Dita ka qenë e lodhshme, e zhurmshme dhe plot tallaze në rrugët e Tiranës, mbi të gjitha në ekranet e saj. Një protestë e lidhur me një vulë ka vënë edhe një herë në lëvizje më shumë policinë sesa vetë kryeqytetin dhe ka ofruar spektaklin banal të radhës për sytë dhe veshët e qytetarëve të lodhur me politikën. Me verdiktin e trupës gjykuese së Gjykatës së Apelit, stema zyrtare e Partisë Demokratike ka shkuar për:
Varianti 1
…Rithemelimin dhe Sali Berishën. Janë pranuar argumentat për kongresin dhe ndryshimet statutore të bëra nga ky krah, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të dhënë nga një gjyqtar i lidhur me njëmijë fije me Sali Berishën. Tashmë Belind Këlliçi mund të marrë frymë i qetë për kandidaturën për bashkinë e Tiranës (por jo për rezultatin që e pret), Flamur Noka do ketë rast t’i ngrejë edhe më shumë zërin kuadratit të topitur të deputetëve “rebelë” në parlament, kurse partia në të gjitha shkallët e saj do të nisë grupimin, me ose pa dëshirë, rreth Doktorit dhe të ardhmes së tij ngjyrë gri si qielli i ngarkuar i një dite vjeshte.
Partinë e sapovulosur e pret një fushatë elektorale që nuk parathotë asgjë të mirë. Të gjitha sondazhet e japin humbëse në qendrat më të mëdha urbane, Dashamir Shehi megjithë votat e tij historike në Tiranë është rreshtuar krah Astrit Patozit, ndërsa ish-deputetja demokrate Lejla Përnaska bëhet gjithashtu gati të kandidojë në kryeqytet jashtë siglës së ish-partisë së saj. Një garë ikjesh që e bëjnë ngjitjen e Këlliçit drejt zyrës së Lali Erit më të vështirë se një ekspeditë në Everest pa bombula oksigjeni.
Si të mos mjaftojë kjo, edhe Agron Duka me partinë e tij agrare tërhiqet nga aleanca me Berishën për këshillat bashkiake, duke hequr një tjetër tullë nga muri opozitar. Një mur i cili tashmë, me ndarjen “me gjyq” mes Berishës dhe Bashës, duket më shumë si një grumbull tullash të përdorura, sesa si një front kërcënues për qeverisjen e Ramës.
Varianti 2
…Vula dhe stema e Partisë Demokratike mbeten në dorën e atij që në vitin e fundit ka refuzuar të bëjë politikanin, Lulzim Bashës! Edhe një herë më tepër gjatë karrierës së tij Luli ka marrë diçka në formë dhurate, pa bërë asgjë dhe pa merituar asgjë. Me stemën e partisë në dorë, atij nuk do t’i duhet të ngrejë edhe një herë dyert e blinduara në seli, për faktin e thjeshtë sepse nuk ka më një të tillë. Rithemelimi ka pushtuar gjithçka, Doktori ka vënë në derën e selisë tabelën “Tokë e xanun” dhe kryetarit formal Basha do t’i duhet më së pari të gjejë një zyrë për veten.
Por kalendari elektoral imponon para zyrës dhe selisë, diçka tjetër më urgjente. Duhen lista të plota kandidatësh dhe anëtarësh këshillash për 61 bashki në të gjithë vendin dhe mbi të gjitha duhen shpejt, pa humbur asnjë minutë më tepër. Brenda tre ditëve pas gjyqit të vulës, Ilirian Celibashi e mbyll përfundimisht derën e KQZ për garuesit e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Pasi ka marrë ca para nga buxheti shtetëror i zgjedheve, Luli ka nevojë për një kandidat për Tiranën më së pari, pasi Belind Këlliçi vështirë të kalojë ylberin e të bashkohet me të, pasi bëri kauzë të përbashkët me Doktorin.
Me stemën në xhep, Bashës, Alibeajt e të tjerëve do t’u duhet të përballen me nje fushatë ku më shumë sesa me qeverinë, do të kacafyten nëpër takime elektorale nëpër qytete e fshatra me njerëzit e Rithemelimit, tej mase të acaruar për vendimin e Gjykatës së Apelit. Një parti me simbole të konfirmuara por me një zjarr të madh në oborrin e selisë, ja çfarë do të jetë partia Demokratike e të rikthyerit Basha.
Të dyja këto versione kanë shanse të mëdha të nisin të zbatohen në mënyrë të përafërt në darkën e 3 marsit, pas rreth dy javësh. E sigurt është se ajo që do të dalë nga dera e Apelit atë ditë do të jetë një parti thellësisht e përçarë, krejtësisht e papërgatitur për një palë zgjedhje në horizont. Për më tepër, dy kalorësit që sherrosen për vulën janë që të dy pjesë e problemit e jo e zgjidhjes për Partinë Demokratike. Nga një anë Berisha, i cili në një vit e gjysëm nuk mundi t’i bashkojë demokratët siç premtoi, nga ana tjetër një humbës i certifikuar dhe përsëritës si Lulzim Basha, i cili nuk ka çfarë t’i ofrojë më partisë që drejtoi për tetë vite nga humbja në humbje.
I parë kështu, 3 marsi i ardhshëm është vetëm një datë burokratike në kalendarin e një krize që s’mund të zgjidhet në gjyqe, por me përmbysjen totale të elitës politike që drejton sot PD në të gjitha katet, fraksionet dhe poret e saj. Me Berishën dhe Bashën demokratët shohin në të dyja rastet drejt të së shkuarës dhe drejt mpakjes. Ata që në 3 mars do të bërtasin “Fitore” e dinë qysh tani se janë duke fituar brenda oborrit të partisë, jo brenda sinoreve të Shqipërisë. E kjo e thotë açik thelbin e kotësisë së një procesi për stemën dhe vulën.
po prit a derezi te vije data 3 e ulu shkruaj....., je bere si i jati i Delijorgjit qe punonte per ditet e vitet e ardhshme
Siç është katandisur PD-ja e sotme, mu kujtua një recital në femijërinë tonë të herëshme, kur fillonte e binte shì, në behar, dhe; Shi, shi, Babali, Vajti plaka Në mulli, Mulli s’gjeti, Gjeti kaposh deti, Kaposh deti ngordhi, Plaka pordhi…. Kështu edhe kjo PD-ja e sotme, midis Sali Beut dhe AliBashës, njëri ngordhi e tjetri pordhi
Minxhozi është bir komunisti! Këta kishin menduar se " demokracia" do zgjaste vetëm ca vjet dhe pastaj do riktheheshin këta me privilegjet e prindërve,duke bërë sikur loja demokratike vazhdon dhe vendi po përparon.Mbase ky ka qenë edhe skenari fillestar... Po ja që del një gomar,si Saliu që u prishi planet! Ec e merru me të tani Paguam gjithë dynjanë t'a hiqnim qafë dhe ai zdërr. Prandaj nuk i zë gjumi....
O BIBILUSH, O BILE, O RRUSH,…po Sali Berishë kafshëngrati, që sefte ka bërë seks me dhinë, a nuk ishte komunist i thekur ? Bile, bile, o bibilushkë, ishte edhe sekretar organizate bazë të PPSH- së për gjithë spitalet dhe fakultetin e mjekesisë Tiranë. Nashti pirdhu e mos ha mut më.
Shkruaj emrin nëse ke bythë! Legen
Minxh. Zgjedhjet lokale më duket se janë më 14 maj, jo më 17.
O ristan o injorant! Flitet me 3 Mars ne darke pas vendimit te gjykates se Apelit! Provinciale dhe gjysem analfabete komentojne dhe cfare thone! Te vjen turp qe je Shqiptar bashke me Saliun dhe Liken qe jane akoma ne shekullin e 20te!
O Risto, lexoje mirë o vëllaçko, është e shkruar me 14 maj o byrazer. Me cilin sy e lexove, me atë me xham, apo atë pa xham ?
Te krijohet ideja se Minxhozi ferkon duart per kete situate absurde qe ndodhet Pd. Vertet Pd nuk eshte demokratike, sigurisht as rithemelimi, as pjesa tjeter. Per fat te keq te Shqiprise aspak fare nuk eshte demokratike as Ps, qe do te thote as qeverisja e saj. Pikerisht pse Ps nuk eshte e tille, mendja te shkon se per shtyrjen e kesaj date te zgjidhjes se vules tre dite apara afatit te dorezimit te emrave kokurues, ka ndihmuar Ps. Por do ishte e udhes qe Minxhozit mos t'i vinte mire per kete situate, vecanerisht per qeverisjen qe kemi. Do ishte te pakten e ndershme qe te dy te keqijat Pd dhe Ps, te konkuronin ne menyre te barabarte, kjo vetem per rregullat e lojes, se per Shqiperine as njera as tjetra nuk do t'ja dije. Dhe sigurisht kontributi i gazetareve intelektuale ne radhe te pare duhet te kishin shqetesim fatet e shqiptareve, jo fatin se cila e keqe do vazhdoje te qeverise, apo cila e keqe do mundte te keqen qe qeveris. Dhe per sa kohe intelektualet nuk do i shqetesoje kjo gjendje, ne shqiptaret keq e me keq do jemi.
Bravo z. Minxhozi! Ka plot si puna e atij Bilushit që shkruajnë marrëzira.
Qen bir qeni do të mbetesh o shoku Skënder Minxhozi!? Asnjehere nuk te kam lexuar deri ne fund se me dukesh si pleh dhe lepires. Te fala sateme!
Ja ngrive buzeqeshjen ne fytyre Florianes o Minxhoz se eshte ngrefur shume te zere nje post kur Belindi te hyje ne menyre imagjinare ne zyren e kryetarit, psh nenkryetare e bashkise nuk do ishte keq. Problemi eshte se kush do te kujdesesh me pas per floket e perbindeshit te vucidolit si dhe kush do tu dhuronte nga nje buzeqeshje cdo dite ne konferencat e panumerta ne Shqup te pranishmeve te lodhur me perrallat e perbindeshit cdo dite .
Nje shkrimbrilant. Urime.
Nje korrigjim: si luli si berisha jane te dy humbes perserites, jo vetem luli. Berisha nuk ka fituar asnjehere perveç ne 1992. Te tjerat ose i ka grabitur ose ka bere koalicion me 100 parti te tjera dhe prap ka dale barazim me PS. Te gjithe kunder njerit dhe nuk e mundin dot. Keta bandite i qepen vetem kryetarit te PS se kane frike te pranojne qe eshte PS qe nuk mundin dot dhe jo kryetari. Ps i shkermoqi keta pa kryetar fare se e kishte futur ne burg Nanon ky bandit. Sa me shume e godasin ramen keta me shpifje aq me shume e forcojne PS dhe aq me shume e largojne elektoraton gri.
Per variantin e dyte z.Minxhozi lidhur me Lulezimen do te shtoja se ,ai kanje kariere te shkelqyer persa i perket sherbimeve sekrete!E ka nisur duke u punesuar ne KFOR-si perkthyes pa ditur gjuhe te huaj,pasketaj nen sherbim u terhoq per ta pergatitur si zevendesues i Sali Berishes edhe ky nen kariere te shkelqyer spiunazhi,por nuk shkelqeu duke e ngateruar edhe me politiken qe nuk e njeh fare.E filloi kete kariere me xhonglerin qe klishte lindur ne nje aeroplan mbajtese,duke e nxjerre fitues ne zgjedhjet per kryetar bashkie ne kryeqytet duke i rinumeruar votat e pavlmefshme dhe duke futur te tjera brenda deri sa e nxorri fitues nen marveshjen me Edi Ramen duke i premtuar kryeministrin!As kete detyre nuk e beri dot,pas ketaj Berisha i dha partine ku perveç çelsave ka merite se e beri PD-ne çorap si te vetmen pune qe di te beje e si gjithnje me mangesi te medha ne fondet e saj !Sot ndihmohet si nje shtylle qe i duhet interesave te perandorise per te ridhene çelsat e PD-se ,por qe fatkeqesisht ai nuk eshte per kesisoj punesh.Nje sugjerim per "miqt me gishtin ne bythe" ua rekomandoj qe Lul Basha eshte i denje ose te jete nen drejtimin e SHISH-it ose te zevendesoje "Qytetarin Digjital" V.A,prane selise se NATO-s,pune qe di dhe e kryen me devotshmeri. Se harova,miqt mund ta perdorin edhe ne vend te McGonigal,se eshte afdap per rryshfete.
Kur mos jete Berisha me cfate do ushqehet ky? Po fol o njeri nje here per cmimet, transportin ibret...thuaj we jemi I vetmi vend ne bote pa tren...fol per cilesine e naftes etj etj....
Varianti 3: nuk do te marrin pjese ne zgjedhje dhe do vazhdojne te çirren se po u vjen monizmi (siç po ankohen tipat si 'jorgo' e 'bilushi')...kesaj i thone hajduti bertet kapeni hajdutin. Vete i shkaktojne e vete i pesojne.
Kanë bërë gati versionin " Na vodhën" votat ! Protestë një javore e tipit "Arbnori" , protestë duke djegur kazanët e plehrave të bashkisë, me ndihmën e PL.
Artikull perfekt. Kjo është situata e brëndëshme e partisë demokratike. Një parti e mbushur me gomarë, hajvanë dhe njerëz që shpifin dhe gënjejnë ballë për ballë publikun nga televizionet e tyre brënda kanë dhe kriminelë. Shkurt një parti terroriste. Ku nuk gjen një njeri normal në të. Atë që kanë gatuar në këto 30 vjet atë po korrin. Organizatë terrorriste me në krye plakun e rrjedhur nga trutë salë ram berisha.
Le të diskutojmë pak mbi rrëzimin e shtatores legjendarit Enver Hoxha nga falangat e imperjalizmit e koliboracionizmit bejlerve agallarve analizuar nga këndëvshtrimi i sotëm pas 32 vjetësh ?......pikë së pari a u pyet populli për rrëzimin e shtatores Enver Hoxhës JO ,kjo është katastrofë të madhe të përmbysjes ku çdo gjë shkojë dëm ?........ Populli ose më mirë pjesa më e madhe e popullit shqiptar ,ishin të lidhura me mish e shpirtë me sistemin socialistë sepse aty kishin edhe gjakun e herojve dhe dëshmorve që dhanë në LANÇL ,dhe përmbysja ka qenë shokuese katastrofë e madhe ,humbje e madhe ,gjithëshka shkoi dëm ,por populli u mashtrua dhe rruga e re e demokracisë sollli shumë gjak e lot padrejtësi ,korrupsion vjedhje ,gjyqëtar e prokuror të njollosur që u vjen era kërmë ,DROGË të Droguar ,ndodhin ,krime përditë ,vrasje për ditë ,populli shqiptar serjozisht sot është i rrezikuar nga heqja dorë te rrugës Enver Hoxhës ,sepse populli në vendin e tokën e tij është kthyre në skllev ,pa akses ne pasuri kombëtare , energjitika shitet për mbushur xhepat e hjdutve ,nafta gazi ,bakri e kromi jan të shitura jashtë vendit .Por duhet ta themi qartë e sakët se sistemi ekonomik i socializmit e zhvilloi shqiprinë përpara sa 1000 vjet sisteme borgjezo kapitaliste fashiste , zogistë dhe 500 vjet të turqisë së bashku dhe 32 vjetërt e demokratoshkërdhatësisë së bashku nuk arrijnë socializmin e Enver HOXHËS ai do të mbetet sistem vlerash në histori kombit.Duke filluar nga përmitivja në modernen ,e gjeti shqiprinë të ndarë me fise të egra në majë të pemës pa shkollë ,pa dinjitet ,më gjaqe ku nga një fshat me 300 shtëpi 200 ishin në hasmëri njëri me tjetrin (sipas një defter turk të kohës!) ,shqiptarët rrinin në frënxhi me hasmin deri sa vdisnin merrnin gjakun dhe spiralja e gjakut nuk mbaronte nga brezi në brez hakmarrje .VETËM ,Enver Hoxha i pajtoi hasmit zhduku vllavrasjen , hasmërinë ,shtoi popullësin .spese vetë shteti i ndëshkonte kanunin .Socializmi e bashkoi kombin veri -jug ,arrtiti transformime gjigante për pesë dekada sa pesë shekuj zhvillim në të gjitha fushat .Rrëzimi i shtatores Enverit ,dhe heqja dorë nga socializmi ,shqipërisë dhe popullit shqiptar ju bë një ATENTET e dëmë i madhë katastrofë zhdukje .Shkurt e qartë Populli ka vra veten nga çdo anë ta analizoshë , opinjonet e konsideratat subjektive të njerzve që janë kundër Enver Hoxhës .por edhe të ca analistve bythë lëpirsa ose politikan me fytyrë kameloni, që shajnë Enver Hoxhën , për mbushur xhepat e pistë personal.Shikoni parlamentin e 32 vjetve që është kthyer në arenë gladiatorësh hajdi-kap hajdutin dhe perversi -perversin ,sulme regresive plot anti vlera morale njerzore kombëtare !....Pranda ,çou ore Enver djali nga gjumi rëndë ta bëjmë këtë vend dinjitoz,të pa varur ,sovran dhe për popullin ,përpara se ta zhdukin nga faqja e dheut falengat e imperjalizmi dhe falangat e brendëshme regresive.
Mos u bej dhe Ti delengji si Bushati me shoke. Mos ki merak per variantin 2 se jane mare masat, kandidaten jane perzgjedhur dhe shumica e tyre qe do te konkurojne ne bahkite kryesore j, me ndihmen e ambasades Amerikane, jane perzgjedhur nga diaspora, Ata, jane intelektuale te shquar qe kane eksperience pune si lidera dhe qe mbeshteten nga kompanite e fuqishme ku Ata pp punojne aktualisht tani dhe k’to kompani duke pasur te sigurte se investimet qe do te bejne ne Shqiperi nuk do ti shkojne dem,sepse keto investime do te mbrohem nga liderat e rijne politikane qe i kane pergatitur vete , keta Lidera qe do te perfaqesojne te djathten e rilindur shqiptare tani iper tani do konkurojne per Bashkite, por synimi i tyre eshte qe ne zgjedhjet parlamentare te sjellin ne pushtet nje PD te re qe do te perfaqesoje me te drejte te djathten Shqiptare,sepse kjo PD qe ka ekzistuar deri me sot ka qene jo Parti por nje organizate kriminale dhe hajdute fisnore.