
Tym e flakë në Kuvend. Zjarr nga podiumi i partisë. Kercënime e shfryrje dufi nëpër mikrofona…, por qetësi nëpër rrugët e Shqipërisë. Stina vjeshtore e politikës ka hyrë më e gjallë se kurrë. Merita nuk i shkon askujt tjetër përveç…SPAKUT! Papritur hetimi i prokurorisë speciale mbi ish-kryeministrin Berisha ka elektrizuar ajrin e ndenjur të politikës shqiptare. Ashtu siç ka radikalizuar të djathtën që i qëndron pranë. Gjithcka ka vlerë në këtë luftë të re që ka shpërthyer habitshëm tani e jo më parë. Megjithatë diçka kërcet në këtë zell të rinovuar të Rithemelimit.
Opozita sot, përfshirë Rithemelimin, ka të gjithë të drejtën që i jep Kushtetuta, që të kërkojë komisione hetimore, që të reklamojë poltronat që i takojnë në komisionin e reformës zgjedhore, që të atakojë qeverinë dhe të kërkojë hetimin e parave publike që ajo menaxhon. Kjo duhet thënë sa herë komentohet rreth asaj që po ndodh këto orë në Parlament, ku Rithemelimi ka vendosur të pengojë më çdo kusht dhe mjet punimet normale të Kuvendit.
Vetëm se duke i hyrë kësaj lufte që kërkon etikë, pastërti dhe qëndrim parimor e të paqortueshëm, kjo opozitë sot po na bën të kemi brenda vetes një dyshim jo të vogël pikërisht në planin parimor dhe etik, për arsyet e vërteta të kësaj “ringjalljeje” të ashpër politike. Pse tani? Pse në këtë formë dhe mbi të gjitha pse në momentin kur SPAK shkel tabunë e shekullit, teksa nisi hetime për Sali Berishën?! Përse opozita pranë Berishës zgjodhi këtë moment si më të përshtatshmin për të thyer karrige e hedhur tymuese në Parlament? Pse nuk u radikalizua para, por vetëm pas nisjes së hetimeve ndaj familjes Berisha?!
Në planin taktik kjo është një vetëvrasje e vogël politike, përpos të drejtës për të reklamuar atë që jep ligji dhe Kushtetuta për një opozitë. Sepse nuk ka shqiptar sado indiferent në këtë vend, që të mos vërejë sot, mes retorikës së egër kërcënuese, tymit blu në Kuvend dhe poltronave të përmbysur, që e gjitha kjo Intifadë e re politike po vjen fiks pas hapit që hodhi Dumani me kolegët. E kjo e relativizon, e mpak dhe e paragjykon jo pak strategjinë e re të opozitës së Rithemelimit.
Edi Rama ka vite që përdor charter qeveritar. Mëse e drejtë të hetohet mbi ç’bazë ligjore i organizon ai dhe qeveria udhëtimet jashtë shtetit pasi charterat kushtojnë dhe paratë publike duhen mbrojtur. Shqiptaret gjithashtu kane vite qe vuajne per paga e pensione, pse nuk u dogj Kuvendi nje, dy apo pese vjet me pare?! Nëse keto kriza kane vite që konsumohen në sytë e shqiptarëve, është pak e kuptueshme përsë Berisha më i pari dhe të tjerët pas tij u kufizuan per shume e shume vjet me statuse Facebook-u ose ndonjë deklaratë të enjteve ne seancat plenare, pa bërë asgjë tjetër. Dhe shpërthyen tani papritur, kur kreu i grupimit pësoi një goditje direkte nga drejtësia. Kësaj i thonë të të bëjnë ta kthesh me zor kokën nga “Partizani”!
Ky zgjim me telekomandë i opozitës për të drejta që ka vite që i mohohen (asnjë dyshim për këtë), shënon në anë tjetër edhe një dështim faqe miletit të të gjithë atyre burrave në moshë apo edhe djemve të rinj që ulen në tryezat e Rithemelimit pa guxuar të gjenerojnë asgjë tjetër, përveç frazave të thëna vjedhurazi për hapje, ide të reja apo ndërrim brezash (mos o Zot Berishën!).
Këta zotërinj kanë dështuar në mënyrë spektakolare sepse pranuan të qëndrojnë pa asnjë kusht, asnjë kërkesë dhe asnjë strategji apo propozim të vetin, përballë Doktorit. Në të kundërt ata pritën derisa Berisha u godit nga drejtësia, që të zbatonin urdhërin e tij për t’ju sulur karrigeve të Kuvendit. Kjo që shohim konfirmon edhe një herë se sektori i Rithemelimit ka vetëm një shef suprem, vetëm një komandant historik. Të tjerët janë presje dhjetore që presin të marrin një mandat parlamentar kur të vijnë zgjedhjet.
Kjo sjellje kolektive e kushtëzuar nga një hall personal i kreut të grupimit, ka bërë sot që deputetët e Rithemelimit të jenë praktikisht vetëm përballë qeverisë, megjithëse kanë të drejtë në disa prej kërkesave të tyre. Një indiferencë shurdhuese popullore i rrethon dhe ata e ndjejnë këtë gjë sa herë që dalin para kamerave, pasi edhe e shprehin duke mallkuar aty-këtu shqiptarët. Një lexim tërësisht miop i asaj që po ndodh në të vërtetë sot në raportin madhor të popullit me politikanët e vet.
Parimi i Sali Berishes ne keto 33 vjet eshte: Mos me nga, te mos te ngas. Ne vitin 1992 Saliu futi ne burg Nanon, sepse vetem 3 muaj mbas zgjedhjeve Parlamentare, PS fitoi shumicen ne zgjedhjet Lokale. Saliu e arrestoi Fatos nanon, sepse tentoi ti merrte pushtetin me vote. Ne vitin 2005 Saliu premtoi qe do e fuste ne burg Nanon, per afera korruptive. Ne momentin qe Saliu e mori pushtetin pa rezistence nga Nano, e la ate te qete. Saliu ka vepruar i qete deri ne momentin qe i arrestuan dhendrrin, dhe e akuzuan per korrupsion, SPAk e ngau. Kjo e beri Saliun agresiv, dhe nje pjese te PD qe rrezikohet nga vilat qe kane ne Lalez. Flamur Noka nuk lufton ne Parlament per Saliun, por per vilen e tij ne Lalez, per apartamentin ne Sarande, Salianji lufton te bej rremuje per te mos bere 1 vit burg Babale, dhe flakjen pergjithmone nga politika. Vokshi ka marre 9 hidrocentrale ne vitin 2009, ajo lufton per hidrocentralet, jo per Saliun me dhendrrin. Baci i Fierit lufton per dyqane ne Fier e Tirane, nuk lufton per Saliun. Edhe Argita, nga disa shprehje ne Studio, dukej sikur mbronte veten, as burrin as babane. Kesaj qe po ndodh i thone, o Mete per vete, ose me troc, larg byt.hes time.
Koment shume i sakte! Ke zbuluar "nervin" e vertete te rezistences me mire se Minxhozi.
Nuk duan te kthejne mallin e vjedhur!
Mazhoranca,kryesisht Edi Rama si kryetar i PS-te te shpallin zgjedhje te parakohesheme se ndryshe Saliiu me horrat e tij nuk do ndalet ne veprime agresive. Qe me daljen e vendimit te SPAK-ut per ate,ai eshte bere bishe dhe kerkon t'i verin flaken shqiperise.
Partia private familjare ne aksion, eshte cenuar interesi i familjes. Sot edhe ata qorrat po e shohin se PD nuk ka qene kurre parti publike, e popullit, por nje parti familjare, ku familjaret e kapobandes komandonin ministra, shefa shtabi, drejtora etj.
Partia private familjare ne aksion, eshte cenuar interesi i familjes. Sot edhe ata qorrat po e shohin se PD nuk ka qene kurre parti publike, e popullit, por nje parti familjare, ku familjaret e kapobandes komandonin ministra, shefa shtabi, drejtora etj.
Te gjitha demet duhen zhdemtuar, se këtyre birbo vetem kur u preken leket nuk guxojnë te prekin karike me dore. Jane leket tona dhe duhet ti zhdemtojne karriget e cfo dem tjeter qe behet ne parlament , nga te gjitha palët. Se kur te shkojnë ne darke ne shtëpi me rrogen mangët atehere do ta shikoni se cfare ju bene grate
Minxhoz ka ikur koha te flitet parimisht!Ata qe bejne te tilla idiotesira nen petkun e parlamentarizmit jane terbuar duke deklaruar se nuk jane aty per hallet e problemet e ketij populli por se:U bene deputet se u premtuan se do vidhnin si te paret e ky(Rama) u ka mbyllur rubinetin e i ka lene pa uje!A e kuptoni apo jo hallin dhe problemin qe kane keta hajdute e vrastare rruges apo ju analistet vazhdoni e jepni leksione per demokracine kur vetem kjo nuk kerkohet!Kjo bande do pushtet me çdo kusht,komisionet merri per vehte z.Minxhozi se nuk i duan ata!E kupton çdo te thote ti leshe 12 vjete pa zanat?Harruan zanatin e hajdutit,te vrastarit dhe kjo i terbon me shume ,pa parlamentarizem kush po pyet!Ndaj me konkret kur flete per kete bande qe nuk ka asnje lidhje me hallet e ketij vendi !
Edhe nje kocke Rama sot per Minxhozin.
Aty mbaje koken me zor, te "Partizani" or Shvejku i Rilindjes se ashtu nuk te shohin llamatinat dopio arsyen e vertete te tensionit ne Parlament - mohimin e te drejtes Kushtetuese te opozites per te ngritur Komisione Hetimore Parlamentare.
Ashtu është o ylli partisë,Saliu me ju çeçenët keni hallin e kushtetutës që Saliu ka fshirë bythën e fishkur gjithë këto vite
ORE VERTET I BESONI KETO BROCKULLA?
Me fjalë popullore,po e ngacmove mutin,fillon e mban erë,kështu është edhe puna e kriminel Saliut. Sa familja e tij nuk e ngacmonte drejtësia,Rama i bënte favore Armina shiste brekë me shumicë jamboshnjaku ndërtonte e hund pinokja shtrigë i jepte mësim juristëve të rinj që të bëheshin si ata të plepave,çdo gjë po shkonte sipas planit Sali rama . Sonte do dalë Grida të mbroj Saliun dhe Salianjin me një dorë në xhep,ndoshta e ftuar sllobodanka.
pse jo edhe dy kocka. Nje Rama dhe nje Velia.
Na çatë bythën megjithë komisionet hetimore,të cilët përfundojnë me dy raporte .Me një fjalë ku ishe asgjëkundi çfarë bëre asgjë,dmth sa për t'u gjendur Kola në punë.
Edhe i pranon shkeljet kushtetuese qe ripjellja i ben opozites edhe thote ky i gojores se pushtetit qe cfare kane. Ky eshte budalla 1000 per qindn.
Doli dhe ylli, kelyshi saliut,
Minxhoz ne kete mosh te nderosh zanat,s'me besohet,nga nje intelektual i mirefillte dhe analist me kembe ne toke ne nje llustraxhi,ku kerkoj neper rreshta te gjeje arresye dhe nuk gjej dot!Thyersit e karikeve jane ata qe nuk kane marre ate qe u eshte premtuar nga partia Berishiste ndaj dhe insistojne se ndoshta diçka mund te perfitojne!Kjo eshte arresyeja e vetme se perse tre apo pese manikina Berishist jane te zeshem dhe te veprimit ,pikerisht sepse pas kesaj gjeme ata nuk kane me vend as ne fshatrat e tyre e jo me ne kryeqytet!Ketij llumi nuk i intereson fare parlamentartizmi por vetem pazarin i radhes!Mirpo i zene ngushte dallaverexhiu Sali nuk mund te jape premtime sepse pozitat e tij tashme dihen ,ndaj dhe te dy palet kane siklet ,ndaj veprojne si ajo shprehja e kahereshme,kur s'ke çi bene gomarit dhe i bie samarit.Ka ardhur koha qe kjo parti duhet te shkrihet dhe nje force demokratike e vertete duhet te ngrihet si alternative qeverisese me njerez me integritet,me vizion !Kjo partiçke qe sa vjen e me shume tkurret e ka mbaruar misionin e saj keto 30 vite duke,zaptuar e pervehtesuar prona ,duke vjedhur e vrare,duke djegur per te mos lene gjurme,pasoja keto te nje tranzicioni cfilites per me shume se 32 vite,kur jemi nje qytet i rendomte i nje shteti Europian si per nga popullsia ashtu edhe per nga siperfaqia.Fale kesaj klase politike te dale nga rruga eshte bere e mundur qe shumica e intelektualeve e kuadrove me aresim te larte (jo plepash) por universitet shteteror e kane braktisur kete vend si pasoje e mosperputhjes se ngritjes se tyre tekniko profesionale por edhe shoqerore me feudalizmin Berishajn qe u instalua pas 90 -te dhe bujkeroberve qe u gdhine qytetare e me prona ne kryeqytet pa pare asfalt me sy !Ndaj dhe Saliane dhe Salinjanet kerkojne me çdo kusht kaos sepse jane te bindur qe shoqeria ka ecur shume me perpara kerkesave te tyre duke gjetur nje mosperpuethshmeri me jeten reale te femijeve te tyre!
Ta zeme se dhenderi i sales ka vjedhur pak toke e ka bere biznes dhe paska fituar 5 milion euro..more agallare po rama po vjedh 1 miliard euro cdo vit e thote klsh pra rreth 3 milion euro ne vit ndersa sala paska vjedhur 5 milion euro ne 30 vjet. Mos u merrni vetem me gjurmen kur keni ujkun qe po ha kopene..