Nga Rudina Xhunga
Një vajzë në Vlorë është përdhunuar në grup dhe është hedhur në rrugë. Vajza ka bërë denoncim në polici dhe një ditë më pas, e ka tërhequr, duke thënë se ka shkuar vetë me dëshirën e saj.
Një ngjarje e turpshme dhe e neveritshme. Jo vetëm për faktin që kjo vajzë është përdhunuar dhe hedhur në rrugë, por edhe për faktin që kësaj ngjarjeje i shtohet edhe zëri i shoqërisë që mbledh buzët: eh, e kërkoi vetë, e donte dhe ndodhi.
Donte dhe e bëri, thotë shoqëria, nuk të merr njeri me zor. Po, donte dhe shkoi, donte të pinte, donte të hante drekë, donte edhe të shkonte në dhomë pas dreke. Por nuk donte të vdiste.
Nuk donte ta shqyenin dhe ta hidhnin në trotuar.
Keni vajza ju? Duan vetë ato??? Si mund ta thuash këtë frazë? Duan vetë! Dalin të premte, të shtunë, të diel dhe e kërkojnë vetë. E tmerrshme! E ndyrë! E neveritshme! Po, ato duan vetë të flasin, të dalin, të pinë, të zhvishen, të bëjnë dashuri. Është jeta e tyre, është trupi i tyre. Por nuk duan t’i vrasin!
Dhe vjen pastaj pjesa edhe më e rëndë. Reagimi i sistemit. Vajza është e kërcënuar, por nuk është punonjësi i shtetit, që ka marrë denoncimin dhe pastaj tërheqjen e denoncimit? Po pse more burra, duhet të vijë ministri për çdo rast dhune ndaj gruas, që t’ju dalë frika juaj nga krimi?
Po ju a keni vajza?
Shqipëria e post ‘90-ës është plot me ngjarje të tilla.
Sa vajza u hodhën trotuareve, sa prej tyre nuk folën kurrë, nuk treguan kurrë, nuk harruan kurrë! Për vajzat që tani janë bërë nëna dhe nuk iu ka ikur kurrë gjurma e dhunës nga trupi. Gjurma e dhunës së atij që ka pushtet, pushtetin e armës, të një kohe terrori. Dhe në emër të atyre kohërave mos guxoni të thoni; vajzat duan vetë.
Vajzat nuk duan vetë. Vajzat duan të jetojnë. Ta jetojnë jetën në mënyrën e tyre. Me fustane të shkurtra, me pantallona, si të duan ato. Është trupi i tyre, është jeta e tyre, e vendosin vetë. Por askush nuk do të vdesë, të përdhunohet. Askush nuk do, kur thotë JO.
Njerëzit e mediave në Vlorë që njohin njëri-tjetrin, heshtën dhe nuk e sollën lajmin në mediat e mëdha. Një vajzë foli. Afroviti, gazetare në Vlorë. Vajzë e guximshme. Një televizion lokal, e quajti Prosti. Gazetarja Prosti. Raste si ky, nuk mund t’ia lëmë vetëm ndërgjegjes së gazetarëve.
Nuk mund t’ia lëmë vetëm gjinisë së gazetarëve. Nuk duhet t’ia lëmë as vetëm xhepave të gazetarëve, apo frikës së gazetarëve. Duhet të ketë institucione që vendosin për këtë çështje, mbi emocionet dhe nevojat.
Nuk jemi më në ‘97-ën kur shteti ra dhe ne bashkë me të. Jemi në kohën kur shteti duhet të flasë me ligje, jo me shembuj. Jemi në kohë që vajza të tjera të mos përdhunohen, poshtërohen dhe në fund edhe të dorëzohen duke thënë: Unë doja vetë!
Sa shume te paverteta ne nje shrkim te vetem
E mbeshtes shkrimin tuaj. Por edhe ju duhet te denonconi me emra televizionet dhe pronaret te cilet quajten gazetaren Prosti. Edhe je, edhe pse jeni miqte e Rames si familje, shkruani sa per te thene, se edhe ju nuk jua mban te denonconi me emra se nuk dini ke prekni dhe cfare reagimi mund te vij.
tëLUMTË JE SHUMË I SAKTË
PO VERTET VAJZAT E KANE FAJIN ..........NUK KANE MESHKUJT QE E MASHTROJNE E DROGOJNE E FUSIN NE HOTEL NE GJENDJE TE MJERUAR DHE E PERDHUNOJNE 4 VETA DERI NE AGONI ...NDOSHTA DHE ATA TE HOTELIT QE E PERDORIN HOTELIN PER PROSTITUCION......NUK KANE NENAT QE I BEJNE PRESION ME JETEN MJERANES ....DHE SHTETI THUAJSE BEN SEHIR MEREN ME SALEHKARAXHICIN E LAGU SE LAGU,QELBESIRA E KOMBIT..........DHE JU GRATE ,GAZETARET DUHET TE ZINIT SOPATAT DHE TE ISHIT LESHUAR MBI KETA KRIMINELE RRACE E POSHTER.......DHE POLICIA QE NUK KA ARRESTUAR PUTANEN QE I BERI PRESION VAJZES.........JU BEFSHA MUTIN NE SHTET.........NUK E LIBERALIZON PROSTITUCIONIN ,MEGJITHESE AI LULEZON.......SEPSE NUK E LEJOJNE PERSONAT QE PERFITOJNE NGA PROSTITUCIONI(TUTORET)........NUK NXJERIN LIGJ QE KETYRE PERDHUNUESVE DHE PEDOFILEVE TJU PRITEN PENISI TI BEHET ZERO,PERVEC BURGUT QE DUHET TE JETE ME SHUME VITE........
nje dele eshte ndare nga kopeja dhe ka vajtur me tre ujqe te haje e te pije se ka jeten e vet kane pire jane droguar jane shkerdhyer
Znj. Rudina, perpara se te shkruani per/mbi viktimen, kontaktoni me pare viktimen ne Vlore, se ndryshe dukeni sikur po shkruani dokrra pa lidhje! Viktima nuk ka terhequr asgje. Nuk ju kushton asgje te ngriheni nga kafeneja apo parrukeria kundodheni ne Tr dhe te shkoni ne Vlore e ta takoni si femer qe jeni per ti qene ne krah kesaj vajze ne keto momente kaq te veshtira... por si ti, si Grida Duma vetem llafollogji pa fund...Ne vend qe te jesh organizatore protestash per femrat e dhunuara, ben hartime online...Shko zonje dhe mbro vajzen ne Vlore duke ju gjendur ne krah ne emer te te gjitha femrave shqiptare qe nuk i gjinden dot afer! Mund te na kishte ndodhur dhe vete neve, motrave tona, shoqeve tona, prandaj jip shembullin tend, nese je femer e emancipuar vertet.
Mos pi mall , bëj palestër . Të çohej nga tavolina , ti linte të festonin legenat me njëri tjetrin dhe të dilte herë tjetër me të dashurin e martuar të bëheshin dru.... si tha : nuk e dija që ishte i martuar ......
Ah... e paska fajin vajza, qe e perdhunuan 4 plehra me mentalitet si ti e???? Meshkujve-plehra si ti u uroj vertet nje perdhunim ne burg per tu thene pastaj:Tani vazhdo meru me palester... mbaje trupin ne forme, se ne burg meshkujt kane pretendime per ate qe fusin ne shtrat.. Me rradhe cdo gje!
O Rudina, te respektoj ty dhe shokun tend te shtepise, bile shume fare, por mos ben sikur nuk e di; kete bote e prishen femerat. Une nuk do zgjatem po dy llafe do ti theme. Femra eshte shenjtore kur qendron ne pozitat e saj, kur behet mjet perdorimi si kepucet qe vesh apo dhe heq breket ateher ajo eshte balte. Sot femrat dalin pa breke, çfare te beje mashkulli?! I ngrihet dhe do qe ta ule dhe mjeti me i mire eshte femra se jane bere per njeri tjetrin. Per mua fajin e kane femrat qe dalin lakuriq dhe nuk kane norma dhe rregulla per vete. Mashkulli eshte dash qe bredherin neper tufe dhe ku gjene zbras revolen. Rregulloni femrat ju femra se meshkujt i ve une ne brazde vetem se femrave s'kam ç'u v bej, kur dalin pa breke apo zbulojne kofshet! Ke pare meshkuj ti neper qytet apo dhe ne media qe te dali me to sheshit?! Edhe i dekuri ngrihet nga varri po te te shikoje ashtu.
Pëe të vendisur drejtësi nuk duhet të ekzistoi “terheqja”e cila legalizon presionin,shatazhin,korruosionin
Për të vendosur drejtësi duhet të mos ekzistoi “tërheqja”e cila legalizon dhunën,shantazhin ,presinin,korrupsionin
Çfar turpi tho gazetarja:VAJZA KA TË DRET TË PIJË TË ZHVISHET SE TRUPI I VETË ËSHTË.po EDHE PROSTITUTAT E KAN TRUPIN E VETË POR DËNOJEN PËR VEPRËN E SEKSIT NËPËR HOTELE OSE GJETKË. DUHET TË DALËSH ME FAMILKAR OSE ME SHOQËRI POR JO VETËM ME MESHKUJ.