
Nëpër mediat e mestetorit u publikua një lajm jo pak trishtues: Mbi 30 mijë gra e burra të moshuar jetojnë të vetmuar në qytete e fshatra! Pritëm ndonjë reagim serioz nga institucionet shtetërore e private, nga OJF-të a OJQ-të lumë, nga intelektualë me grada e pa grada shkencore që janë kurdoherë gati të ligjërojnë nëpër ekrane, deri edhe për qentë e macet. Por nuk pipëtiu asgjë përballë kësaj drame sociale që pikon dhimbje e mjerim. E ritheksojmë : mbi 30 mijë të vetmuar ! Por ka patur edhe një shifër tjetër drithëruese tre vjet më parë. Informacionin alarm e dha Njësia e Kombeve të Bashkuara(ILO): 91 mijë qytetarë të moshës mbi 65 vjec kishin nevojë për përkujdesje sociale afatgjatë. Ku është fshehur vallë dinjiteti i pleqërimit? Vetëm te heshtja e rëndë e flokëbardhëve, që punuan e sakrifikuan një jetë të tërë në shërbim të Atdheut, familjes e shoqërisë? Apo te hapat e tyre pa zhurmë përballë kafeneve, duke numëruar qindarkat e rralluara në xhep?! Kam parë heronjtë e vërtetë të hidrocentraleve e minierave, të bujqësisë e blegtorisë etj.(personazhet e dikurshme të shkrimeve të mija) dhe më ka pushtuar një trishtim jo i zakontë. Sikur i mbulon një mjegullnajë kur lexojnë çmimet e kripura nëpër dyqanet ushqimore e supermarkete; te perimet e frutat e stinës që shpesh ua bëjnë me sy. Dikush merr ca kokrra. Të tjerë largohen e mërmërijnë me veten, duke u ndalur si të pagojë te sportelet e bukës! Nuk mungojnë edhe listat në fletoret e shitësve. “Borxhe” që duhen shlyer në fund të muajit. Kur të marrin pensionin “sa një kokërr hudhër” në qesenë e fukarallëkut. Në ato përçapje tronditëse përmes bollëkut në tezga, në ato “lista urie” ulëritëse nuk gjen asnjë emër politikani, deputeti, zyrtari të lartë e të mesëm, biznesmeni a drejtues të OJF-ve e OJQ-ve. Nuk po flasim hiç për dyqanet luksoze ku nuk kanë hyrë asnjëherë pensionistë të tillë që mund të kullosin vetëm vështrimin nga vitrinat verbuese. Një lloj largimi i frikshëm e pikëllues. Pa llogaritur këtu qiratë a kreditë e shtëpive; ujin; energjinë elektrike dhe ilaçet e mafias farmaceutike që rrjepin të gjallë e të vdekur; laboratorët e analizave të ndryshme mjekësore; klinikat dentare të pamëshirëshme përballë gojëve masive mazgallë pa dhëmbë e dhëmballë etj.
Po ata qindra të vetmuar(çift ose jo) që nuk kanë asnjë burim ndihme nga fëmijët këtu dhe në emigracion? Po për ata që jeta dhe fati i ka lënë pa pasardhës?! Cila Bashki dhe Njësi Administrative në qytete e në fshatra i ka evidentuar me emra e mbiemra dhe sa përkujdesen praktikisht me ndihma financiare e materiale? Pasqyra të tilla emergjence, mendoj se duhet t’i ketë mbi tavolinat e punës cdo zyrtar i pushtetit lokal e qendror. Sepse nuk është vetëm faji i uljes së lindjeve, i jetëgjatësisë apo i plagës së pambyllur të emigracionit. Qeveritë vijnë e shkojnë. Por politikat e tyre sociale, në fund të fundit, nuk peshohen e as maten me lartësitë e kullave dhe me milionat e objekteve qiellgërvishëse. Përballë kësaj shtrese që ka dhënë shumë mund e djersë për Shqipërinë tonë, duhet të ulin kokën pasanikët me pushtet e pa pushtet, cdo zengjin i pacipë që shet leksione me okë për demokracinë e kapitalizmin. Ka një tabor jo të vogël me nëpunës, specialistë, me sociologë e psikologë që i bëjnë hyzmet borderosë personale duke gatuar raporte, fjalime, evidenca memece dhe teorizime pa brumë. Së pari, shifrat e INSTAT-it (pa vlerësuar e verifikuar vërtetësinë e thatë të tyre) duhet të ngrejnë në këmbë Administratën Shtetërore. Administratë që qeveria Rama po ia plotëson me të drejtë mjaft kërkesa e ankesa, duke filluar me rrogat; banesat me zero përqindje kredie etj. Por hendeku i madh në raport me mbi 30 mijë të moshuar e të vetmuar nëpër Shqipërinë tonë hallemadhe, vetëm barkplotëve e zemërgurëve nuk ua bën dot qejfin qeder…
Asnjë konferncë shtypi nuk jepet për publikun. As formalisht. i ka gllabëruar Polit(h)ika, interesat private. Bashkë me shumicën e ekraneve në metropol që bombardojnë pa pushim me të njëjtat lajme për liderët e vjetër e të rinj. Me orë të tëra torturohen kameramanët e gazetarët, duke u ngujuar në dyer partish e gjykatash. Sikur presin xhevahire a hatara nga qielli e toka ! Pra si gjithnjë, brenda Unazës kryeqytetase. Se ç’bëhet nëpër rrethina nga Veriu në Jug apo si e shtyjnë ditën, javën e muajin “shtresat në nevojë”, kujtohen rrallë e për mall. Ndizen e fiken shpejt përmes mjegullnajës politike. Asnjë seancë parlamentare e posacme për fakirfukarenjtë dhe sidomos për mijëra pleqtë e vetmuar ! Nuk thoshte kot G. Markes: Nuk kam frikë nga vdekja, por nga pleqëria…Por pushtetarë, opozitarë e të kamur harrojnë të nderojnë pleqërinë. Na duken si “pa shpirt njeriu”. Harrojnë se ajo moshë është e ardhmja e secilit me kolltuk e pa kolltuk.
Mijëra të thinjur e të heshtur në vetminë vrastare, “janë në mjerim të plotë pasi pensioni mesatar në vend është më i ulët se kufiri i rrezikut për të qenë i varfër”. Dhe shifrat tronditëse nuk po i lëvizin hiç politikbërësit socialë në mazhorancë e në opozitë. Ndonjë protestë spontane si ajo për Statusin e Minatorit, i ngjan flakës së kashtës. Shumë pyesin : Ç’u bënë drejtuesit “rebelë” të Sindikatave të djeshme, pse kanë humbur si kripa në ujë ? Disa prej tyre paskan rrëmbyer djersën e punëtorisë, shtëpitë e pushimit në mal e në det; fabrika; menca; zyra; galerira; hotele etj. Kur të merret seriozisht Shteti i së Drejtës me këta kusarë, mjaft të moshuar do kenë ikur nga kjo botë e trazuar. Do kenë ikur me ëndrra dëshpëruese e zhgënjyese tepër të hidhura. Tani po i mbajnë sytë, veshët dhe mendjen te SPAK-u, që më në fund guxoi të prekë të paprekshmit, bejlerët dhe agallarët e Tranzicionit “demokratik”! Pastë udhën e mbarë ! Sepse e vërteta mund të zhytet, por nuk mbytet…
Pleqëri vjen me kusure ! E tha bukur poeti e këngëtari popullor nga nahija ime. Pleqërimi me dinjitet, të mos mbetet si një parullë joshëse e kapitalizmit shqiptar të egër. Por edhe fondet jo të pakta nga europerëndimorët për OJF-të e OJQ-të, të mos majmin drejtuesit e tyre pehlivanë, siç ka ndodhur shpesh në praktikë. Ose sekuestrimet me milliona e miliarda para të pista, a do u shërbejnë shtresave në nevojë ? Kjo pyetje po qarkullon tani vonë te këta njerëz e vecanërisht te mijëra të vetmuar. Përgjigjet institucionale nuk duhet të mungojnë. Pa pritur daullet e vjetra e të reja elektorale. Dritëroi ynë i madh, te kapitulli “Vjersha të hidhura”, na ka lënë mjaft vargje gjithnjë aktuale, drithëruese e emocionuese për moshën e tretë. “E di se pleqtë e shkretë aspak s’i doni,/ Megjithatë ruajini kockat e tyre të forta;/ Një ditë mbase do t’i kërkoni/ T’i bëni lugë apo lloze për porta”…
Po për vetminë e nëmur të mbi 30 mijë flokëbardhëve që nuk kanë njeri as “t’u shtrydhë në buzët limonë”, a do të lëvizin shpejt strukturat shtetërore ? Shumica e tyre janë nga ai brez i artë që bëri e mbajti Shqipërinë në këmbë. Me djersë e ndershmëri, me dinjitet e atdhetari të pashoqe !
Mbaj mend qe me deshiren e Rames,u propozua per deputete,nje profesoreshe e moshuar,Luljeta Bozo,qe ne startim si deputete,premtoi,qe do te ish nje ze i fuqishem i bashkemoshatareve te saj shqiptare. Por kane kaluar vite dhe nuk kemi ndjere asnje pipetim dhe asnje lule nuk celi ajo,qe te pakten ti merrnin ere,si fjale ne perkrahje te tyre. Kryeveziri,i dashuruar gjate me postin, deri ne verbim,te ardhurat e buxhetit,do ti investoje,ne veprat,qe do ti ´´shtojne lavdine historike´atij´dhe jo ne qeniet njerzore humane te drobitura,qe nuk paraqesin ndonje vlere praktike per te,por vec se nje barre,qe shteti,duhet ti sherbeje minimalisht,atyre vuajtjeve fizike dhe shpirterore te medha te tyre,ne ate kohe diktature absurde.
Pena e ketij gazetari na sjell tema si kjo e ketij shkrimi. Te lumte pena o mertir. Dhimbje te madhe na sjell dritherim e kesaj moshe qe nuk pine dot nje kafe e qe i kan dhene vendit cfare kane mundur me punen e djersen e ndershme. Ky shtet kur do ta cmoj kete shtres. Vujtje e pa merituar. Faleminderit Kristo.
Po çfare thua keshtu per kete mertirin qe eshte nje cope gomari qe vetem samari i mungon moj Ervehe qe tu thafte piçka? Zbulohe fytyren moj te shoh suratin e Kristo bythes???
Pleqeria ka dy te kqia te medha, perballesh me cke bere, po ke nevoje edhe per bebelina
Bravo Daut i paske thene te verteten ketij idiotit qe hiqet si gazetar po trute i ka sa nje newness i klases fillore.
Me ne fund e paske kuptuar o Kico Mertinja qe ke ikur per lesh bubi? Sa me pare te ikesh o Kice aq me mire do jete per brezin e ri qe te mos degjoje pordhet e tua me gazrat e lakrave, groshes, paçes e pilafit qe qelbin pa anashkaluar ate surratin tend si qepë Egjypti. Çfare gazetari gator, te patalentuar dhe palaço nuk mund te gjesh si ty o Kristo Mertiri?
Boboooo cfare surrati... Ti mo qe thua jam gazetar i bythes duhet te lash gojen kur te permendesh emrin e INSAT se ti je nje pis burre qe jeton me paburrerine tende?
Nuk paske ikur akoma ti mo batakçi? Futyre e poshter per te trembur lugeterit andej nga bregu i lumit...
Të ndritë pena o Kristo ! Qeveritë kanë hallin e ishpronarëve dhe ish të përndjekurve , të cilëve akoma s’ ju janë shlyer borxhet e vjetëra nga persekutimi komunist , … ndërsa Ti ngre problemin për këta 30000 çifte pensionistë!!? Mesa duket këta do të trajtohen pas vdekjes,… bashkitë do t’ u bëjnë një privilegj ,…varrimin falas . E Shoh unë !? S’ke punë tjetër Ti ? ! Faleminderi Kristo .
Ti Dhembel ke qeder se me analfabetizmin tend lavderon nje mut qeni si ky Kristo Mertiri. Gazetar I partise ka qene sa shkrimet ja rregullonin shoket ne redaksi se ishte gomar po meqe ishte kuadro I partise e mbanim se na informonte.
Bobo, i njajti mi haleje do te leros me emra gjirizi te qujtunat komente felliqsira. Me shume i rriten meritat autorit te shkrimit. Edepsrzet mbeten edepsez.
Erioni dhe Mertiri nje mut ini te dy ndaj mjaft mbrojte veten me metoda bajate po shko ne Sharre se te pret...
Problem i mpreht shoqeror. Mbyllje e mire...
Ti je idiot si Kristo!
O ju njerez te ndyre qe villni vetem vrere ,o njerez te lig ne shpirte e paskeni fiksim gazetarin se ju paska qire motrst,dhe grate si duket.qe e paskeni kaq merak .
O mut qeni ti I vjen anash qeverise se Rames qe ka ndryshuar Shqiperine. Po ti si nje plak matuf qe pret te vdese I kerkon Bashkise privilege por ti je nje komunist e spiun ndaj te thone spiun. Ik mbusho o Kristo Mertiri se na çave buthen me zhgaravina qe I lexon vetem ti.
Tepelenasit e vèrtetè(jo qenèria qè ushqehet me jashtèqitjen e vet), nuk fshihen kurrè nèpèr ferra e halera anonime. Sikter, mut muti 400 breza!!!
Tepelenasit e vèrtetè(jo qenèria qè ushqehet me jashtèqitjen e vet), nuk fshihen kurrè nèpèr ferra e halera anonime. Sikter, mut muti 400 breza !!!
Ju qe shani autorin e ketij shkrimi ai ka prekur nje teme sociale per te moshuarit e vetmuat si dhe per pensionistet ne pergjithesi ata te kohes se monizmit qe paguhen shume pak pamvaresisht punes qe kane bere ku eshte e keqja ketu ! Edhe vete Kryeministri Rama e ka thene per pensionet e ulta nuk jam i qete deri sa te arij ate mase qe duhet ajo do te jete dita ime me e gezushme . Nuk mund te them qe nuk ka bere pune mbase dhe zeri i zonjes Luljeta Bozo ka influecuar dhe ne jemi duke pritur per te realizuar ate premtim per pensionistet dhe une do ti thoja faleminderit dhe mbaresi ne jete per Ramen.
Ju qe shani autorin e ketij shkrimi ai ka prekur nje teme sociale per te moshuarit e vetmuat si dhe per pensionistet ne pergjithesi ata te kohes se monizmit qe paguhen shume pak pamvaresisht punes qe kane bere ku eshte e keqja ketu ! Edhe vete Kryeministri Rama e ka thene per pensionet e ulta nuk jam i qete deri sa te arij ate mase qe duhet ajo do te jete dita ime me e gezushme . Nuk mund te them qe nuk ka bere pune mbase dhe zeri i zonjes Luljeta Bozo ka influecuar dhe ne jemi duke pritur per te realizuar ate premtim per pensionistet dhe une do ti thoja faleminderit dhe mbaresi ne jete per Ramen.
Ky gazetaruci moj Nene Kristo eshte mjeran dhe nuk ka asnje lidhje me shqetesimin e te moshuarve pasi ky idiot vijon te shkruaje me te njejtin stil sepse eshte nje komunist i tredhur. Mire I thone komentuesit qe e njohin mire se çfare halabaku eshte pavaresisht se mban kollare por surratin e ka si pith dhie. Je maryfetxhi i madh o Kristo Mertiri!
Dhe "stilin" e Zagorisè/ E di mirè "pyçk e dhisè"/ Kèshtu thoshte Kiço Spiri/ Dhe pèr anonim bythqirin/ Nga njè letèr anonime/ Nuk i mbeti asnjè qime./ Sot pèllet si gomar plak/ S'e dègjojn' as nè sokak/ Veç dredh bragjo me sapllak...
O Thanas Mertiri je Kristo mavria. Ndaj mos u kruaj me Zagorine se ta skuq ta ben me boje sa nuk fshihesh dot as ne Peshtan, jo me ne Tiron. Mblidh mendjen se te ka ikur per lesh bubi ta kesh per vete se qeverise se Edi Rames ti o zgjebs i ha mutin!
KRISTO MERTIRI SHKRUAN KOMENTE VETËLAVDERIMI. Per Kristo Mertirin kete vemje te kohes moderne qe kujton akoma se jeton ne Shqiperine e telave me gjemba ku bente punen e gazetarit por shkrimet I shkruante partia. THJESHT JE NJERI I PËSHTIRË!
Peshendetje I nderuar Kristo ! Pena e dora jote shkelqejne se ke trajtuar nje teme ne kete shkrime qe deri me sot nuk ka dale ndonje gazetar qe te shkruaj gjysmen e shkrimit tende per pensionistet kete shtrese qe punuan me djersen e tyre e ngriten kete vende, e nuk u vlersuan per ate qe punuan Me vjene keq qe nje pjese e lexuesit nuk e kuptojne kete plage te malle ndonese kane prinderit e tyre e te aferme te tyre qe i shohin qe mundohen per te kaluar kete jete te veshtire me ato te ardhura te pakta Mos u merzit Kristo se dardha e ka bishtin mbrapa e kjo pjese e njerzve qe sot nuk po kuptojne se çeshte varferia do tu vije koha e do te plaken e do te japin te drejte . Sot duhet te mbeshtesim keta pensionista qe nuk kursyen vehten e gjithshka per kete vende e ata nuk marin ate qe meritojne Te pershendes Zoti Kristo per vullnetin tende qe je nga te vetmit gazetare qe shkruan per kete shtrese Respekte !
Peshendetje I nderuar Kristo ! Pena e dora jote shkelqejne se ke trajtuar nje teme ne kete shkrime qe deri me sot nuk ka dale ndonje gazetar qe te shkruaj gjysmen e shkrimit tende per pensionistet kete shtrese qe punuan me djersen e tyre e ngriten kete vende, e nuk u vlersuan per ate qe punuan Me vjene keq qe nje pjese e lexuesit nuk e kuptojne kete plage te malle ndonese kane prinderit e tyre e te aferme te tyre qe i shohin qe mundohen per te kaluar kete jete te veshtire me ato te ardhura te pakta Mos u merzit Kristo se dardha e ka bishtin mbrapa e kjo pjese e njerzve qe sot nuk po kuptojne se çeshte varferia do tu vije koha e do te plaken e do te japin te drejte . Sot duhet te mbeshtesim keta pensionista qe nuk kursyen vehten e gjithshka per kete vende e ata nuk marin ate qe meritojne Te pershendes Zoti Kristo per vullnetin tende qe je nga te vetmit gazetare qe shkruan per kete shtrese Respekte !