Ku tundet një bush del një Berishë

23 Qershor 2025, 17:03Blog TEMA
Ku tundet një bush del një Berishë

Nga Frrok Çupi

Kur doli se Sali Berisha ishte dorëzuar në një intervistë në televizionin shtetëror të Iranit, kishte disa njerëz që u habitën. Njerëz që e dinin Berishën të pakorruptuar dhe të pa dosje. Fakti doli në pah tani kur Irani, si një forcë regresive kundër qytetërimit botëror, po sulmohet me armë nga Amerika. Edhe Berisha kishte folur atëherë kundër Amerikës, duke kërkuar të fuste kokën në bushin e Iranit

‘Bush’ i themi shkurres edhe në gjuhën shqipe, përveçse e njëjta gjë është edhe në gjuhë të huaj. Madje edhe pexhorativi rreth bushit është i ngjashëm. Del nga shkurrja!, fshihet në shkurre!, ‘iriqi shkurre do!, nga shkurre e vogël del lepur i madh!, fshihet shkurreve!, tund një shkurre e del një lepur… Madje edhe fjala ‘ambush’ që nuk është shqip, me siguri ka lidhje me shkurren, që do të thotë ‘zë pritë’ përtej bushit.

Gjithë pasuria e aforizmës ka në thelb se nën mbulesat e thjeshta fshihen të papritura.

Ja, kësaj here doli se Sali Berisha ka mbajtur lidhje me regjimin e Iranit. Mua, sigurisht do të më paragjykoni, por po u them se e di se sa u gëzua Berisha në prill 1979 kur Revolucioni Islamik përmbysi Shahun dhe solli në fuqi Ajetollah Khomenei. Një mik i tij i afër kishte qenë në Teheran si i dërguar nga Tirana dhe ky nuk linte minutë pa na thënë; ‘Oh çfarë fitore!’. Ky ishte edhe opinioni i Bllokut Komunist ku u ngritën dolli për fitoren e Khomeineit.

Por s’ishet këtu thelbi. Çështja është se sapo Irani erdhi në skenën e keqe të qytetërimeve, në atë moment doli edhe Berisha.

Edhe kur po krahasohet operacioni ushtarak i Amerikës mbi uraniumin iranian, del se Bin Laden ishte ekzekutuar me një metodë të shpejtë si kjo. Menjëherë pas kësaj shfaqet Berisha. Në vitin 1997 në Shqipëri u konstatuan mbi 90 celula të Al Qaedas, dmth të Bin Laden- sipas DASH.

Deri aty i solli Berisha.

Edhe në 7 shtator 2022, kur Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin për shkak të sulmit kibernetik iranian mbi vendin tonë, gazetarët zbuluan një gjë: Tek kërkonin ambasadën e Iranit në Tiranë, u gjenden në rrugën Mustafa Matohiti, në oborrin e  banesës së Sali Berishës. As që mund t’i vihet emër kësaj ndodhie, por ama kjo afërsi ka ekzistuar.

Sidoqoftë, aty ku ‘tundet një shkurre’, atu shfaqet Saliu.

Të fundit e tundën vetë shkurren e vjedhjes së votave në zgjedhjet e 11 Majit. Tahnë se ‘na i kanë marrë ata të Ramës; hapni kutitë!’. U hapoën kutitë. Pas çdo kutie u vërtetua dora e Berishës duke vjedhur vota; madje edhe vota demokraci me demokrat.

Në vitin 1996 pas pyllit të madhe me shkurre ku u vodhën dhe u gjakosën zgjedhjet, u kap Berisha. ‘Gjuetia e atij ariu’ që hante vullnetin e popullit e çoi vendin në luftën civile të marsit 1997.

Pas çdo vjedhjeje gjendet Brisha. Në mos vetë, të bijtë; në mos të bijtë dhëndri; në mos vajza hoqët e shokët e saj; në mos këta, ministrat e tij; në mos shqiptarë, Fazlliqi; në mos Sudja, vetë Ponzi…

Kudo ku lindën armiqësi e vrasje, pas bushit del Berisha. Pas vrasjeve në Tropojë, pas Remzi Hoxhës, pas Ali Ukës, pas Hajdarit, pas 26 vetë në Gërdec, pas 4 qytetarëve në bulevard. Sapo të tundet një gjethe e bushit, shfaqet ‘burri i ndershëm’ i pushtetit

Në çdo shkurre të fatkeqësive të Shqipërisë, tunde e del Saliu.

Kjo që ndodhi tani me Iranin do të ndodhë në çdo stinë kur nis e tunden krimet.

7 Komente

  1. D
    Doktorri

    Zoti Çupi! Nuk e ke të vështirë të shkosh në Arkivin e Shtetit, apo më thjesht akoma, në Bibliotekën Kombëtare dhe të marësh koleksionin e gazetës RD..... . Keni shkruajtur edhe ju në atë gazetë..... Të viteve 1994 deri 2004..... . Aty do të gjeni xhevahire nga deklaratat e Berishës ndër vite.....Qoftë për imperializmin amerikan, për firmat piramidale, Sudet me shoqe, qoftë për naftën për Milosheviqin, qoftë për Azem Hajdarin, për vrasjet në Tropojë, për UÇK si organizatë terroriste, për Kosovën që nuk duhet të shpallej e pavarur, por vetëm autonome me kryeqytet Beogradin, qoftë kundër bombardimeve të NATO-s mbi Serbi, etj. etj........ . Ke materiale të shkruash 13 libra për veprimtarinë antikombëtare të këtij gjarpri, mjeshtër për të fshehur gjurmët e këmbëve të tij..... . Por për ata që harrojnë dhe për më të rinjtë........ . Nuk e di pse përtoni të hyni më bibliotekë....

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berisha Rama VUCIC

      O FRROK, KA FILLUAR DHE VUCIC TI NXJERE NGA SHKURRET BERISHET E KOSOVES DUKE EMERUAR NJE DEMO BERISHA MINISTER DHE MOTREN E TIJ SHPRESA BERISHA GJENERALE! RAMA BERISHA VUCIC QENKAN 1!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. F
        FC

        E sakte, doktor. Po sa e madhe eshte edhe Shqiperia ku u shkrua fatkeqsia Berishe

        Përgjigjjuni
        1. H
          Ha ha

          Doli prape Frrok Marrja, ftyra me ndyte e gallatarise shqiptare se me gazetarine ska te beje fare.Del here pas here duke treguar andrrallat e fantazisite e tij per te masturbuar turmen e tifozeve rilindas. Ktij dhe Meros do i vije vdekja nga Saliu.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sali

            Sali berisha dhe talebanet berishiste jane fatekeqesijs me e madhe e kombit shqiptar qe kur eshte krijuar.te keqijat qe ja ka sjelle kjo bange kriminale shqiperise nuk ja kane sjelle as pushtuesit

            Përgjigjjuni
            1. V
              VRASES

              HA HA VDEKJA DO TU VIJE JUVE NGA SALIU,SE PO SI PLOTESUT KERKESAT TIJ GJE QE S'KA PER TE NDODHUR JU ZHDUK EDHE JU SIC KA ZHDUKUR E SHUMA TE TJERE PARA JUSH.

              Përgjigjjuni
              1. "
                "BOHOTINA"

                Ty o Ha Ha te rrofshin floket nese ke floke...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje