
-Miku im, nuk e kam llafin vetëm për skenat tragjikomike të ditës së hënë në tempullin e Demokracisë e˙ të Pluralizmit, gjatë seancës parlamentare që u kthye në shesh tollovie e rrugacërie. Ti, na ke thënë se e njeh Doktorin që 40 vite më parë. Atje në metropol, bëj zahmet, përpiqu e mos përto ta takosh sa për t’i thënë këtë lutjen time. Po nuk mundesh , shko në ndonjë Konferencë Shtypi, e ma hiq këtë maraz e merak të vjetër. Sepse ca kacagjelëve deputetë mburravecë, të ngrefosur, bosh e të kapardisur, ua ka hequr kapistrën e frerët. I ka lëshuar si azatë të handakosur nëpër mjediset e Parlamentit. Por mua më shëmbëllejnë ndryshe. Në nahijen tonë, shërbëtorët e bindur e kokëtulë, të verbër e të përkulur tmerrësisht përballë “prijësit”, i thërrsin zagarë. Mjafton t’u lëshosh ndonjë kockë dhe ata heshtin ose ndërsehen me lehje e pa lehje, me hënë e pa hënë, me vend e pa vend. Dhe halli ynë nuk është sepse lënë pa gjumë mëhallën. Kjo do ishte mbase gjysma e të keqes. Ja lutja ime deri në përgjërim: -Aman, Doktor, mos ia shto votat Edi Ramës ! Se njerëzia po vë duart në kokë. Edhe emri i partisë së parë opozitare po fëlliqet cdo javë e më tepër. Hallet e tij personale e familjare nuk ia lehtësojnë hic. Përkundrazi. Ia rëndojnë edhe më shumë ata rondokopë të tredhur a të patredhur. Vetëm beteja në Gjykatë do e nxjerrë në selamet. Atje është sheshmejdani për Drejtësi, dinjitet e ndershmëri…
Lutja e mikut tim nga Konispoli (ish pëdëist i thekur e i zhgënjyer herët), më detyroi të hedh këto shënime. Po të ishte vetëm ky, mbase nuk do ia vlente barra qeranë. Janë shtuar e shtohen përditë me zë e nën zë, pasanikë e të varfër, me tesera e pa tesera, të djathtë e të majtë. Nuk e di nëse nga PD-ja e Rithemelimit është bërë ndonjë testim a sondazh në elektorat, nga Jugu në Veri. Apo parashikimet e “horoskopit” sekret i ka nën mëngë vetëm Doktori ?! Le të presim ndonjë befasi a “surprizë” nga podiumi demode i Foltores… Sepse druri muk ka dalë vetëm nga xheneti, por edhe nga mileti. Edhe lehjet pa doganë përtej cdo kufiri moral e qytetar, me dhëmbë e pa dhëmbë, me zë koke a me zë gryke, me mikrofon e pa mikrofon, nuk janë si ato të zagarëve që nuk të hanë dot. Dhe dihet, “shkopin” e ka gati elektorati, publiku i mencur e i heshtur dhe restokthyer përpara kutive të votimit. E ka treguar dhe po e tregon qartë votuesi në qytete e fshatra. Personalisht, besoj shumë te vullneti i zgjedhësve. Ky është zigji që të lë pa fjalë e pa halë kolltuku e pushteti. Ashtu sic u votua 100 përqind Reforma në Drejtësi!
Një shembull që flet shumë sot dhe nesër. Jo rastësisht, SPAK-u po sfidon e po ngrihet më lart se cdo forcë politike e institucion shtetëror e privat, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndihma e drejtpërdrejtë dhe vlerësimet pozitive të europerëndimorëve, nuk u japin krahë vetëm prokurorëve, hetuesve e gjyqtarëve, por edhe vetë qytetarëve të thjeshtë taksapagues. Hetimi dhe prekja e të “paprekshmëve” në emër të Ligjit, nuk është hap i vogël dhe as fishekzjarr euforie. Populli pret shumë ! Popull që duron edhe fukarallëkun, por hajdutërinë e maskarallëkun galopant mbi djersën e tij të kulluar, nuk e duron kurrë. Qofshin ministra, kryeministra, zyrtarë të lartë e të ulët, pinjollë me njollë të zezë, blu a rozë. Në fund të fundit, “qen i bardhë, qen i zi, qen murrash, qen balash, qen është…”, do thoshnin me të drejtë pleqtë e mencur e hokatarë të vendlindjes sime. Duam a s’duam, karvani ecën përpara ! Iku koha me “skenarë” e projekte marrëzie nëpër xhepa, sepete e sirtarë. Aq më tepër kur janë “pa pikë kauze e morali”(kështu i quajti mbrëmë ish deputetja Përnaska). Shqiptarët e vërtetë nuk e kanë kujtesën aq të shkurtër, që nga burgosja e vetme politike e Fatos Nanos. Ose sikur të kujtosh vetëm varrezat e ’97-ës zezonë me mbi 3 mijë të vrarë; flakët e Gërdecit që poqën e dogjën të gjallë 26 vetë; 21 janarin e 4 protestuesve fatkeqë që dhanë shpirt në trotuaret poshte selisë së Kryeministrisë nga plumbat e Gardës së Republikës etj. gjëma të thëna e të pathëna, mjaftojnë për një hetim të plotë e gjykim shembullor.
“Aksioni opozitar” që trumbetohet me gojë, me shkrim e me megafonë, nëse shpërthen sadopak për zbardhjen e atyre gjëmave, jemi të gatshëm unë dhe miqtë e mi të dalim në ballë e pa asnjë pishmanllëk !
-“Ka shumë skenarë. Nuk mund t’i them, se kjo është betejë nga një grup deputetësh për herë të parë në histori”.
Kaq tha Doktori në pasmesditën e së martës. Po kaq budalla e kujtojnë njerëzinë ?!
Halle-halle kjo dynja. Ndoshta nuk ngjajnë me njëri-tjetrin. Mbi 3 dekada më parë, në ballinën e gazetës “Bashkimi” është botuar një shkrim me firmën time, pas deklaratës së Doktorit President se nuk do të lëvizte nga apartamenti jo dosido i kohës së Enverit në Brrakë. Sinqerisht, atëhere e vlerësova pozitivisht, pa asnjë paragjykim cinik a cyryk.(Madje kujtoj edhe një thënie të tij pak më vonë në Parlament: ”-Kush ngre një pallat bëhet i pasur”! Po me 19 kulla në mes të Tiranës, c’farë bëhesh vallë ?!...). Mirëpo, rrodhën shumë ujëra. Po sot ? Pasuritë tepër marramendëse që kanë dhënë e po japin mediat dhe institucionet serioze për fëmijët, dhëndrrin, bashkëpunëtorët besnikë e jo besnikë, mbështetësit militantë e të panginjur etj., na e bëjnë mendjen ujem. Ka vërshuar zhgënjimi i pafund. Njerëzit e thjeshtë e të ndershëm pyesin drejtpërdrejt : Ky tabor me milionerë e miliarderë(acik të dyshimtë e abuzues) a do të kapnin këto maja majmërie e kusarie, po të mos ishte Berisha president e kryeministër ?! Më thoni, kush mund t’ua mbushë mendjen ndryshe. Apo grupi i deputetëve me cakenj të vjetër e të rinj, që do bëjnë hatara “për herë të parë në histori” ! Kur shikojmë ende edhe ndonjë “zagar plak” të fshehur pas favoreve e privilegjeve të pamerituara, dhe që sulen të cartur nëpër mjediset e Parlamentit, kujtojmë një fabul ezopiane. Dhe vëmë buzën në gas :
-“Një zagar plak i kishte shërbyer me devotshmëri të zotit për një kohë të gjatë, por, me kalimin e viteve, fuqitë e kishin lënë pak nga pak dhe ankesat për shëndetin sa vinin e shtoheshin. Një ditë, kur ndodhej për gjah me të zotin, u doli përpara një derr i egër. Zagari u sul me vrull dhe e kapi nga veshi, mirëpo iu shkulën dhëmbët dhe derri ia mbathi. I zoti vrapoi drejt zagarit e nisi ta shante e ta gjuante paq me shkop, por e mbajti dorën kur zagari i shkretë e pa në sy dhe i tha :- Kurseja jetën shërbëtorit tënd të vjetër, zotëri i dashur ! Ti e di mjaft mirë që nuk më mungoi as kurajoja as dëshira, por më lanë në mes të udhës forca dhe dhëmbët, të cilat i kam humbur duke të shërbyer ty”…
Ndërkohë miku im i djathtë qeshte me gjithë shpirt. Por edhe mërmërinte me gjongul lutjen pa kurrfarë qesëndie: -Aman, Doktor, mos ia shto votat Edi Ramës! Të vërtetat tronditëse nuk kanë nevojë për kallauz. E as për zhurmë politike e mediatike. Kanë nevojë për veprim e vendim juridik, larg sokëllimave e përtej “shkërdhatokracisë” së tranzicionit shqiptar.
Shume bukur shkruan Aman doktor mos ia shto Votat Edi Rames
Te paska bere pershtypje vetelavderimi i ketij kokeloqes. BRAVO Kristo qeni....
Doli Zhaku kokeloqe/ Qe ha mut neper portale/ Nderroi emrin kete here/ Po prape njhet era hale/ Here me Zhak e here me Zak/ Me Fatjon e me Bazhul/ Njejta dore eshte gjithmone/ Ky Thanasi prape ua ngul/ Pas kesaj do dalin prape/ Dhe me ca nicke te tjera/ Po ju hic mos u ngaterroni/ Do ti njihni prape nga era.
O Thanas na plasi kari qe je KRISTO e di dhe gomari?!
Ti gomarin e njeh mire/ Se mamane ta ka qire/ O Baxhul, Zhaku, Zaku/ Ta ka qire dhe Kristo plaku/ Ndaj dhe bytha nuk te rri/ Se s'rri kurva pa u qi
Mos u fshi o Kristo Mertiri pas Thanasit dhe shkruan me nje gjuhe te ndyre duke share komentuesit te cilet duket se nuk.pelqejne stilin tend te shkrimeve bajate. Kurre nuk do e kexoj me gazeten TemA persa te boton ty paçavure te tilla!
Po si nuk ke turrp mo halabak qe flet me kete gjuhe dhe kur tani qe pret te shkosh ne boten tjeter si pis burre...?
Si zakonisht i sakt e i vertete...
Gjej nje emer tjeter se je bere bajat me kete Mertir qenefin?
Pena Top tu befte...
Gjej ndonje emer tjeter se u bere bajat o KRISTO MERTIRI, o zagar se le nam?
jo gjate por teper gjate per nje fjali, ndonese te sakte..
Pse nuk i botoni komentet per kete lopçarin?
Si ka mundesi ky Kristo hiqet si gazetar dhe tani qe pret te vdese nuk di akoma te shkruaje? Nuk po pues per standardin poe ky shkruan me keq se nje me shkolle te mesme....
Bo, bo, bo, pèr cilèn "gjuhè" e ka fjalèn kjo "mèsuesja", pèr llapèn e Veri llapès nè Tiranè apo pèr atè qè llapos "progonanè" ?
Kristo Mertiri qe fashihesh pas Goni po te them qe je nje pis burrė, ne fakt nje plak qe nuk i duhesh njeriut ndaj mos me trego llapen mua se ky Ver LLAPA do kete qene burre i mire por ti je nje vemje dhe spiun!