Nga Carlo Bollino
Nga hetimet mbi skandalin e privatizimit të ish-klubit Partizani, dalin në dritë 3 personazhe me role shumë të qarta. Edhe pse vëmendja mediatike dhe politike është përqëndruar me të drejtë mbi figurën e Sali Berishës dhe të dhëndrrit të tij Jamarbër Malltezi, në të vërtetë, pas leximit të 200 faqeve që përbëjnë vetëm një pjesë të dosjes së shkruar nga SPAK në tre vite investigime, del se figurë kyç për të sqaruar skandalin, është ajo e Fatmir Bektashit, biznesmeni që ka ndërtuar 19 kullat dhe ku është bashkëpronar bashkë me dhëndrrin e ish-kryeministrit.
Edhe pse është akuzuar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash (krime edhe më të rënda se ato që i kontestohen Malltezit, i cili ndodhet në burg), Fatmir Bektashi jo vetëm që nuk është në burg (ka vetëm detyrim paraqitje dhe pengesë për t’u larguar nga Shqipëria), por nuk i janë sekuestruar as pasuritë siç është bërë me dhendrin. Një pozicion në dukje i privilegjuar që hedh dyshime se kontributi i Bektashit në hetime mund të jetë më i madh nga sa duket dhe për këtë arsye SPAK e ka favorizuar.
Nga 200 faqet e dosjes deri më tani të bëra publike dhe që kemi lexuar me shumë vëmendje, në faqen 149, gjykatësit publikojnë një paragraf të dëshmisë së Bektashit që mund të përbëjë provën që mjafton për të dënuar Jamarbër Malltezin dhe (me të ngjarë) edhe Sali Berishën. Bektashi në fakt pranon se “Jamarber Malltezi nuk ka futur leke ne kompaninë Homeplane (ajo qe ka financuar investimin – shënim i autorit) por kontributi i vetem i tij ishte te bindte pronaret e tjere ta vene token ne dispozicion per te bere ndertimin”. Në realitet, pronarët ishin të gjithë dakord për të bërë ndërtimin dhe mes pronarëve është edhe familja e Fatmir Bektashit. Pra ska kuptim që Jamarbër u pagua nga Bektashi për të bindur veten dhe familjen Bektashi.
Eshtë e qartë se në këtë pjesë të marrjes në pyetje Fatmir Bektashi gënjen sepse nuk dëshiron të thotë se kontributi i Jamarbër Malltezit ishte që vinte në dispozicion qeverinë e vjehrrit, Sali Berisha, që në fakt përdori fuqinë e tij si kryeministër dhe atë të gjithë Shtetit për të realizuar atë privatizim. Për të arritur këtë qëllim Berisha, mes të tjerash, ka ndryshuar 2 ligje, ka bërë 8 VKM, ka emëruar dhe shkarkuar zyrtarë sipas nevojave, ka vënë në dispozicon të procedurave 5 ministra të ndryshëm bashkë me institucionet në varësi të tyre duke përfshirë kupolën e forcave të armatosura, duke prodhuar në total mbi 130 shkresa vetëm për këtë çështje.
Eshtë e çuditëshme që në dosje mungon pyetja kryesore që me siguri i është bërë Fatmir Bektashit: Nëse kontributi i Jamarbër Malltezit ishte kaq i vogël vetëm të bindë bashkëpronarët të fitojnë nga investimi, përse është shpërblyer me një shumë kaq të madhe? Edhe kjo mungesw të lë të dyshohet se dëshmia e Fatmir Bektashit është në realitet shumë e gjerë dhe e detajuar se kaq, por që SPAK e mban për një moment të dytë. Madje, nuk do ishte për t’u habitur nëse Fatmir Bektashi do bëhej bashkëpuntor i drejtësisë.
Por pavarësisht nga kjo, duke pranuar që Jamarbër Malltezi nuk ka dhënë asnjë kontribut në para në investim, Bektashi pranon tërthorazi se 5.4 milionë eurot të paguara dhëndrrit të Sali Berishës ishin çmimi i superbakshishit. Pra prova e korrupsionit të tyre.
Ja se përse Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv (pra që ka korruptuar), ndërsa Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha për korrupsion pasiv (pra që janë korruptuar). Dhe ja se përse Berisha në detin e tij të gënjeshtrave që po tregon në maratonën e gjatë televizive për vetë-mbrojtje që nga e shtuna e kaluar, pas arrestimit të dhëndrrit, këmbëngul duke thënë se Bektashi gënjen, ndërkohë që pretendon që Jamarbër Malltezi ka investuar në ndërtimin e kullave dhe ato 5.4 milionë euro janë frut i ligjishëm i një marrëdhënie normale tregtare.
Po nëse Fatmir Bektashi gënjen dhe Sali Berisha ka të drejtë? Pra nëse është e vertetë që Malltezi ka kontribuuar në ndërtimin e 19 kullave duke derdhur para’? Problemi qëndron se në 6 llogaritë bankare të Jamarbër Malltezit, SPAK nuk ka gjetur asnjë derdhje parash drejt kompanisë Homplan që ka financuar ndërtimin, por vetëm arkëtimet e qindra mijëra eurove të paguara si “dividende”. Shuma e derdhur nga 2011 e tutje nga Jamarbër Malltezi ka qenë vetëm një herë prej totali 49.000 euro. Atëherë, pyetja të cilës duhet t’i përgjigjen Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha është e thjeshtë: në ç’mënyrë është derdhur kontributi në ndërtim? Me para’ cash? Dhe nga vinin ato para’ në cash? A ishin paratë e pista që rridhnin nga korrupsioni që familja Berisha arkëtonte nga burime të tjera në vitet e pushtetit të tyre absolut dhe që Jamarbër i ka pastruar duke i investuar në 19 kullat në këmbim të parave të pastra të arkëtuara në formë “dividendi”?
Ja pse Fatmir Bektashi është njeriu kyç i këtij hetimi. Nëse do të konfirmojë (duke përgënjeshtruar Berishën) që Jamarbër Malltezi nuk ka dhënë asnjë kontribut financiar në ndërtimin e kullave, atëherë do të jetë prova që familja Berisha është korruptuar në këmbim të favoreve të dhëna në procesin e privatizimit. Nëse do të ndryshojë version dhe do t’i japë të drejtë Sali Berishës, atëherë do të jetë kjo prova që ndërsa vjehrri vendoste Shtetin në dispozicion të privatizimit të truallit, Jamarbër Malltezi pastronte në ato 19 kulla paratë e pista të familjes. Si në një rast, ashtu dhe në tjëtrin, të gjithë rezultojnë fajtorë.
Një gjë nuk kuptoj,në fillim u tha se kjo tokë është shtetërore,se italianët e kanë blerë dhe janë shlyer pronarët,kurse tani dalin pronarë të ligjshëm,por janë favorizuar nga krimineli komunist Sali me korrupsion.
Po një pyetje tjetër: - Ky Malltezi nuk ka investuar dhe nuk ka fatura që ka investuar........... . Po për marjen e fitimit prej 5.4 milion euro që ka zbuluar prokuroria, a ka fatura? Dhe e dyta:- Nëse Malltezi ka marë 5.4 milion euro, ku i ka çuar? - I ka mbajtur në shtëpi? I ka mbyllur në bankë? Ja ka dhënë dikujt tjetër për shpërblim të nderit të bërë?.......... . Pasi me çfarë pamë, nga sekuestrimi i llogarive bankare të Malltezit, kjo shumë nuk gjendet.................. . Pra shtrohet pyetja zoti Bollino, ku kanë përfunduar 5.4 milion euro që deklarohen se ka përfituar Malltezi?
Ka dokumenta qe kjo tokë është shtetërore,se italianët e kanë blerë dhe janë shlyer pronarët, te cilet kane paraqitur tapite e vjetra te viti 1920. Te jap nje shembull, une kam shitur para shume vjetesh nje apartament, mirepo tapine e vjeter e kam akoma, pra eshte si te shkoj me tapi ne dore, me policine mike dhe ta nxjerr per bythe pronarin aktual.
Është te fusha e aviacionit ajo që kanë paguar italianët po prapë e kanë marrë per pallate se kush do dalë pakë vonë
Bravo Bollino! Nje analize e mencur qe i kap mat kriminelet!
Toka u është paguar njëherë pronarëve,dhe ajo ishte tokë shtetërore,por tokën në kthim/privatizim nuk e nxorri Berisha
Perfect Comment Bollino! Nje italian i shqiptarizuaer Patriot me shume se ju shqiptaret indiferente
Bektashi do shesi Malltezin , Malltezi do shesi Berrishen ,Berrisha do shesi Imamin , Imami do shesi Rulin , Ruli do shesi Bashen dhe me radhe te gjithe do shesin njeri tjetrin eshte histori e njohur kur behet vjedhje ne grupe te gjithe kunder te gjitheve.
Karo Bolino ti je pasuruar vetë si dhëndri i Saliut të paktën tri urtë
E verteta pervelon ?
Cila e vërtetë?? Do doja të kishte drejtësi po s'ka. Berisha nuk është i akuzuar deri tani po nen hetim e kuptoni diferencën apo pas 3 vitesh akoma nen hetim akuzë ka për dhëndrrin dhe atë ndertuesin jo per doktorin që i beri lesh dhe nuk takon fare policet që i qojne letra si postiere Pse nuk kerkojne autorizim nga kuvendi per heqje imuniteti?? Nëse ka prova dhe t'a arrestojnë
ti mbron hajdutet?
Kudo, ku kanë investuar italianët në Shqipëri në atë kohë, toka u është paguar pronarëve.Dokumentet e pagesës u jepeshin pronarëve, institucioneve shtetërore në Shqipëri dhe në Itali.Aty është përvetësuar tokë shtetërore.Kjo është çeshtje tjetër, por zhdukja e kopjeve në arkiv, ndofta nga Malltezi i Madh, është vepër penale.
Dokumentet e pronesise italiane te ketyre trojeve ekzistojne jo vetem ne arkivat tona, perfshi edhe ate te Ministrise se Mbrojtjes, por edhe ne arkivat italiane. Salihu, keto arkivat tona i ka bere lemsh qe te perfitonin cecenet e tij qe zune tokat e qytetareve te Tiranes dhe te gjithe Shqiperise, por arkivave italiane nuk kishte se c'ti bente.
Z. Bektashi duhet vene nen mbrojtje ose me mire te arrestohet e te cohet ne paraburgim. Ate mund ta eleminojne dihet se kush, dhe Doktorr Mortja nuk e ka per here te pare ate pune.
???????????? mio karlo qe ta fillojme me sinqeritetin (ves i harruar!!?) dhe pa mbeshtetur asnje pale ????⚖, a mund te na shpjegosh si fillim se si arrite dhe e more truallin ku ke ndertuar zyrat e reja te Report Tv?? Kjo prone ndodhet shume prane ish klubit partizani dhe ka qene ish ofiçina e Min Jashtme. Si ta dhuroi KM kete truall kur ti si gazetat i pavarur mbeshtet qeverine ne menyre te hapur? A kemi konflikt interesi? Perse kete ambient/truall pronesi shteti te ta dhurojne ty?? Edhe sikur ta kesh marre me qira perseri nuk ke si te justifikohesh se shperblehesh edhe me tendera nga KM. Ju si gazetar beni edhe interpretime juridike apo keto rreshta qe ju publikoni jua sjellin te gatshme? Ju keni vite ne median shqiptare dhe lidhjet e tua shtrihen ne kohe besoj para se te filloje aktivitetin ne shqiperi dhe lidhjet/njohjet e tua kane qene ne te gjitha fushat dhe nivelet e zyrave shqiptare. Dhe jetegjatesia jote ne shqiperi besoj ka shpjegim vetem sherbimin e pashembullt qe ti u ke ofruar ketyre lidhjeve te deklaruara dhe te padeklatuara, apo fijeve te dukshme dhe atyre te padukshme. Megjithate uroj pune te kendshme me plot suksese.
Carlos nuk i eshte dhuruar asgje. Ai ka marre me qera nje ish-repart te rrenuar sic e kane marre shume media te tjera dhe siç e parashikon ligji shqiptar. Nese ju flisni me fjalet e Berishes dhe te dhendrrit sigurisht qe nuk do te arrini te kuptoni qe Carlo eshte nje qytetar i denje dhe respekton me shume se nje shqiptar ligjet e vendit qe i ka hapur dyet. Carlo Bollino jeton ne Shqiperi prej 30 vitesh dhe ju nuk mund ti kerkoni llogari se ai ka marre sipas rregullave nje ish repart dhe e ka ristrukturuar. Reparte te tilla kane marre biznese per fazoneri, per baxho, per televizione, per restorante, per aktivitete biznesi, ne vartesi te nevojave. Tani pse nuk ju pelqen e vertetat e hidhura qe Carlo tregon kjo eshte tjeter pune, por mos e zgjasni me me kete sulm sepse nga Carlo nuk ka asnje shkelje, madje perkundrazi aty ku dhendrri ka bere 19 kulla, Bollino ka bere nje redaksi duke respektuar godinen e vjeter. E gjithe lagja Frosina Plaku e ben dallimin mes korrektesise se Report TV dhe masakres se dhendrrit te Sali Berishes.
Cili ligj parashikon që hapesira shtetërore t'ju jepen media të pushtetit me qira modeste kur vlejnë mijera euro sidomos në kryeqytet?? Si shpjegohet fakti që media e Bolinos ka bilanc negativ ne buxhet por nuk ka falimentuar asnjëherë nga vijnë të ardhurat ?? Sic është syri i zenit që nuk merret vesh asgjë pse nuk e heton spak-u se atë fshatarin ne Patos per një autokombanje e bene telef
I dashur Xhuzepe G. Eshte fjala per Sali Berishen dhe jo per Karlon. Une si person as e caj bythen per asnje, por me vjen keq qe shoh njerez idjote si ty, qe ne vend te flasin per temen qe shtrohet dhe per fajtorin e kapur me preshe ne dore, tregojne histori per te tjeret. Kjo nuk eshte as me shume dhe as me pak por te mbrosh hajdutin nen pretekstin se ka dhe hadute te tjere. As me shume dhe as me pak ti i dashur Xuzepe nga Italia synon qe te mbrosh Saliun indirekt, qe te nben ty nje njeri pa moral. Faleminderit.
Ky po e kishte prone shkollen tetevjecare qe e beri tv.
Po kur u bone pronar ti o hajdut Italie ne kete vend!
Zoti pronar i ligshem. Bolino nuk eshte pronar, eshte qeraxhi tek shteti. Pronar e ka sha Berisha me dhendrrin dhe do i madhi zot qe nje dite Bolino te behet me tvertet pronar i atij reparti se e meriton. Dihet nga e gjihtje lagja qe Dhedrri qeros ja kishte vene syrin asaj godine shtetrore ta perlante si ish-klubin partizani qe te bente pallate per te shtu milionat se helbete i pangop eshte. As nuk diskutohet qe skishte ndermend per shkolle apo gjimnaz si derdelliste qerosi nga marazi, Ne shofim sot te ai repart qe ishte ba si banjo publike nje televizion ku punojne me qindra vete. Jane gazetare qe i kane dhene gjalleri zones.
Ka te dhena te sakta nga gazekaret tane "investigative" qe ky Bekteshi do shkoje per gjah keto dite. Eshte vjeshte dhe ka plot derra te eger, ujqer, lepuj me shumice...Por ka rene pak shi dhe mund ti dale makina nga kontrolli dhe perfundon si Kosta Trebicka i ndjere...Kujdes frenat Bektesh se mund te perfundosh per lesh...Nuk ka c'te ben as SPAKU pastaj.