Momenti i presidentit Makron: A ndërroi Franca qasje?

21 Tetor 2023, 17:17Blog TEMA
Momenti i presidentit Makron: A ndërroi Franca qasje?

Nga Milena Harito*

Presidenti Makron gjatë darkës zyrtare në Tiranë më 16 tetor 2023, propozoi një term të ri, « ri-bashkimin”  e Shqipërisë me familjen europiane,  për të zëvendësuar “procesin burokratik të zgjerimit të BE”, sipas fjalëve të tij.  Skenografia shumë e arrirë dhe ngrohtësia e prekshme e atmosferës gjatë darkës janë tashmë tradicionale. Ri-bashkimi është diçka e re, që shkon shumë më larg sesa përkëdhelja e sedrës për të  zotët e shtëpisë. Pas këtij termi ka një qëllimi politik të presidentit Macron, I cili e ka origjinën vite më parë dhe ka rrugëtuar nëpër shtigjet e thepisura  të politikës europiane.

 “Ri-bashkimi” është padyshim një fjalë  shumë më e përshtatshme, më e dashur, më gjithëpërfshirëse, madje edhe më e drejtë në kontekstin e Shqipërië sesa « zgjerimi ». Në fillim ishte fjala, na mësojnë librat e shenjtë.

“Procesi I zgjerim-integrimit” nga forma e nga përmbajtja na kërkon  të   përmirësohemi  për tu “bërë të denjë” për « familjen e lartë » europiane. Në këtë mënyrë krijon një ndjesi të vagullt faji, të ngjashme me atë të detyrave të pabëra të shkollës, ndërkohë që po bëje xhiro me shokët.  Ky “proces” ka diçka frigorifike që edhe mund të të ngrijë dëshirën për t’ju afruar asaj familjeje, e cila duket sikur me shumë vështirësi po pranon të zgjerohet për të pranuar  “kushëririn e pagdhendur nga fshati”.

Europa vrojtuar nga ne:  dëshira, vlerat dhe interesi

Si çdo partneritet edhe i famshmi “integrim në familjen europiane” mbështetet fillimisht në dëshirën e partnerëve, më pas në vlerat e përbashkëta dhe pastaj në interesin reciprok. Të treja të domosdoshme.

Dëshira e cila e shtyn Shqipërinë  drejt Europës është në origjinën e Shqipërisë demokratike të pas ’90 që nga sllogani « E duam Shqipërinë si gjithë Europa ». Kjo dëshirë shprehet  në përditshmërinë tonë prej dekadash në shumë forma. Prova më e mirë ?   Asnjë nga partitë të cilat e nuhasin opinionin më mirë se kushdo tjetër, nuk ka ndërtuar një narrativë anti-europiane sepse nuk i bën hajër. Deri tani.

Por dëshira nuk mjafton. Për një partneritet afatgjatë është e nevojshme  të ndash vlera të përbashkëta. Mjafton të hedhim sytë në Azi, në Afrikë, në Lindjen e Mesme për tu kujtuar se pavarësisht ecejakeve të vështira të pas viteve ’90, shumica e shqiptarëve bashkëndajnë  vlerat themelore të Europës.

Të shtypur nga diktatura dëshirojmë fort lirinë  e individit dhe demokracinë. Kina vërtet është e begatë por nuk i ndan këto vlera. 

Jo në cdo vend funksionon  tregu I lirë ekonomik, në Shqipëri përgjithësisht po,  me gjithë hallet e  një shteti që do forcuar dhe të një tregu që do zgjeruar.

 Jo në cdo vend shoqëria është mjaftueshëm e emancipuar për të respektuar të drejtat e  cdo individi, lirinë e besimit, të drejtat e barabarta të grave apo të  minoriteteve. Në Shqipëri përgjithësisht po ;  mjafton të kthejmë kokën drejt Lindjes së  Mesme me intolerancën fetare dhe dhunën ndaj minoritetetve e të drejtat e munguara të grave,  për tu kujtuar se  bindjet tona janë  thelbësisht pranë vlerave evropiane, edhe kur zbatimi I tyre nuk është perfekt.

Gjithashtu drejtësia sociale  është e pranishme në vlerat e shoqërisë tonë  për arsye historike e kulturore, edhe për shkak të barazitizmit të tepruar të periudhës komuniste. E drejta  për arsim e shëndetësi e garantuar për gjithkënd nga kontributet dhe taksat është një e drejtë që pranohet nga të gjithë, ndonëse aplikimi praktik ka sigurisht sfida të mëdha. Ka plot vende të planetit, përfshi edhe SHBA, ku kjo vlerë nuk ka konsensus të gjerë shoqëror.

Europa dhe vetëm Europa  është sot hapësira ku këto vlera  ekuilibrohen gjerësisht më mirë se në cdo vend tjetër të planetit.  Kjo dëshirë e këto vlera e bëjnë Shqipërinë europiane sot;  pa to I stërzgjaturi “proces I zgjerimit” do të ishte I pamundur.

Por për partneritet afatgjatë nevojitet edhe konvergjencë interesash. Interesi ynë është I qartë : së pari ekonomik – akses në tregun e pasur evropian për të pasuruar shqipëtarët ; së dyti  aplikimi konkret i vlerave të mësipërme të cilat përkthehen në një kuadër ligjor konform BE dhe në zbatimin e atij kuadri ligjor, i ashtuquajturi  sundimi i ligjit.

Përpjekja e gjatë e presidentit Macron për  ri-themelimin e BE

Ri-bashkimi është një term i ri, i mirëgjetur i presidentit Macron.  Por po të mbeteshim këtu, ndonëse fjala na pëlqen,  ndoshta do të ishte ende pak.

Në të vërtetë termi i ka rrënjët më thellë, tek ngjizja politiko-filizofike pro-europiane e  presidentit Macron nga filozofi Paul Ricoeur dhe komuniteti I Emmanuel Mounier I cili  I dha jetë revistës “Esprit”, revistë e cila ende sot është fabrikë e ideve për të çuar përpara Europën e bashkuar. Presidenti Macron është  që në origjinë thellësisht dhe qënësisht pro-europian.  Në rrugëtimin e tij atipik politik,  ai e vendosi  Europën në qendër  të programit elektoral të  fushatës presidenciale të vitit 2017, duke pranuar edhe riskun politik që sillte kjo çështje e cila nuk është konsensuale për opinionin public francez, madje shfrytëzohet vazhdimisht anga partitë populiste për të manipuluar elektoratin e për të goditur Bashkimin European.

Pas fitores në 2017,  angazhimi pro-europian i Presidentit Macron vijoi me  fjalimin referencial që njihet edhe si fjalimi I Sorbonës,  për rithemelimin e Europës. Reformat e mëdha europiane  të propozuara nga presidenti Macron në nëntor 2017 gjejnë gradualisht rrugën e tyre : Europë sovrane dhe më e fortë ; e bashkuar dhe demokratike ; hapja dhe aleanca me vendet e Mesdheut ; qëndrime gjeostrategjike të përbashkëta ; domosdoshmëria e përforcimit të  mbrojtjes europiane. Kjo e fundit ishte përsëri temë e intervistës së tij në nëntor 2019 për  të përjavshmen “The Economist” mbi NATO-n të cilësuar atëhere  në gjendje “vdekjeje cerebrale” dhe “Europën në buzë të humnerës”.

Konteksti gjeopolitik në vijim i dha vazhdimisht të drejtë presidentit Macron mbi nevojën e reformimit të Europës. Fillimisht tensionet SHBA-Kinë me zhvendosjen e vëmendjes së aleatit të madh drejt Paqësorit, me tensionet mbi sovranitetin ekonomik dhe teknologjik të Europës. Europa po vepron që të mbetet sovrane në garën e teknologjisë 5G e cila është e domosdoshme për të  gjithë industritë e tjera, si edhe në garën e chipseteve të domosdoshëm për smartfonët e gjithsecilit. Më pas COVID-i nxori zbuluar keqas mungesën e autonomisë europiane për gjëra edhe më të thjeshta si  prodhimi I maskave mbrojtëse apo I paracetamolit. Vijuan kriza migratore,  lufta në Ukrainë, kriza energjitike dhe tensioni në Lindjen e Mesme. Ndërkohë Banka Qendrore Europiane gjithashtu u reformua për të menaxhuar krizat financiare, sidomos nën drejtimin e Mario Draghit me inovacionin e “quantitative easing”.

Bashkimi European vijon reformat e në këtë këndvështrim  Franca e drejtuar nga presidenti Macron nuk ka ndryshuar qasje. Reformat strukturore të BE janë filli ndërlidhës i përpjekjeve gjatë dy mandateve të tij.

Po Shqipëria ç’hyn këtu ?  Raporti “Të lundrojmë në det të hapur” dhe situata win-win

Në politikë, si edhe në jetë, gjërat lëvizin më shpejt kur puqen interesat e të gjitha palëve.

Shqiptarët dëshirojnë të afrohen me BE, tregun e saj të madh, të pasur e të fuqishëm, dëshirojnë edhe lirinë e garantuar nga sundimi i ligjit.  Europa nga ana e saj ka nevojë të garantojë sigurinë në hapësirën e kontinentit, të forcohet, të lëvizi më shpejt, të jetë më fleksibël.

Pikërisht rëndësia strategjike e ribashkim-zgjerimit me vendet e kontinentit, është ajo që mund të nxisë vendet anëtare të pranojnë reformat institucionale të domosdoshme e të vonuara, të cilat janë  të vështira për tu realizuar në status-quo. Familja bën përpjekjet e nevojshme për tu përshtatur kur vijnë anëtarë të rinj, krushqi a fëmijë. Edhe BE po ashtu.

Raporti I fundit I porositur nga dy ministrat e Europës, të Francës e Gjermanisë dhe publikuar në 19 shtator 2023 : Të lundrojmë në det të hapur” hap opsionet për një reformë të domosdoshme të  BE e cila mundëson edhe zgjerimin e familjes. rapport_fr-de_reformes_cle036f48.pdf (diplomatie.gouv.fr)

Në raportin franko-gjerman zgjerim-ribashkimi konsiderohet  pjesë e 3 objektivave strategjikë të BE :

·        Garantimi i  sundimi të ligjit dhe legjitimitetit demokratik si gurë themeli  të panegociueshëm dhe të palëkundshëm të Bashkimit Europian.

·        Adaptimi institucional  për të bërë BE të aftë të veprojë më shpejt, me më shumë efikasitet.  

·        Adaptimi institucional për të pritur anëtarë të rinj të cilët marrin pjesë sipas mundësive e takatit të secilit.

BE funksionon tashmë me një gjeometri variabël : disa vende janë në zonën euro, disa në zonën Schengen e disa jo. Raporti franko- gjerman propozon shtrirjen e këtij organizimi fleksibël në 4 rrathë koncentrikë:

·        Rrethi i parë : zona euro / Schengen ;

·        Rrethi i dytë :  anëtarët e BE ;

·        Rrethi i tretë : anëtarët e asociuar me akses në tregun e përbashkët, akses i cili kushtëzohet me parimet e Kopenhagenit e sundimin e ligjit ;

·        Rrethi i katërt : Komuniteti Politik European, KPE, ku vlerat e parimet e BE nuk janë të detyrueshme;  bashkëpunimi shtrihet për disa prej vendeve në traktate bashkëpunimi ekonomik,  për të tjerë në pozicionet gjeopolitike, siguri, energji, mjedis, por ama pa patur akses në tregun e përbashkët. Rrethi I katërt, i iniciuar po nga presidenti Makron në 2022 pérfshin jo vetëm vendet anëtare dhe kandidate në BE, por edhe vendet e tjera të kontinenntit nga Norvegjia, Anglia, Zvicra deri tek Turqia, Gjeorgjia,  Armenia e Azerbaixhani.

Qasja e presidentit Macron për ri-themelimin e Europës nuk ka ndyshur ndërsa konteksti po.  Konteksti është në favorin e Shqipërisë. Por kjo nuk dihet se sa zgjat. Mandati  I dytë i Macron është edhe i fundit si president I Francës dhe mbaron në 2027, ndërsa zgjedhjet europiane janë në prag, në 2024. Lokomotiva europiane franko-gjermane do të përpiqet të veprojë tani. Nëse bien dakort mes tyre. Më tej horizonti I Francës është ca I errësuar për momentin dhe një inerci e madhe europiane mund të pasojë.

Shqipëria ka ratifikuar me shtetet anëtare të BE Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit që prej vitit 2009 dhe  çeljen e negociatave për anëtarësim në 2022. Shqipëria duhet të përfitojë nga momenti Macron tani, për të synuar sa më shpejt  minimalisht rrethin e tretë dhe më pas të dytin e të parin. Këta tre rrathë konvergjojnë me interesin e Shqipërisë për akses në tregun evropian. Rrethi i katërt i pagëzuar Komuniteti politik Europian nuk mundëson aksesin në  tregun e përbashkët dhe nuk përkon me synimet e përpjekjet tona prej pothuaj 20 vitesh.

Ky është momenti për të shpresuar por edhe për të vepruar sa më shpejt.

*ish- ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike 2013-2017

38 Komente

  1. V
    Vdes per leke

    Ha ha ha! Tu mbarun leket qe krufe??? Do me ardhe prape???

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati orëve të para

      Pse je kaq i lig e trupeshk i idiot. Koka jote boshe nuk prodhon asgjë tjetër veç ligësisë dhe dëshpërimit ngaqë je njeri i dështuar dhe i pasuksesshëm që je.

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Franca i sheh te gjitha shtetet e botes si inferiore.

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Zagali

        ⁶Edhe rripi i pantallonave nuk eshte kaq i gjate. Durim dhe lexoni.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alla frenga

          Po se denjoi te na shkelte nje here ne 100 vjet zoteria freng i ngrehur me kostum luksi, nuk do te thote se nderroi qasje Fronsa.

          Përgjigjjuni
        2. M
          Me (une)

          E tore pak si gjate, por s’na the asgje! U tha se Macron nuk kish ardhur per vizite zyrtare! Kete na e zbulon dot ti e çipeve dhe IMEI-t?

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pergjigje

            Makroni erdhi qe te te beje mutin po ti e hengre me oreks se ishte mut firmato prej France.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shpjegim

              Franca e krekosur nuk na ka perfillur kurre. Prandaj e kemi inat. Po Franca gjithsesi nuk perfill asnje.

              Përgjigjjuni
            2. B
              Bert çomçakizi

              I re shumë gjatë për të ‘mbrojtur’ Nakron dhe vetëm bla bla bla..,nuk ia dole,sepse s,ke argumenta në asnjë rrjesht që ke shkruajtur në atë që po ndodh sot me BE dhe zërin e Francës së Makronit në të. Une po i bie shkurt. Sapo Makron erdhi në krye të Francës ,performanca e BE u dobësua në çdo pikpamje. Me Brexit-in lidershipi i BE është tronditur dhe nêse Gjermania vazhdon të jetë besnike e projektit franko-gjerman( BE),francezet e Makron kanë ‘ndrruar mendje’ dhe ato po e çfaqin çdo ditë këtë nëpërmjet lojës së Makron ,i cili nuk është ndalur as edhe një çast në rrugëtimin e zbatimit të axhendës së tij,që nuk përputhet me seriozitetin gjerman. Lajlet e lulet për reforma në vet BE të propozuar nga Makron,janë gurë nën rrota për gjeopolitikën europiane ,të cilën vetëm egoizmi i Makron nuk e sheh,që më shumë është i ‘prokupuar’ për protagonizmin e tij në krye të lidershipit europian se sa e ardhmja e BE dhe vet Francës dhe Europes.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gabim

                Derdellite shume po nuk the asgje. Cilat nga reformat konkrete te Makron mbi Europen te duken "lajlelule" ty zoti ekspert i gjeopolitikes? Ve bast qe nuk di te emerosh asnjeren. Dhe sa per informacion, me gjithe arrogancen qe ka, parashikimet e Makronit per Europen kane dale te drejta, qe kontinenti duhet te jete sovran dhe i pavarur nga ana ushtarake dhe gjeopolitike dhe te mos varet aq shume nga nje shtet qe sot zgjedh Biden, neser nje te cmendur si Trump, po te jete nje fuqi me vete krahas SHBA-se dhe Kines. Ato qe tha ne fillim per Europen dhe nje ushtri europiane, dolen te nevojshme tani me luften ne Ukraine dhe Trump ne Amerike. Kurse Gjermania e la veten te varej nga gazi i diktatures ruse dhe eksporteve kineze dhe tani po e paguan rende. Realiteti eshte qe parashikimet e Macron per nje vetevaresi te Europes dolen te drejta dhe tani kontinenti po merr drejtimin e politikave dirigjiste te Frances sepse keshtu e kerkon koha.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Projekti franko-gjerman

                  Franca do ta drejtoje Europen qe te jete nje kontinent me i pavarur nga ana ushtarake dhe ekonomike dhe kete drejtim po merr Europa. Te gjitha te tjerat qe the o camcakez, jane llomotitje pa vlere.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Ik o mut la halet

                    Bert camcakezi i Temes do i japi mend Makronit. Ahahahhahaha

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Frëngët

                      Franca e ngrehur quan fshatarë pa klas të gjithë shtetet e botës, jo më Shqipërinë e katranosur.

                      Përgjigjjuni
                      1. .
                        .o.

                        Ngaqe mbahet si "ajka e kultures"

                        Përgjigjjuni
                      2. Q
                        QIRJAKO

                        Nje kopje te kesaj analize çoja Edit se kushedi mbase te rikthen atje ku ke qene!E ke zberthyer Makronin jo si çdo kush tjeter!

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pikaaa

                          Ka zberthyer nje mut qe ta haje. Kjo nuk zberthen dot komcat e pantallonave te veta, do zbertheje Macronin...

                          Përgjigjjuni
                        2. f
                          fredi

                          nje analiza tamam nga profesioniste. tani prit kur te versulen gjithfare koopetentesh e te gjejne aresye qe vec me temen nuk kane lidhje

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pirdh pirdh

                            Posi ore. Sa here te doje Rama te deshifroje mendjen e presidentit francez, do i kerkoje ndihme kesaj matufes, sepse kjo e paska analizuar mendjen e Makronit me themel. E ka zberthyer aq shume Makronin sa e ka lene lakuriq fare. Pikaaaaa Kur bejne dhe keta si te afte. Zberthimi me i mire qe mund t'i besh mendjes se Makronit per Shqiperine, eshte qe nuk e fut ne hesap hic se ka gjera shume me te rendesishme per t'u marre. Ja kaq.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              FR

                              Nuk ka shtet ne bote me snob, arrogant, hundperpjete dhe mendjemadh se Franca.

                              Përgjigjjuni
                            2. D
                              Dhëmbeli

                              M . Harito , me një qartësi për t’u marrë shëmbull, shpjegon …., për ata që kanë veshë e tru të gjykojnë , jo për ata që përtojnë t’a lexojnë apo nuk kuptojnë atë që lexojnë. Shumë nga komentuesit e kanë në majë të gjuhës ofendimin dhe sharjet dhe pa e lexuar ! Të neveriten ca komentues !

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Ekspertja ballkanike e Macronit

                                Qyqa, moj zonja ish ministre. A e di Macroni i Frances qe ti e njeh kaq mire menyren e tij te mendimit thjesht duke e pare ne televizor, se do cuditej shume? Do thonte, ku i bie gadishulli i vendit nga eshte kjo qe me njeh mua me kaq themel?

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Ekspertja ballkanike e Macronit

                                  Moj zonja ish ministre qe te duket vetja eksperte e mendjes se Makronit se e ke pare ne televizor. A e di Makroni qe e njeh me kaq themel ti ideologjine e tij politike sa mund te shkruash nje dizertacion? Se do shtangej fare. Do thonte: Me thoni menjehere ne cfare gadishulli te humbur eshte vendi nga vjen kjo ministrja e atij zdapit albanez narko trafikant, se do e punesoj ne Elize. Ke humbur kot tek Ymer Gelbaza moj xhan. Ti qenke per Paris.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. .
                                    .

                                    A do na fuse kelyshi bukuran i Frances ne Evrope? kaq duam te dijme ne, oj ti ish ministresha qe ke bere roman per te.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. ?
                                      ?

                                      Po pse paska nderruar qasje? Se denjoi te bente nje vizite e krekosura France nje here ne 100 vjet?? Po nje here do bjere daci ne kos.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. H
                                      Hoxha

                                      Nje grua shkoi te babai i Teqese... te ky rrethi i Pare - i tha babai , del Kadi. Te rrethi dyte - myfti. Te i treti - hoxhe. Hoxhe ska pare familja jone Baba. Hoxhe dua - tha gruaja. Dhe .. vertete familja pati 1 hoxhe.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. ?
                                        ?

                                        Pse fiksoheni kaq shume me ate shtet denglashites arrogant, qe kurre nuk e ka perfillur Shqiperine, te perfaqesuar shume mire nga ai snob i krekosur hundperpjete qe shet mend sic e kane francezet ne gjak.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. J
                                          Jo

                                          Franca, kryedjalli i Europes dhe shteti qe eshte perfshire ne luftera ne histori me shume se cdo shtet tjeter ne faqen e planetit, me nje ego qe s'ja mban dot dheu, dhe i sheh te tjeret me indiference. Mos prisni ndryshim qasje nga ata snobe te ngrehur, e mos u genjeni nga miresjellja siperfaqesore diplomatike e francezit se nuk na do fare.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Macron

                                            Nuk e ka fajin ai arrogant, e ka servilizmi shqiptar.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. H
                                              Hahhahaha

                                              Aman, kur kane inate me Francen edhe shqipot e Ymes Gelbazes. Hahahha. Franca nuk po pjerdh per inatet e Amerikes, Anglise dhe gjithe botes ndaj saj, do pjerdhi per Shqiperine qe as nuk e di qe ekziston.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. F
                                              FR

                                              Ai arrogant mendjemadh filloi te tallej me Shqiperine qekur zbriti shkallet e avionit serbes serbes me nate per te takuar lypsaret me cadra. Mos u genjeni nga miresjellja.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Pika

                                                Aman, ju ngeli mendja edhe juve. Mire shtetet e tjera, po shqiptaret per cfare e urrejne kaq shume Francen? Shihni ore hallet tuaja se nuk ju ka perfillur ndonjehere, cfare dreqin keni me Francen e larget. Jeni nje byth vend me 100 halle e do gerriceni kot me te medhenjte.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. .
                                                  .

                                                  Po meqë Francën e kanë inat gjithë shtetet e tjera, thamë ta provojmë edhe neve njëherë. Apo s'na lejohet as të shajmë.

                                                  Përgjigjjuni
                                              2. k
                                                kkk

                                                A e ka perfillur ndonjehere Franca e krekosur Shqiperine? Jo. A e ka dashur ndonjehere? Jo. Cfare prisni ndryshim qendrimi atehere? Se erdhi nje here ne histori. Po nje here do bjere daci ne kos. Kjo vizite nuk ndryshoi asgje. Madje francezi e tregoi shume mire arrogancen dhe mendjemadhesine tipike qe e karakterizon kombin e tij.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. ?
                                                  ?

                                                  Pse te te perfille Franca ty? Cfare e lidh me Shqiperine? Asgje. 2 bote te kunderta.

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. $
                                                  $

                                                  Mos analizoni Makronin, Francen dhe Europen, se as nuk do i merrni vesh ndonjehere, po analizoni pse shqiptaret marrin ushqimet me liste, dhe kane akoma dritat dhe ujin me orar.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Q
                                                    Qe ta dini juve

                                                    Qe ta dini ju, Makronja ndryshoi qasje per shkak te luftes ne Ukraine, sepse Europa nuk do qe Rusia te sulmoje ndonje shtet tjeter gjynafqar ne Ballkan sic sulmoi Ukrainen dhe francezi erdhi ketu per t'i dhene mesazh Putanes se Rusise qe mos i fut duart ne Ballkan, sepse edhe pse eshte rajon i dhjere, do e mbrojme po sulmove. Keshtu qe nderkohe qe ju hidhni vickla kunder Makronit se eshte hundperpjete dhe se nderron kostumet, ai erdhi per te mbrojtur Shqiperine me diplomaci, sic ka udhetuar edhe ne shtete te tjera te vogla europiane te rrezikuara, sepse nje vizite e kokes se Evropes dergon mesazhin qe Shqiperia eshte europiane edhe pse nuk i ka permbushur dot standardet. Hani mut tani dhe pergjoni kollaret, papijonat dhe kostumet e Macronit "mendjemadh". Analfabete funksionale.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. M
                                                      Medet

                                                      Po sa kostume nderroi frengu ketu a i numeruat se vetem ato mbeten pa permendur.

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. P
                                                      Pika ty moj sheleme

                                                      Do merret me Francen kjo. Ha mut ha.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje