Përralla më e madhe: Edi Rama e do Berishën në burg

27 Tetor 2023, 10:23Blog TEMA
Përralla më e madhe: Edi Rama e do Berishën në burg

Nga Bledi Lumani

Që prej së shtunës mbrëma, kur dy policë civilë i arrestuan dhëndrin në aeroportin e Rinasit, Sali Berisha në çdo dy fjali, përmend emrin e Edi Ramës, si njeriu që qendron prapa gjëmës që i ka rënë familjes së tij.

E harroi papritur Sorosin, McGonigalin, Duçkën, Nezën etj etj, me të cilët justifikonte çdo të keqe që i kishte ndodhur deri me tani, dhe përmend vetëm Edi Ramën.

Dhe si me komandë, të njëjtën gjë thonë në çdo studio televizive, ata që shfaqen si analistë të pavarur dhe që këto ditë po i bëjnë gjyqin publik SPAK-ut, pse ka marrë të pandehur Berishën dhe dhëndrin e tij.

Njësoj si Berisha, dhe sipas tyre, procesi ndaj Sali Berishës është politik dhe prapa gjithë kësaj fshihet dora e Edi Ramës.

Bëjnë sikur e harrojnë në fakt, se SPAK është ngritur dhe financuar nga SHBA, vendi që e ka shpallur “non grata” Berishën, dhe BE.

Nëse do të duhej të akuzohej dikush në këto momente, duke e marrë të mirëqenë që Berishës dhe dhëndrit të tij po i bien më qafë kot dhe se nuk janë të korruptuar, është pikërisht SHBA, pasi dihet publikisht që gjithë reforma në drejtësi, është vepër e SHBA dhe BE.

Por le të ndalemi tek Rama.

Përse do të donte ai në këto momente, që të çonte Sali Berishën në burg?

Cila është arsyeja, që papritur ai ka ngritur në këmbë gjithë sistemin e drejtësisë, për të arrestuar dhëndrin e Berishës dhe për të marrë si të pandehur këtë të fundit?

Çfarë fiton Rama politikisht me goditjen e Berishës, se çështje personale nuk ka me të? Të paktën nuk dimë ndonjë të kohëve të fundit, përveç rrahjes së tij shumë vite më parë nga pushteti i dhunshëm i Sali Berishës. Por vështirë në fakt, se Rama do kujtohej të hakmerrej tani për atë rrahje barbare.

Mund të përpiqesh gjithë ditën të gjesh ndonjë arsye, por nuk gjen dot.

Nuk gjen dot, se në fakt, Edi Rama veç humbet nga burgosja e Sali Berishës.

Humbet, se nuk do të ketë më përballë një kundërshtar, që është kapitali më i madh politik i tij, dhe që i garanton qendrimin në pushtet në pafundësi.

Humbet, se me burgosjen e tij, do të çlirohej opozita dhe kështu do të dilnin alternativa të reja, shumë herë më të besueshme, që nuk shiten e blihen me një leje ndërtimi, dhe do t’i vinin në rrezik pushtetin e tij tashmë të tronditur nga shumë afera.

Humb, edhe sepse nëse burgosen Berisha e Meta, radhën për t’u përballur me drejtësinë mund ta ketë vetë ai.

Ndaj personi i parë që nuk e do arrestimin e Berishës, është pikërisht Edi Rama dhe socialistët e tjerë që janë në pushtet, të cilët këto ditë, duken më të mërzitur edhe se vetë Doktori, për fatin e këtij të fundit.

Atij i duhen të jenë aty të gjithë, Berisha, Meta, Basha, Mediu, se janë oksigjen për të, që e mbajnë në jetë dhe i zgjasin pushtetin.

Kush thotë të kundërtën, që Rama qenka trembur nga Berisha, se ky i fundit do e rrëzojë nga pushteti tani që u bashkua me Gaz Bardhin, dhe ndaj po hakmerret duke e futur në burg, nuk tregon të vërtetën, por përralla për të shtyrë mbrëmjet e këtij fillim dimri që duket se nuk po vjen. Me përjashtim të familjes Berisha, ku acari ka ardhur para kohe.

9 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    rama me shume do te denoj qim peken,sonila buzfryren,andin te birin e sadistit,lubonjen e rrjedhur se sa saliun.Po u fut salihi brenda,rama dhe populli nuk kane me se te tallen dhe i vjen radha rames

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koha

      Rama, Meta, Basha e Berisha jane kryekriminelet "shqiptarë". Secili eshte me i poshter se tjeteri. SPAK, ec perpara dhe kryej pune. Futi ne burg keta qener dhe militantet e tyre hajdute. Hajdute dhe militant hajdutesh qenka edhe autori i kesaj shkarravine.

      Përgjigjjuni
      1. "
        "BOHOTINA"

        SPAK duhet te veproje me Nongraten sic beri ky i fundit me Fatos Nanon , qe per 24 ore i hoqi mandatin e depudetit, e arrestoi dhe e coi ne Bence te Tepelenes. Boll e late te beje si i thote truri i dekompozuar nga shpifjet e shumta e zullumet e perbindshme qe ka bere. Ai dhe pardje ne nje TV grek la nam kunder vendit te tij...

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant, ish foltorist i zhgenjyer.

          Eshte matematike qe Rama humbet me Berishen ne burg sepse llumi llum do. N.q.s dhendri i Berishes akuzohet per prishjen e klubit Partizani dhe ndertimin e pallateve Rama ka ne ndergjegjen e tij shkaterrimin e Tiranes si kryebashkiak e ndertimin e mijera pallateve. Per cdo pallat merrte si ryshfet 20% te vleres. Mos te flasim per iceneratoret e PPP-te. Qysh ne 2012 ne nje raport te OSBE-se Rama akuzohet per nje pasuri mbi 200milion euro krijuar prej lejeve te ndertimit ne Tirane.

          Përgjigjjuni
          1. n
            një ish përkthyes në 2012

            Sa për dijeni Ti anonimi "Taulant...", Unë si ish përkthyes në OSBE në ato vite, po të jap si Ty anonim dhe të tjerëve këtë Info: Në 2012 ishte në Pushtet Sali Berisha dhe në Zyrat e OSBE erdhi një zarf me Postë ekspres nga një adresë nga një cep i largët i Tiranës, pa emër e mbiemër dërguesi, që denonconte se kishte informacion shumë të saktë nga njerëz që kishin punuar afër me Edi Ramën Kryebashkiak i Tiranës. Ambasadori dhe Zv.Ambasadori i asaj kohë i OSBE e kuptuan që ishte informacion i pavërtetë, një shpifje e tregut Politik, por Unë dhe disa nga punonjësit shqiptarë të OSBE dhe Delegacionit të BE arritëm të mësojmë se, ky informacion ishte 100% i prodhuar nga një OJQ që financohesh nga biznesmenë të afërt shumë me Sali Berishën. Por personi që e përfoli më shumë këtë shifrën shpifje 200 Milion Euro është juristi i PD Çim Gjata, biri i një super krimineli UDB_ist dhe super Komunist, mik "ideali" i Sali Berishës me të shkuar të errët me ish Jugosllavinë, sidomos Serbinë që të dy në lidhje me UDB. Për të dy si për Rustem Gjata dhe Sali Berisha ka Dosje për marshalla në Arkivin e UDB në Serbi.

            Përgjigjjuni
          2. B
            Boll mer Kryekurve Shpelle e shko ne Spak

            Bastab me kte mut muti me Kakofonine e tij Haleve Mediatike . Kujt po i rruhet se kush e do ne Burg kte Jashteshqitje te Njerzmit e kush e do ne bythe ! Fakt eshte qe cdo Politikan e d mir ,nqs e auqn veten Politikan se Ligji i Shtetit rrespektohet pa diskutime e zhurme . _ Perndryshe ktu s'kem te bejme me nji Politikan por nji fis Talibani cili stonon per kte Shoqeri sot dhe Shekullin qe jetojme . ___S'arrj te kuptoj perse lihet akoma i lire dhe nuk merret me Force nga Spak duke e bere Shembull ,duke i dhjer ne surrat Shembullit qe ky vet po jep vs institucionit te Drejtesise

            Përgjigjjuni
            1. s
              saleh Protopordhen e dun 98% te shqiptareve ne Bur

              kus s'e do ta shkoj ne Burg Kryekriminelin dhe Antshqptarin saleh brrisha, o ju kripsha trute . ngelet duke u mrre me brockulla si qen rrugesh . Merreni mer me Force zvarre ,dhe e boni Shembell ,qe kto bij Bushtrash ne Politike neser ta pyesin bythen mire nqs Vjedhin Shtetin e Tradhetojne Atdheun . Kte duhet ta dij mir edhe Spak edhe Shteti vet edhe gjith Drejtesia nqs perfaqsojne Shiptaret dhe duan te bejne shtet duke Vendosur Standarte . Ngelen duke u marre me nj funderine qe llap si Kurve Rrugesh

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ik mbushu tani

                Or ti se s’te lexova deri ne fund, por aq sa the ne rreshtat e pare e ke ngrene mutin qenke bere! Pra duket qarte qe Rama e beri kete me SPAK qe Berisha te mos kete kohe t’i permende aferat e panumerta tenkryehajdutit Ram

                Përgjigjjuni
                1. s
                  shqip

                  Me fjaline "..., Edi Rama veç humbet nga burgosja e Sali Berishës." i ke thene te gjitha dhe nuk te duhej me shkruar me teper, pasi kjo fjali flet me shume se i gjithe ky artikull i marre sebashku. Te vetequajtur "analiste" qe derdellisin e shtjellojne fraza pa asnje vlere, nuk paraqiten neper studiot televizive per te gjetur aresyet e veprimeve te SPAK apo politikaneve, por thjesht per te marre parate me te cilat paguhen per te mbajtur shikuesit ordinere te gozhduar para televizionit, qe pronaret e ketyre stacioneve ti ngopin me reklama nga ku nxjerrin fitimet e tyre.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje