Një këshillë për ndjekësit e Berishës!

21 Qershor 2025, 17:57Blog TEMA
Një këshillë për ndjekësit e Berishës!

Nga Dritan Hila

Ka një sinqeritet naiv në shprehjet e opozitarëve të thjeshtë, çka ishte edhe shkaku kryesor i humbjes. Shprehja e famshme “mbetëm 12 vjet në opozitë”, tregon që gjithë ndjekësit e Berishës nuk e kishin mendjen as tek programi as tek reformat e as tek anëtarësimi në BE. Sikurse ndjekësit e Ramës e kishin të qartë që humbja e tyre do të thoshte pushime nga puna. 

E sikurse të pavarurit, nuk kishin ndonjë iluzion se programi i Berishës nuk ishte asgjë më shumë sesa të ikë Lena se do vijë Prenda. Kurse të gjithë së bashku, as e kishin mendjen tek përrallat e 1001 netëve që tregonte Berisha, por ishin të qartë që rrëfenjat për të xhumanë pushim që të falen myslimanët, rrogat 1000€, pensionet 400€, do treteshin me diellin e majit. E këtë e dinte mirë Rama.

Tani që do bëhen edhe katër vite të tjera në opozitë, është e mira që të bëjnë një ndryshim kursi. Në punëra të qeverisë nuk do hyjnë dot pasi Rama ia ka vënë syrin mandatit të pestë. Ata që mund ta frenojnë Ramën sapo kanë hequr panolinat, kurse Berisha që tani po vesh panoline, nuk ka sy për Qabe.

Është e mira që ndjekësit e Berishës të fillojnë të mendojnë për sipërmarrje private. Të punësohen diku në privat, të hapin një biznes privat apo të shohin një mundësi që nuk ka lidhje me shtetin dhe punësimin aty. Berisha vetë tashmë e ka ndërmarrjen e tij private që quhet PD dhe është bajagi rentabël. Me siguri edhe këto katër vite të tjera nuk do jetë me bilanc negativ. Të jesh kryetar i opozitës është pozicioni më komod pasi shqelmat i ha qeveria kurse shefi opozitës merr vetëm qarin. Nuk vlen e njëjta gjë për militantët, ndaj një këshillë tepër miqësore është t’i bëjnë derman vetes.

Rama tashmë nuk ka më lidhje me votën për faktin e thjeshtë se nuk ka kush ia merr edhe për ca kohë. Përndryshe në orën 12 kanë emisionin “Përralla e mesditës nga Gjysh Saliu”, që tregon sesi do bëhen zgjedhje pas një viti, pas dy, pas tre, dhe ia se u bënë katër”./dritare.net

4 Komente

  1. X
    Xha Kasemi nga Çepani.

    Nje shkrim shume i sinqerte dhe konkret. Eshte per tu habitur,psr jo edhe per te vene kujen kur degjon edhe pas 4-5 humbje radhazi ,te njejtit njerez e te thone po te njejtat gjera si ne 2013,2017. 2021 dhe tashme ne 2025, pa llogaritur ketu ato zgjedhjet lokale. Si nuk kane turp, kur thbone se na vodhen votat, se vepruan bandat, kur asnje televizion,asnje gazetar nuk foli per dhune ,per banda,. U fole per karta indentiteti te flakura, ku jane? Kush i mori? A kishin emra ,apo ishin emra te rreme? Si ka mundesi qe ju i gjetet, ne cilin qark ishin? A i denoncuate? Ore mbidheni mendjen se nuk ua ka fajin njeri. Fajin e kini vet. Kujtoni se po u kapardiset si gjekla ne parlament,po nderhyte deri ne krevatet e shtepive, mos kujtyoni se u perkrah njeri. U ka ngelur mendja te protestat . bete protesta se u lodhet. Ae kuptoni se ka ikur koha e protestave partiake. Ndryshoni kursin e anies se do bini ne ate trekendeshin e Bremundes ,asi quhet ai.....

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1

      Qe Saliu dhe PD te behen te besueshem te nxjerin nje vetem nje exitpoll qofte dhe ne tv zeni ku te jene fitues dhe do behen te besueshem

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zoti i ndimofte ata te paditurit !

        I madhe dhe i vogel sote ne keto dite , edhe ata qe nuk e njihnin te kaluaren e penecilines kerme kriminelit sali, sote secili e ka mesuar se cili eshte kerma krimineli penecilina sali ! dhe cfare krimesh ka bere ne keto 33 vite, urdherues vrasjes , vjedhje miliarda, edhe secilit banore te shqiperise, por edhe pasurite e shqiperise te shitur....dhe te kthyhera ne theset e fshehura neper gropa.....qe as ata vete se dine se sa miliarad euro kane....e ate se si i pagoi 6 mioin Euro,sikur nje pakete cigare... Per ata qe e adhurojne , le ta adhurojne secili eshte i lire ne vendosjen e dashurise te Politikaneve ! por do te ishte mire te mendojne per Familiet e tyre dhe Jeten e tyre ! mos shikoni ato pake vete ne Grupet e PD se e kane ne terezi. Milionat i kane vene ! por asnjehere nuk do ti " Gezojne " se jane vene nga gjaku dhe djersa e secilit qytetare dhe fshatare ! Mendoni per te ardhemne juaj dhe Famikiet e juaja, se jeta shkon dhe nje dite sjeni me ne kete jete.....

          Lini një Përgjigje