Nga Ylli Pata
Thirrjet e ndezura, e shpesh me nerva të njerëzve të Sali Berishës pas shpalljes së tij të pandehur, nuk duket se janë një shprehje spontane e ndërgjegjes së tyre të vrarë nga marazi për doktorin.
Ngjan, e sipas gjasave është një taktikë për ta përqëndruar debatin e diskutimin në një sfond politik e zhurmues, ku sa më shumë të mos flitet për lëndën që po shqyrton Gjykata e Posaçme e që e ka hetuar SPAK, por duke e trajtuar këtë çështje si një “zgjidhje të çështjeve të pronave” nga qeveria e Berishës në favor të gjithë pronarëve.
E si nga Arben Ristani, ashtu edhe nga Gend Strazimiri, duket se mesazhiështë i qartë: Çohuni ju që Sali Berisha ju fali apartamentet e Enver Hoxhës, çohuni të gjithë ata që kanë marrë prona nga qeveria e Berishës, sepse ishit fshatarë e u bëtë qytetarë.
Në fakt ky është diskutimi që bën edhe Sali Berisha në lidhje me çështjen e Partizanit: dhëndrri im u bë i pasur sepse ka marrë pjesën e tij të pronës, e mund të bënte jo 5.4 milionë euro, por shumë më shumë.
Pra, sot, na ka dalë një Sali Berishë tjetër nga ai që është shitur si fabulë e zbritjes së tij në politikë. Nuk është më ai plebeu i ardhur nga Tropoja, bir i një familje të varfër, ku gjithë jetën, edhe pse ka punuar mjek së bashku me gruan, kishin vetëm një apartament modest. Në të cilin ndenjtën edhe kur ishte President i Republikës. Sepse, nuk vinte nga shtresa të pasura, nuk kishin prona, maksimumi atje në Tropojën e Vjetër, e ku pjesa më e madhe është Zabel, kullota e pyje, pasi toka bujqësore është e mangët.
Sot nuk kemi të bëjmë me një Sali plebe, por me një Berishë patric, i cili pasi kanë mbushur rrjete e media me përralla familjesh fisnikërie që vjen nga koha e Skënderbeut, sot dalin ndër pronarët më të rëndësishëm të zemrës së Tiranës. Apartamente, vila, 17 kulla të ndërtuara në pjesën ku dikur italianët blenë tokën për të ndërtuar një aeroport, e më pas e transferuan hipotekën në shtetin shqiptar.
Mund të hidhet edhe kjo tezë, po ka një masë, kërkon një bazë fillestare për ta ilustruar. Sepse në Shqipëri, këto 33 vjet, Sali Berisha, është konsideruar nga pronarët e vërtetë, me letra me qitap e vula se nuk ju ka dhënë pronat kurrë.
Një pronar, gjegjësisht trashëgimtar i një prone të rëndësishme në zonën e Kamzës, e dinte që kjo pronë kishte qenë një stacion i shërbimit sekret shqiptar atje. Që natyrisht ishte trashëguar nga Sigurimi i Shtetit, i cili kishte të tjera koncepte, prioritete, operativitet e logjistikë. Me logjikë, i zoti i truallit ku ndodhej ish godina e SHIK, e që nuk përdorej për ta para, shkon ta shikojë.
Të prekë truallin e njohur ligjërisht në dokumentet e Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave. Por sa shkeli, në kodrën ku ndodhej trualli i tij, ju hodhën sipër duke e përzënë. E kur takoi kryetarin e atëhershëm të bashkisë, Xhelal Mziu, ja preu: Këtu nuk ka pronarë, jemi vetëm ne qytetarët e kësaj bashkie.
Po, ku fragment, nuk është aspak rast, madje as fenomen, por pikërisht vizioni, koncepti e mentaliteti i Sali Berishës për asaj që quhet çështja e pronës në Shqipëri.
Trajtohet krejt sipërfaqësore, kur thuhet se i gjithë kalvari i pronës në Shqipëri është ligji famëkeq 7501. Ligji 7051, edhe pse një ligj problematik, i padrejtë, e sipas të gjitha gjasave edhe antikushtetues, e i pazbatuar në një pjesë dërrmuese të tij, ai ka trajtuar vetëm një pjesë të pronësisë në Shqipëri. Vetëm tokat bujqësore të kooperativave bujqësore në kohën e komunizmit.
Ligjet më të tmerrshme të trajtimit të çështjes së pronës në vend, janë ai i ndarjes së tokave të ish-ndërmarrjeve bujqësore, pra fermave, që kishin sasinë më të mëdha dhe më të mirë të pronësisë në vend, ligji mbi pyjet e kullotat, që gjithashtu kishte një sasi të madhe pronash, e më e tmerrshmja është mënyra sesi u operua në ndarjen dhe ligjërimin e trojeve ku kanë qenë objektet gjigande të industrisë shqiptare në komunizëm, pronat e ushtrisë, e të Ministrisë së Brendshme që kishte në administrim kufirin.
Përkatësisht tokat më të lakmuara sot në tregun shqiptarë. Bëhet fjalë për zona që në shumicën e tyre kanë trashëgimtarë në mos direkt, në margjinat e tyre. Por asnjë prej pronarëve realë nuk ka përfituar nga këto prona që kanë përfunduar më pas në duar të zyrtarëve e politikanëve të lartë. Fshatrat turistik të Durrësit në Qerret e Gjirin e Lalzit janë dëshmia më autentike për këtë menaxhim.
Zonat e reja të Tiranës që dikur kanë qenë ferma bujqësore që nga Astiri në Yzberish apo ish zonat industriale që u kthyen në Pallate, janë kthyer në vite e vite në ngjarje të kronikës së zezë për vrasje e krime pafund në lidhje me mbivendosjet e konflikteve për pronën. Nëse numërohen viktimat e vrasjeve për pronat në Shqipëri, ata kalojnë një numër tragjik viktimash lufte. Bëhet fjalë përr reth 8500 vetë të vrarë për konflikt pronësie në harkun e 25 viteve.
Pra çfarë problemi prone paska zgjidhur Berisha që po e mbrojnë politikisht një akuzë që është thjesht penale?
Lehtësia e përdorimit të termit: se “apartamentet ua fali Berisha” është e tmerrshme. Si mund të falë Sali Berisha një pronë, që në thelb ishte e të gjithëve-publike. Qeveria e PD-së i privatizoi pallatet e shtetit, duke vendosur një tarifë që nuk ishte aq e rëndë për qytetarët. Nuk bëhet fjalë për argument ekonomik, pasi shqiptarët i kishin paguar me qiratë e tyre mujore ato apartamente. As me argumentin politik, se kjo ishte thjesht një menaxhim i transformimit të pronësisë, për ta kthyer atë në private. Gjë që ndodhi në gjithë vendet komuniste.
Por bëhet fjalë në mentalitetin e tmerrshëm: “ua fali Berisha”. Asnjëherë në historinë civilizimit botëror, të paktën sa dolën në skenë qytetërimet Greqisë së Lashtë apo Roma e Lashtë e deri më sot, nuk ekziston koncepti që një udhëheqës sado diktator të jetë, e konsideron pronën tokësore e nëntokësore si të tijën dhe e jep, e fal, apo e shet me lekë, letra me vlerë apo me këmbim vote, individëve apo grupeve të njerëzve.
Çezari arriti të fitojë zemrat e qytetarëve të Romës, pasi në 8 vitet e pushtimeve të tij në Gali, shpërndante para e gjësende për popullin masivisht. Ndihmonte njerëzit në nevojë, e në testamentin e tij që u lexua pasi vdiq, shkruante se shumica e pasurive të tij, ua shpërndau qytetarëve të Romës. Edhe Kosova që erdhi nga një pushtim 100 vjeçar i Serbisë, në përfundim të luftës së 1999, mori thuajse të gjithë të dhënat kadastrale siç kishin qenë.
Në fakt është pikërisht ky mentaliteti i filozofisë së Berishës në pushtet: është “Ay” që jep prona për të ndërtuar pallate, ay jep prona për të ndërtuar qytete, apo edhe punishte për demontimin e municioneve. Por pikërisht ky mentalitet përbën shkelje ligjore e madje penale. Kjo është thënë për vite e vite, por për herë të parë këtë e ka thënë edhe një Gjykatë e Republikës. Kaq e thjeshtë është.
Obobo, je dhe gazetar! Mentaliteti nuk mund te perbeje shkelje ligjore. Se s jemi me ne Republiken Socialiste ku te denonin per shfaqje te huaja. Mentaliteti nuk eshte kurre subjekt ligjor e nuk perben shkelje. Mentaliteti eshte shprehje e lirise se te menduarit.
O parimore neser hajde tek zyra te fillosh pune ne vend te Florianes,qenke as fare
Dmth kjo liri vlen edhe per hajdutet dhe te korruptuarit apo mafiozet qe te bejne cte duan me pronen dhe pasurine e te tjereve, si shprehje konkrete e lirise se mentalitetit te tyre.....mbeshtetur ne Parimet Kushtetuese.Na rrofsh per vere e dimer bashke.Ke ngaterruar parimet e demokracise se vertete me ato te sistemit komunist te cilat udhehiqen nga parimet e diktatures, dhe kete e ke bere jo pa qellim. Kesaj radhe gogoli komunist qe trumbeton dhe keni 30 vjet qe e keni bere mode , nuk tremb askend, ka vdekur me kohe.Puna eshte se te gjithe ata qe kane punuar ne kundershtim me parimet themelore te shtetit dhe ne dem te tij duhet te cdemtojne .
E ka fjalen, doktori i Enverit ndoshta e ka bere edhe pa te keq, fjala qe bie ashtu ja thot mendja. Puna eshte se ke kaluar per normal. Nje njeri i qyteteruar por i keq te shkakton deme deri ne ate pike sa i untereson. Sigurisht duhet te kalbet ne burg. Nga ana tjeter nje fshatar idiot dhe injorant te mer shpirtin pafundesisht sepse ashtu beson, sepse ashtu ka’ mentalitetin’

Na mo ti, i parimeve kushtetuese! Po te bej vetem nje pyetje, por qe vlen per tegjithe ata nga stani i Berishes apo dhe i Rames (trashegimia e Katovices) qe duan te degjojne: A eshte shkelje e neneve 181-182 te Kushtetutes mos kthimi dhe kompensimi i pronave pronareve legjitimë? T'i leme trashegimtaret e PPSH ata me te tyren jane ne rregull, po ky komunisti-antikomunist-demokrat konservator, gjate qeverisjes se tij 8 vjecare pse nuk e zbatoi Kushtetuten. Aha, do thoni?! Ç'thua mo, po ai qe i zene se po merej ca me kthimin e 144 m2 te trashegimise se dhenderit nga gjysherit e nenes, i cili sa hap e mbyll syte u kthye ne milioner. Kuptohet ai, por dhe e boija e babait, po dhe mbesa e dashur qe i shpenzon ato ne Gjermani. E po qe i zene edhe me krijimin e mundesive qe te pasurohej dhe i biri me demontimin e municioneve brenda nje zone te banuar, siç qe Gerdeci, nga ku u pasua me tragjedine e tmerrshme. Po, mo po qe i zene qe sipas direktives se Ramizit, qe e percolli per te ndertuar partine bije te PPSH, qe te zbatonte pike per pike testamentin e tij katovician: "Kapitalizmin dhe kapitalistet do jemi ne, (bijte e bijat tona, dhenduret e nuset e tyre dhe krushqit; shoket e nomenklaturese komuniste si dhe miqte e shoket e tyre); do jemi ne, sepse per 45 vjet ne e krijuam ate prone; pronareve do t'u japim nga nje cope leter në dore dhe do t'i mundojme gjykatave. Ata qe do te rezistojne do t'i lendojme!". Qe pra, pse Saliu dhe gjithe ata qe sot i shkojne mbrapa jane nga ajo pjese qe u pasuruan prej tij, si zbatues i testamentit te Ramiz Alise. Doni nje shembull? Tritan Shehu, ish drejtori i "Shqiponjes" se kontrabandimit te naftes Miloshevicit, prej te ciles u akiumuluan miliarda, prej te cilave u financuan Piramidat dhe prej te cilave ndodhi viti i Zi 1997. Tani nëse er ato qe shkrova si nje pjese e Platformes katoviciane ka dyshime, atehere cilido qe eshte i interesuar le ta lexoje te plote ate dokument-platforme te Ramizit në prag te shembjes se regjimit diktatorial dhe qe ua delegoj Berishes dhe nanos, hartuesit dhe ata qe implementuan ligjin famekeq 7501 dhe ate te ndermarjeve Bujqesore, dhe le te provoje te gjeje se prej saj ka mbetur pa u zbatuar qofte dhe nje germe e vetme e saj. Sa i perket problemit te pronave, Sali Berisha, per vete plagen e madhe kombetare qe ka shkaktuar ky problem, eshte mekatari më i madh. Edhe nese do t'i shpetoje drejtesise apo do ta kaloje lehte ate, pa procedura formale, ndeshkimin me te madh te merituar atij, ia ka dhene shumica e popullit dhe qe eshte urrejtja ndaj tij. I urryer?! A mund te kete ndeshkim më të madh per një njeri qe ka gjak njeriu dhe jo gjarperi?

Maloku delenxhi i degjeneruar,nuk mund te bëhet fisnik edhe sikur ta vidhte gjithë shqiperinë.Edhe shajnë Zogun këta pisa.
Bravo djema, tregujuni vendin keture mostrave, qe bejne "Zotin", te fortin e lloj lloj pallavrash per te justifikuar krimet e vjedhjet qe bene me pasurine e gjithe shqiptareve dhe te Shqiperise, qe ja falen ku munden edhe grekut.
Ti filozof i mesiperm me qellim ngateron mentalitetin dhe pasojat nga mentaliteti. Pershembull maloket kane mentalitein e hakmarrjes, por nqs maloku vret, ai duhet te denohet. Si mendon ti zoteri ai nuk duhet te denohet sepse ashtu e thote kanuni. Oboboooo!
O parim themelor,merru me thelbin e e ceshtjes qe lepirsit e Berishes i thone popullit "Cohu o popull per ate qe ai ju beri pronare shtepijash ne Tirane.Artikullshkruesi e ka sqaruar se ap.u privatizuan ne shqiperi ashtu si ne tr gjithe vendet e lindjes nuk ja fali njeri ato ishn blere e sterblere me qerate qe pagueshin dhe shumica e shqiptarve i kishin ndertuar me punen e tyre vullnetare jashte kohes punes dhe megjithate kur u privatizuan u blene sipas sip.tyre.Por cfar ndodhi me ata qe ishin shpronsuar nga komunizmi ka 30 vjet qe enden neper gjykata dhe nuk e kan mare pronen e tyre ,qe ka narre ky dhendri berishes kaq Ietsisht dhe ka ndertuar 19 kulla kjo eshte nje cudi e madhe qe vetem Berisha e ka besuar dhexata qe mbedh neper konferenca shtypi keto dite.Ai faqezi i paturp genjen ne mes te dites per cdo gje qe thote e ben ai i ka sjelle shqiorise vetem te zeza Atij dhe familjsrve te tij duhet ti sekuenstohen sekuestrohen te gjitha oasurite qe kane regjistruar ne enrat e tyre.
Fuck bastardeve berishjane...
Pse nuk ja kujton asnje gazetar meqenese Saliu ben sikur ka haruar qe godina qe ka seline eshte nje prone private qe e morri me arogance me nje vendim personal dhe i la pronaret me gisht ne goje.
O zoti gazetar, edhe kur nxori ligjin per privatizimin e apartamenteve dhe vur nje cmim nuk ishte kollai per ne rogetaret ti blinim. Jam detyruar te mar lek borxh per ta paguar shtepine se vendosi afate ndryshe dilja jasht nga shtepia me gjithe femije nuk ta pertonte ashtu si na hoqi nga puna qe i nxori te gjithe ne ruge . Per 23 vjet kam paguar qirane per kete shtepi qe privatizoi edhe sot e kesaj dite ne kete shtepi te Enverit jam. Nuk ja di per nder hic Saliut me tere ato bema qe kane ndodhur me pas cdo lehtesi e ka bere per vehte per maloket e vet keshtu qe i ka ardh dita tapesoi mazi se Gadafi.
Finally : Kjo ishte Shkerdhatokraci newer Demokraci
I.mori lumi berishajt, po si do bej supermbesa ose superpidhi kur ti marrin apartamentin ne hollande? Ska ven varri vetem ta bej ne bordello.