Dialogje me Kosten e Gramozit dhe të Linditës larg vatanit për opozitën që duam!

21 Tetor 2023, 11:00Blog Nga Agron Gjekmarkaj

Dialogje me Kosten e Gramozit dhe të Linditës larg vatanit për

Një sërë shqetësimesh ranë si shi mbi Kosten e Gramozit dhe Lindites  në dhe të huaj në Kanada shumë larg vatanit.

U skuq dhe sytë i nxirrnin xixa në Parlamentin dhe Senatin e Otaves se askund nuk pa siç hije do ju kishte atyre institucioneve portretin e Babos teksa lloj lloj spitullaqesh dukej sikur i nxirrnin gjuhen me veshtrimet e tyre të murosura. Si dash i terbuar vertitej sa lart poshtë.

Skermiste dhëmbet e per pak desh zbriti nga makina e na iku tek Kryeministri Trudo që ta bēnte  rezil por pas shumë lutjesh u bind se i ziu sapo ishte ndarë nga gruaja dhe një sërë hallesh e kishin zënë me komisionet hetimore se ata i japin nuk i mbajnë.

Vende vende maste token me sy dhe pershperiste "cope e mirë, copë e mirë per një monument" dhe e qeshura si diell e pushtonte të tërin.

E fali Trudonë e gjorë dhe kesaj here po nuk kendon qyqja per të nese nuk korigjohet kur mot Kostaqi andej t'ja behë enkas per te ndjekur fatin e qortimeve.

Mes punerash që i zënë frymen per mbarvajtjen e delegacionit një tjeter zezonë kishte ndodhur teksa ne indiferentet flinim.  Ishte zgjuar naten si lugat kur në Tiranë i binte ora 10.

Opozita në Kuvend kishte bërë hatanë  duke bllokuar karriget e penguar punimet. Si luan  Gaz Bardhi , si dragua Sajme Korreshi edhe pse i plagosur zunë pritë dhe nuk e lanë padrejtësinë të kalojë. Bledion Nallbati si tiger hungronte. Kryezevendes Lideri piskamen leshonte per mesymje.

Ata njezeri thanë se si Oso Kuka në Vraninë do të ngujohen derisa demokracia të kullosë perseri asaj ograje dhe qederi të marrë të keqen.

Ermua qerratesha që me aq qejf e pret drejtimin e seances mbet me gisht në gojë , gati u alivanos marazi. Pastaj sebashku me Bushken me doren që presin sallam e me gjuhen që grijnë sallatë kishin  gatitur 23 mandata per denim deputetetesh. Be të madhe kishin bërë të uruarat. O bëjmë opoziten terbiet o biem fli. Të gjërë e kanë shpirtin sa arsyen.

Sa gjynah Ermua kishte veshur kostumin e bukur kaf me kuadrate dhe golfin e verdhe. bash për të lumen ditë.

Vetë Tao  patroni i Lulit doli në oborr dhe u zu me Gazin gojehidhurin që i prishu gjakun.

Kosta kishte marrë një ngjyrë gri, lekura i ishte bërë plloça plloça, sytë e perskuqur i nxirrnin tym, nga goja një taft shkrumi dilte si llave inceneratori.

Ndonese ishte fshehur pas një pirgu me ushqime  si ushtari japonez në istikam ,në restorantin e Hotelit  i ngulte dhëmbet një salsiçeje si të ishte dora e Albana Vokshit që shkon pranë karriges së Kryetares. Ashtu të murretyer dhe më katolik se Lindita e gjeta tek i nxirrte fundin një tasi me kos piklosur me ndoca mjaltë kunder zeherit. Nuk donte të fliste ndaj hante si dreq. Shihja me frike mos kepuste gishtat. Dukej  fergellues  nga merzitë e një pasnjëshmë dhe tek e ngrëna gjente një hapesirë shfryrjeje.

Prita sa prita ju drejtova "more i uruar a të bisedojmë si dy levender të mendimit?". Ashtu zemrueshem tha "prishur mos qofte" dhe filluam. ! Mos befshin hajer mos befshin gjithë ata që na prishin gjakun foli. E drejtë e drejtë ja ktheva, po si opozitar më shumë dilema që jam si duhet te sillemi bashkë me shoket e mi?

Po ja tha vendosni disa parime bazike !

E para vjen Babo në Kuvend  mos rrini hunde e buzë se ai ngëne e ka të paket dhe i prishet qejfi. Buzeqeshni sapo Çyrbja t'ju bëjë shenjë. Jorida ti bëjë një kafe në shenje paqeje. Kur ai të flase asnjë të keqe ska të duartrokisni dhe duart flakë ti bëni. Në këmbë të ngrihemi? Per mirë do të merrej. Kur flet Bela duratrokisni lehtë  , ulur, që të ketë diference. Nese Bora qesh qeshni dhe ju. Ateherë kur duket sikur Niko ka mendim rrini dhe ju të menduar. Po kur flet Ulsiu? Percilleni me dashamirësi, aq di aq thote. .

Elisa? Merrni shenime!

Llafin e Tezes mos e kontestoni se duhet respekt per kohen.

Po ndaj pleudarisë së Antonetes dhe Etjenit si të sillemi? Leshoni zukama habiet. Po kur flake i jep Blerina retorikes? Ngrohuni nga zjarri. Eni Zake vendos të diskutojë? Enderroni. Po kur Margeriti na sheh me  indiference të perhumbur. Gezohuni per driten që moret. Po kur Xhemali citon filozofet e medhenj ? Ju citoni Xhemalin.  Po kur Dilua mbron qeverine ? Ju pergezoni Dilon. Po kur Bujari i Lushnjes ja merr kenges? Po kendoni se nga kenga ska te keq njeri!

Me patos e vertit Ogerta?Ajo thote mendimet e veta ju tundni koken tuaj.  Me lutjet e Tonit ? Një amen mjafton.

Atehere kur Mimi di Puccini rrefen te shkuaren me piano dhe njoki ? Ju i thoni u befte vullneti yt si në qiell ashtu në tokë, rrefimin e petditshem falna sot.

Ndonjehere Majko kollitet ....? Ju njezeri shendet brohorisni. Po kur Etilda te vijë e heshtur e melankolike? Po ja Xhelal Mziu ti kendojë një këngë zamani me çifteli. Me habiti po nuk e fsheha admirimin për këto pika traktati që sjellin paqe e vellazeri  mes pushtetit e opozites.

Kur mendova se mbaruam ai më bëri një pyetje po të madh e kishte dyshimin në mos nuk i thoja të verteten. Si është puna që Luli do t'ju heqë nga rreshti ty dhe Gazin? Po ja more lezeti i Tabil Sarrajt i thashe, "kur ai fliste me patos  atë ditën e sy kateve , une nga vendi ja bëja yp xhixhi, yp xhixhi e mbyte" pastaj kur desh te ulej në karrige i kerkova pese mijë lek të vjetra  që ta lija të kalonte. Luli si Luli desh pazar jo janë shumë jo janë pak tha 3 mijë te vjetra dhe të gjitha në fund të vitit. Po ku i kihet bese atij per punë lekesh dhe u zumë. Po Gazi? Ç'te them! U ndjeva ligesht gjithë kohes i therriste  "o zullap o zullap , do të bëje të flasesh me vete me ato që di".

I ngrati nuk paska faj tha Kosta i rihumanizuar. Pastaj la keshillen e fundit.

Kur të kalojë Doktori shfryni të gjithë njëzëri-mallkuar qofsh. Po pasi ti bëjmë keto? Atehere  jeni opozita që duam , properendimore dhe ai qerratai Arber Agalliu nuk ju jep me keshilla qysh te vejë mbroth atdheu. Te faltë Zoti more bekim i thashe ku i gjete gjithë  keto?! Dialogjet me Kosten me ndihmun të rilexoj politiken jeten dhe boten.

12 Komente

  1. D
    Dardani i Ri

    Ky Gjekmarrja është një pallosh shpellar të cilin nuk e laxon askush. Nuk i kuptoj këto mediat që akoma vazhdojnë të botojnë marrëzitë e tij.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Ti agron ke nevojë për psikiatër se e ke kaluar etapën për psikolog. Tani ti ecën në rrigë e dynjaja thonë sa gjynah i shkreti.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kush e kush te hiqet me i zgjuar ne vendin e budal

        e more 7 milionshit more koqe0

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loku

          Karagjoz kujton se ben humor.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            Ha parazit ha! Ja per keto diarre të paguane taksapaguesit shqiptare qe je stisur (per kete u keta duhet te falenderojne Zotin), qët'u sher besh dhe t'i mbronsh. I ke pak ato çfare ka shkruar per sojin tend, tek poema "Hakerrim", poeti patriot vlonjat Ali Asllani.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lashi

              pomire more popull si ka mundesi qe kur dalin ne popull premtojne shum gjera po kur ju kerkon llogari thon nuk me ke zgjedhur ti por partia .çfar behet keshtu dhe kakarisin si gjela (ne te dya anet pozit opozit)

              Përgjigjjuni
              1. L
                Laci

                Nuk ta lexova kete deli shkrim , sepse nuk dua te humbas kohen me brickullat e nje budallai, qe i eshte mbushur mendja e te qenit shkrimtar dhe qe ne fakt na servir hartime te nje nxenesi te shkolles shtatevjecare je bere njeri i urryer, por ti nuk hyn te njerezit qe skuqen per marrezite e tyre nga qe je kuqalish, por po te kishe te pakten dy fara mend di zverdheshe .

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Saluku

                  Ky Gjekmarkaj eshte nje fytyre e ndryre, gjithe pordhe, e nje dhiaks qe I shpeton ne breke nga babo saliu.....

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Korcari

                    Per mua ky trapi eshte çiftelia e çakorduar e kuvendit, është muza e ujerave te zeza, është adoleshenti brekegrisur i malsise dhe fyelli pa vrima i tyre…

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Riku

                      Prap ky kari i lales , paska qene bertet njekare me shkolle i quajtur profesor

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        ENTSOE

                        Fiks per " Portokalline" me shume Jo!?

                        Përgjigjjuni
                        1. u
                          u shofshi !

                          Sa ndyresira paska pas PeDe - ja !!!!!!!!!!!!!!! ZOT fali !

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje