Tërmeti që ra brenda nesh

24 Qershor 2025, 10:41Blog TEMA
Tërmeti që ra brenda nesh

Nga Elisa Dedja

Nga pamjet e para satelitore që përshkruajnë Tokën si një shtëpi blu e përbashkët, deri tek rrjetet sociale që premtonin lidhje pa kufij, ideja e një njerëzimi të bashkuar ka qenë gjithmonë një aspiratë. Por në vitin 2025, ajo tingëllon si një klishe e lodhur.

Sot, njerëzimi përballet me luftra të të gjitha formave, me armë që flasin në Gaza, me viruse që mbajnë botën në ankth e në gjumë të ndarë me katastrofa natyrore që nuk pyesin për kufij. E ndërkohë që planeti flet me alarme, njerëzit flasin me zëra të ngritur kundër njëri-tjetrit.

Në vend që këto kriza globale të na afronin, shoqëritë po bëhen më të ndara, më të ftohta, më armiqësore. Në një botë ku fëmijët mësojnë të strehohen gjatë një sulmi ajror, fqinjët nuk përshëndeten më në ashensor. Në pallate ka më shumë tension se mirëkuptim, kush la hapur derën e jashtme, kush parkoi gabim, kush flet shumë. Në vendin e punës, kolegët shpesh bëhen kundërshtarë, jo bashkëpunëtorë.

Nuk është thjesht lodhje. Është një shpërbërje e lidhjeve njerëzore në një epokë kur lidhjet janë më të shumta por më sipërfaqësore se kurrë. Jemi më të informuar, më të ndërlidhur, më të ekspozuar por më pak të ndjeshëm ndaj dhimbjes së tjetrit.

Çfarë ndodhi me empatinë që supozohej të lindte kur njerëzit shihnin një nënë që humb fëmijën në një spital të bombarduar? Me solidaritetin që dikur i nxirrte njerëzit në rrugë për paqe? Me ndërgjegjen kolektive që një krizë e përbashkët kërkon një përgjigje të përbashkët?

Ndoshta problemi është se kemi filluar të shohim tragjeditë si përmbajtje, lajme e video që kalojnë, zëra që veniten pas një dite pune të lodhshme. Kemi mësuar të jetojmë me panikun si sfond, me dhimbjen si një lajm tjetër, me luftën si një kapitull që nuk na prek... derisa të na prekë.

Por në këtë acar shoqëror, pyetja nuk është vetëm si mbijetojmë. Pyetja është: çfarë po bëhemi? Kur indiferenca bëhet mburojë dhe konflikti mënyrë komunikimi, atëherë rreziku nuk është vetëm jashtë, ai është brenda nesh.

Është koha të rimendojmë çfarë do të thotë të jesh “njeri” në një kohë jo njerëzore. Të rivendosim dialogun aty ku ka ndarje, kujdesin aty ku ka përbuzje, dhe ndjeshmërinë aty ku ka zhurmë.

Sepse në fund, kur toka dridhet, kur virusi përhapet, kur luftrat shuhen… mbetemi vetëm ne. Bashkë ose secili më vetëm se kurrë.

7 Komente

  1. C
    Cubi

    Mir e ke cdo gje kot. Vetem ftohtesi ne ekstrem. Ka humbur cdo veti njerzore. Indiferenc ne kulm.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tallave gjithandej

      Mire e ke, qenia njerzore, mbas luftrave te medha dhe te vogla, perjeton nje periudhe paqeje e lpdhur dhe e tmeruar nga ato qe hoqi. Dhe me pas koha kalon, gjerat fillojne dhe harrohen dhe instiktet, nga politikane te pa pergjegjshem dhe te indoktruar dalin ne siperfaqe dhe rifillojne luftrat, dhe cdo gje nga e para.Por cdo gje fillon nga folku, kur ky eshte vec nje tufe e shtypur dhe e pa kultururuar si ketu tek ne ahere, diktatoret dhe sunduesit, vazhdojne te bejne cfare duan me vendin dhe me popullin.Te pasurit, dhe cfare lloj te pasurish, se, te varfrit, njerez te thjeshte dhe intelektuale, varferohen dhe me shume,do e bejne te ardhmen te pasigurte, shkak per trazira, apo per tu pasuruar ne menyre te paligjeshme, si shumica e te pareve. Dhe autorja e shkrimit, ben mire ,qe predikon, por na impnohet me nje pamje bukurije artificilale prej silikoni, si ideali i vet kesaj bote.

      Përgjigjjuni
      1. K
        K

        Çfare thua mi idiote? Rrjetet sociale i kane bashkuar njerezimin me shume dhe ne ditet e sotme ka shume me pak konflikte dhe katastrofa se dikur. Kush dreqin te ka lene te postosh kete artikull?????

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asd

          Pasurimi i individit eshte ne perpjestim te drejte me humbjen e ndjeshmerise. Ka edhe perjashtime.

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Yyypp xhixhi

            Ti je per tjeter pune o motra leji keto temat e veshtira :)

            Përgjigjjuni
            1. b
              bob

              Ne kemi avllite me te larta se shtepite kur bota nuk ka as gardh per te kuptuar ku eshte "sinori" me komshiun.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Ladi

                Shkrim human, njerzilleku eshte keqkuptuar, per te perdorur nje fjale te bute

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje