SPAKU sot, na deh më shumë se rakia!

24 Tetor 2023, 17:05Blog TEMA
SPAKU sot, na deh më shumë se rakia!

Nga Artur Zheji

Në rrokopujën e debateve, herë pjellore dhe herë shterpe që kanë shpërthyer mbas arrestimit të Malltezit, ngrenë krye shumë tema. Sepse duke parë milionat “legale” të eurove në qarkullim, ndër oligarkë dhe ndër familjarë të politikanëve, po kuptohet gjithmonë e më shumë se ka dy Shqipëri paralele.

Shqipëria e Parë, mbyll muajin me shtrëngesa të mëdha dhe ndjehet e burgosur në luftën e ashpër të së përditshmes.

Shqipëria e Parë bën shoping te “Gabi”, gulçon kur blen bukën dhe ushqimin e përditshëm. Fytyrëtrishtuar shikon me tmerr çmimet që rriten dhe shpesh qëndron e ngurtë dhe e mjerë, pas vitrinave të ndritshme. Shqipëria e Parë, lumturohen kur fëmija e tyre, gjen punë në emigracion, një punë çfarëdo por që paguhet në euro.

Është kjo Shqipëri që bëri turizmin të lëvizë hovshëm, duke mbushur rradhët e armatës së pafund të kamarierëve, larësve të pjatave, larësit e makinave apo qërronjësit e patatave dhe qepëve, mjelësve të qumështit apo pastruesve të rërës dhe banakierëve. Pavarsisht se janë të paguar me thërrime, mundohen të hanë edhe ndonjë pjatë gjellë qyl te lokali i pronarit, që të ketë një kokër vezë me shumë për vëllain e vogël apo një palë atlete të përdorura fake, për motrën në moshë fejese…

Të përshkruash këtë Shqipëri që nuk ka zë të flasë dhe nuk jep dot kurrë një konferencë shtypi dhe që më së shumti vuan në heshtje dhe në vetmi të plotë, duhet të kesh një penë gjeniale.

Porse Shqipëria e Dytë është më e thjeshtë për tu përshkruar, sepse është shumë më e dukshme, shumë më e fryrë dhe shumë më pordhace padyshim.

Banorët e kësaj Shqipërie të Dytë, bëjnë festa të mëdha dhe thithin shpesh edhe kokainë të cilësisë së lartë. Porsosisin modën e fundit të teshave dhe makinave dhe rrahin gjoksin me vjedhjet e baballarëve, me trafikimin e suksesshëm të drogës, me ndërtimet e kullave dhe milionat e eurove që i numërojnë si kokrra kikiriku.

Oh, po! Këta banorë të Shqipërisë së super pasur, kanë shije të hollë për gjithshka. Porosisin tulipanë dhe trëndafila nga Hollanda e largët për festat e tyre! Veshin me shije të lartë dhe stilime të rafinuara dhjetëra mijëra eurshe, belin, gushën, pulpat dhe bythët e të përzgjedhurave të tyre.

Hanë tërshërë bio, avokado, lëng frutash, pijnë çaj jeshil 3.000 euro kg, apo konjak të vjetëruar mbi 5.000 euro shishja. Madje ka raste që edhe tualetet, (dmth nevojtoret apo dhjetoret) i veshin së jashtmi me gurë të çmuar zvarovski dhe i përmbytin me aromatizues firmato.

Këto dy Shqipëri, nuk mund të jetojnë përjetësisht në dy dimensione paralele dhe pra, të mos kenë pikëprerje apo përplasje mes tyre! Dhe këtu nuk flas për vjedhjet e vogla të mijëra shërbëtoreve që lajnë halet e familjeve të majmura dhe dembele, por, për një përplasje shumë më të fortë.

Nëse SPAKU, do të ishte sot një Parti politike, do të fitonte sigurisht dhe ndershmërisht shumicën e votave të shqiptarëve.

Përtej të Majtës dhe të Djathtës!

Sepse sot ndarja e “dy Shqipërive”, nuk është ideologjike, por rrënjësisht egzistenciale.

Janë ushtria e madhe e “të Pabuksave”, kryesisht njerëz punëtorë dhe gjithmonë të panginjur me dinjitet dhe siguri jete dhe kjo Shqipëria e grabitqarëve, që më së shumti kanë krijuar pasuri marramendëse përmes dhunës, mashtrimit dhe kërcënimit.

Për të mos lodhur lexonjësin mund ta mbyll me psherëtimën e një taksixhiu, ish biznesmen i vogël i përmbytur nga taksat:

SPAKU sot, na deh më shumë se rakia!

Thënë të gjitha këto, mendoj se duhet gjithmonë të vigjëlojmë që Drejtësia të jetë e drejtë, porse edhe kjo Padrejtësia e pandëshkueshme, le të na hiqet qafe për ca kohë!

Amerikanët kishin të drejtë: Politika nuk vetëpastrohet dot, se është grabitqare e lindur. SPAKU po jep provat e para, përtej të Majtës dhe të Djathtës.

Lajm i mirë ky!

21 Komente

  1. S
    Sara

    Ti te cila Shqiperi ben pjese Z. Zheji?!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fak Saliu

      Jam i sigurte qe jo te pjesa e Sali bythqirit

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niku

        Ate po mendoja teksa e lexoja. Tani ben pjese tek ata me integritet, me perpara ishte tek bythelepiresit. Nuk ka vetem 2 Shqiperi, megjithese ky po e ben per efekt dramatik kete pershkrim. Cdo sistem, ka nje klase te mesme e cila eshte motori i vertete i ekonomise, jane ata qe mund te blejne gjerat e perdtishme, qe paguajne taksat me te shumta, qe kontribuojne edhe per sistemin social qe mbeshtet te varferit, por edhe per sistemin ekonomik qe shfrytezohet nga te superpasurit. Shumica e njerezve jane ne ate klase, mbase s'kane miliona ne banke, por rrojne me djersen e tyre, si ekonomiste, dentiste, nepunes administrate, etj. Amerika ka 1,000 te keqia, por ka edhe 2,0000 te mira. Drejtesia nuk eshte ideale as ketu, por ish-Presidenti eshte para gjykates ne keto momente, pra sistemi funksionon. Niksoni ra nga kali se spiunonte kundershtaret politike, jo me te bente keto qe ben Saliu. Sa ka pare Amerika si Sala, aq te mira qofshin. Ja maten koken me spango, kane 3 vjet qe po ja ngushtojne lakun. Po te mos ishte per Ameriken, ky SPAK dhe kjo heqje qafe e Sales nuk kishte per te ndodhur kurre. Shqiptaret jane frikacake dhe loqe, ne asnje vend normal te botes nuk do rizgjidhej kryeminister nje person qe shkaterroi vendin. Vetem frikacaket e Shqiperise e lejojne kete gje se nuk ngrene zerin, nuk e vene me shpatulla per muri si Causheskun, nuk kerkojne llogari kur ju preket e drejta, Tani ka mbetur vetem qe Amerika ta deklaroje Shqiperine shtetin e 51-te se ndryshe nuk qullosim gje vete.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Spak duhet te marri nen Dar -Maskarin Zheji

        Ky dhe shume FakeAnaliste te tjer , ( qe gjth Opnioni Shqiptare i njeh tashme mr , si Prostituta te Haremit te Hamasit PD-Lsi ) per nxitje te Mosbesimit te Opinonit ke Insttucioni i Spak / ke Drejtesia Shqiptare sidhe injorim te Spak , duke e ironizuar kte Institucion cili lufton Krimin e Organizuar (ne Politike dhe rruge ) siedhe Metastazat e Krimit Politike qe jane pikerishte disa Analiste qe me mbeshtetjen qe i bejne Krimit te Organizuar Politike. Pra , ne nji kohe kur , Bota Demokratike -Aleatet tane Shba e BE - motivojn Drejtesne Shqiptare te zhduk Korrupsonin e Krimin Politike Drejtuar ne kto 32-vjet Marrezi Shkerdhatash Demokratke , ne pothuaj te gjtha TV Shqptare . jane aktivizuar Metastazat e Kancerit saleh brrisha , duke i shpallur Lufte - Drejtesise Shqiptare dhe Spak duke pretenduar se Non Gratta _ ka Te Drejte dhe Drejtesia Shqiptare jo !

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jeni

          .......nuk do kishte bere keq ky Zheji sikur te na hante pak mune.......

          Përgjigjjuni
          1. C
            Celandro Canatai

            Zhej. Sot je biri i babes te mencur. Bravo me zemer

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjirokastriti

              Drejt, per here te pare, ne kete artikull pershkruan ne menyre te persosur shoqerine shqiptare ne ditet e sotme.

              Përgjigjjuni
            2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              Paska blerë syze optike, ishalla si humbasin, ka filluar të lexoj dhe shkruaj për hallexhinjtë!

              Përgjigjjuni
              1. H
                Halenistet kakarisin

                Vec te degjoje ne tv dje edhe sot halenistet se si kakarisnin per drejtesi.Keta nuk jane njerez dhe as skuqen as zverdhen bile edhe ato qe thone nuk i perkasin realitetit.Saliu sa kohe ishte ne pushtet me shume shkaterroj se ndertoj.Nje fabrike te vetme qe u ngrit ishte ajo e Zenit e boronicave.Ku eshte pare qe familia e fshatarit te varfer Sali te marre cte doje dhe kur i kerkon llogari ai me ato turinjte e derrit te zgjebosur pasi merr me vete edhe ca mjerane delenxhinj dhe mundohen te mbulojne mutin me shurre ne nie kohe qe era e keqe qelb dynjane.Shumat e Jameserbit nuk jane gje pasi te degjoni pasurite e Zenit me breket e Armines dhe mos harroni shoqaten vampire te Lirise sa para mori nga hidrokarburet the biznesleshet e Sali edepsezit.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zani

                  Po te mose kishte kaqe shume bythlepirsa si puna e jote gjerat ne Shqipri me siguri do ishin me mire.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luarasi

                    Bravo Zheji. Po' më detyron të të lexoj edhe në të ardhmen. Në gjithë këtë histori të familjes të "burrit", siç do të thoshte Muli, kush do mund të na e sqaronte në mënyrë shteruese në se është shpronësuar kjo sipërfaqe në vitin1940 nga Italia?

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqiperia paralele e analisteve te shitur

                      Shko mor laro, paske ngel pa pare se i ke lene ne ruoltat e Monakos?! Po kete Shqiperi paralele te analisteve gjobevenes nuk na e permende?! Te paska dehur SPAK me katrahuren qe ka bere me dosjen e pronarit te ligjshem? Ti je vet pronar, nuk e di nese e ke marre pronen ose jo, por sikur ti te ishe dhenderi i kryeministrit nuk do ta kishe marre pronen? Mos na beni te ndershmin kur perball keni nje kope hajdutesh aktual qe po bejne namin dhe SPAKu ka frike t’i permend jo me te hape ceshtje. Te kam respektuar dikur per inteligjencen dhe intelektualizmin qe transmetoje, por borxhet te kane degraduar dhe te kane bere krah pushtetit

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shqiperia jo paralele

                        Ti komentues anadollak nuk je Shqiperia paralllèle po Berrisha i foltore-nevojtore

                        Përgjigjjuni
                      2. P
                        Popull kot shtete kot drejtesi kot

                        Po ti thuthuq ku e fut veten ahhh harova ka eshte kundershar i Rames ne apaence se vajzen e ka me pune ne ambasade njesoje si Cani vellan ne ambasade ne Paris dhe ne kazane bejne filma . Njerzit po kenaqen me trupen théâtrale SPAK arrestohet dhendri Berrishes dhe jo Berrisha njesoje sikur te arrestoshe dike qe ka perfituar nga nje vjedhes por jo vjedhesin vetem ne Shqiperi ndodhin gjera pa sensé. I lutet drejtesia Berrishes do vish jo thote Berrisha nuk vije ehh mire po ju dergoje dy avokat po a lejohet ne nje ceshtje penale qe i pandehuri mos paraqitet ( nuk jemi ne nje ceshtje civile )se nuk i do qefi Berrishes mjere populli qe kenaqet me luge boshe nje shtete nje drejtesi dergone policin dhe e mer brenda rregullave e prangose dhe e dergone ne salle te gjyqit . Me kujtohet ish deputeti UMP dhe kryetar bashkie Patrick Balkany ju vendos masa arrest shtepie me bra électrique te kemba dhe doli nga shtepi per 30 minuta u dergua ne prisone de la sante burge . Nuk beni dot shtete ju jeni frikacak

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Popull kot shtete kot drejtesi kot

                          Po ti thuthuq ku e fut veten ahhh harova ka eshte kundershar i Rames ne apaence se vajzen e ka me pune ne ambasade njesoje si Cani vellan ne ambasade ne Paris dhe ne kazane bejne filma . Njerzit po kenaqen me trupen théâtrale SPAK arrestohet dhendri Berrishes dhe jo Berrisha njesoje sikur te arrestoshe dike qe ka perfituar nga nje vjedhes por jo vjedhesin vetem ne Shqiperi ndodhin gjera pa sensé. I lutet drejtesia Berrishes do vish jo thote Berrisha nuk vije ehh mire po ju dergoje dy avokat po a lejohet ne nje ceshtje penale qe i pandehuri mos paraqitet ( nuk jemi ne nje ceshtje civile )se nuk i do qefi Berrishes mjere populli qe kenaqet me luge boshe nje shtete nje drejtesi dergone policin dhe e mer brenda rregullave e prangose dhe e dergone ne salle te gjyqit . Me kujtohet ish deputeti UMP dhe kryetar bashkie Patrick Balkany ju vendos masa arrest shtepie me bra électrique te kemba dhe doli nga shtepi per 30 minuta u dergua ne prisone de la sante burge . Nuk beni dot shtete ju jeni frikacak

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Emigranti

                            Sakte, po kujt ja thua. Hajvaneve.

                            Përgjigjjuni
                            1. I
                              Ish auditues KLSH-je

                              Zhej, te te pyes do ishe dakort qe SPAK te te hapte letrat dhe ty, kur ishe drejtor i pergjith i RTSH-se?

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                I shkalluari per shkak te padrejtesive dhe hipokri

                                Te vereta jane c'ke shkruar por nje pyetje e vogel me nxit te te drejtohem, a ke gisht edhe ti si publicist dhe analist e te tjera pozicione sodites qe ke ndihmuar ne kete ndarje, mos me mbaj varur mua dhe shume te tjere si une, Une nuk kam dell shkrimtari apo gojetari ca me pak kusari, por nje jete afersisht tet3medhjet vjecari qe njoh te gjitha llojet e puneve fizike dhe mendore dhe fatkeqesisht kurdohere shperblimi i sherbimit ndaj popullit per familjen nuk i afrohesh kurre shprehes modest, po nene minimumin e jeteses dhe perse, per te ruajtur moralin tim te femijeve dhe familjes me tre breza, nuk jam pishman aspak por kur lexoj, dcgjoj dhe shoh alabaker qe tunden para meje femijeve te mij dhe familjes ne teresi dhe me aftesi e kapacitete por jo per pune te pista por te ndershme, ata te oligarkeve tipave si Berisha, Meta apo edhe Rama por jo ne nje skuader me keta tipa dhe ndjekesit e tyre ndizem nga urrejtja dhe mbufatem nga diferencat.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Levendi

                                  Bravo zoti Zheji!Keni te drejte.Ka ardhur koha per kete dhe SPAKU eshte "politikani" qe sot shqiptaret e votojne me te dy duart.Pavaresisht se ka rraqe,fytyra te zeza qe bejne pjese ne lumpenin e ketij vendi,sic jane kamikazet e ngjitur pas bythes se Non Grates ,klonimet e tij jo te paket qe e mbrojne me zell te madh si puna e atij Luan Bacit,pa permendur ketu Vokshin,Bylyk-un,Strazo pistolierin,apo Paloken e Noken, eate cmendallaken Adriana Kalane,qe normalisht duhet mbyllur ne ndonje cmendine apo te tjere si Xhozefina qe e ka shume ta quash njeri,pasi eshte e kunderta e nje njeriu normal, qe po perpiqen ti hyjne lumit ne kembe ppor duke ecur ne te kunder te rrjedhes se tij dhe sic eshte e llogjikeshme do i marri zvarre e ose do arrijne te mos mbyten duke i hapur rruge rrjedhes se tij ose do mbyten e do i nxjerre lumi ne derdhjen e tij ne det,diku... '

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Daj Vrano

                                    Daj Vrano ben pjese Te shqiperia e pare!!!!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      A je në mend or te...

                                      E more kthesen qafir sic e more në 90-en... Eh, sa të dhimbset koha e largqoftit... Ðo ta kesh pjaten plot deri kur shumica e shqiptareve të bëjnë dallimin midis fjalëve të bukura dhe akteve konkrete të njeriut... Dy Shqiperi paralele ka pasur dhe në kohën e Qoftelargut, por s'ke thënë gjë...

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje