Për ata që thonë pse SPAK heton Berishën për "Partizanin" dhe jo Ramën për inceneratorët

26 Tetor 2023, 17:06Blog TEMA
Për ata që thonë pse SPAK heton Berishën për

Nga Blendi Kajsiu

Ndalimi i Sali Berishës nga SPAK ka hapur një debat të gjerë mbi pavarësinë e këtij institucioni. Kritika që po i bëhet atij nga një pjesë e mirë e opinionit publik, pa llogaritur berishistët, është se po përdor një standart të dyfishtë. SPAK akuzohet se po godet abuzimet e Berishës me sport-klub Partizanin por jo ato të Ramës me aferën e inceneratorëve. Është një kritike e kuptueshme dhe që duhet marrë seriozisht, pa e reduktuar tek propaganda berishiste.

Problemi i kësaj kritike është që ngatërron standartin politik dhe atë juridik. Idea se SPAK duhet të arrestojë njëkohësisht edhe Ramën edhe Berishën mund të argumentohet politikisht por jo juridikisht. Cështja e inceneratorëve dhe e privatizimit të sport-klub Partizanit nuk janë ekuivalente nga pikëpamja juridike, sidomos përsa i përket përfitimi direkt të vendim-marrësve Rama dhe Berisha. 

Në rastin e inceneratorëve kemi plot evidencë të vendimarrjes abusive dhe të parregullt. Ama ende nuk ka evidencë se Edi Rama apo familjarët e tij kanë përfituar nga afera korruptive e inceneratorit. Në rastin e privatizimit të sport-klub Partizanit ka plot evidencë që familjarët e kryeministrit (pra të vendim-marrësit publik) kanë përfituar direkt nga kjo vendimmarrje.

Natyrisht kjo nuk do të thotë që automatikisht kemi të bëjmë me korrupsion nga ana e ish kryeministrit Berisha. Neni 260 i kodit tonë penal e përkufizon korrupsionin pasiv si “Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt … për vete ose për persona të tjerë… nga personi që ushtron funksione publike”. Duhet vërtetuar në gjykatë që këto përfitime kanë qenë të parregullta apo që vendimarrja e kryeministrit Berisha është bërë në shkelje të ligjit (apo në mënyrë të parregullt) me qëllim që familiarët e tij të përfitonin direkt nga ajo. 

Pra nuk bëhet fjalë vetëm për vendime të parregullta, apo shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për vendime të parregullta që prodhojnë përfitim për zyrtarin publik që i merr këto vendime. Zyrtarët e ndaluar tek afera e inceneratorëve janë arrestuar (ndonëse jo të gjithë) jo thjesht për shpërdorim detyre por sepse kanë pëfituar nga vendimmarrja e tyre e parregullt. 

Në rastin e Edi Ramës nuk kemi ende ndonjë evidencë që ai ose familiarë të tij kanë përfituar direkt nga afera e inceneratorëve. Natyrisht kjo evidencë mund të zbulohet nesër. Mund të mësojmë se pas Klodian Zotos qëndron Edi Rama, se pronarët e inceneratorëve i kanë dhuruar apartamente fëmijëve, apo nuseve të Edi Ramës, apo gruas së tij. Në këtë rast nëse SPAK nuk do të veprojë atëherë kemi të bëjmë me standart të dyfishtë juridik.

Kjo nuk ka lidhje me standartin politik. Pavarësisht llogjikës juridike Rama ka përgjegjësi të qartë politike për aferën e inceneratorëve. Justifikimet e tij se gjithcka ndodhi parapa krahëve të kryeministrit janë qesharake nga pikpamja politike. Për këtë arësye shumica e shqipëtarëve janë të pakënaqur me qeverisjen e tij. 

Politikisht si privatizimi i sport-klub Partizanit si afera e inceneratorëve mund të shikohen si dy raste ekuivalente të shpërdorimit apo keq-perdorimit të pushtetit. Madje mund të argumentohet se afera e inceneratorëve i ka bërë më shumë dëm interesit publik shqiptar sesa privatizimi i sport-klub Partizanit. Kjo është llogjika politike. 

Problemi është se po të ndjekim standartin politik që barazon Berishën dhe Ramën duhet të presim që kryemnistri Rama të mbushë 80 vjec për tu arrestuar. Duhet të presim që të dalë në opozitë. Të rrijë nja 10 vite aty deri sa të shpallet non-grata dhe pastaj ta arrestojë SPAK-u, pasi ka gjetur prova se inceneratorët u ndërtuan nga djali apo nusja e tij. 

Në këtë rast standarti politik është shumë poshtë stanadartit juridik që ofron SPAK. Dhe kjo për faktin e thjeshtë sepse i tillë është cdo standart politik i vendosur nga Berisha në këto tridhjet vite demokraci. Ndaj është paradoksale të përdorim keq-qeverisjen e Berishës si kut matës për keq-qeverisjen e Ramës. Është pikërisht kjo llogjikë që e mban Ramën në pushtet. 

Qeverisja Rama mund ti kalojë shumë më lehtë standartet politike që ka vendosur Berisha sesa standartet jurdike që po vendos SPAK, të cilat kanë rrëzuar plot pesha të rënda të pushtetit socialist. Ndaj është cudi e madhe që sot përdorim standartet e kalbura të politikës shqiptare për të denoncuar standartet juridike që po vendos SPAK. 

21 Komente

  1. P
    Patriot

    Rrofte Spak-u! Sinqerisht!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jam me patriot se ty!

      SKAPI deshe te thuash! Se dhe akuzen e ka formoluar gabim!

      Përgjigjjuni
    2. R
      Raimond Vlonjati

      Po perse vazhdon akoma ti paguaje Rama boseve te inceneratoreve 70 mije euro ne dite kur nderkaq Botes e Inceneratoreve jane nen ndjekje penale nga Gjykata , sepse ata nuk kane zbatuar kontraten. Atehere si ti i jep para asaj kompanie per dicka qe kompania as qe e ka filluar ta ndertoje ? Atehere kush e ka fajin qe nga Buxheti i Shteti dalin 70 mije Euro cdo dite, dhe SPAK nuk reagon aspak? Apo na genjejne me moton se " eshte kontrata ndaj i paguajme " . Mirepo Kontrata eshte e dyaneshme, pagesa jepet dhe pune duhet te jete ne vazhdim. Jo shtet te paguaje dike qe nuk ka filluar aspak ndertimet dhe qe eshte edhe ne arrati per ndjekje penale. Po rugen qe ka ndermend ta shtroje nga Lezha ne Fier me 30 milion dolalre kilometri, kur EU per ate ruge e shtron me 3 milion dollare kilometri Pra ne kete rast ty more Kasji pordha te duket normal puna e SPAK ? Po anijet nga Bangladeshi qe rijne ne detin e Vlores per gjasme prodhim energji elektrike, dhe ato nuk bejne azgje, dhe do te rijne ashtu per 2 vjet, nderkaq ne ju pagujame anijeve cdo dite nga 100 mije euro, Edhe kjo nomrale te duket ty qe SPAK nuk reagon , per kete pisllek te Rama hajdutit ?

      Përgjigjjuni
      1. I
        I modh je Raimond

        Raimond e bleva Rakine une.........do sjellesh mezete ti ?????????

        Përgjigjjuni
        1. R
          Raimond Vlonjati

          Ja te shkoj te dhjese qe ta kesh taze

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shqiptari i Ilirisë

          O Rajmond,po pallë do mbetesh gjithë jetën mo b...lëpirës i Sali kriminelit? Ato pare kompanisë së pastrimit i jepen se pastrohen çdo ditë plehrat e një qyteti 1 mil. banorë o pallë!! Rama ka pastruar gjithë plehrat e Shqipërisë që la Sliu yt,po nuk po pastron dot plehrat si ty

          Përgjigjjuni
        3. K
          Koli

          Ka te drejte Kajsiu . Nga korrupsioni te inceneratoret NUK ka perfituar Rama apo Familja e tij , POR ka perfituar POPULLI !! Rrofte partia socialiste me udheheqesin ne krye, qe dite e nate punon PEF POPULLIN.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taroci

            Analizi e mire bravo gazetar

            Përgjigjjuni
            1. k
              km

              Dalngadale Ceshtja incelerator do te Dale fjasko dhe ,per te justifikuar mbajtjen ne Burg do te gjejne nje akuzen tjeter.Si me Saimir Tahirin.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vranakonti

                Eshte e vertete ajo qe thot Kajsiu se, Rama nuk ka perfitime pesonale. Ai vete nuk fituar gje, por ama ata qe sot jane burg per inceneratoret,jane ministrat,deputetet dhe kryetar bashkish te PS-te dhe ketu Rama ka pergjegjesi.

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Qr

                  Qr. Duart ne koke. Arsyetim kajsish e pjeshkash. Po i qini robt reformes ne drejtesi, duke i justifikuar karlliqet, me arsyetime si ky i kajsiut qe eshte gjithcka, pervecse arsyetim juridik.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tersi

                    Ditên që do të prangoset sali berisha është prangosur dhe edi rama edhe ilir meta...edhe gjithë shushunjat e pasby.. tyre!.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ilir

                      O Bled, shume fjale per nje si ty qe njihet si kelysh i Rilindjes.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kol

                        Devjoheni Kajsiun se eshte i pavarur mjaftisti

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rezi

                          Mënyrë fallco për të mbrojtur Berishën. Sarkazma se kur Rama të dalë në opozitë do prangoset, është për të bërë pis edhe atë pak gjoja ekuilibër që ke paraqitur ndonjëherë. Turp që mbahesh dhe për analist. Flisni si Sala, merreni me gra, ngaqë nuk keni argument, merreni vetëm me thashet e themet e Sali Berishës. E more Kajsi thërrisni mëndjes se ju është shplarë truri nga krimineli Sali

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dita

                            Sa here duhet shkelmuar opozita shkruan dhe ky kelyshi i Rames.

                            Përgjigjjuni
                            1. d
                              dsa

                              Nuk jane njesoj Sali Serbi gabimisht eshte ne hetim, ai eshte per arrest me burg, ndersa Ed Droga nuk e ka perfunduar vjedhjen e inceneratoreve nuk e ka plotesuar vjedhjen e 480 milion Europe. Ku eshte ndryshimi.

                              Përgjigjjuni
                              1. l
                                linda

                                Jane turrur gjithe qente e slites se propagandes se Rilindjes keto ditet e fundit kush te dale qeni Alfa.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Moisi Golemi

                                  O Kajsi! Llape sa llape, por nuk the asgjë. Kungull bosh.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sheshi Flamurit

                                    Parate jepen per te pastruar pleherat , qe ti te mos mbytesh ne to mor Rajmond Vlonjati.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. d
                                      demokrati

                                      Linda , jam me ty deri diku por megjithate qente jane qen e nuk ndryshojne , qofshin keta majtas apo "djathas" ata nuk ndalin kurre se ngreni. Eshte lloji i rraces. Mendoj se eshte koha qe ka menduar ti zgjidhe gjerat ndryshe, nje here sulmon rilindjen dhe njehere socialistet e Berishes.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje