BE i jep miliarda, Vuçiç iu tregon gishtin e mesit

1 Nëntor 2023, 12:18Blog TEMA
BE i jep miliarda, Vuçiç iu tregon gishtin e mesit

Nga Enver Robelli

Gjatë fundjavës Millorad Dodiku kërkoi krijimin e Serbisë së Madhe. Kësaj kreature, sipas tij, do t'i bashkoheshin Serbia, Mali i Zi dhe entiteti serb ("Republika Srpska").

Të martën kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq i tha në sy presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen se Serbia nuk e ka ndërmend ta pranojë de fakto pavarësinë e Kosovës. E Ursula? Ursula tha: Ne e duam Serbinë në BE.

Para gati 25 viteve gazetari i famshëm gjermano-zviceran Viktor Meier ankohej e protestonte se politika e BE-së vuan nga "serbocentrizmi".

Në vitin 2023 BE po i përsërit gabimet e njëjta. Përkëdhelja e vazhdueshme e agresorit nuk e zbut, por e trimëron agresorin. Agresori është Serbia.

Ka 10 vjet që burokratë të BE-së thonë se "Vuçiqi kryen punë" (d.m.th herët a vonë do të pajtohet me pavarësinë e Kosovës).

Në vitin 2023 shihet qartë: Vuçiqi i ka tërhequr për hunde diplomatët e BE-së, ka marrë disa miliarda nga buxheti i BE-së dhe ka pështyrë mbi çdo vlerë perëndimore.

Këta i japin miliarda, ky ua jep gishtin e mesëm. Këta i kërkojnë sanksione ndaj Rusisë, ky shkon në Pekin dhe ia puth dorën Vladimir Putinit.

Në mars Kosova e pranoi marrëveshjen franko-gjermane. Përfshirë edhe asociacionin. Vuçiqi iku nga tavolina e bisedimeve sepse nuk dëshironte të nënshkruante.

Bashkë me të ikën edhe të ashtuquajturit ndërmjetësues duke pranuar agjendën e Vuçiqit, që së pari të bëhet asociacioni, pastaj "shohim e bëjmë", ndoshta Vuçiqi tregohet zemërmirë dhe e nënshkruan marrëveshjen në tërësi. Nuk e nënshkroi. Përkundrazi. Bëri gjithçka për të eskaluar situatën.

Në tetor, Kosova për herë të dytë e pranoi marrëveshjen franko-gjermane (përfshirë të shumëkërkuarin asociacion). Vuçiqi iku nga tavolina e bisedimeve. Para takimit shpalli zgjedhje.

Kjo është taktika e tij. Sa herë që gjendet nën presion, shpall zgjedhje. Gjatë fushatës elektorale, zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve ai arsyetohet se nuk mund të bëjë asgjë.

Loja e Vuçiqit ka qenë aq transparente, nuk e kanë parë vetëm ata që qëllimisht i kanë mbyllur sytë. Nuk e kanë parë ata që kanë qenë aleatë të tij në idetë për vizatimin e kufijve. Për ndarjen e Kosovës. Për krijimin e Serbisë së Madhe.

Nuk e kanë parë propagandistët lokalë. Kujdestarët e cinizmit. "Gjeostrategët" e kafehaneve dhe odave digjitale. Serbia në 25 vitet e fundit ka qenë e gatshme të pranojë vetëm një plan: ndarjen e Kosovës. Planet e tjera i ka refuzuar.

Kështu do të sillet edhe me planin franko-gjerman. Vuçiqi do të prolongojë çdo pranim të planit me shpresën se mbijeton deri në nëntor 2024, atëherë shpreson se në Shtëpinë e Bardhë do të hyjë Donald Trumpi. Dhe loja do të nisë nga fillimi. Me ide për ndarjen e Kosovës.

Rrethanat gjeostrategjike nuk janë të favorshme. Përballë dy luftërave të mëdha (Ukrainë, Izrael), kush ka kohë të merret me "ngatërresa ballkanike" (ndonëse ato shpejt bëhen të përgjakshme, siç tregoi 24 shtatori).

Që tani kanë filluar aludimet: nuk është me rëndësi nënshkrimi, por zbatimi. Kosova sërish gjendet para shumë vështirësive. Por sa janë të vetëdijshëm për këtë politikanët e saj (në pushtet e opozitë)?

35 Komente

  1. 1
    1389

    Dhe bravo i qoftë. Kështu duhet bërë ndaj pederastave të BE-së. Po ku ha pykë ti, o koqevar muti?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Papi

      Të qifshin Svetllanën që ke nshpi 1389 herë

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adi

        Vuçiç jo vuciq o kokrra katunarit

        Përgjigjjuni
      2. t
        trullo

        edhe pe te sajten here ! Europianet rrota kari burokrate

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tani

          Albin Kurtit. bravo i qofte! Se po tye ishte per keta tanet d te ishin dorezuar me kohe.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            @Tani! Si e do, të rrime shtember e të flasim drejt, apo te rrime drejt e te flasim shtrember si per shembull sikur t'i japesh nje pergjigje pyetjes: Në konfliktin e ngrire Kosove-Serbi, cili eshte sot kaluar (mbi kalē), Albini apo Vuçiç, dhe më e rendesishmja neser, Kosova apo Serbia? Po ma dhé kete pergjigjie u gjet dhe zgjidhja....

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trex

              Ta them une pergjigjen! Po arriti puna te konflikti i ngrire, kjo do jete vetem per shkak te BE dhe SHBA! 10 paketa sanksionesh i ka vene BE-ja Rusise! Plot edhe SHBA-ja! Pra kur iu do trapi ta vene kufirin te thana! Ama Vucicit BE-ja mjafton t’i vendose jo 10, as nje pakete, por vetem nje sanksion, rikthimin e vizave dhe e shef ti Vucic buzevicin pastaj ta hedhe vallen si kucke! Ato te tjerat: jo po na iken Vucici me Putinin, jo po na shkon tek “Mao-ja” jane dengla qe nuk i ha kush!

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nardi

                Kurti doli pafillo e demagog dyleksh

                Përgjigjjuni
          2. T
            T

            Fajin e Ka albini sipas Rames qe si jep nje.cope.toke Serbise,qe dhe Rama te kenaqet dhe te bejne she CA tregtira me service si miell,plehra serve qe ja jep shqiptareve qe I do aq shume. Vazhdoni votojeni SE dhe ju do ju hedh NE plehra,per CA miliona me shume

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lexhenda

              Çlidhje ka Rama o te shkerdhefsha fisin? Artikulli flet per Serbine. Apo ste rrihet pa ngrene mut ty?

              Përgjigjjuni
            2. B
              Bureto

              Gjatë fundjavës Millorad Dodiku kërkoi krijimin e Serbisë së Madhe. Kësaj kreature, sipas tij, do t'i bashkoheshin Serbia, Mali i Zi dhe entiteti serb ("Republika Srpska")-fillon shkrimin Robelli. Ndaj le te mbetemi ketu, duke abstraguar ca: Se ç'mund të ndodhë në shekullin e XXII, këtë vetëm Alfred Çako (Nostradamusi shqiptar) mund ta dijë, por deri atëhere "ëndërra" të tilla me sy hapur nuk mund të realizohen. Ja po them dhe unë si Dodik, që kur të krijohet në rrugë 'demokratike' "Sërbia e Madhe", po në atë rrugë do duhej të krijohej dhe "Shqipëria Natyrale", ku të përfshihen të gjitha territoret historikisht të banuara nga shqiptarët. S'po përmend këtu hartën ku ata janë, se tashmë këtë nuk ka shqiptar po e po, por dhe ballkanas që nuk e di. Por.....(për dreq kjo fjalë na prish gjithmonë punë), sepse gjithmonë pas ndonjë ideje futuriste apo kontradiktore në raport me realitetet gjeopolitike e gjeostrategjike të rajonit e më gjerë, do ketë një 'por', pas së cilës nuk mund të gjendet ndonjë Nostradamus modern, që të na ndihmojë në zbërthimin e ëndërrave të tilla, edhe pse na pëlqejnë shumë, ama veç kur i shohim në gjumë, sepse sapo hapim sytë zbresim me këmbë në tokë në botën reale. Pra ikim nga enderrat, le te kthehemi me kembe në toke. Tash e per te ardhmen, problemi eshte zgjidhja e halleve qe ka Kosova, kuptohet te gjitha keto halle sa per faje (kjo si eufemizem, sepse Serbia meriton shume e me shume epitete nga me te rendat), po aq dhe per gabime apo hezitime te BE. Kjo ka hallet e veta sa brenda saj si Union, sa në vende te ndryshme brenda saj, qe kane kondicionuar dhe mos njohjet e jo pak, por pese prej tyre te pavaresise se Kosoves, nga te cilat Rumania dhe Greqia edhe shtete te ballkanit. Kjo eshte thembra e vertete e Akilit, pse BE nuk ka force. Atehere ku jane zgjidhjet? Kjo pyetje mund te konsiderohet 1 mln. dollarshe, por pergjigje ka sidoqofte: Per shkak të interesave madhore strategjike qe ka SHBA në Rajon, interesa qe i forocoi akoma me shume agresioni rus në Ukraine, nëse ajo se bashku me Mbreterise Bashkuar, e merr kjo në dore kete "Nyje Gordiane", zgjidhja mund te afrohet. Mjafton "shpata", qe ta prese ate dhe SHBA-ave ajo nuk i mungon. Po nuk e moren ata në dore gjetjen e zgjidhjes, konflikti do mbetet i ngrire dhe Ballkani si gjithkaherë do jete nje "Fuçi Baruti". Jo se ata nuk i dine keto dhe po prisnin t'ua kujtoja une, por e rikujtoj si opsion, thjesht se më pelqen futja teresisht e tyre në loje.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zyko

                Pse nuk thua se edhe Rama nuk e pa politiken e Vucicit por e ndoqi si mamare mbrapa ne ballkanin e hapur e kudo tjeter kunder kosoves?

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pjeter

                  Ato miljarda nga BE,nuk jane te gjitha per Serbet!! Le te themi qe Buzederri eshte dhelprak, financon lobimin qe ben Serbia ne bote e kryesisht ne Bruksel, me parate e BE-se!! Serbia paguan mire per ata qe i sherbejne interesave te saj, dhe ata qe behen cope qe Serbia te kete ato fonde te BE-se, jane te vetedijshem pse e bejne, sepse nje pjese e atyre fondeve jane per ta!! Eshte nje lloj marifeti qe njihet mire si funksionon!!

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  Trapi

                  Eshte nje shkrim shume cinik dhe me destinacion armiqesor, por edhe i vertete. 1-Vertetesia qendron ne politiken evropiane e cila nen friken e Rusise shet interesat e Kosoves. Mundohet qe ariun rus ta ndaloje te pragu i deres, duke i hedhur ngadonje cope mish sa here qe ariu nga stepat e thella te lindjes, ne kete "dimer plot me bore dhe te ftohte" per Evropen, cfaqet tek dera e Evropes duke hungurire dhe kercenuar....Zaten kjo politike e "Kurves Plake", nuk eshte thjeshte politike por strategji qe per hir te se teres sakrifikon copat e saj... 2- Pavertetesia e ketij shkrimi qendron ne nje koncept "unifikimi" midis politikes evropiane dhe asaj amerikane, per kete ceshtje. Amerika eshte tjeter mesele ne kete valle. Ajo ne kete loje luan me dy topa. Nje top quhet Evrope dhe tjetri Rusi. Sipas rastit dhe sirase, Amerika here ja jep topin Rusise dhe here Evropes. Zakonisht kjo ka te beje edhe me partite qe marrin pushtetin ne Amerike. Demokratet pergjithesisht jane me Evropen, ndersa republikanet, "not so much". Ne kete valle te Amerikes, Kosova eshte interesi i saj dhe gjithmone ka pasur dhe do kete mbeshtetjen amerikane, sepse edhe populli yne eshte ne shpirt proameroikan, me shume se te tjeret ne Evrope. Sipas startegeve ushtarak amerikane, bazat ushtarake te rrethuara nga shqiptaret jane me te sigurtat se bazat e tjera te saj, rreth botes....Pra i dashur gazetar gabon qe thua se Vuciqi pret ta marri prape Trampi dhe te ndaje Kosoven. Ti me qellim genjen kur thua se "shkembimi i territoreve" qe mbeshteste Trampi me Putinin eshte "ndarje e Kosoves". Ajo ishte dhe eshte "afrim" ne politike midis Amerikes dhe Rusise, sepse u intereson si Amerikes dhe Rusise, ne kuader te konkurences me Evropen. Ameriika(Trampi) ne kete rast konsolidon poziten e Amerikes dhe te bazave ushtarake ne Kosove dhe Rusi cakton kufirin e vertete me Evropen. Nga ana tjeter rusi ka dhe shume perfitime te tjera. Ne nje rast se kjo ide do kish sukses, Rusia do e perdorte kete zgjidhje edhe per problemet e saj me fqinjet ne kuader te Rusise etnike...Shkurt, kjo eshte nje ide e "tmerrshme" per Evropen qe vuan nga padrejtesite qe ka bere ne shekuj me kufijte dhe tmerrohet nga kjo ide. Pikerisht prandaj dhe Merkeli e kundershtoi dhe me ndihmen e Saliut dhe Kurtit e sabotoi kete ide...Ti gabon qe kete ide e quan ndarje te Kosoves, njelloj sic ishin slloganet e Saliut dhe Kurtit ne kohen qe sabotuan kete ide. Shkembimi i territoreve nuk ishte "ndarje" e Kosoves, por edhe "ndarje" e Serbise, ku secili te merrte ate qe i takonte...etj...etj...

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Uversula

                    BE do ta shkepuse Serbine nga prehri i Rusise. Nuk e kuptoni kete ? Ne se e leshon, ajo mund te behet precedent edhe per shtete te tjera qe t'i bashkohen grupimit BRICS. Kjo eshte e vetmja arsye qe e perkedhelin...

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lëvizja laike panshqiptare

                      Dëgjo or mik! BE, Amerika, Irani, Rusia dhe kushdo në botë do insistojnë në bashkëpunimin me vende të afta të vetëqeverisen, të afta të sigurojnë egzistencës e tyre, të afta të ndërtojnë një ekonomi dhe industri sovrane, të afta të përballojnë luftrat dhe stuhitë e historisë, të afta për të larë me gjak, fitoret dhe humbjet e tyre, duke mos dorëzuar asgjë falas, të afta të krijojnë në histori aleanca të qëndrueshme dhe serioze. Serbia, fatkeqësisht i ka të gjitha këto virtyte, Shqipëria jo! Asnjë! Shqyejmë veten. Vjedhim veten. Kemi rrënuar çdo fabrikë dhe industri. Kemi përvëluar ushtrinë. Vritemi si qentë mes vetes në një kulturë mesjetare gjakmarrje. Bujqësia mesjetë. Flota dhe hekurudha zero. Prodhimi i brendshëm zero. Të paaftë edhe të plotësojmë nevojat e shqiptarëve me grurë dhe bukë. Të ndarë në tre fe mesjetare, pronë në duart e fqinjëve. Shqipëria gjithmonë është një barrë në xhepat e të tjerve. Historikisht e paaftë të vetëqeveriset, të mbrohet dhe të mbushë barkun me bukë. Nëse nuk çojmë këto parime në nivelin e një kombi dhe shteti modern , nuk ka asnjë shpresë që qoftë edhe një vend i vetëm në botë të na zgjedhë përpara Serbisë. Të gjithë duan aleatë të fortë për t'u mbështetur, për të bërë biznes dhe para dhe për të përballuar dallgët e historisë. Pse botës duhet t'i vijë keq për shqiptarët që masakroi Serbia, kur shqiptarët nuk ndiejnë keqardhje për veten dhe nuk mësojnë asgjë nga historia?! Për çdo kënd në botë, para mbrojtjes të shqiptarëve që nuk vunë mend, vjen interesi i xhepit, mirëqënies dhe sigurisë së tij. Dhe nëse këto interesa i përmbushin me Serbinë, nuk kanë ndër mend të prishin rehatinë për shqiptarët që nuk duan dhe respektojnë veten.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pyka

                        Koment i persosur!!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tipi

                          Urime! Nuk mund ta kishe shprehur me mire gjendjen ku ndodhemi. Klm!

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tirons

                            Kjo eshte e verteta fiks. Bravo. Kush ka sy lexon

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Ai çuni

                              U ba çu ba mos e cyt ma, i ke than të tëra. Fiks ashtu është. Ushtri = 000 ( zero tanke, zero avione, zero artileri se i shitem per skrap) Industri = 000 ( i prishem uzinat se ishin kamuniste sot blejme Plehra Tuniziane 130 mije lek kuintali) Bujqësi = 000 ( me fal kemi akademine e çobaneve) Shendetësi = 000 ( e kemi falas ishalla e ben kjo luleshtrydhja me mire se Beqja) Ekonomi = 000 ( pastrim parash ne ndertime per mafien e droges me investitoret strategjike, ska investues te huaj serioze) Infrastrukture rrugore = 000 ( 30 milion euro per km rruge) Arsimi = 000 ( nuk u japin diploma studenteve se ju ikin, por askush sdo tja dije per arsyen pse duan te ikin studentet e diplomuar). Policia = 000 ( e mbushur me 1 tufe matrapazesh e kriminelesh qe te shesin per cope buke, qe policin e gjore nxjerrin 65 vjeç ne pension)

                              Përgjigjjuni
                            2. R
                              RAIFI

                              Nuk kemi pse dëshprohëmi me nderkombtaret kur vet Krueministri Edi Rama në çdo tubim nderklmbtar kërkone nga mekanizmat nderkomtar mirëkuptim për Vuçiqin dhe Serbi .Në çdo moment shante Kosovën dhe ndihmonte Serbin kjo nuk.është shpifje imja por fakt i par nga të gjithë dhe i thënë publikisht.Pse e nëti këtë Edi Rama do ta thot historia ziq po e thot sot për Esat Pashë Toptanin,ama pasojat do jen katastrofale.Një gjë është e sigurt se edhe Edi Ramës Serbia heret apo von do k jep dekoratë si Grenellit për kontributin e dhënë për të mirën e Serbisë e në dëm të shqiptarëve.Si duket serbet kanë përgatit një medalje të veçantë Koqet e Karagjorxhit me shirit të art.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Erdogan

                                Populli thote cfare do besh do te te bejne. Aksiome e Zotit. Evropa "E krishtere" ka treguar gishtin e mesit Greqise qe me krijimin e Pashallekut turk te quajture Al-Bani. Me kriminelin Qemal Ataturkut ne 1922-in qe dogji Smirna qytet per mijera vjet i Kombit Greke. Ne keto vite urdheruan nje General fashist Telinin ta shpinte kufirin e Pashallekut Turk te Deputetit Osman Ismail bej Vlores,Frashellinjve,Hasaneve,Tahsimeve etj ne Preveze. Ne 1950-en me provokimin e Shtepise Muse te Kriminelin Ataturk ne Thesaloniki (Selanik "shqip") dhe bastisjes se pasurive dhe istitucioneve Greke ne Turqine Perendimore duke i hedhur n det Pleq,Plaka,Femije,Gra etj e ashtuquajtura Ta Septevriana (Ngjrjet e Shtatorit". Arnautet e Cilerit te vetequajture Skiptare duan te hiqet edhe Ligji i Luftes me Greqine dhe Heronjte e popullit Greke Arvanitasit. Po ashtu edhe me pushtimin e Qipros ne 1974.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mbresa

                                  KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

                                  Përgjigjjuni
                                  1. j
                                    jam grekqiri gabel

                                    Erdogan kari. A të ka dhjerë papuja në gojë sot apo akoma?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. C
                                      Concili

                                      Europa ne fakt ka ndot nga evgjitet graqire. Sa here lexoj kur Europianet i pyesin Graqiret kur u shikojne surratin e nxirre-"C'pune keni ju me Greqine e lashte?", sepse per cudi ato monumentet tregojne popull te bardhe dhe jo bythzinj me vetulla si fshese dhe sa nje mut cobani. Graqiret u trimeruan vetem kur vertet Europa mendoi se po zgjonte ate qe quhet Greqi e lashte, por edhe ata me medyshje si "grek te lashte" kur shikonin ndryshimin e popullit autokton Alban/Arvan/Arban dhe graqireve bythzi qe sollen nga Afrika dhe Azia.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. t
                                        tetovari2

                                        Erdogan,a vërtet egziston komb mijavjeçar grek?Sa jam më dijeni nga historia,ata që vehten sot e quajnë grek,janë janë ca gabelë nga armenia e syrie nga Ponti!

                                        Përgjigjjuni
                                      2. X
                                        Xhezo Smokthina

                                        Kurrë nuk kanë qënë të bindur europianët (përjashtuar Anglinë) në atë që bënë në Kosovë. Pavarësisht se nuk e deklarojnë hapur, ata e përjetojnë si gabim të rëndë që gjatë ndërhyrjes në Kosovë i hoqën Sërbisë territorin verior të Kosovës i cili në masë të madhe dominohet nga sërbët. Pra lanë, siç thuhet, gozhdë e Nastradinit ngulur, gozhdë në të cilën Sërbia ka 24 vjet që var pallton. Evropianët e quajnë gabim të rëndë që kanë bërë duke i bashkuar Kosovës pjesën veriore me shumicë sërbe. Këtë shfrytëzon Vuçiçi duke deklaruar, se mirë që na hoqët Kosovën, por ju i dhatë asaj edhe territore ko jetojnë sërbët....

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          Vazhdimësia tokësore dhe kufiri

                                          Kosovës nuk ia kanë "bashkuar" veriun, thjeshtë kufijtë e Kosovës i kanë rrespektu. Presheva është me shqiptarë dhe ngjitur me Kosovën por aty nuk hyri NATO sepse ishte formalisht në Serbi, jashtë Kosovës.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. K
                                          KO

                                          O "Erdogan", or koqe kanari, qe lexon "literature te ndaluar" dhe te ka bere psikopat. Po pse or koqe nuk shikon anen tjeter, ate te miqesise se shqiptareve dhe grekeve. Po te ishte ashtu sic thua ti, ti nga bashkepunimi im dhe i nje turku, do kishje vajtor ne "pith te sateme". Problemi pet ty eshte se une nuk jam si ty qe te fle me "shkrime te ndaluara" nen krevat, por jam syhapur te jetoj "Evropen e Lire". Je me keq se terrorristet e Hazbullahut. Ndoshta ke nevoje per sherbime mjekesore.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Labi

                                            Gazetari ne fjale gjithmone i bie fyllit ne nje vrime,e ka tmerruar Serbia aq sa ne cdo shkrim flet per Serbe e per lufte,po te ishte aq burrr dhe patriot shkonte ne Kosove dhe jepte kontributin per komb,nuk rrinte rrugeve te Zvicres.Serbia i duket e forte aq sa ngrin gishtin e mesit se ne jemi te dobet,po te shikosh armatimin qe ka blere Serbia me parate e europes e Amerikes eshte me te vertete te kesh frike,po Shqiptaret ca bejne,lexojne shkrimet e ketij Robellit dhe sh8kojne enderra me NATO e Amerike e vjedhin njeri tjetrin. Problemi sot me i madh qe ka kombi Shqiptar eshte Saliu dhe Jamamberi,te zgjidhim keto pastaj merremi me Serbi se sa per Grekun qe po ben kerdine uk flet njeri.Ujku ujku po cakalli po ben jerdine ne jug,kur te mbaroj regnistrimi popullsise do shikoj e gallate Shqiptaret.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Detari

                                              Serbia ka qeveri dhe popull patriotik me identitet dhe shikon interesat e veta. Serbia kunder ka nje corbe popujsh kosovo, albaniston pa identitet qe nuk dine akoma cfare jane muslimane apo Arber? me politikan qe zihen kush eshte tradhetari me i madh.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. j
                                                jam grekqiri gabel

                                                Detar kari. A të ka dhjerë papuja në gojë sot apo akoma?

                                                Përgjigjjuni
                                              2. O
                                                Open Balkan

                                                Edi Rama, dora vetë, ishte ai që anashkaloi Kosovën dhe lidhi "interesa strategjike" me Serbinë duke përçarë rëndë shqiptarët!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. s
                                                  spata

                                                  Mos u nxitoni te dilni ne konkluzjone te parakoheshme .Nuk jane ceshtje kryesore fondet, nga BE, qe merr Serbija. Interesi i BE eshte ta fusi Serbine ne BE .Vetem keshtu ajo do te jete ne gjendje tja marri te gjitha borxhet qe Serbija i ka vendeve Evropjane . Sa kohe do vazhdoje kjo loje midis Kosoves e Serbise .Deri sa njera pale te dorezohet .Ajo qe do te hedhi peshqirein eshte Serbija .Kosova do permbushi detyrimet e kartes se OKB per te drejtat e minoriteteve dhe do ti hapet rruga e mbeshtetjes maksimale . Do forcohet militarishte e ekonomikishte dhe ate gjishtin e mezit do ja lere Serbise . Ne nje te ardhmejo te larget do te marri dhe ato rajone ku shqiptaret jane shumice . Kush prek Kosoven kufiri do te vihet matan Danubit .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. O
                                                    Open Ballkan ose New Yugoslavia

                                                    Natyrisht se gishtin e mesit Vucic ja tregon BE, se Rrocken e mesit ja ka mballos Rames ne mollaqe prej kohesh aty poshte tavolines se Open Ballkan.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje