Fenomeni Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti mund të jetë shpresë për PD-në

15 Maj 2025, 11:09Blog TEMA
Fenomeni Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti mund të jetë shpresë

Nga Alba Malltezi

E ndërsa pjesa më agresive dhe e palogjikshme e lidershipit aktual të Partisë Demokratike po përgatitet të bëjë ritet vudu të radhës: Pra të justifikohet para elektoratit të tij se humbja e thellë dhe e disata është faji i gjithë të tjerëve (PS, media, popull, diasporë, etj etj), vetë elektorati i djathtë ka dhënë shenja të qarta se kë preferon.

Të lënë në listën e hapur (edhe pas primareve të suksesshme), pas blindimit që Berisha i bëri më agresivëve dhe besnikëve, të njohur botërisht, në listat e mbyllura (duke injoruar qëllimshëm që në primare mendimin e anëtarëve të PD-së) Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti janë votuar shumë nga të djathtët e Tiranës.

Me votimin dhe besimin ndaj tyre sinjalet janë të qarta: E djathta shqiptare kërkon të ketë si përfaqësues në Parlament të djathtë të logjikshëm, të ekuilibruar, konstruktivë, me traditë, me dinjitet, tamam siç Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti perceptohen.

Të mësuar me shijet ekstreme (si ata njerëz që janë ushqyer me gjellë me shumë kripë ose me shumë sheqer), simpatizantë nëpër rrjete sociale, sigurisht edhe individë brenda partisë, bëjnë sikur nuk e vënë re këtë sinjal. Interesi i lidershipit aktual të Partisë Demokratike është që ta mbajë partinë dhe militantët të tensionuar dhe të acaruar, me qëllim që të zbehë arsyet e vërteta të humbjes madhështore që pësuan, pavarësisht milionave të shpenzuara të deklaruara, por sidomos të padeklaruara (ende të pajustifikuara para shtetit dhe drejtësisë). Prandaj këto ditë do të dëgjojmë “klithje” politike nëpër studio, portale, deklarata dhe nxitje për dhunë apo marshim.

Po vetë të djathtët ende nuk ja kanë bërë pyetjen liderëve të tyre: Sa paguhen ata që sot ulërasin nëpër studio e nëpër foltore e portale për Sali Berishën? Kush janë brenda PD-së ata që kërkonin përplasje me armë, braktisje institucionesh, dhunë e ofendime për këdo?

Çfarë kanë përfituar dhe përfitojnë dhe mbi të gjitha: Përse e bëjnë? Të mbash situatën të acaruar, të mos lejosh aspak kohë për reflektim dhe kuptimin thellësisht të gabimeve (edhe pse janë shkruar nga të tjerë analistë e gazetarë politikë) është një taktikë e ripërsëritur e që po e shohim të hidhet në veprim pas të parave mbledhje partiake të PD-së. Sulmo këdo, pasi të gjithë do të merren me këtë dhe jo rezultatin e punës së tyre pa mend në kokë.

Nëse do të duan një shans të ri, mbështetësit dhe zgjedhësit e Partisë Demokratike duhet të lexojnë mirë sinjalet: Do të vazjdojnë me “talebanizmin” politik (duket qartë sa të pavotuar janë "kamikazët" politikë e të dhunshëm) apo do të nxjerrin në sipërfaqe më të mirët? Ndryshe, nuk është as e para dhe as e fundit parti që ikën në botën tjetër, bashkë me liderin që e ka mbërthyer, duke ja lënë vendin të tjerëve opozitarë, që në këto zgjedhje janë një embrion që po çan asfaltin si ato lulet që shohim here pas here.

11 Komente

  1. S
    Shqiperia Behet Mirdite

    Cfare shprese mund te jete Jorida qylxhesha e Fierit qe as mish as peshk nuk ka mbajtur nje qendrim dinjitoz as mjeku Ilir AliTurku nje ithtar i pashprese i Vicidol Shkaterruesit Njerez thirrni mendjes ju te djathtet mbeshtesni Agron Shehaj dhe PM

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti 97

      Alimehmeti si “ujë avdesi”. Tabaku si “balone tabake”. Shpresa!!!

      Përgjigjjuni
    2. W
      Whitesnake

      Cfare karin fenomen eshte kjo buça qe kerceu nga belaja vallen e Saliut dhe i kerkoi ndjese per qendrimin qe mbajti ndaj tij duke thene te "Syri" se "kishte gabuar pasi dojtori eshte nje hap para dhe i sheh gjerat ne nje dimension tjeter"? Ikni fshini bythen dhe ju qe shkruani karlleqe te ketij formati!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nul Moka

        Mut, mut. Aty janë të gjithë klona.

        Përgjigjjuni
        1. s
          saliu duhet te shpallet terrorist

          Nje here ja vjedh hanemja,nje here ja vjedh caraci turkoshak alimehmet,mehmet ali... Keta jane shpresa e sali sulltan pekmezit

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mirditori

            Gjithe Kavaja Elbasani dhe Rrogozhina jane turq te mbetur ktu nga koha e administrates se perandorise osmane

            Përgjigjjuni
          2. K
            Koli

            Nuk e di kush je ti qe ke bo Shkrimin,Por Fenomeni?Per cfare?Mos kaq Idioter or Gazetare.Ne ate Parti,te gjithe jane Sklleverit e Sali Mutit.Une nuk e kam pare ndonjehere ne keto Vitet e Fundit,kur Deputetet ngrihen oer te bere Nderim oer 4 Shqiptare te Vrare ne Bulevard nga Regjimi Berishjan,Asnjehere kjo Fenomenia Tabaku te Ngrihet ne Respekt te Viktimave ne Kembe,Thjesht se jane Shqiptare.Prandaj ir Gazekar,me te miret e OD mund te jene,por per mua derisa i bejne Gojore Sali Mutit,asnjehere nuk do Votoj per keto Mumje.Per mua PD istet jane te gjithe Vrases dhe Kriminele.

            Përgjigjjuni
            1. E
              EMIGRANTI

              Jam shume kurjoz te di sì shkuan votat preferenciale ne bashkite Kavaje dhe Rogozhine per PD.Nje pergjigje zyrtaee do te sqaronte shume gjera per zgjedhsit e tyre.FLM

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tironsi

                Tabakhonja qe kerceu vallen per Saliun.......duhet te jesh komplet carac ka trute te kujtosh se Tabakhonja eshte "alternative" per PD apo edhe ky tjeteri qe ka ,,,,lepi sahonet,, e bajraktarit......cmenduri....

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jorida-Alimehmeti jane zombi te berishizmit

                  Nese shpresa per opozite mbetet te dyshja Tabaku-Alimehmet, atehere PS do rrije rehat ne oushtet deri ne 2050. Kjo sepse kjo dyshe eshte pjelle fanatike e berishizmit te mbaruar tashme. E ardhmja e PD jane dyshja Argita-Shkelzeni.

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xhon Megoi

                    Ta kishte bere ndonje tjeter nuk do komentoja , por me vje shume keq qe zonje grua te thoni qe keta te dy jane shoresa e PD , jo moj jo si Jonida edhe Alimemeti jane profuktbi komunistit Non Grata , si mund ti besoj keta te dy qe mbeshtesin nje vrases komunist Non Grata , edhe ata te partive te reja jane me te poshter se keta , ai nazisti Llapaj , Shabani ,Shehaj jane zagaret e Non Grates , vecoj Qorin eshte kundra si Non Grates e Rames , prandaj dalin e fryen keta te shikoje reklamat Llapaqeni urragan kete urragan atje e si perfundim tre parti 3 deputete , jeni ju media fajtore je Alba fajtore sidomos me kete shkrim qe thua shpresa , turp

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje