Edi Rama mes Sali Berishës e Fatos Nanos

4 Nëntor 2023, 09:14Blog TEMA
Edi Rama mes Sali Berishës e Fatos Nanos

Nga Martin Leka

Po e themi që krye të herës. Në një situatë normale dhe demokratike, të gjithë duhej të merreshim me qeverinë. Si qeveriset dhe si punohet për zhvillimin dhe reformat në të gjithë piramidën qeverisëse. Nga kulmi i saj që është kryeministri, gjer në bazën e saj.

Edi Rama dhe qeverisja e tij ka njëmijë e një gabime. Që nga korrupsioni i përfolur, që nga ecuria e reformave, që nga burimet njerëzore, që nga mungesa e kontrollit, që nga demokracia e brendëshme, etj etj. Të gjitha këto të pritëshme për një pushtetërim të gjatë prej 3 mandatesh e me gjasë, të katërtin po aq të sigurtë sa të tretin.

Ligjësive edhe të demokracive të pushteteve të gjata e pa kufizim, nuk mund t’u shpëtojnë as socialistët dhe as vetë Edi Rama. Rreziku i rrëshqitjes në autokraci të thellë ekziston gjithsesi. Përtej ligjësive për të cilat folëm, është në dorën e vetë Ramës të kuptojë nyjen ku mund të këputet filli i historisë së tij politike: të adhurohet apo urrehet nga populli i vet.

Ka një avantazh të thellë Edi Rama në këtë dilemë dhe eksperiment politik shqiptar. Ka dy shembuj idealë për të kuptuar atë që sapo thamë më lart.

I pari është Fatos Nano. Lideri historik i socialistëve dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve në 2005 edhe nga drejtimi i Partisë. Dhe nuk u kthye më, si pasardhësi i tij kryeministër. Kryetari i Bashkisë së Tiranës së asaj kohe ishte skeptik për këtë. Më kujtohet që paraditen e asaj dite, ndërsa rrinim me Andi Bejtja në “Bar West”, më merr në telefon Edi Rama: -Ore, do ta japë dorëheqjen Fatosi, e ke takuar?, më pyet. -Nuk e kam takuar, por do ta japë, i them në telefon. -Më prit se po vij aty. Erdhi, u ulëm diku në një cep veçmas dhe biseduam. Donte të dinte nëse e kisha takuar dhe të kishte siguri në atë që i thashë. Nuk dua të them tani çfarë më tha Rama nëse Nano jepte dorëheqjen, por nuk u bë ajo që tha.

Pas dy orësh nga takimi me Ramën, Fatosi njoftoi dorëheqjen si kryeministër e kryetar partie. Nuk e kisha takuar Fatos Nanon, që nga dita kur la fushatën, por aq sa folëm në Sarandë gjatë fushatës së tij dhe intuita për sa e njihja, më jepte sigurinë për këtë. Fatos Nano iku pa kthim dhe mbeti lideri historik i partisë duke shtuar admirimin, simpatitë dhe simpatizantët, sa më shumë kohë kalon!

Shembulli i dytë është Sali Berisha. Nëse deri para dy vjetësh rikthimin e tij pas dorëheqjes në 2013 e quanim fantazmë, tani është realitet. Është Sali Berisha jo fantazma. I ikur vetë dhe i ardhur po vetë. Me një ushtri të “sakatuar” rrugëve gjatë udheheqjes së tij dhe me të, i vetëkthyer më shumë për interesin e tij personal se sa të demokratëve, i kthyer në dëshpërim dhe pa ide e vizion të ri, Sali Berisha është shëmbulli më i mirë për të treguar si bëhet keq një punë. Si ky rikthim.

Sali Berisha kishte jo një, po disa raste të mbetej i admirueshëm për shqiptarët. Një rrugë politike me shumë zigzake që duket si një labirinth pa dalje. E blinduar. Miti i Berishës filloi të thyhej me votë. Më pas me një grusht në mes të bulevardit. E më në fund non-grata nga SHBA e Mbretëria e Bashkuar.

Por miti i Berishës filloi të bjerë sapo ai iu afrua pushtetit. Nuk qe në gjendje të ndajë pushtetin nga partia. Për pushtet, sakrifikoi bashkëudhëtarët e një rruge, intelektualët më në zë të fillimit të lëvizjes demokratike si Neritan Ceka, Gramoz Pashko, Teodor Keko, Arben Imami, Preç Zogaj, Shahin Kadare, Arben Demeti, Edmond Trako etj etj. Më tej historia dihet. Desh të bënte një Kushtetutë në interes të ambicieve për çimentimin e pushtetit, por u ndal nga populli i vet. 

Bëri zgjedhjet më atipike e antidemokratike në ’96 dhe nuk pranoi sugjerimin e ndërkombëtarëve për përsëritjen e pjesëshme të tyre. Kjo përplasje në fytyrë rezultoi një bumerang dhe i’u kthye si një shpullë. Më pas ndodhi ’97 dhe ai jo vetëm ra, por u rrënua bashke me ne të gjithë. Një vit më vonë, provoi një grusht shteti malinj, por nuk i eci dhe u spraps. U rikthye falë këmbënguljes së tij dhe një pushteti racional, ku Nano pas humbjes dhe largimit, dukej me shume si një danez, norvegjez, suedez a finlandez se sa një ish-kryeministër shqiptar. 

Iku në 2013 pas humbjes së zgjedhjeve. Dha dorëheqjen nga partia. Qanë simpatizantë, të ndershëm e servilë, bashkëpunëtorë e eunukë. Qau dhe vetë, por ishin si të krokodilit. Vendosi një kryetar partie që ishte figurant. U bë kryetar vetëm një ditë, kur pas shpalljes non-grata, e përjashtoi babën politik nga grupi parlamentar. Dhe baba nuk ja fali. Me hunj e me gurë, e përzuri nga selia dhe i mori simpatizantët, aq sa ka. Sot e kemi kryetar të një partie pa emër de jure.

Sot, në zyrën e PD-Foltores si kryetar, i vendosur me masë sigurimi nga SPAK, shembulli i dytë i Edi Ramës po përjeton një dramë tjetër. I tjetërsuar. Në zyrat e partisë së tij dhe vetëm të tij, Sali Berisha tani merr trajtat konspiracioniste të Albana Vokshit, agresivitetin e Ervin Salianjit, intelektin e Xhelal Mziut, dinakërinë e Gaz Bardhit, harbutllëkun e Bledion Nallbatit. Ai nuk pranon as vërejtje, as kritika, as sugjerime. Kriza parlamentare artificiale është derivat i krizës së Partisë Demokratike, të ndarë në parti e grupime folkloro-foltoriste. Këtë krizë e shkaktoi vetë ai. Sali Berisha.

Kishte kohën e domosdoshme për të qenë i lirë, në gjithë kuptimin e kësaj fjale dhe me gjithë dritëhijet e karrierës së tij politike. E humbi shansin për të qenë një “apostull” ndër mëkatarët e penduar. Tani e shohim çdo ditë nëpër ekrane. Jo si lider. Si avokat me kohë të plotë!

3 Komente

  1. d
    demoni

    Ku e kishte te miren ky kalorsak gjakatar ,ky feudal qe akoma jua ze goja kur kerkush me pak se ju enduiket duhet te kishit heshtur! Nese Fatos Nano la pushtetin pasi siguroi ate qe enderonte (parane e pasurine) i dyti nga pangopesia e tij dhe e familjes vodhi,vrau,dogji duke i lene ketij vendi nje menxyre te pashembullt te historise se saj qindravjeçare!Edi Rama per ju pabuksat qe ne teresin e jetes iu eshte mbushur mendja qe jeni diçka dhe mund edhe te ipni receta edhe sot si te vyeshem per kete jete ,ju jeniçeret e satrapit Sali i vute shkelmin gjithçkaje e nje mesjetari te dale nga shpellat e nendheshme te inteligjences i rahet shpatullat si "prijs legjendar i Juej o hej o hej o hej",duke shkerdhyer Shqiperine e shtypur me çizmet me balte inteligjencen e ketij vendi per perfitime personale.Qe ti besh analize te shkeputur Edi Rames sikur ka drejtiar Ameriken dhe jo ndonje shtet Afrikan me guvernator si Saliu ne vrastar me diplome,eshte njelloj sikur te shikosh endra me sy hapur.Nuk e di se ç'fare merie ke me Edi Ramen por konstatoj qe edhe pse kane kaluar 32 vite ,konstatoj se perseri mbeteni te njejte ne kerkim te nje Berishe tjeter per ta ridjegur,copetuar e ripervehtesuar Shqiperine si "toke te xanun"! Ndaj te kerkosh sot gjynahe te nje njeriu qe padyshim mekati i tij eshte sepse kerkush nga Ju nuk e kishte menduar se mund te futej ne rresht pasi ishit te vetshpallur komandant surprem te tere ne fushat ku drejtonit. Kerkush nuk i permend Edi Rames qe i riktheu qyteterimin vendit,duke i rihapur rrugen civilizimit te shoqerise moderne .Padyshim qe balta,troitoli,zhdukja e gjithçkaje e ndertuar nga thonjte dhe djersa e ketij vendi kane zene vend te thelle ne memorrjen duke ju bere nostalgjike te Berishizmit bajraktar! Teksa lexoj me vemendje sot kete shkrim tendecioz te Tuajin me tela qiftelie,zymtesohem dhe mendoj se!Ja edhe nje arresye se perse ky vend do akoma edhe rreth 30 vite te tjetra qe te behet nje shtet me shtylla demokratike dhe emancipim e civilizim shoqeror!Perfundimish Shqiperia do te behet kur hapat e njerezve qe kalojne nga nje segment ne anen tjeter te rruges te jen te qeta dhe ne vendet perkatese dhe jo galopante si ish udheheqesi Juej shpellar me mentalitet feudal!

    1. R
      Rrnofte LEXHENDA ! Njeriu qe ju solli Lirine..Diel

      koment brilant. respekt

    2. S
      Spahiu

      Mamamamartin Leleleleku ky pazarxhi qe boni namin ne RTSH me shitjen e vendeve te punes dhe aferat me Sandro Frangun bo moral per korrupsion. O mome me jep men me ja shkrdhy robt ketyre tipave si Mamamamartiiin Leleku. SPAK ku je? U more me Toma Gellcin dhe le pas liste ket pis mashtruesin gagac Mamamamartin Leleleleleku. Shenohe ne liste dhe ket.

      Lini një Përgjigje