Jo 22 marsi 1992, por 21 tetori 2023 duhet shënuar si Dita e Parë e Demokracisë

23 Tetor 2023, 11:39Blog TEMA
Jo 22 marsi 1992, por 21 tetori 2023 duhet shënuar si Dita e Parë e

Nga Ilir Yzeiri

Nëse do të ishim një vend normal demokratik, ne nuk do të duhej t’i jepnim gjithë atë vëmendje, patos apo të tregoheshim sikur në vend po ndodhte një gjë e jashtëzakonshme, sepse SPAK kishte ndaluar si të dyshuar për aferën e ish-klubit « Partizani » Jamarbër Malltezin, dhëndrrin e Sali Berishës dhe kishte marrë të pandehur po ashtu edhe vetë Sali Berishën. Shqiptarëve patetikë dhe folklorikë nuk iu bën përshtpyje kur Donald Trump, merr avionin privat dhe paraqitet në qelitë e burgut të një shteti amerikan sipas ligjit për të dëgjuar akuzën që i ngarkohet. Shqiptarët e harruan ditën kur presidenti më i fuqishëm i planetit dhe ai që luajti rolin vendimtar në çlirimin e Kosovës, Bill Klinton, u ul përpara një prokurori amerikan dhe pranoi akuzën duke kërkuar falje. Shembuj të tillë ka pa fund.

Ne kremtojmë si festë të demokracisë datën 22 mars 1992, ditën kur Partia Demokratike, që në atë kohë drejtohej nga Sali Berisha, fitoi zgjedhjet parlamentare. Mirëpo, tani duhet të kujtohemi se ajo ditë ishte vetëm largimi nga pushteti i Partisë së Punës të Shqipërisë, por jo fitorja e demokracisë. Sot është e lehtë të bësh analiza e të kritikosh atë ditë apo edhe atë periudhë, por, në atë kohë, një pjesë e madhe e atyre që mbështetën përmbysjen e demokracisë, jo vetëm që nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte, por frymëzoheshin kur shihnin në krye të shtetit një figurë si Sali Berisha që po e drejtonte shtetin « demokratik » me metodat e luftës së klasave demokratike dhe po instalonte kultin e udhëheqësit të pagabueshëm e të paprekshëm. 

Historia e shtetit shqiptar na tregon se ne, që nga viti 1912 e deri më 21 tetor 2023, nuk kemi pasur asnjëherë një sistem demokratik. Nëse me sistem demokratik, sipas përkufizimit të përgjithshëm, kuptohet pluralizmi i ideve dhe ai politik, zjgedhjet e lira dhe pavarësia e pushteteve, atëherë duhet të themi se deri sa erdhën komunistët në pushtet kishim autoritarizëm dhe monarki unitare, pastaj demokraci popullore në të cilën sistemi i drejtësisë ishte në shërbim të kauzës komuniste dhe nuk prekte elitën e hierarkëve të diktaturës. Ndërsa pas vitit 1992, pra, pas përmbysjes së pushtetetit të Partisë së Punës, ne ndërtuam një sistem hibrid që mbështetej jo te liria, por te shthurja sociale dhe shkatërruam ose më saktë nuk ndërtuam kurrë një sistem demokratik që të mbështetej në një sistem drejtësie që të kishte realisht moton: « Të gjithë të barabartë përpara ligjit ». 

Partia Demokratike e Sali Berishës ndërtoi një sistem gjyqësor me militantët e saj dhe ashtu si Enver Hoxha, ky sistem, në radhë të parë, do të ruante Berishën dhe hierarkët e tij, në kuptimin që ai dhe klani i tij nuk prekeshin nga ligji. Edi Rama ka me dhjetëra e dhjetëra defekte, por në historinë moderne të Shqipërisë, ai do të mbahet mend si i pari shtetar që i hapi rrugë ndërtimit të shtetit ligjor në vendin tonë dhe i pari që promovoi demokracinë në këtë vend. Reforma e thellë që u krye në drejtësi duke shkallmuar për herë të parë godinën e kalbur të drejtësisë së ndërtuar nga triumfi i 22 marsit, më në fund na solli demokracinë e ëndërruar: të gjithë të barabartë para ligjit. Arrestimi i dhëndrrit të Berishës dhe marrja i pandehur i këtij të fundit tani duhet të konsiderohen si ngjarje normale dhe jo si luftëra politike. 

Është e kuptueshme që për shumë kohë studiot do të ziejnë nga klithmat e fanatikëve të Berishës dhe të atyre që demokracinë e kuptojnë ende si luftë mes fiseve ku i pari i njërit fis nuk preket se na duhet për luftën e ardhshme, por kjo nuk shqetëson askënd. Dalngadalë, të gjithë do të mësohemi këtej e tutje se të paraqitesh në gjykatë, të jesh i dyshuar për një vepër penale, është një gjë normale që ndodh në një shoqëri ku nuk ka mite, nuk ka prijës e liderë, por ka njerëz të barabartë përpara ligjit. Ndaj 21 tetori 2023 është dita e parë e demokracisë shqiptare sepse deri në atë ditë ishte krijuar ideja se Sali Berisha apo dhe të tjerë të akuzuar publikisht për disa krime monstruoze nuk prekeshin. Kështu ra edhe miti i fundit.

12 Komente

  1. H
    Hajdarovski

    Ruaje kete Mero. Kur te arrestohet Rama nxirre prape

    Përgjigjjuni
    1. G
      Genci

      Nuk e di kush do arrestohet nesër a pasnesër...po Enveri i brezit tim ishte Saliu! Ai Enveri i parë smë kapi dot gjallë edhe shpëtova ... kurse Tosi edhe këta të tjerët më vonë skishin as takatin e Enverit po as inatin e Saliut kështu që shpëtova edhe nga ata... Ama Saliut brezi im ja pa sherrin 101% Kshu që me fol me tamam fare i bie që demokracia erdhi para 24 orësh

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hajdarovski

      Ruaje kete Mero. Kur te arrestohet Rama nxirre prape

      Përgjigjjuni
      1. p
        p.m.p.

        Të shohim Ilir. Nëse SPAK-u do vazhdojë tu futi ato.......në bige Saliut dhe këtyre personave si Saliu, atëherë "21 TETORI 2023, DITE E SHTUNE" duhet të shënohet dhe përkujtohet "SI DITA E PARE E DEMOKRACISE" në Shqipëri.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luani

          Sikur te bëshë një rrferendum popullor mbk denimin e sali berishes 99% votonë ad td qendfojë lakuriq në mes te sheshit për 60- dite , ti meren çdo gjë qe ka vjrdhur, dhd td lihet i lire..!!

          Përgjigjjuni
          1. T
            T

            Bravo nje shkrim qe duhet len ne kornize per kta derra .

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mona

              Ok Yzeiri.

              Përgjigjjuni
              1. i
                ina

                sa bukeshkale eshte ky

                Përgjigjjuni
                1. u
                  u shofshin zagaret e Sales

                  Ina - i ke dhene buke Ilirit !!!???

                  Përgjigjjuni
                  1. ?
                    ???

                    Jo i ka dhen dafllakun.

                    Përgjigjjuni
                2. D
                  Dikush

                  "... pastaj demokraci popullore ..." thote. Aferim!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    AI

                    Me radhe te tere o Ilir dhe per ata pedagogy qe I grine Studenten nga leket apo ne fillim te 90 kur donin te fitonin konkurset e letersise....apo jo Iliri....

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje