Vija paralele mes Berishës dhe Çausheskut

23 Tetor 2023, 18:13Blog TEMA
Vija paralele mes Berishës dhe Çausheskut

Nga Frrok Çupi

Çaushesku (Nicolae), ishte një udhëheqës tragjik komunist i Rumanisë, që e bëri popullin e vet t’i lutej zotit ‘me merr n’atë jetë’.

Rumunët e kishin më të lehtë të dilnin në protesta e të vriteshin në rrugë, se sa të shkonin të vdisnin në shtëpi nga të ftohtët dhe uria.

Në protestën e fundit të jetës së Çausheskut, u vranë 4 mijë vetë në Timoshoara, qytet në perëndim të Rumanisë.

Por nuk është vetëm kjo shifër (4 mijë të vrarë në protestë) ajo linjë paralele që e afron Çausheskun me Berishën. Berisha vrau 3000 vetë në protestën kundër presidentit në vitin 1997; por nuk është vetëm kjo.

Nuk është as ministri i mbrojtjes së Berishës, zoti Zhulali. Ky u bind e sulmoi Jugun, por erdhi një moment që nuk u bind më; prandaj Zhulali u shkarkua, dhe një ditë u njoftua i vdekur në një spital ku i dërgonte Berisha gjithë ‘ushtarët’ e  tij.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Vasie Milea,  nuk pranoi të hapte zjarr kundër protestuesve në Timoshoara, dhe ‘vrau veten’. Në fakt e vrau Çaushesku.
Edhe një copëz nga jeta e Sali Berishës, si bir i një fshatari në zona të thella të atdheut, sigurisht që është paralele me Çausheskun…, por nuk është e ditës.

Babai i Nicolae ishte një fshatar në një skaj, kishte fare pak tokë dhe disa dele. Por ishte i dhunshëm dhe e rrihte të birin. Prandaj ai iku nga familja që në moshë 11 vjeç dhe bëri jetë të keqe.

Kjo, natyrisht që është paralele me fëmijërinë e Berishës, por nuk është me rëndësi të ditës.

Paralele e ditës mes Berishës së Shqipërisë dhe Çausheskut të Rumanisë është ‘ARRATISJA NË ÇASTIN E FUNDIT’.

Dhëndëri i Berishës, Jamarbër Malltezi që tani ndodhet në burg, u kap në aeroportin e Rinasit. Vjehrri i tij shpiku alibinë se ‘po priste të shoqen’,  por në fakt është e kundërta.

Malltezi po ikte. Gjykata Speciale caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ pikërisht me qëllimin që të mos humbnin provat e krimit dhe që Drejtësia të mos vërtitej nëpër botë duke kërkuar ‘Jamarbrin’ dhe të shoqen dhe të vjehrrin, dhe të kunatin.

Vetë Sali Berisha është ndaluar të udhëtojë jashtë vendit, duke i sekuestruar pasaportën; dhe njëkohësisht është i detyruar të paraqitet sistematikisht në dyert e policisë, sa për të thënë “Jam këtu!’.

Për ‘një qime’ Berishët po arratiseshin.

Diktatori i Rumanisë u kap në 25 dhjetor 1989, pasi kishte marrë një helikopter dhe po arratisej.

7 Komente

  1. P
    Patronazhisti sufllaqexhi

    Pa hyrë në detaje pse duhet sekuestruar pasaporta fizikisht kur e ka lëshuar shteti shqiptar dhe t'a fshin nga sistemi kur te doje Plus Berisha nuk mund të arrestohet pa leje nga kuvendi dhe votimi i deputetëve pse tregoni përralla

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Pasaporta iu sekustrua,qe te mos arratisej. Ajo pasaporte eshte pasaporte diplomatike dhe me ate ai arratiset.Kete lloje pasaporte e kane shume njerez sidomos deputetet dhe kryetaret e partive. Dihet se shqipetaret sot kane pasaporta biometrike dhe levizin lirisht brenda BE.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patronazhisti sufllaqexhi

        Pikërisht pa lejen e Kuvendit ai iken neser po të doje se ndalon dot njeri se s'ka autorizim Pse gjithë ky show me pasaportën kot as ne burg se besoj se 80 vjeç e shpeton ky fakt Mjafton kontroll pasurie si dhenderri si i biri se kanë miliona pa punuar asnje ditë dhe konfiskim se sekuestro i marrin prapë

        Përgjigjjuni
        1. s
          sufllaqexhiu

          Patronazhist vetem nese e strehon ti diku ,se ndryshe nuk ka ku te shkoje perveç se ne te semes!Ndaj prisni se nuk keni pare gje akoma!Ata qe drejtuan kete vend i pshurrosen varin nje akt kanibal ,por rrota rrotullohet dhe erdhi koha qe ku kufoma do pshurroset i gjalle:E keni pare si eshte bere sa nje dyleksh !Kete i beri edhe Osama Bin Ladenit superfuqia,e rriti e shkolloi e trajnoi dhe pastaj e kapi me rrjeten e peshkut ku i pagoi te gjitha!Eshte rasti identik i kesaj bishe qe mendoi se jo shqiperine por ballkanin e kishte nen vartesi e mund te bente ç'te donte!Ne kuti shkrepse e kane futur duke i thene boll me mos ha me mut !Kjo ndodh gjithe me provincialet.Ndaj o patronazhist sufllaqexhi hidhi ndonjehere ndonje sy nese e ke kojshi se mos e pshur njeri.

          Përgjigjjuni
    2. V
      Vranakonti

      Po te arratisej dhenderri i Berishes,do krijonte streh edhe per te shoqen Ergiten,po edhe per kunatin Shkerdhenin. Kurse Liria dhe Saliiu e kane te garantuar azilin politike,te Vuçiiç ne Beograd.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sali mos vdeksh sa të shikosh gjith familjen në bu

        Saliu ngjason më shumë me gedafin,ai vinte nga bari dhish dhe e pranonte këtë dhe i qeraste mysafirët me qumësht dhije në çadër,më mirë për këtë pyseni Lulin që ka qënë mysafir i Gedafit para disa vjetësh. Kurse vampiri jonë Sali nuk e pranon origjinën si bari se e ka futur Enveri në vilën e tij dhe kujton se ka lindur në bllok,prandaj ja kaloi bllokmenëve

        Përgjigjjuni
        1. T
          Ton

          Po Benit pse nuk ja sekuestruan o Frroki

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje