Kur edhe Argita Berisha gënjen, dhe në studio televizive nuk bëhen pyetje

31 Tetor 2023, 17:14Blog TEMA
Kur edhe Argita Berisha gënjen, dhe në studio televizive nuk

Nga Carlo Bollino

Dalja televizive e Argita Berishës në mbrojtje të bashkëshortit dhe të babait, të akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash në procesin e privatizimit të Klubit Partizani, mund të ishte një rast i çmuar për të dëgjuar një debat publik që i përballte akuzave të SPAK-ut, linjën mbrojtëse të familjes Berisha. Për fat të keq, as moderatorja, as dy panelistët të pranishëm në studio, nuk patën as vullnetin, as kurajon dhe as njohuritë e duhura të dosjes për të kundërshtuar fjalët e Argitës. Në vend të një ballafaqim të dobishëm për opinionin publik për të kuptuar, rezultati ishte gati një monolog në të cilin juristja-bashkëshortja-vajza Argita Berisha tha atë që donte të thonte pa u përgënjeshtruar nga askush në studio dhe aq më pak të vihej përballë fakteve.

Pyetjet që nuk iu bënë janë të shumta dhe po aq shumë do të kishin qenë edhe përgjigjet e saj për t’u kundërshtuar me argumenta të qëndrueshëm. Duke filluar nga më flagrantja: Si ajo, ashtu dhe i ati, këmbëngulin duke thënë se vendimi me të cilin u ndryshua destinacioni i përdorimit (nga sportive në banim) i Klubit Partizani, duke lejuar në këtë mënyrë ndërtimin e 19 kullave, “ishte vetëm faji i Edi Ramës që bëri modifikimin me një vendim të Këshillit të Territorit të Bashkisë”. Por SPAK shton se më pas Sali Berisha në cilësinë e kreut të KKRRTSH-së e konfirmoi atë vendim, duke i dhënë mundësinë Jamarbër Malltezit dhe ish-pronarëve të tjerë të transformonte kompleksin më të madh sportiv të kryeqytetit në një grumbull pallatesh. Mbrëmë Argita këmbënguli mbi pafajësinë e të atit dhe e bëri këtë duke kujtuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese (numri 29 i 2006) që i jepte në formë ekskluzive bashkisë, pushtetin për të vendosur për çështjet urbanistike.

Pra firma e Sali Berishës në atë akt ishte tjesht formale. Në studio askush nuk e kontestoi. Në realitet Argita po gënjente, pasi vendimi i KKRRTSH i firmosur nga Berisha ishte i datës 21 nëntor 2006, ndërkohë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i 21 dhjetorit 2006. Pra një muaj më pas. Si të thuash që në atë moment konfirmimi i vendimit të bashkisë varej vetëm prej kryeministrit. Ai vendim i Gjykatës Kushtetuese vinte si përgjigje pikërisht ndaj një vendimi prapë të KKRRTSH me të cilin Berisha në dhjetor 2005 kishte anuluar një leje ndërtimi të bashkisë së drejtuar nga Edi Rama, duke urdhëruar në këtë mënyrë prishjen e mbikalimit te Zogu i Zi. Pra Berisha, nëse do të donte, dinte se si të anullonte vendimet e Bashkisë.

Argita bëri një shou edhe duke përsëritur një tjetër argument të dashur për babain dhe bashkëshortin e saj. Dmth që procedura e privatizimit të Klubit Partizani u nis që me qeverinë e Fatos Nanos. Dhe këtu lexoi (pa ja treguar telekamerave) titullin e një shkrese të dërguar nga ish-ministri i financave të atëhershme Anastas Angjeli, ish-ministrit të Mbrojtjes Pandeli Majko, të cilit i kërkonte një mendim lidhur me çështjen në fjalë. Por harroi të shtonte (dhe askush në studio nuk e kuitoi) që ajo shkresë mban datën 21 korrik 2005, pra tre javë pasi Partia Socialiste kishte humbur zgjedhjet e 3 korrikut 2005, pra nuk kishte me asnjë kompetencë dhe as mundësi për të bërë asnjë privatizim. Askush në studio as nuk e pyeti se përse Berisha nuk urdhëroi refuzimin e procesit të privatizimit që tani në mënyrë të çuditshme pretendohet se e donin socialistët, në vend që të mobilizonte 5 ministra dhe gjithë Shtetin për ta realizuar sa më shpejt në favor të dhëndrrit.

Kur dikush gënjën një herë, çdo pohim tjetër duhet të shihet me dyshim. Por askush në studio nuk ngriti asnjë kundërshtim kur Argita Berisha zbuloi kontributin që bashkëshorti i saj ka vënë në ndërtimin e 19 kullave. Jo vetëm tha që Jamarbër Malltezi ka marrë pjesë në investim si pronar i 1250 metrave katrorë truall (150 metrave katrorë të trashëguar për të cilat flet SPAK, duhet t’i shtohen edhe 1100 metra katrorë blerë nga pronarët e tjerë), duke u bërë sipas vetë Argitës pronar me siperfaqe kryesore. Nje sqarim ky që edhe mund të quhet nje bumerang, pasi rrezon argumentin kryesor te Berishës, pra qe dhendri ishte vetem nja nga 64 pronar dhe vëtëm me një cope te vogel dhe te paperfillshme te truallit. Tani e degjoime edhe nga bashkëshortja qe dhëndrri ka qene perfituesi kryesor i privatizimit. Por mbi të gjitha, Argita zbulon për herë të parë se në tre vite, “mes 2010 dhe 2012”, duke shitur apartamentet në gropë (pra, para se të ndërtohen) Jamarbër Malltezi ka arkëtuar shifrën e marramendhese prej 11 milionë euro që e ka futur si kontribut të tijin në ndërtim. Problemi që prezantuesja dhe analistët në studio duhej ti kundërshtonin, ishte se ndërtuesi Fatmir Bektashi (edhe ai nën hetim për pastrim parash) thotë të kundërtën dhe ka dëshmuar në SPAK se Jamarbër Malltezi nuk ka dhënë asnjë kontribut në para’ për investimin e kullave. As në 6 llogaritë bankare të Jamarbër Malltezit të sekuestruara nga SPAK, nuk ka asnjë gjurmë të pageses se tille, veç 49 mijë eurove fillestare. Atëherë kush po gënjen, Argita Berisha apo Fatmir Bektashi? Si mund të zhduken 11 milionë euro? Ndoshta Jamarbër i ka paguar në cash dhe tani Bektashi përpiqet t’i fshehë meqë cashi, siç dihet, nuk lë asnjë gjurmë?

Duke marrë parasysh çmimin e shitjes së apartamenteve në gropë (shumë më i ulët në krahasim me apartamentet e mbaruara) 11 milionë euro korrespondojnë me jo më pak se 12.000 metra katrorë apartamente, që me një mesatare 100 m2 njëri, i korrespondojnë 120 apartamenteve të shitura. A është e besueshme që Jamarbër Malltezi i ka shitur gjithë ato banesa pa pasur as edhe një shoqëri? Dhe pa lëne asnjë gjurmë në llogari bankare? Sipas Argita Berishës shitjet janë bërë mes viteve 2010 dhe 2012, duke harruar të shtojë se leja e ndërtimit është firmosur nga Lulzim Basha vetëm në fund të vitit 2013. Në studio askush nuk e ka evidentuar si kontradiktë.  Kjo do të thotë se 120 familje kanë parapaguar me mirëbesim apartamentet për të cilat nuk ishte dhënë as leja e ndërtimit. Është e besueshme? Dhe ku i ka ruajtur Jamarbër Malltezi për tre vite me radhë ato 11 milionë euro në pritje që të fillonin punimet e ndërtimit? Meqë nuk ka asnjë gjurmë në llogaritë bankare, a është e mundur që ato para’ të derdhura si kontribut në të vërtetë të ishin cash që vinte nga korrupsioni i familjes?

Dhe në fund një pyetje përmbyllëse që në studio nuk u dëgjua: Nëse me të vërtetë Jamarbër Malltezi ka kontribuuar në investim me 1250 metra katrorë truall dhe mbi 11 milionë euro, si është e mundur që ka marrë vetëm 5.4 milionë euro dividend? Një shumë që edhe Argita Berisha e përgënjeshtron, duke e konsideruar me sa duket tepër të lartë. Kjo do të thotë që në fund të gjithë kësaj historie, i gjori ambjentalist që e dashuron betonin, në vend që të fitonte, ka humbur edhe para’?

Ne jemi garantistë dhe do të presim me durim që të jetë gjykata ajo që do të thotë të vërtetën. Por nga emisioni i mbrëmshëm kuptohet shumë mirë se përse Sali Berisha i bën bisht pyetjeve të SPAK-ut: pasi (gati gjithmonë) të gënjesh në studio televizive është shumë shumë më e lehtë se përballë gjykatësve.

30 Komente

  1. l
    linda

    Ashtu eshte Carlo,po ate token qe te la babai dhe ta falem dhe ate shkollen qe na prishe e femijet ikin

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moza

      haleja te kludi Partizani kishte aktor kryesor Berishen po pati edhe bashkepunimin e socialisteve, shikoni seancen galate te ndryshimit te ligjit per Sportin ne ate kohe dhe kuptohet e gjithe komedia

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilirjan

        Argita donte te vinte vetulla,me ndihmen e Gridës(dhe panelisteve gjysmake),por i ngatërroi gjerat me keq,e po nxjerr sytë.Jo se Spak kishte nevoje per deklaratat kontradiktore te Argites,sepse i Ka KOPSITURA te gjitha,por ,Argita duhej të ishte keshilluar me nje avokat TE HUAJ , perpara se te bente hapin e nxituar e te dilte publikisht.Ankthi në të cilin jetojne,po i shtyn te gabojnë në cdo hap e levizje, e po fundosen si në rërën e levizshme thithëse.Carlo njeh mirë ceshtjet e fam. berisha, dhe është i pagabueshëm në radhitjen llogjike kronologjike te gjithckaje.

        Përgjigjjuni
      2. F
        Familje non grata minues te demokracise

        Bollino je koka e gazetaris shqiptare por po gabone ndoshta dhe me qellim per te hedhur ne leter nje te vertere . Ardhja ne studio nuk kishte qellim te verteten por mbrojtjen nga e verteta ne studio te Grida deputete PD vajza e ish kryetarit te PD qe ka bere Griden deputete per mos aluduar ndonje financim...... Nje gazetar ( e ) ne kushtet e Grides Fevziut Shkullakut nuk do pranonte pasi ke nje konflikt interesi nje deputete nje militant nje aktivist i PD bene sikur kerkone te nxjeri te verteten jo vetem qe nuk ke interviste por keta behen te pa besueshem dhe alergjik per degjuesin

        Përgjigjjuni
        1. D
          Did

          1200 m2 toke eshte futur si kontrbut , dhe ku kontrbut eshte aset e shoqerise ( nuk merr sip ndertimi), dhe per kete kontrib merr fitim, por ka marre edhe fitim dhe sipefaqe ndertimi shikoni ne hipotek ka marre sipef ndertimi sipas kontrates se shkembimi????

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vlonjati

            Para ca ditësh ishte shkruar që Argita dhe Shkëlzeni janë paguar nga institucioni shtetëror i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe mbrëmë Argita nuk dha asnjë sqarim përse janë paguar këto fëmijët e Berishës pa qenë punonjës të këtij institucioni. Argita gjithmonë ka gënjyer dhe gënjeshtrat i ka në gjak se i ka ngjarë babait të vetë, kriminel.

            Përgjigjjuni
            1. P
              PeDeja e Salehut!

              O po le të gënjej sa të dojë. Shumë shpejt ka për të shkuar në p.... të Sugarbabes dhe familja do t'a ndjek nga mbrapa.

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xoni

                Emisioni I Dumes ne Top Channel ishte vene ne sherbim te familjes Berisha mese dukshem ne mungese te plote te respektit ndaj shikuesit.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Niku

                  Po ke ndertesa me tulla te kuqe e ish ministrise se Mjedisit ne rrugen e Durresit, ne krah te ministrise se Arsimit cfare pune ka Argita qe paguhet si ish pronare ndertese?

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    SALIANJI

                    GRIDA DUMA = NORA E KELMENDIT! = LETYRA E PD = DASHNORE E SALIANJIT = SUPER TMERR!

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Niko

                      Po vetë demaskohen me pseudo argumentet që japin babë e bijé,më vjen mirë.Sa për gazetarët dhe moderatorja në topch.duken si të blerë.Bollino të lumtë! Sebashku më Meron po i demaskoni në mënyrë shembullore këta gjakatarë.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Iilir

                        Ti je idiot.

                        Përgjigjjuni
                      2. b
                        bimi

                        O taljon qe ke 30 vjet ne shqiperi e akoma ske mesuar mire shqip.... Dividenti eshte e ardhura nga shperndarja e fitimit ...pra perfaqeson shperndarjen e fitimit pas tatimit ... zoteria ka terheqe vetem 5.4 milion euro, por fitimin munde ta kete deklaruar edhe 50 milion euro.....

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Ladi

                          Ke shkruar gjithmone qarte, sakte dhe ndershmerisht. Nje sqarim: ke shkruar per ata qe kane sy te shikojne, veshe te degjojne dhe tru qe te kuptojne. Faleminderit z. Bolino.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            D

                            Familja Berisha dihet qe eshte kriminale dhe e korruptuar,kete e ka vulosur perfundimisht Amerika,por ketu eshte problem Top-Channal qe po mer formen dhe permbajtjen e Grida Sumes dhe te Babale Salianit.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tosku

                              Kur flet dhe sahanlepirsi Carlo. Italian qe u pasurua me genjeshtrat e tij. Te sulmosh nje politikan, gjysma e se keqes, por te merresh me femijet e politikanit, tregon urrejtje prej komunisti.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Beni

                                Femijet e Berishes i kane bere zbor shqiptareve z. Tosku ti po u shqetesoke se Bolino fisniku po merret me Argiten. A jeni ne vete! Kjo monster ka bere modifikimin e gjithe Drejtesise, kjo eshte oktapodi i familjes Berisha

                                Përgjigjjuni
                              2. T
                                T

                                Top- Channal duke u mbushur me berishist te tipit Grida Suma eshte kthyer ne Top-Muti!

                                Përgjigjjuni
                                1. H
                                  Heretiku

                                  Keta gazetaret e studiove televizive duhet te behen me profesionale; pothuaj ne te gjitha rastet e intervistave te personazheve te ndryshem ata bejne disa pyetje stereotipe bajate, qe ndoshta i intervistuari ka qene ne dijeni me pare dhe pastaj kemi nje monolog te peshtire te personazhit te rradhes. Edhe nje krimineli dhe hajduti ordiner, po ti japesh mundesi te flase publikisht, ai do te justifikohet per te gjitha krimet e kryera dhe fajtore per to do te jene te tjeret. Keshtu qe nje gazetar te beje gazetarin ashtu si duhet, pyetjet qe do ti beje duhet ndonjehere edhe te improvizohen ne moment, ne varesi te rrjedhes se intervistes.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Analisti komunist

                                    Gati treshja e famshme Mero-Cupi-Bolino. Pushken top enverista.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Lania italjoni

                                      Po ik o legen , ste mjaftojne çka more ktu po han mut prap. Provoje ne vendlindje por te qijn rracen ata. Çao Kari

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sufllaqe con cipole

                                        O Karlo, te dy bandat duan te bejne kulla. Kur vjen puna te ndertimi jane bashke.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. C
                                          Caushi tirons

                                          Carlo edhe ti spak po te pret te japesh xhevap per pronat e shqiptareve qe ke perlar per 1 euro si sherbim per qeverine e ed rames. Oer tek 7 penxheret je dhe ti. Çeshtje kohe besoj. Jan pronat e shqiptareve Carlo jo te ed rames ndaj ke me i kthy sado manovra te kesh bo.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Nik

                                            Po ky Bonino eshte i paster nga korrupsioni?!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. U
                                              UNE

                                              Jam i sigurt, me shume prova, qe familja Berisha ( shkurt Bisha ) , ka vjedhur mbi 200 milion evro. Jam i sigurt, gjithashtu, se kjo shume do t'u vertetohet dhe sekuestrohet nga gjyqi. Prisni dhe shikoni.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. k
                                                korcari

                                                Emisioni i Sumes ishte ose me leke ose te Topi kane merdhif perfundimisht. Ti Carlo po ben nje mision patriotik qe nuk ka gazetar shqiptar qe ja mban ta beje. Une i mirkuptoj se po ju futen Gita pinokja me mediat qe paguan ne te zeze nuk eshte edhe aq e veshtire jeta. Po ty te lumte sepse je njeri i drejte dhe po flet ne emer te gjith shqiptareve. Respekte!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Toni

                                                  bravo Bollano ! Grida edhe me intervisten me Saliun keshtu e beri. Hipokrite , mashtruese me duar ne xhepa ne kostum burrash, pffff

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. t
                                                    tornitorii

                                                    Karlo bollino ,nje hipokrit ,nje megafin ,praktikisht nje hajdut qe flet per disa hajdutevte tjere....nese morali ka ngekur tek karlo atehere kemi marre fund....

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Kur mora ves qe ne (shqiperia) kemi kopjuar kushtetuten italiane thashe se ky vend do jete vendi i mafjes dhe krimit Pore kure shikoi dhe Carlo Bolen qe shkruan e flete per drejtesi mu kujtu ajo kurva qe fliste per moralitet

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. G
                                                        Gallata

                                                        O TOPI! Po ce doni Griden! Po ju ul dinjitetin dhe shikueshmerine! Ju i keni dhene asaj emision per halle personale! sepse jeta po i shkonte per lesh tek PD! " Kolegu" Berisha, ustai e di vete se si e bene punen edhe sikur anetar i thjeshte i PD Lulit te jete! Nuk harron kollaj " kolegen" Grid. Shifni Salianjin, b... shtremet po i shkon! s'din nga tja mbaj! Ngryset Berishst dhe gdhihet Bashiste!

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje