Odisea e një dashurie pa Itakë

21 Qershor 2025, 11:42Blog Nga Namir Lapardhaja

Dashuria e Haxhiut të Frakullës me Meremxhenë, të bijën e udhëtarit të njohur Serdar Ali Hanit, është motivi kryesor në novelën “Haxhiu i Frakullës” të shkrimtarit Vath Koreshi.

Nëpërmjet një rrëfimi të rrjedhshëm, intesiteti të shpejtë ngjarjesh dhe veprimesh, autori ka arritur të japë kontekstin e kohës së Beratit të fillimit të shek. XVIII, ku jeta kulturore dhe artistike është në majën e lulëzimit.

Është kulmi i zhvillimit të qytetit, ku Pashallëku i Beratit është një ndër më të rëndësishmit e kohës. Shumica e ndërtimeve të mrekullueshme arkitekturore janë realizuar në këtë periudhë. Është koha ku buzë Osumit mblidhen poetë dhe recitojnë poezi. Hedhin dhe presin me njëri-tjetrin. Flasin për artin, kulturën, poezinë dhe të bukurën. Zihen dhe hakmerren.

Faktin historik shkrimtari e shndërron në materie letrare. Ngjarjet në pjesën e parë të novelës përqëndrohen në Tabakhanen kryesore të qytetit, ku poetët e njohur Mysli Çakshiri, Mulla Aliu, Sulejmani apo Haxhiu i Frakullës garojnë me vargjet e tyre. Gjithçka zhvillohet natyrshëm deri në takimin e Haxhiut të Frakullës me Meremxhenë në një mbrëmje të thirrur nga Pashai i Beratit.

Është dashuri me shikim të parë. Të dy i jepen njëri-tjetrit. Haxhiu thur vargje për të bukurën dhe të dashurën e re. Në momentin që ajo largohet, mbyllet në shtëpi, vetmohet, është gati të shkojë në vetëflijim. Vajza i lë një mesazh nëpërmjet shokut të tij të ngushtë: do të shkojë në Samarkandë me të atin dhe do ta presë pesë vite. Me pas do të jetojë në mjerim dhe me kujtimin e tij. Si shenjë i lë një unazë.

Kaq mjafton që për Haxhiun e Frakullës të fillojë odiseja e jetës. Pa bekimin e prindërve, një ditë me shi dhe furtunë niset për rrugë. Në pjesën e dytë, protagonistin e gjejmë tërësisht të rrënuar rrugëve. Pas tre vjetësh endje, arrin në Samarkandë. Në vendin ku vajza ka premtuar që e pret. Pyet dhe nuk e gjen. Nuk ka asnjë shenjë të Meremxhesë dhe të babait të saj.

Një trill i hidhur e ka ngritur nga Berati dhe e ka çuar në fund të botës. Pasi sigurohet që nuk është, i duhet të kthehet në vendlindje. Fillon odisea e kthimit. Njëzet e një vjet për t’u kthyer në Stamboll, prej andej dy vjet për në Ulqin me një anije mallrash dhe më pas në Berat. Koha ka kaluar. Prindërit i kanë vdekur. Poeti i tij i dashur, Nezimi, po ashtu. Vetëm në Tabakhane koha ka ngelur në vend. Çakshiri ka arritur moshën 100-vjeçare, kurse poetë të rinj janë shfaqur në skenë. Novela mbyllet me një mesazh: “Këtu shikoni, o djem, këtu ku ju ka rënë koka, se s’ka më të mirë se vendi ynë. Për të përpiquni, për të punoni! Këtë jua them unë, Haxhiu i Frakullës, që u gënjye nga gënjeshtra.”

Ndonëse e shkruar në vitet ’80, novela “Haxhiu i Frakullës” ka shpëtuar nga metoda e realizmit socialist. Historia e Nezim Frakullës dhe konflikti i tij me Pashain e Beratit është i njohur. Koreshi nuk përqëndrohet në atë që dihet, por mbi të njohurën ndërton trillin letrar që e çon tek e panjohura dhe tek e befasishmja. Kemi rimarrjen e motivit të udhëtimit të përbotshëm për të kërkuar lumturinë e përhershme që shkaktohet nga e bukura dhe dashuria. 

Teksa lexoj me endje këtë novelë, imagjinata më hedh tej në kohë në jetën e pasur artistike dhe kulturore të Beratit të shekullit të tetëmbëdhjetë, të cilën autori e ka përshkruar me një mjeshtëri dhe një lehtësi të madhe. Ngjarjet zhvillohen natyrshëm rrugëve të qytetit dhe lexuesit i duket sikur shkrimtari e merr prej dore dhe është duke i treguar të fshehtat dhe bukuritë e rralla të tij.

4 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    T'emen e s'emes....nje carcaf per turkish sevda-ne e Haxhiut kercikuq te Frakulles..!?

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      O trap, shko futi ndonje suflaq e mos ha mut te komentosh per tema ku s'ke haber, se fyen shume te tjere we merren me ket pune.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkembi

      Vath Koreshi mbetet pene e rende ne prozen shqipe, pa le te shesin pordhe sot ca plehra tipit Tufa e Mustafaj qe nuk I pjerdh kush. Respekt per ju qe I kushtoni kete shkrim ketij autori te nderuar.

      Përgjigjjuni
      1. b
        bir-bije selman-selmane e nenes c´te te qaj me par

        Nuk ka me ndjenje te Romeo dhe xhuljeta tani, as hije te asaj dashurie, vecanerisht ne kete vilajet te humbur te Europes, ku vala e re hordhive fshatare ( mbas atyre te enver hoxhes),zbritur nga tera anet, kane pushtuar dhe zene prej fyti qytetet.Ku dhe te ushqyer mire,dhe te armatosur dhe me botoks dhe me loqen dru dhe koken bosh, ku pazari i gjese eshte zgjeruar pa fund, ne menyra nga me te ndryshme, mjere ai ose ajo, qe ka ndjenje si dikur, dhe vendos te martohet,pasi shanset per te gjetur nje alter egon e vet, jane pthuaj se zero- Shto ketu dhe ekonomine egzistenciale, te nje njeriu te ndershem, dhe me pas partneri apo partnerja dhe nga formimi i mangut, fillon ndarja e shpejte apo kurveria, mbas kraheve,per interes dhe kenaqesi.Zoti mos e dhente te jene femije ne mes. Dhe ne emigrim, po e njejta gje: fshatarkat por pse jo dhe qytetarkat, hane mire,nuk i njeh njeri shume, dhe i huaji duket me me cilesi se malli vendas dhe hyxhum, duke mos pyetur as per femijen. Dhe kur ndahen,bucja nuk e ka problem te gjej zagare, kurse burri, ne ate moshe e ndjen veten te tradhetuar dhe te vetmuar Dhe mbas kesaj, nga shpirti plasur kercet dhe thika, duke i lene femijet pa prindur.E rende eshte vetmija, por me mire djepi bosh se shejtani brenda.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje