Mbivendosja e tokës, si vjedhje me paramendim!

31 Tetor 2023, 19:01Blog TEMA
Mbivendosja e tokës, si vjedhje me paramendim!

Nga Rudina Xhunga

Mbivendosja e tokës, për pak hapi varrin e radhës në Shqipëri.

Mbivendosja e tokës është bërë me qëllim dhe për interesa të caktuara nga njerëz që kanë drejtuar në këtë vend. Nga ata që kanë drejtuar hipotekën, kadastrën. Nga njerëz që e kanë ndarë tokën me një ligj shkatërrues, primitiv, që ka shkaktuar më shumë drama se zgjidhje, sherre, dhune, vdekje, pasiguri dhe vazhdon të përcaktojë pamundësinë e zhvillimit të Shqipërisë. Ajo që duhet bërë me urgjencë, është të ndalojmë së foluri për çdo gjë tjetër dhe të mendojmë se çfarë do të bëjmë me tokën në këtë vend.

Problemet më të forta në Shqipëri, janë aty ku toka është më e mirë, sikurse po ndodh në Jug. Problemi i shqiptarëve është që kanë vetëm idenë se si do e zhvillojnë tokën, sepse toka nuk është e tyre. Ka qindra mijëra probleme me tokën, të pazgjidhura, të pa sistemuara, të harruara, të zhdukura.

Pse rastësisht ra zjarri në kadastra dhe hipoteka në ’97?

Pronarët realë në këtë vend, shumë pak e kanë marrë tokën e tyre, shumë pak e kanë gëzuar. Të tjerët kanë vdekur në pritje të tokës, janë plakur në dyer gjykatash e komisionesh kthimi pronash. Janë sëmurë, moshuar, tradhtuar dhe larguar nga kjo botë apo ky vend pa marrë asgjë me vete. Po tregoj një histori me mbivendosje prone i një djali të ri që mendoi të bënte një biznes risi, një ferme kërmijsh. 

E mbushi tokën me kërmij, i kultivoi, furnizoi gjithë restorantet e Tiranës, kur befas vjen dikush që kishte blerë tokën ngjitur dhe i thotë se në letra ka blerë tokën e tij. Kjo është mbivendosja. E pasqaruar nga topografi. I gënjyer nga ai që e shiti. Kristi me dërgoi videot kur pala tjetër, pala e fortë, shkoi me ekskavator dhe i shkeli kërmijtë. Ajo tokë u mbush me mundin dhe djersën e një djali të ri që besonte që ky vend bëhet.

Ky vend nuk bëhet pa pronë. Pa shkuar prona te i zoti. Pa u përcaktuar e kujt është prona.

Mbivendosja është një truk që përdoret nga të fortët dhe nga të ligjtë. Nuk është gabim apo rastësi, por është për të të shkatërruar, ty që do të blesh një tokë dhe të ndërtosh diçka. Që pasi ta blesh, të të përzënë, e të të shkelin si kërmijtë e tokës së Kristit. Është për të të vjelë paratë, për të të çmendur dhe zhdukur, që në fund të fitoje i forti. 

Për këtë mbivendosje janë vrarë njerëz. Ky është një truk për të larguar shqiptarët nga vendi, e për t’ua lënë vendin të fortëve të cilët nuk janë më të mençur, as nuk do të investojnë sepse dinë më shumë. Ata do ta shesin te njerëz që kanë më shumë para, e kanë projekte të tjera në këtë vend.


Mbase tani është koha të ndalojmë, e te flasim. Duhet të flasim për pronën, mbivendosjen, tokën.

Pa u rregulluar kjo çështje, vendi nuk do të bëjë asnjë hap para.

8 Komente

  1. !
    !

    Shko thuaja Ramës se as me Artan Lamen nuk zgjidhi gjë. Biles Lamja i morri ca prona shtetërore gjasme për aktivitet jo fitim prirës për të ri jetë , por realisht për vete por në emër të dikujt tjetër e madje nuk do paguajë as taksa.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhamia e Sulltan Mehmedit 2 Prishtine

      7501 Ramiz-Sali

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Bravo Rudina! Kjo thjesht se e ringré si shqetesim. Ama nuk se ka ndonje shprese se katraura do ç'behet, sepse aforizmen "më kollaj prishet se ndreqet!"-per rastin e pronave, mund ta marrim edhe si postulat. Ka 32 vjet që është bere kërdia. Si mundet atehere, që e prishura per kaq shume kohe, te gjeje zgjidhje per më pak se aq? E kunderta do ndodhe! Sepse në rradhe te pare mungon vullneti politik, i cili buron nga klasa politike produkt i platformes së Katovices shqiptare ideuar nga Ramiz Alia dhe vene në zbatim nga Berisha-Nano-Godo-Gjinushi, qysh në korrik 1991, me famekeqin ligj 7501 dhe me tej me ate të fermave bujqesore. Them qè mungon vullneti se Kushtetuta e 1998, nenet 181-182 te saj, e obligonin qeverine, asokohe socialiste, qe brenda tre viteve 1998-2001, problemi te zgjidhej. Kane kaluar 20 vjet dhe pothuajse asgje nuk ka levizur, perjashtuar ato raste kur u ka interesuar pushtetareve te qeverive te rradhes.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nastradini

          Kush ta bejne keta?????? Po si jane pasuruar e si do pasurohen akoma vampiret e popullit. kJO NDODH KUR POLITIKEN E BEJNE PABUKSAT.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tina

            Sakte! Nuk do koment…

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zgalem

              Rudina , me kete analize , ja kalon me kohe inxhinjerve , politikaneve dhe konstiyucionalisteve . Te uroj shendet , per kete modfel te analizes , per pronen , nga ku rrjedhiun gjithe pronat e tjera . Zgalem

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dhëmbeli

                U vyshkën dy gishtrinjtë e ngritur, u tretën shpresa shumë, U lodhën shpirtrat e sfilitur Bri mureve të murrmë. Në gjumë i shohim dy gishtrinjtë Venitur si dy endrra, Premtimet thyer si lajthitë, Dafinat kthyer shpendra . Kush lart u ngrit me dy gishtrinjtë, Kush larg nxitoi me hapa ; Kush mori fron në ministritë , Kush mori gishtin prapa !… (Dritero - 93) Nuk ka vdekje për Profetët .

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hp.

                  Ke shkruar me mëndjen time bashkë me Tuajën, me sorollatjet e mia 30 vjeçare sa në komisione, Agjenci ZRPP, Kadaster Vlore e Drejtorinë e Përgjithësh me, me netë e ditë të tëra në zyra Bashkish, Qarku, me sharje e kërcënime në seanbca gjyqesore prej vitit 1992 e deri më sot që lo vazhdoj luften me shtetin dhe strukturat e përmëndura më sipër, me grabitësit e kufitarët që zvarritjet dhe qerthulli i krijuar nga ligjshkruesit shtetare dhe bërësit e ligjeve qe mbyllin shtigje nëpërmjet votimit të verbër, te gjithë armiq, të vajtjes së pronës tek i zoti. Nisa me thinja që ende numëroheshin në kokë dhe sot dele e bardhë i trembur se mos vdes si shumë të tjere dhe më mbeten merak dhe ngushëlloj veten se në se ndodh do më ringjallë zoti të gjej të drejten që më pengojnë ta fitoj,, kryesisht shteti me strukturat e tij. Faleminderit paraprakisht por them paraprakisht sepse ka aq shumë për të bërë e rregulluar sa një revokucion nuk do të mjaftonte, ndihma Juaj dhe e gjith medias se shkruar dhe vizive janë një armë qe duhet të mbahet në çfo sekonde e gatëshme për çdo rast.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje