Nga Martin Leka
***
Në Tiranë u mbajt Samiti i Berlinit. Ngjarje madhore kjo për Shqipërinë, që u pasua me vizitën zyrtare, e para e një presidenti të Francës në Shqipëri. Sapo samiti mbaroi, lukunia e kritizerëve filloi të “lyejë” me baltë samitin. I gjithë fokusi dhe bateritë e kritikave ishin kundër kryeministrit. Si gjithnjë. Berisha tha është fasadë. Se kishte ftohje me Albinin, a thua se nuk e dinim…
Si një mjek në profesion, stetoskopin ja mbështolli në brinjë edhe Brnabiçit. Pa se edhe kjo ishte ftohur aty… Në Brinjë e në Banjskë! Sipas prognozës së doktorit, kryeministrja serbe e kishte inatin personalisht me “vëllain” e Vuçiçit, Edin pra, i cili e kishte tradhëtuar, duke kërkuar sanksione ndaj Serbisë pas ngjarjeve të fundit në Banjskë.
Më tej, Samiti prodhoi të tjerë foltoristë e analistë, si simitet e dalë nga furra: Samiti i Berlinit nuk solli asgjë të re. Dhe të gjithë në një shënjestër, Ramën. Duke e sulmuar aty ku ai ka parzmoren me mburojën më të fortifikuar. PR e vet!
Ju rrofshin shigjetat!
***
Pushtetin e mori Saliu. Albana Vokshi u bë Kryetare e Parlamentit. Të tjerët ministra. Foltoristët, në akte ekstreme siç edhe i kemi parë në të kaluarën, bllokuan parlamentin me zhurma e kërcitje karrigesh e bërtima. Seanca u ndërpre, por Berisha me të tijët, nuk denjuan të dalin nga salla e madhe e Kuvendit. Ashtu në terr, falë teknologjisë, ai bëri apologjinë e qeverisjes së Ramës. Me të njëjtat terma të përditshëm, si një shirit kasete i një magnetofoni të vjetër, nga ata që merreshin dikur me autorizim. Edhe pse kjo metodë e njohur opozitare nuk ka shtuar vota në thesin e opozitës, Berisha, si një aktor reklamash, provon përsëri.
Foltoristi më i ri, Gaz Bardhi tha: “Nuk do lejojmë funksionimin normal të parlamentit”. E përkthyer në shqip-shqip, i bie që Gazi është i mendimit që funksionimin e parlamentit ta bëjë anormal, meqë paska qenë normal e që ky nuk do lejojë funksionimin normal. Hajde merre vesh!
Nga ana tjetër, Edi Rama gulçon nga të qeshurat.
“Lum si unë për opozitën që kam”, thotë!
***
Në një TV informativ nga më të shikueshmit, me kapi veshi këtë dialog mes moderatores dhe të ftuarës.
-Moderatorja: Sa fëmijë ke?
-E ftuara: Kam tre fëmijë të vegjël, dy vajza e një djalë.
-Moderatorja: A je falenderuese për zotin që ti ka sjellë në jetë ata?
…E ftuara shtanget në habi dhe vetëm e sheh në sy, sikur do ti thotë: ç’është kjo pyetje?!
…Dhe moderatorja i ripërsërit sërish të njëjtën pyetje dhe pret përgjigjen që ka vetëm dy opsione, Po ose Jo.
Faik Konica i madh ka thënë: Zot më jep fuqi të mos flas kur s’kam asgjë për të thënë!
***
Në fund, si për kafe me “koçifoz”, vjen një shqiptar i veshur si me qefin të bardhë.
Ky e quan veten historian dhe se ku jeton diku nga vendet arabe. Punë e tij. Ylli Rakipi e kishte ftuar në emision për situatën e luftës mes Izraelit e Hamasit. E dini si tha? Merrni frymë thellë: “Hamasi është si UÇK”.
Ylli ja tha ç’kishte dhe për sa e lejon etika e moderatorit.
Të tillë si ky janë MJERANE që Zoti i ka si eksperimente për të dalluar njeriun nga kafsha.
Edi Rama tall karet me Salih Berishene,Gamend Bardhin dhe Lul hajdarin Keta tre idiote nuk e kuptojne
BRAVO SHUME BUKR SKE CI SHTON ME SHUME
Ku është dallimi i veprimit të Saliut me kërpushën e tij Bardhin, pushtimi i denjseve të Kryetares së Parlamentit, Kryeministrit, Ministrave dhe të deputetëve të mazhorancës nga grushti i shtetit të shtatorit 1998 me pushtimin e godinave të shtetit dhe të TVSH-ës. A duhet të veproj drejtësia në këtë rast?
*O Nandi*; harrove dhe Like floririn me Monën buçe në Listën e "tall karët", se të gjithë padallim ngjajnë tamam me "k..." që tallet Ed Rama e do tallet dhe më për vite e vite.
Si dallohet dora e gazetarit profesionist...urime zoti Leka....
Martin Leken e kupton vetem Martini. Kur shkruan dhe Martini pika tu bjeri lexuesve dhe portaleve qe e publikojne. Po si ka mundesi ky njeri i pakorigjueshem ndonjehere per kurveri, bixhozllik, mashtrime dhe amatorizem te japi mend dhe te shkruaj? Turp j madh ku jemi katandisur. Martin Leka duhet te ishte ne burg per vjedhjet ne TVSH. Guxon dhe shkruan. E tmerrshme ku jemi katandisur si komb. Ben dhe servilin me Ramen. E keni vu re qe te gjitha tipat qe duan ti shpetojne burgut behen servil te Rames duke share Berishen. Pastaj Rama , fap me nje gjuajtje volley, bam direkt e ne burg i perplas. Martin rri aty e kuqe e zeze se aty ta do zemra. Leri shkrimet se shane per ty, sport i rende ky.
Po pse ja fut pordhës o i zi. Shkrimi ishte brilant por si legen që je, merresh me sulme personale. Si është e mundur që njerëz të frustruar dhe llapaqen pa një ide në kokë bëjnë komente duke sharë dhe Mero Bazen sikur i detyron njeri të lexojnë gazetën TEMA.
Na mungojne shkrime te tille! Urime për shkrimin.
Hartim inklases dyte fillore.
Bravo. Kështu i shërbehet Atdheut!?