A po merr jetë, falë edhe Berishës, e djathta ekstreme në Shqipëri

30 Tetor 2023, 09:07Blog TEMA
A po merr jetë, falë edhe Berishës, e djathta ekstreme në

Nga Ben Andoni

Pak dhe gjithnjë e më pak po flitet për të ardhmen e së Djathtës në Shqipëri. Për shumë nga ithtarët e vet të pandryshueshëm, ajo mbetet e identifikuar vetëm me Partinë Demokratike dhe pak partiza aleate të saj. Gjithnjë e më konfuze prej të tashmes, ku ndarja e saj s’është më vetëm fakt, por po kthehet në fenomen në shoqërinë politike shqiptare, ajo po kap një cak, ku pakkush mund të parashohë dritë në fund të tunelit. E para prej pamundësisë së krijimit të një identiteti bashkëkohor dhe e dyta prej paqartësisë ideologjike të saj. Për të parën “u kujdes” e gjithë paria e saj pas humbjes fatale të vitit 2013 dhe veçanërisht z. Basha prej pozicionit dyzues.

E dyta që lidhet me sensin ideologjik lidhet me lëvizjen e “Foltores”, aksion politik i ndërmarrë nga Berisha, lideri i saj historik. Ku në një moment ngazëllimi do të shprehej se tash e tutje, Partia Demokratike do drejtohej drejt Konservatorizmit! Nuk është koha që të tregojmë pamundësinë dhe si “e harruan” ithtarët e saj, porse një gjë bëri bajagi përshtypje, që mes njerëzve të PD-së, kalimi ideologjik, që proklamoi lideri iu mbivendos të gjithë asaj që ata mendonin dhe mëtonin se dëshironin për partinë e tyre. Sot, Partia Demokratike, nëse edhe do e supozonim të bashkuar (në fakt është ndarë për të mos u bashkuar më, por me një peshë më të madhe të grupit të Rithemelimit mbi PD-në Legale) tregon se e ka mbyllur misionin e saj. Këtë më së shumti e kanë kuptuar dy liderët, ai historik i PD-së Berisha, që e ka përcjellë përgjatë tri dekadave të Djathtën shqiptare dhe ai pragmatist Basha, që ka dashur t’i marrë produktin e sotëm.

Duke mos pasur një përcaktim ideologjik (jo në program) por edhe në vetëdijen e tyre, Partia Demokratike, sot është në nivelet e saj më të ulëta tek anëtarësia. Veçse, në vitet e fundit s’ka qenë vetëm kjo, por edhe pesha e së Majtës, që falë të gjithë mundësive, përdorimeve e manovrimeve (jo pak herë të padrejta) e ka rrënuar gati krejt Partinë Demokratike. Gunther Krichbaum, përfaqësuesi evropian i Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Parlamentin Evropian dhe deputet në Parlamentin gjerman (ditët e fundit erdhi sërish në Tiranë) ka qenë nga ata, mes shumë të tjerave, që ka alarmuar për këtë gjendje, por duke vendosur pikat mbi “i”.

Duke i treguar qeverisjes ‘Rama’ të ketë kujdes por edhe duke e paralajmëruar për pasoja. Ashtu si vite më parë alarmoi për bojkotin e aleatëve të vegjël shqiptarë, PDsë dhe i tregoi Berishës indirekt ditët e fundit, se duhet respektuar Drejtësia. Për fat të keq, familja e aleancës politike gjermane kristian-demokrate e Qendrës së Djathtë ka kohë që nuk komunikon normal, përveç Bashës, që po bjeret shumë në numra, por më shumë se kaq në besueshmërinë e momentit, kur demokratët mëtojnë ringritjen.

Duket se PD-ja e Berishës, ende e pazyrtarizuar, për të mbijetuar po merr tiparet dhe po ushqen karakteristikat e një të Djathte ekstreme.

Po marrin në ndihmë studimin e një politologu holandez, që i është kushtuar të Djathtës Ekstreme përmes studimeve. Cas Mudde e përkufizon të Djathtën Ekstreme në kontinent si një kombinim i katër koncepteve të gjera, referuar në shkrimin “Far or Extreme Right”: “Ekskluzivizmi (d.m.th., racizmi, ksenofobia, etnocentrizmi ose etnopluralizmi); tipare antidemokratike, jo-individualiste (d.m.th., kulti i personalitetit, hierarkizmi, monizmi, populizmi, antipartizmi, një pikëpamje organiciste e shtetit); një sistem vlerash tradicionalist që vajton për zhdukjen e kornizave historike të referencës (d.m.th., ligji dhe rendi, familja, komuniteti dhe kombi etnik, gjuhësor dhe fetar, si dhe mjedisi natyror); dhe një program socio-ekonomik që lidh korporatizmin, kontrollin shtetëror të sektorëve të caktuar, agrarizmin dhe një shkallë të ndryshme besimi në lojën e lirë të forcave shoqërore darviniste të tregut”.

A është kjo një paraqitje, që mund ta përfshijë në modulin e vet edhe PD-në? Autori vazhdon me nëndarje, duke u marrë me kujdes me konceptin në përgjithësi dhe në veçanti me prirjet e sotme… Nuk është e vështirë të kuptosh e të ndjesh të gjithën këtë prirje, por kur shikon qasjen, që tashmë mbizotëron në Ballkan, kupton se tiparet e të Djathtës ekstreme po duken ngado tek PD-ja shqiptare, që nga ana e saj ndihet e vetësulmuar; e shkatërruar nga sulmet e brendshme; e mënjanuar me të gjithë format nga PS, e të tjera.

Gjuha e ashpër e Berishës dhe e njerëzve afër tij, format e ligjërimit shpesh tej limiteve, nacionalizmi ekstrem, forma të kamufluara të gjuhës së përdorur ndaj ardhjes së emigrantëve, ambiciet konfuze të shtetformimit, problemet dhe shprehjet për minoritetet dhe, jo e fundit për nga rëndësia mënyra sesi po mundohen të shikojnë të retushohen shumë figura të së shkuarës fashiste këto e bëjnë dihatjen e të Djathtës ekstreme të mos duket aq e largët. Rrjeti i Ndërgjegjësimit Radikal (RAN) do të konkludonte në një referim për Ballkanin në vitin 2021 se: Lëvizjet e ekstremit të Djathtë kanë struktura komplekse ideologjike dhe organizative që lidhin politikën, nënkulturat dhe grupet kriminale. Po a është vetëm induktimi i frymës “së fortë” nga Berisha dhe narrativa e tij, që e ka përcjellë këtë gjendje?! Ka disa të vërteta në kohën tonë, që nuk mbulohen dot nga politikat e BE-së dhe pohimet optimiste të qeverive në fuqi, si kjo e Ramës tek ne: kriza gjithnjë e më e madhe e kostos së jetesës po e përgatisin të Djathtës ekstreme ngado.

Shtuar me mungesën e besimit, që përcjellin liderët e BE-së dhe kakofoninë e zërave, tashmë publiku duhet të jetë i përgatitur. Rasti i fundit me ballafaqimin e ashpër, Izrael-Palestinë, ku kanë humbur jetën shumë njerëz ishte një kriter jo i pakët i mosbesimit total të njerëzve ndaj institucionit, kurse tollovinë europiane të dialogut Kosovë-Serbi e kemi para syve.

Por, duke u kthyer pas tek ne: duhet të kujtojmë se politika e ekstremit të Djathtë veç asaj që thuhet dhe përcjellin për autoritarizmin dhe antikomunizmin, që nuk ndahet nga goja e PD-së, realiteti ka sjellë dhe një kult interesant, që shtrihet nga paprekshmëria e Kultit të Berishës por edhe të gjithë njerëzve të PD-së. Këtë e shikon në ditët e fundit në të gjithë deklarimet e njerëzve të PD-së që e mbështesin, qoftë me gjuhën e urrejtjes, me thirrjet për mosbindje civile, gjuhën e ashpër në stadiume dhe gjithnjë e më shumë personazhe që e artikulojnë hapur sfidën e ligjit dhe urrejtjen. Indirekt, ti kupton mëtimin se këta njerëz “superiorë” duhet të kenë të drejta më të mëdha se njerëzit inferiorë, një nga idetë e zakonshme të së Djathtën Ekstreme, që historikisht në historinë politike kanë mbështetur një hierarki darviniste ose elitiste të bazuar në besimin në legjitimitetin e sundimit të një pakice të supozuar superiore mbi masat inferiore (Ibid).

Bash këta, sot, janë thjesht për të mbushur sallat dhe për të brohoritur, pa e ditur thelbin se ku po kanalizohen. A mund të ketë jetë e Djathta Ekstreme tek ne? Nëse në ekonomi ndonjëherë quhet “fat” informaliteti, ashtu dhe në politikë konsiderohet një lloj “fati”, tollovia e mungesës së identitetit, që me situatën konfuze mbi dhe nga Berisha po shikohet qartë. Ky është pak a shumë edhe rasti i fundit me PD-në e dy krahëve dhe vigjëlimin e të Djathtës ekstreme… mbi ne. (Homo Albanicus)

13 Komente

  1. R
    Rikardo Ç42

    Mos i jepni atribute false Lexhendes thjesht po tenton te mbijetoje por eshte teper vone sepse grupet rivale i kane bere golin

    Përgjigjjuni
    1. W
      Www

      Tjerr e stërhollo plr të thënë një budallallëk. Tek ne nuk ka të djathtë, jo më të djathtë ekstreme dhe aq më tepër, që SB të ndikojë në forimin e saj.

      Përgjigjjuni
      1. z
        zalli

        mire do ishte,por kujdes ne krye te jete komunisti i fundit sali,se helbete ça i beri ai komunizmit se bere asnje! ramiz alia presidenti komunist,vdiq per shkaqe natyrale ne shtrat,nexhmija e veja e enverit u denua per 10kg,kafe e 100kg mish,jetoi afer 100-shit,edhe sot pas 32vitesh ish bashkpunetoret e sigurimit te shtetit,jane deri ne parlament e per çudi me shume nga e djathta,femijte e eterve te KQ,te PPSH,deputet e ministra e zv-Kryeministra te Partis Demokratike ,Rusmajli, Pollo etj, po sa frike e keni xhanem,po nqs nuk keni kurajo ta kundershtoni ,mos ia permendni emrin te pakten.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Janina, kryeqytet i Shqiperis Etnike

          Ndofta gaboj, por mendoj qe Shqiperia egziston brenda kontekstit te saj specifik. Deri me shpalljen e Berishes non grata, egzistonte nje vet e quajtur e djathte, por qe ngeli thellesisisht nje levizje kleptomane tribale. Per ke nuk e di, tribalizmi eshte nje nivel poshte feudalizmit. Brenda kesaj te djathte pati disa kategori, te lidhura njera me tjetren ne forme hirarkie. Ne krye qendronte Berisha me familjen e tij, ne vend te dyte per nga rendesia dhe funksioni, qendronte kanceri i legates. Organizata "patriotike" kudo ne bote te legates shqiptare, te krijuara dhe perdorura gjeresisht nga UDBja, Asfalia, CIA, KGBja etj, etj. Me ane te tyre PDja Berishiste ushtroi nje pushtet te nendheshem antishqiptar me financime, arme, objektiva, informacione dhe terroriste. Pas tyre vjen milicia tribale. Nje produkt thellesisht mafjoz i mpleksur permes sentimentit tribal, i perbere nga perdhunues, vrases, tutore prostitucioni dhe droge, police, truproja, spihune te sherbimit sekret, qe emerues te perbashket kishin perkatesine veriore, besnikerine e verber ndaj berishes, dhunen dhe privilegjet, qe nga postet publike, lirine per te vjedhur dhe deri tek trafiqet dhe zeniet e pafundme te pronave publike dhe private. Pas tyre vinte shtresa e "intelektualeve". Ketu ka disa kategori. E para eshte shtresa oportunisteve te sistemit te Enver Hoxhes; ishspihune dhe ishfunksionare te etur per para, privilegje dhe pushtet. Pas tyre shtresa e intelektualeve te plepave. Ne fund te gjitheve vjen edhe shtresa e ish te perndjekurve. Pjesa e pare e tyre perbehet nga ish spihunet e burgjeve dhe pjesa tjeter me e madhe, perbehet nga brezi i pasardhesve te te perndjekurve. Ata qe kishin harruar burgjeve te afermit e tyre, por qe paten nje rast te shkelqyer per te rrembyer poste publike, para publike, interes publik dhe per te vjedhur ne menyre histerike "komunistet". Ka edhe nje shtrese tjeter, qe eshte ajo e oligarkeve. Nje pjese e tyre jane krijese e vete Berishes. Nje pjese opotuniste. Dhe nje pjese jane produkt i sherbimeve sekrete te fqinjeve, me ane te cileve financojne Berishen, por edhe te gjithe spektrin politik per te arritur qellimet e tyre. Goditja vdekjeprurese qe SHBA dhe BE i dhane tribalizmit, si levizje degjeneruese, kleptokrate, destabilizuese eshte njejte me ate qe i dhane 60 vjet me pare tribalizmit dhe feudalizmit, bijte e tyre komuniste te shkolluar ne Perendim. E djathta ekstreme eshte nje filozofi superioriteti rracial, shovinizmi, militarizmi, shtetezimi, industrializmi dhe koncepti imperial. Edhe ne Ukraine qe ka te njejtat probleme sociale, korrupsioni, dhe mungese kulture vetqeverisese si Shqiperia, ideologjia naziste u mboll jo ne rangjet e politikes se korruptuar dhe te shitur, por ne auditoret e universiteteve. Nje levizje inteligjente dhe e paskrupullt e CIAs per te krijuar nje gjenerate luftetaresh ekstremiste, qe te udheheqe si çpo udheheq ne balle te ushtrise se kalbur ukrainase, nje konflikt me pasoja dramatike per fatet e Ukraines, Europes por edhe globit. Djem te rinj, te pergatitur ideologjikisht dhe ushtarakisht, vegel ne duart e CIAs. Te gatshem per masakra dhe sakrifica. Eshte per tu pare nese CIA parashikon nje lufte te mundshme Serbi-shqiptare, nese Serbia vazhdon te perfaqsoje thiken ruse dhe vetem ne kete rast ne auditoret e universiteteve te Kosoves dhe Tiranes mund te verejme frytet e nje proçesi qe sheh te pashmangshem konfliktin. Duket si rruga qe po ndjekin, kur me nje proçes kolonialist, nga me te ndyret, eleminuan gjithe ushtrine çlirimtare te Kosoves, duke dashur te godasin historine dhe trashegimine e saj sovrane, majtiste, enveriste dhe revolucionare, por edhe aftesine per te menduar me koken tone dhe per te marre insiativa sovrane. Ne kete menyre i hapen rruge edhe nje gjenerate ekstremistesh te djathte, por si ushtare perfekte ne duart e tyre. Nje e djathte ekstreme alla shqiptare nuk egziston. As ne analet me ekstreme te kultures sone. Tribalizmi, bajraktarizmi, berishizmi jane thjeshte pjelle e barkut tone te mizerjes, urise, hajnise, mesjetes. E vetmja levizje ekstremiste e djathe ne Shqiperi, por jo shqiptare, eshte levizja e filogrekeve. Nje lloj Hamasi me nje lider shpirteror fetar rradikal dhe te paskrupullt ne krye te kishes ortodokse, me nje infrastrukture mediatike, oligarkike dhe financiare qe dominon Shqiperine dhe gjithe bregdetin e jugut, me nje krah te armatosur ekstremist qe shtrihet nga ushtria greke, sherbimet sekrete greke, diaspora greke, organizatat terroriste greke deri ne kishen ortodokse shqiptare dhe homogjenet e blere per 300 euro te ekstremizuar me sukses me nje urrejtje antishqiptare, te gatshem per masakra. Me bashkepuntore aktive ne institucionet e sigurise shqiptare dhe dy ish presidente shqiptare dhe formacionet e tyre politike. Berisha ngordhi dhe pas vetes la vetem djerre. Dhe e vetmja e djathte e forte qe Sali Berisha la eshte ajo antishqiptare e Anastas Janullatosit dhe analfabetit te shitur labit mysliman, Ferid Bejleri.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kris

            Analize interesante.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Ekonomisti

              Te pergezoj per komentin.Analize perfekte.Bravo

              Përgjigjjuni
            2. v
              vang

              Ekstremizmi ka egzistuar gjithmone dhe ne nje fare menyre do te egzistoje gjate dhe kjo do varet nga zhvillimi i metejshem i shoqerise.Ekstremizmi ne shoqerine shqiptare rrenjet i ka tek gjindja fisnore,lufta per egzistence e shume te tjera te cilat marrin prioritet sipas ndryshimeve qe pasojne. Ne periudha diktaturash ekstremizmi nuk ngre koke.Ai shkrihet me diktaturen.Sot e neser do te kete eksremiste por ne nje rend demokratik ata nuk do munden te imponojne ekstermitetin e tyre vec ne menyre sporadike.

              Përgjigjjuni
              1. "
                "BOHOTINA"

                U gabua qe diten e pare duke e marre ne dore te djathten ne ish komunist e sekretar partie.

                Përgjigjjuni
                1. b
                  ben-leshi

                  Por cfare e djathte ekstreme, mor ben-leshi,qe dhe pak gram tru te kishje pasur,do te kishe ndjere dhe pare,sic e kane ndjere gjithe shqiptaret, se Saliu eshte haxhi qamili,kete rradhe produkt i shpellave thelle ne male

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pensionusti

                    E djathta shqiptare e ka braktisur gjyshin me kohe,se u vadhi pronat me katundaret prane tij.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Noci

                      Ekstremizmi i djathte ne Shqiperi eshte nje rryme nga halli dhe vetem per te mbrojtur Berishen,qe ka shume mundesi shume shpejt t'a kapi ligji i dekriminalizimit se eshte e pamundur te shpetoje nga ky hetim edhe neqoftese nuk burgoset.Turma qe e ndjek nga pas jane njerez pa peshe dhe moral keshtuqe do shperndarjen dhe nuk ka per t'i afruar askush qofte edhe Luli.Une jam dakord me zoterine me lart per nderhyrje greke ne Shqiperi ku ne historine e saj fajtoret kryesore jane Berisha dhe Meta.Hap pas hapi duhet te punohet qe ata te mos lejohet te fitojne zgjedhje si ne rastin e Himares dhe SHISH duhet te zbulohet elementin shqiptar te lidhur me greket qe ne gjithe boten quhen spiune dhe denohen per tradheti ndaj atdheut.Kisha duhet patjeter te kaloje ne duar te shqiptareve ashtu si ne kohen e Nolit.Nuk ka Qeveri greke dhe BE qe mund t'a provoje Shqiperine nga e drejta e saj per te qene e pavarur sepse jemi kthyer 120 pas

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Ky beni eshte loqe

                        O trap gjenetik beni rrotacionin demokratik veri jug dhe BERISHA vdes vete o KAR, por mos ia premtoni ne tavoline salise qe ju ka bere Kara si veten, ju halabakizoi

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Maloku

                          Mos e ka llafin per ate debilen e new Yorkut? He mo ajo debilja kokpalari qe kur si vjen pershtat biseda e kthen anglisht, gjasme harroi shqipen. Po debilja se di qe ta shpif me ate anglishte qe dallohet nga 1000 m larg qe flet me thyerje si sufllaqe.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje