Zhurmë, vetëm zhurmë: Atë që s’na thotë dot familja Berisha

28 Tetor 2023, 17:14Blog TEMA
Zhurmë, vetëm zhurmë: Atë që s’na thotë dot

Nga Spartak Ngjela

Nuk po kuptoj se si po mbrohen të akuzuarit e familjes Berisha dhe disa lloj pushtetarësh.

Ata janë akuzuar se pronat dhe paratë që ata zotërojnë janë vënë në favor të tyre me korrupsion.

Kurse...

Ata duhet të thonë: këto prona për të cilat akuzohen janë apo nuk janë të tyret.

Ata duhet të tregojnë se, nëse janë në pronësi të tyre, si i kanë përfituar ato: me blerje, me trashëgimi apo me dhurim.

Dhe këtu fillon edhe akuza edhe mbrojtja.

Të akuzuarit nuk kanë thënë që pronat nuk janë të tyret, por po u thonë shqiptarëve se e gjitha kjo është intrigë e Edi Ramës.

Zotëri, po e ke pronën tënde dhe e ke blerë me para të pastra, nuk të ndodh asgjë.

Po ke në bankë disa milionë euro ose dollarë, dhe ato i provon se i ke si trashëgimi ligjore apo i ke si fitim të biznesit tënd, gjithçka është e ligjshme.

Nëse këto prona nuk i justifikon dhe ke pas qenë pushtetar i lartë, sigurisht që i ke përfituar me korrupsion.

Ja, kaq e thjeshtë është kjo çështje. Më shumë se kaq nuk ka.

Kurse unë deri tani, nuk kam dëgjuar të flitet se si të akuzuarit e kanë përfituar një pronë për të cilën akuzohen, apo edhe paratë që kanë nëpër depozita bankare. Ata nuk flasin për këtë çështje!!!

Është gjithmonë mendjelehtësi nga ana jote, sepse, nëse ke qenë pushtetar i lartë dhe nuk tregon dot një burim të ligjshëm të parasë me te cilën ke bletë pronat, provohet se aty ka pasur korrupsion.

Kjo është çështja.

Por ne po dëgjojmë vetëm zhurmë dhe akuza që i ngrihen qeverisë Rama.

Zotërinj, për një gjë të jeni të sigurt: Nëse ju e provoni ligjërisht se paratë me të cilat janë blerë pronat kanë qenë të ligjshme, asgjë nuk mund të ndodhë me ju.

Por, qesharake është se, deri tani, askush nga të akuzuarit nuk kam dëgjuar të na thotë: e kam të provuar se pronat e mia i kam blerë me para të ligjshme, ose i kam fituat me trashëgimi.

Shumë e thjeshtë.

Po përse nuk na i thonë këtë?

Kuptohet se deri tani të akuzuarit janë drejt konfiskimit të pronave si të fituara në një rrugë jo të ligjshme.

Megjithatë, të shohim rrjedhën e proceseve gjyqësore. Ndoshta i kanë provat për paranë e tyre të pastër.

Kaq. Këtu mbyllet kjo çështje në funksion juridik.

Kaq e asgjë më...

Llomotitja mediatike, është vetëm zhurmë...

9 Komente

  1. K
    KP Kontributi Patriotik

    Sa me shume te gjeje dhe sekuestroje SPAK aq me fort do ulerrijne. Gallata vazhdon.Ate qe keni enderruar nje jete me Saliun vetem shijoheni tani.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juristi

      Sekuestrimi është preventiv ka afat kohor dhe nëse vërtetohet që është në rregull i kthehet pronarit. Dhe ne të kundërt konfiskohet Deri tani nuk është konfiskuar asgjë

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kontribut patriotik

        Mese e vertete qe sekuestrimi eshte preventiv deri sa te vertetohet akuza. Vetem se ne kete rast Saliu nuk do fshihej pas procedurash por do shkonte me gezim te provonte pafajesine. Kete lloj gezimi nuk po shohim por vetem kanosje gjetje armiqsh te perditshem dhe desinformacion per ndjekesit besnike per te mbajtur gjalle besnikerine e tyre si arma e fundit.

        Përgjigjjuni
    2. p
      pari

      Kur thua llomotitja mediatike fut edhe vehten bre,da kesaj çorbe!Apo jo Avukat Ngjala.Dikur ke pas deklaruar per vitet e zeza te Shqiperise se 97 se ;"Une kam drejtuar komisionin per abuzime ndaj Berishes dhe nuk i kam gjetur asnje dokument shkresor me shkelje" apo jo avukat Ngjala!Sot na del me tjeter version e je gati qe edhe ti ofrosh mbrojtje per parat e djersen e ketij populli!Mynxyra te sistemit demografik sepse demokracia akoma jo s'ka ardhur por akoma s'ka lindur. Prisni se nuk keni pare gje akoma ,ka thene i madhi zot!qe te gjitheve ju ka futur ne rresht duke ju ardhur radha per tu pergjigjur nje e nga nje si perfitues te shkerdhatokracise dhe abuzues te demokracise me ane te demografise!Edhe pse qytetar i kryeqytetit iu bashkove nje here e nje kohe saytrapit qe vinte nga pylli duke ulur intelektin tend per nje dore parash te pista qe te ofroi vrastari,krimineli dhe hajduti mesjetar Sali! Ndaj me i rezervuar avukat se per te gjithe i thua te gjitha dhe i mohon po te gjitha!Ndoshta mosha bene te veten dhe vitet qe ke lene pas gjithashtu.Edhe kungulli qe eshte kungull do diell te piqet ka thene dikur gazetari Namik Dokle!Po Ju, ku u poqet????????

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kristi

        Avokat, Thjeshte dhe sakte..

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Po, mo po, 'thjesht dhe sakte', por në fakt 'shume e per lume', kur e gjitha mund te thuhej edhe me vetem dy fjale. Por kjo menyre nuk eshte në stilin e Tak Ngjales, qe është tëpke siç thone korçaret, ai qe pershkruan komentuesi @pari, më siper..

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bukuroshi

          Te gjithe kane perfituar nga Sala qe tek Mero serebi e zoti Prec Zogaj qe Preci ka disa lokale llukzoze tek universiti Shkenca Politike bashke me vellane e vet dhe me vellaun eshts zene zoti Preci....keshtu mos na derdellusni o zoterinj neper kafenete e televizioneve se jeji ajdut ordiner Mjeeeer populli

          Përgjigjjuni
          1. s
            sapa

            Kane ndodhur aq shume padrejtesira ne kete vend saqe e kam te veshtire te besoj se Spak do rregulloje kete vend te coroditur prej 33 vitesh.Ka kaq dite dhe vetem nje arrestim i nje personi ka marre kaq kohe dhe kush e di sa do shkoje.Po ceshtje te tjera?Neqoftese ketij vendi nuk i del nje Revolucjonar me pushke ne dore qe te bashkoje njerezit e ndershem dhe ti vere para murit dhe ti ekzekutoje te gjithe keqberesit nga vermoshi ne konispol ky vend nuk behet!Gjeneratat e tanishme do argetohen me keto lloj teatrosh te Spakut dhe koha kalon.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gazepi

              Tak tak ta fus pak mor plak e mos u bej merak se Berisha i ka mbyll hallet per kete jete.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje