
            1. D
              Demotakercita

              PD-ja zyrtare ta gezoj deshtakun e perjetshem.Ai s'ka qene dhe nuk mund te behet lider.Opozita Shqiptare eshte e uzurpuar dhe e keqperdorur nga Berisha,Meta(lavjeresi i pa ngopur) dhe gjithe zvaraniket qe u vine pas.Zgjedhja e Bashes do te thelloj percarjen qe do te sjelle sundimin jetegjate te Edi Rames.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fjale me vend

                Eshte nje varietet speci djeges qe cuditerisht ngjan fiks si hunda e Skender Minxhozit.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje