
Në qoftë se Sal Berisha nuk denjon kurrë të paraqitet në Gjykatë, vallë çfarë do të ndodhë? …Dikush thotë se mund ta marrin edhe me helikopter nga dritarja e shtëpisë…, njësoj si Allenden. Me presidentin Allende kanë lidhje të ngushtë si Sala edhe Ilir Meta; në fakt më shumë me një betim se sa me kilianin e vërtetë. Ishin betuar se do të ktheheshin në heronj, si Salvador Allende, dhe lidhën fjalë.
Ditën që u ngjiz betimi ‘për të vrarë vetën’, nëse CIA do të synonte t’i merrte nga tarraca e pallatit, atë ditë vetë komploti mes Sal Berishs dhe Ilir Metës pësoi shpartallimin më të rëndë. Ka qenë data 19 mars 2019, dy vjet para 19 majit ’21, kur Amerika do t’i jepte goditjen për vdekje Sal Berishës. Këto kanë qenë dy ‘vite të ferrit’ mes këtyre të dyve: Njëri president i Republikës e tjetri ish- President. Si njëri edhe tjetri e kishin marrë vesh se Amerika u kishte gjurmuar çdo krim, çdo hajdutëri, çdo vjedhje e korrupsion, dhe tani nuk kishin ku shkonin.
Gjëja që bënë ishte kjo:
Lidhën besë, njësoj si në Urën e Psherëtimave. Mirëpo në trurin e Ilirit, besa e Saliut rrodhi. Iliri u drejtua për në Pogradec, larg Saliut, me qëllimin e aktit sublim. Mbante mend se diku në fabrikën komuniste të kromit kishin mbetur skelete murore, si hije të Urës në Venecie. Atje mund ta kryente aktin. Para se të mbërrinte te vendi, mendoi se ‘i duhej lëshuar edhe një sinjal Saliut’, a do t’i qëndrojë besnik për vetëvrasje heroike apo jo.
… Ky ishte momenti kur Ilir Meta thërriti që nga Pogradeci, në 19 mars 2019, si në jerm:
-Eeeej, shikoj trazira… Unë do të vras veten si Salvador Allende”…
Ishte president i Republikës.
Që atëherë, ‘besa’ mes të dyve herë u ngrit e herë u ul. Por tani është radha e Sal Berishës që të shkojë drejt aktit sublim. Gjykata i ka trokitur në derë dhe ai është kthyer në një mace të rrethuar: Ose do të varet nëpër tubacionet e ujërave të pallatit e të dalë diku, ose do të shqyejë të zonë…
Por në Gjykatë nuk shkon; Saliu është më frikacak se Iliri.
Tymnaja diletanteske se ‘mund të vijë një helikopter’ që ta nxjerrë nga dritarja e shtëpisë, i është kthyer në realitet Saliut. Pa pushim shikon me sytë e imagjinatës dhe me shpresë se helikopteri do të përpëlisë krahët në dritaren e tij, do të thyhen xhama në mes të natës, dhe ky do të shfaqet si një shpend gjigand mbi rininë që pi birrë e hashash në baret e katit të parë.
Atëherë ai do të jetë i lumtur dhe fitimtar.
Menjëherë në deklaratën e parë për publikun do të thotë se ‘CIA më erdhi me helikopter dhe më mori si Salvador Allenden’.
Sa shumë antiamerikanë nëpër botë e patën ‘fryrë’ grushtin e shtetit në Kili sikur Allenden e mori helikopteri i CIA në tarracë. Do të buçiste bota me lajmin se një ‘të pandehur për vjedhje e mori natën helikopteri i CIA-s’ dhe vetë Saliu do të shkruante letra në kancelaritë e botës, që nga Parisi.
Kështu i del një hap para edhe vetë Ilir Metës.
Po sikur të mos ndodhë kjo? Sepse vërtet ka një pengesë serioze:
As CIA, as ushtria e NATO-s, as policia shqiptare…, nuk i kanë sjelljet e dhunshme, aq më pak të dhunimit të publikut. Këto kafshëri kaluan që në perëndim të pushtetit të Berishës kur vrau mijëra e terrorizoi disa milionë shqiptarë.
Atëherë, do të ketë një zgjidhje tjetër!- mendoi Saliu:
“Do të shkoj të banoj në Gjirin e Lalëzit, se vila ka edhe tarracë për helikopterin. Le të vijnë”.
Gjithnjë Saliu është në jerm, që ditën kur mori goditjet e mëdha, ende jo të fundit. Ai mendon se e ka të tijën prapë Vilën e Lalëzit. Por nuk ka as tarracë.
Atëherë kurrë nuk do të paraqitet në gjykatë.
Lideri Hamasit Demokratike po i sekuestrohen te tera Pronat , por Liria akoma jo ! Kush s'po don me ja shhkerdhy Lirin kriminelit Esadiste dhe me e rras mrena ? Tutori ndoshta qe i la nji Hu gardhi hapur nga Ligji si De putet , e cila s'ishte aspak nga nxitimi i Skapit as nga entuzasmi i Kapsit qe me a duket i pelqen te zbavitet me traumatizimin e shoqerise shqiptare me qellim Studimin e Qendrimit ----- (si mendojne Shqiptaret per Krykriminelin e Shqperse dhe shkateruesin e vendit e Demokracise ?) ------ qe mbajne shqiptaret ne lidhje me kte eksperiment ?Nga ky qendrim Guverrnatoret dhe Studjuesit te clet Ekspermentojne me menyren se si reagojne /s mendojne shqptaret , Arkivojne ate cfar do t' afrojne ne te ardhmen shqptareve ,se cilat Politika do aplikojne ne Shqiperi ,mbasi te behet vleresimi ,sigurishte qe edhe ne ata Bosat arrjne ne perfundime , ne se Shqperia___ ja vlen qe te banohet akoma nga nji shoqeri me nji Mentalitet te tille Pervers e absurd ,qe sa me e pafytyre e paMoraleshme dhe krminale te jet nji Politike e Politikan (si konkretishte saleh bersha ) shqptaret , duke par Rrezikun qe mundet te ket nji shoqeri e tille jashte saj ne Bote
Brilant si gjithmone.Nuk ka rendesi qe ke qene hafije pune e madhe ,por per te shkruajteren je fantastik.Fabula dhe irrealja nderthuren mjeshterisht eshte kaq e goditur dhe aktuale.Habitem qe nuk shkruan ne gjini tjeter pervec gazetarise sepse vertet do te ishe interesant per menyren e te shkrujajturit dhe fantazine.
Frroku ka te drjte .Ne planet e miqve te tij, agjenturor, eshte dhe ky varjant . Saliu gjithmone ,kur i ka vajtur veza tek suma ,ka kerkuar nga agjenturat e huaja ta rrembejne me helikoptet . E kam shprehur dhe here te tjera . Ne 97 helikopteri francez ishte ne gadishmeri per ta ekstraduar. Para ketij veprimi, me anen e disa trimave, te besuar nga Vlora,ai ekstradoje tek Berluskoni familjen e tij . Familja e Berishes mbriti ne rezidencat specjale te Bereluskonit ndersa ai u pengua provizorishte nga Gazidede . Bisedime te fshehta, qe skane per tu zbardhur ndonje here ,vendosen qe Berisha dhe familja e tij te mos prekej . Kete tradheti te madhe, ndaj popullit per ngjarjet e 97,ja bene vete palitikanet shqiptare dhe Aleatet ku mbeshtetej Berisha . Nano di shume gjera per kete tradheti . Nuk besoje tani ,ne kushtet ku organet e sigurise kombetare jane me te afta se ne 97 ,te tentohet ta ekstradojne Saliun nga forca te jashtme ose brenda vendit. Ne se do te ndodhi ky do te jete turpi i shtetit tone e i Aleatve . Saliu do denohet. Denimi i tij nuk do jete i barabarte me ato qe i ka bere vendit dhe shqiptarve. Ky kriminel, i lindur per te shkaterruar, i ka bere nje dem aq te madh Shqiperise e shqiptarve sa nuk llogariten demet e pushtimeve nga te huajte. Shqiptaret kane ne dore tani, nje arsye morale, ti permbysin te gjitha raportet politke te vendosura mbas shpalljes se demokracise . Krimet politke ,ekonomike dhe ato njerezore, per kedo politkane e shtetar duhet tu shkohet deri ne fund. Ta fillojne nga ata qe po i dalin ne krahe Berishes .Jane pikerishte keta qe kane perfituar si ai pasuri marramendse duke ngjyer duart me gjakun e mijrave te pa fajshme .Po su godite rreforma e pronsise e te cfuqizohet ligji famekeq, qe pasuroje politikanet dhe shtetaret ,ai 7501, do te lindin perseri perbindsha si Berisha me shok .Kalimi ne filter i te gjithe politkanve e shtetarve do te pastroje rrugen e popullit drejt nje shteti te vertete demokratike .Boll u qeverisem me hajduter e krimineler, te pa shpirte ,qe skane azgje te perbashket me idealin kombetar .
Shkrimi shume i mire. Por i nderuar Frrok , CIA nuk morri me helikopter Alenden i cili ne fakt vrau vehten, por Antonio Manuel Norriegen, presidentin e Panamase. Ky i fundit u kap nga forcat amerikane te nderhyrjes se shpejte dhe me helikopter u cua ne fillim ne aeroplanmbajtsen amerikane e me pas e kaloi pjesen tjeter te jetes ne burgjet e SHBA, Frances dhe Panamase ku edhe nderroi jete.
Non grata mbledh 20 gazetar te rinje pa kurrajo dhe i genjen nuk shkoje ne gjykate nuk e njohe po ata dy avokat qe shkuan cfare ishin ? ke perfaqesuan me cfare prokure. Non grata mbledhe 20 gazetar femije dhe i flet per nje afer nje dosier kur ata nuk e njohin dhe i genjene . Non grata ka ne sherbim grupin e vete te diskretituar mediatik si Fevziu me dosje sigurimi si spiune vjedhes pronash . Lubonja ku vajza e tije ka punuar per Berrishen per pronat . Bushati lidhje historike doktore i gjyshit Hysni Kapo. Keta te Qorri .net me Qinin e Pekes Adi pa dhembe Gomari portokalis Tik Rosa Andi vjershaxhiu Silikon Sonila Erla Mehilli nuk diskutohen se jane rrogtar Te dyshimte jane Zheji Rakipkari Cani Duma Semijani Abilekaj jane te paguar ditor ne te zeze nje dalje 2000 euro nje emision 10000 euro varet nga intesiteti po palmaresin e mbane Fevziu dicka Shkullaku por qe nuk po i sherben sic duhet padronit . Sago non grata vazhdon .