“Spartanë” dhe minj

27 Tetor 2023, 20:11Blog TEMA
“Spartanë” dhe minj

Nga Fatos Tarifa 

Edhe më skeptiku e sheh se diçka po lëviz në këtë vend, se diçka e rëndësishme po ndodh. Edhe nëse nuk do që ta besojë, të paktën e sheh, e ndjen. Sepse shihet dhe ndihet. Metafora që kemi përdorur deri më sot në të folurën e përditshme dhe në diskurin publik (mungesa e dritës në fund të tunelit) duket se, pa kaluar shumë kohë, do të zëvendësohet me një metaforë të re.

Ata që s’ditën dhe s’mundën ta ndryshojnë këtë vend

Partitë politike nuk e ndryshuan dot këtë vend  deri më sot. Kanë dështuar. Ose nuk kanë dashur, ose nuk janë ditur. Ose, ndoshta, as nuk kanë dashur, as nuk kanë ditur se si mund të ndryshohej shoqëria shqiptare në rrugë demokratike dhe se si mund të begatohej jeta e këtij populli.  Ata që u vunë në krye të partive jo e jo.

Me shumë pak përjashtime, ata qindra e mijëra deputetë që janë ulur në parliament në këto tri dekada u kanë shërbyer si ushtarë të bindur kryetarëve të partive të tyre dhe, shpesh herë, kanë marrë vendime e kanë votuar ligje që i kanë penguar, ose i kanë vonuar demokratizimin e jetës së vendit dhe politikat zhvillimore aftagjata të tij. Një pjesë e madhe e tyre për shkak të padijes; një pjesë tjetër për shkak të interesave të tyre që vinin e vijnë ndesh me interesin publik dhe me interesin kombëtar.

Kushdo e di se ata njerëz që janë ulur e ulen në parlamentin e vendit janë zgjedhur jo nga qytetarët, por nga kryetarët e partive politike kryesore. Ata u kanë shërbyer jo qytetatëve, por kryetarëve të partive që i kanë ulur në parliament, duke u shërbyer përunjësisht dhe krejt pa dinjitet.

Një pjesë e madhe kanë qenë tërësisht të paditur, për të mos thënë injorantë, edhe pse miku im i çmuar, i ndjeri Moikom Zeqo, i përmbajtur siç ishte, do të thoshte për ta se kanë “një inteligjencë nën mesataren”.

“Lideri” demokrat i ngujuar dhe “i trimëruar”

Këtë e shohim edhe sot, kur një pjesë e deputetëve socialistë nuk ndihen, ose fshihen pas kryetarit të tyre. Ata demokratë (demokratë të cilës parti?!) janë edhe më keq. Ata janë bërë lëmsh e li dhe s’merret vesh se ç’duan e ç’bëjnë për të arritur atë që mendojnë se duan.

Duan të rrëzojnë socialistët e të vijnë përsëri në pushtet? Por si? Me zgjedhje apo me dhunë? Sa janë dhe cilët janë? Ç’farë i motivon? Një ideologji? Një kauzë? Dëshira për pushtet? Me kë duan të vijnë në pushtet? Kush i drejton? Ku janë drejtuesit e tyre? Ç’ndodh me ta?

Qytetarët shqiptarë i njohin mirë se cilët janë e ç’përfaqësojnë. Ato rreth 600,000 vota që mund të kenë marë deri më sot nuk kanë qenë e nuk janë vota për ta si individë, as vota për liderin e tyre “historik” Sali Berisha.

Ky i fundit, i ngujuar nga frika në selinë-bunker të partisë së vet, këto ditë bën trimin, duke besuar se me këtë, ashtu si deri dje, kur ishte “koha e tij”, mund të sfidojë ligjin dhe drejtësinë e këtij vendi. Ai e di fare mirë se e sotmja nuk është koha e tij; e sotmja është koha e gjykimit të tij. Kjo e vërtetë e tmerron, e bën të ngujohet e të shfaqet vetëm para kamerave dhe një grupi të vogël gazetarësh. Ndërkohë, thotë se po përgatit kryesinë e partisë së tij dhe anëtarët e këshillit kombëtar të saj për “qëndresë”, për luftë deri në fund e me të gjitha mjetet kundër…drejtësisë së kapur nga Edi Rama…

Brezi i fëmijëve dhe i të rinjve që rriten sot në Shqipëri dhe brezat që do të vijnë do e kujtojnë e vlerësojnë Sali Berishën si Haxhi Qamilin, dhe dhunën e inspiruar prej tij, ashtu si dhe “kryengritjen” me të cilën kërcënon sot, si kryengritjet e “babës”. Dhunë anadollakësh.

30 demokratë “spartanë” dhe përpjekja e tyre e palavdishme

Por s’dua të merrem më tej me Saliun. Me atë po merret drejtësia, tek e cila unë, më në fund, besoj. Ai vetë është në një hall të madh, nuk di nga t’ia mbajë dhe s’e ndihmojnë dot as ata juristë, as ata analistë që dalin e flasin çdo mbrëmje në çdo kanal televiziv ku munden.

Këtu dua të them dy fjalë për ata rreth 30 deputetë “spartanë” që nuk i ndahen dhe që janë të vendosur ta mbrojnë liderin edhe me “trupat” e tyre. Të shohim nëse do të mundin, ose nëse do të qëndrojnë si “spartanë” deri në fund.

Habinë time me këta deputetë “demokratë” s’gjej fjalë më të përshtashme ta shpreh se sa me këtë shprehje popullore: Ku i çon mushka që vazhdojnë ta mbrojnë këtë Berishë të damkosur e të padëshiruar si nga partnerët tanë përtej Atlantikut, ashtu dhe nga shumica e qytetarëve të këtij vendi?

Shpjegimi që unë gjej si mjaftushmërisht të arsyeshëm është ky: Shumica e tyre:

(a) ose janë edhe ata të molepsur kokë e këmbë dhe, duke qenë bashkë (e pas Berishës), mendojnë e shpresojnë se mund t’i shpëtojnë drejtësisë, nëse kjo u vihet pas (si edhe disa deputetë apo ministra socialistë);

(b) ose janë “të zënë” apo “të kapur” nga Berisha, që ua di të gjitha zullumet që mund të kenë bërë dhe i tremben hakmarrjes së tij tribale e mizore po aq sa edhe drejtësisë;

(c) ose janë trushpëlarë e fanatikë pas një ideje dhe një njeriu që s’kanë të ardhme në këtë vend dhe në një shoqëri të vërtetë demokratike.

Ç’gjë tjetër, ç’motiv dhe ç’interes mund t’i mbajë ata të lidhur kaq “besnikërisht” pas një njeriu që jo vetëm s’ka të ardhme në politikën e këtij vendi, por mbi të cilin edhe e shkuara e tij qëndron kërcënuesshëm si shpata e Demoklut.

Minjtë që i trëmben tërmetit janë të parët që ikin

Një shok, i cili, ndërsa po shkruaja këto radhë, më pyeti se ç’po shkruaja këtë herë dhe unë i thashë subjektin që po lexoni, më sugjeroi se duhet të thoja dy fjalë edhe për Ilir Metën.

“Ka ikur”, më tha ai. “Ia ka mbathur nga frika sapo kuptoi se pas Berishës ishte radha e tij”.

E kisha dëgjuar këtë “lajm”, por jo të konfirmuar nga ndonjë burim i besueshëm ndaj edhe nuk mund të spekuloj. Por i thashë mikut tim:

Dihet se kush do rrijë e kush do ikë pas kësaj. Ky është një tërmet që sapo ka filluar dhe të parët që e ndiejnë dhe i tremben tërmetit janë minjtë. Ata që kanë ikur ose mund të ikin (Llalla apo Ahmetaj dje, Meta nëse është e vërtetë sot apo kushdo tjetër), si minj erdhën (ngado që erdhën), si minj fshihen (kudo që janë), si minj do të përfundojnë (këtu nga ikën). Helaq dhe ne çark.

DITA

23 Komente

  1. B
    Banori digjital

    Ky qe ka vjedhur fondet e ambasades shqiptare ne Shba do na shesi moral per Berishen? Shko ore ti je hajdut per vete

    Përgjigjjuni
    1. x
      xheJ.eN.Bi

      O banori digjital ( qytetari digital) ...tani dhe t'i shkruash Berishës nuk do të ta vari se ka hallin e tij dhe nuk miret më me " denoncime" se të tjerë e kan denoncuar dhe e pret " vila" në Reç.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Palluesi I motres se JNB

        JNB made in Kurve-leshi, pse mërzitesh kur që quajne mi kanalesh? Ti aty je ngjizur ..

        Përgjigjjuni
      2. C
        Cudia

        Ky vodhi 7 vjet të shkuara e mendon se u harrua....

        Përgjigjjuni
      3. g
        gega nga derviqani

        Cu be Ilir Meta dhe ish ishin amb asador Agim Nesho ( Saliu ja futi ne burg te jatin Gaqo qe ishte nje gjynah paaftesie) dhe ky I papune na jep intervista per ata qe ja futen familjen ne hale. Meta te ka ardhur dita .Ishalla je strehuar tek haleja nr.11 sense nr.10 e ke per Moqiken.

        Përgjigjjuni
        1. I
          I shkon emri Hamas e jo spartan

          Agim jarga Nesho ka marë partinë sllobodanka dhe nëpërmjet gazetës paçavure telegraf po drejton çetën e Monikës për revolucionin e Saliut... Nesho me Ilirin janë parë te tuneli i floririt të shoqëruar nga fshatari me gomar që u dënua për Ilirin.Monika është parë rreth palestrës me pistoleta si Strazo qerosi I ke vlersuar shumë këta minj frikacak duke ju thënë spartan

          Përgjigjjuni
        2. B
          Berti

          Eshte e vertete, edhe ai grup rreth 30 politikane qe i rrijne akoma mbrapa jane 3 kategori. 1. Ata qe jane te korruptuar njelloj si ai e presin rradhen per ne Spak si Flamur Noka, Tritan Shehu, Oert Bylykbashietj. 2. Ata qe i ka zene koken me dere e i mban ne presion si Luciano Boci,Vokshi,Edi Paloka e co. 3. Trushpelaret qe jane pak me shume e perdoren lehte si mish per top.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vranakonti

            Zoti Tarifa shume saket. Shkrim brilant. Eshte me se e vertete ajo qe thoni se ku i çon mushka keta deputet qe shkojn pas Berishes,njeri i damkosur, osekur bje tremeti,minjet jane te paret qe ikin. Dhe vertete Kane ikur disa dhe e dim,por arratisja e Ilir Metes me te shoqen,Moniken eshte me e habitshmja. Turp.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tafari

              ‘Tarifa’ - nje mbiemer qe kujton shume nga koha e diktatures. Jo me i mire se ata qe petmend ne shkrim. Vemje e se kaluares.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Deda...

                Ky osht kolopuc... Zoti Kolopuc, Shqiperia ka patur demokraci nga 1920 më 1944... Si e shpjegoni ju, zoti Kolopuci, qe ne mediat pamore ne Shqiperi nuk ka një emision serioz për botimet letrare, nuk ka një emision serioz se si zbatohen ne praktike të drejtat e autorit... Zoti Kolopuc, ju pelqen erresira...

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fernanda Ceno

                  Nje nga hajdutet dhe mediokret me te medhdnj qe ka njuhur diplomacia eshte ky tip fodulli I perkedhelur Fatos Gomar Tarifa!

                  Përgjigjjuni
                  1. i
                    ilir

                    Ik ore kelysh i kuq, u bere ti plehre e Nexhmije Hoxhes.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Diplomat ne pension

                      Kujdes ti gamori dixhital. Ne se je foltorist ty nuk te vlen komenti qe bej une. Ju keni 30 vjet qe shkoni drejte theqafjes dhe kur nuk ka mundur tu binde Amerika, çfar mund tu them une? Njerzve normale qe mund ta kene lexuar komentin tend u a them me kompetence se ajo qe thoni ju eshte nje shpifje e ndyre, nje njolle qe per qellime te poshtra kerkonte t ia vinte mbi kurrize ish ambasadorit tone te nderuar Z. Tarifa nje nga ata minjte per te cilet flet Ambasadori. Dhe kete poshtersi ne ate kohe e bente nje funksionar i PS, i cili ne ate kohe nuk dihej se mbahej ne lidhje sekrete qe nga 1990nga Berisha, ashtu si edhe Meta, e qe me vone, po si Meta me te shoqen, u ulen hapur ne preherin e Berishes, dy minj qe Sigurimi i kishte hedhur ilegale ne PS per ti perdorur Berisha per te kontrolluar edhe Partine Socialiste. Kjo eshte e verteta. Qe te jene te qarte ata qe e lexojne kete shenim timin, me Z. Tarifa kurre nuk kemi pase njohje dhe nuk kam ndonje detyrim ndaj tij. Detyrimin e kam te them te verteten kur duhet.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shpresa vdes e fundit

                        Analiza e z. Fatos Tarifes nuk do koment. Eshte shume e goditur dhe vecanarisht kur shprehet se politikanet e ketij vendi, te djathe dhe te majte, e vonuan tranzicionin e vendit per shkak te paditurise apo te intresave te tyre. Me siguri eshte kjo e dyta. Zollumet e Berishes dihen dhe erdhi koha qe te gjykohen. Ne kete konteks del natyrshem pyetja: Po keta qe drejtojne sot ne qender e baze po punojne me ndeshmeri apo i thellojne zullumet dhe per to kur do gjykohen? Mendoj qe me teper te meret SPAKU me keta se keta trimosha edhe pse jane denancuar vazhdojne te nxjerrin para nga arka e shtetit. Te pakten te ndalet hemoragjia e arkes. Se fundi del problemi me themelor: Ja do gjykohen. Do gjykohen per pune dietash apo per transferta dhe kapitale te vena nga djersa e popullit ?. Ne kemi intres qe keto prona ne para e kesh ti kthehen arkes se shtetit perndryshe do perfundojne keto gjyqe si gjyqet e kafes se Nexhmijes. Shpresojme qe keto ndermarrje te SPAKUT te filloje ndryshime ne kete vend dhe te behemi shtet ligjor. Paskemi qene shume te pasur ne resurse ose e thene popullorce qenkemi nje vend i begate, por me njerez te ligj ne krye te vendit. Urojme qe edhe ne ardhmen perfaqesuesit tane te zgjidhen nga populli dhe jo nga partite me synimin qe ky perfaqesim ti sherbeje popullit dhe jo atyre.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lomy

                          Po ku ka me mi e kelysh miu se ky?! Nje idiot qe qante si bebe kur e kapen me presh nder duar. Masturbohet miu hajdut duke bertitur “kapeni hajdutin”… gjelle qensh

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kujtim

                            Ore intelektual! Ku e ke dëgjuar shprehjen " lëmsh e li"? "E bëri lëmsh "...e kisha dëgjuar. "Lesh e li" e kisha dëgjuar. Po " Lëmsh e li" kurrë! Hë pra,se gjuha është thelbi i kombit.......

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rapo Hekali

                              Ky eshte nje cope komunisti I parinovueshem me keq se I ati Sevo Tarifa. Pleh I ati pleh I biri Fatos Tarifa se duket tamam fatosi I Enverit.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dakord

                                Si është e mundur të shtrosh 3 alternativa se përse disa deputetë e ndjekin saliun?? O zotëri, ska shqiptar që nuk e di që foltorja është BANDË dhe saliu është KAPOBANDA.

                                Përgjigjjuni
                                1. a
                                  askush nuk e ble dot te kaluaren e tij

                                  Ky Artikullshkruesi i biri i nje kufome Enveriste si Sevo Tarifa, eshte i shpallur ''non grata" e perzene nga Amerika kur u kap ne vjedhje atje ndersa sherbente ne perfqesine tone ne OKB.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dhëmbeli

                                    Ke të drejtë Fatos për këto që shkruan . Jo vetëm unë mendoj si ju !

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Frenk

                                      Nje pershkrim perfekt i realitetit shqiptar.Te lumte d'ora.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. c
                                        cuf dabjoni

                                        Ti nuk je burrë Fatos...Nuk ke përmendur asnjëherë Horrin Fatos Nano themeluesin e sistemit korruptiv dhe i shtetit të krimit, as dhe që e dëbuan amerikanët dhe që shiti PS-në Edvinit...njeriut që me bandën e tij pe çapaçulësh ka vjedhur e po vjedh shumë më tepër se Saliu... Je mi halesh..ithtar i komunizmit të dështuar

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Lija

                                          Asnjë koment tjetër z.Tarifa. Tepër objektiv.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje