Pse nuk do të ketë Luftë të Tretë Botërore!

20 Qershor 2025, 17:28Blog TEMA
Pse nuk do të ketë Luftë të Tretë Botërore!

Nga Dritan Hila

Miq të mi, madje deri te të afërm të mi, pyesin nëse jemi në prag të një lufte botërore ku në lojë do të futen edhe atomiket, e me ç’rast do na takojë të futemi edhe njëherë në bunkerët e Enverit.

Do bëj një rreshtim të thjeshtë faktesh.

Ka tre vjet që Rusia ka ngecur në Ukrainë. Fuqia e dytë në botë ka një vit dhe nuk po merr dot një fshat në Ukrainë të quajtur Pokrovsk. Një vend me katër herë më pak popullsi dhe 22 herë më pak i armatosur në fillim të luftës sesa Rusia po i bën ballë. 

Ndihma e Perëndimit nuk ka qenë domethënëse, ku përjashto mbrojtjen kundërajrore, të tjerat ishin hekurishte 50-vjeçare. Dikur, për po kaq kohë, Zhukovi kishte kapur Berlinin. Pra kemi një Rusi vite drite larg BRSS-së. Ndërkohë ka humbur influencë në Siri, Afrikë dhe shumë shpejt edhe në rajone të tjera.

Një fuqi tjetër që mendohej se ishte superfuqia rajonale, po gjunjëzohet nga një shtet 10 herë më i vogël si Izraeli. 10-15 raketa që bien mbi Tel Aviv janë si raketat V2 që Hitleri hidhte mbi Londër, kur sovjetikët ishin në barrikadat e Tiergarten, në dyert e bunkerit të Hitlerit. Nëse Irani ka 30 vjet dhe nuk po prodhon dot një bombë atomike që izraelitët kanë 65 vjet që e kanë prodhuar, kuptohet pse mbizotërojnë në ajër dhe në tokë.

Unë e kuptoj propagandën e palëve në luftë sikurse betejën për klikime, por e gjitha nuk ka lidhje me faktet në terren. Teknologjia perëndimore është vite drite larg ndaj çfarëdolloj konkurrenti. Përgatitja ushtarake po ashtu. Nëse 60 vite më parë për të përgatitur një ushtar si mish për top duheshin 3 ditë, sot perëndimorët harxhojnë një vit, por del një profesionist i barasvlershëm me një makinë vrasëse.

Dhe tani vijmë te Kina. Dikur Konfuci thoshte që “Një objekt i fshehur ngjall më shumë kuriozitet dhe mister”. E tillë është edhe Kina sot. Këtë e dinë mirë kinezët. Ndaj kanë 70 vite që thonë se do ta marrin Tajvanin, por asnjëherë nuk kanë kapërcyer ngushticën që i ndan. Aq më pak do ta bëjnë tani. Dhe kjo për fare pak arsye. Ushtria e tyre ka 45 vjet që nuk përballet në beteja reale. Hera e fundit ishte në Vietnam, ku këta të fundit e vunë përpara ushtrinë e Ten Hsiaopinit me çetat territoriale. 

Gjeneralët kinezë në këto tre vjet kanë kuptuar se luftërat moderne kërkojnë shumë më tepër se metidat klasike të luftës frontale. Armatimi ka evoluar aq sa po habit edhe strategët. Mjafton të përmendim dronët. Ndaj do të ishte dritëshkurtësi që në momentin kur dy aleatët e tu, Rusia dhe Irani, po hanë grushte njëri pas tjetrit, t’i hysh me këmbë detit të Kinës. Lufta nuk është makina BYD që mund t’i shesësh kudo. Por edhe këto kur duan perëndimorët që të lejojnë.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, është fuqia e projeksionit. Përjashto SHBA-të, asnjë fuqi tjetër nuk ka forcë të çojë arsenalin e saj në kufijtë e kundërshtarit. Vetëm SHBA-ja ka baza, aleatë, rezerva, të shfaqet dhe bëjë luftë në çdo cep të globit. Është zbavitës fakti se kur aeroplanmbajtësja Admiral Kuznecov u nis të shkonte në vitin 2016 në brigjet e Sirisë, ngeci në Gjibraltar se i mbaroi nafta dhe kërkoi ndihmë për furnizim nga Spanja.

Kim Jong Un mund të zbavitet me bombat e tij bërthamore, por nuk i hedh dot as në Japoni dhe nuk është në gjendje të prodhojë një fregatë. Ky është shembulli që përveç Rusisë me arsenalin e saj bërthamor, askush tjetër nuk mund ta kërcënojë perëndimin me një luftë. Por edhe Rusia tashmë është një kërcënim i dyshimtë dhe për më tepër asnjë rus, përfshi Putin, nuk do që të gjendet nën breshërimë e kundërpërgjigjes perëndimore. Ndaj mos kini frikë për luftë. Gëzoni verën ku sapo kemi hyre. Uroj ta prishin vetëm reshje shiu./dritare.net

40 Komente

  1. t
    toni mavrija

    Analiz e ceket,jo profesionale.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taku

      Vetëm nisur nga kureshtja dhe besimi në fjalët e tua, të lutem për një analizë më të mirë nga ty.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per korrektese

        Ha ha ha ha. Taku. I madh.

        Përgjigjjuni
      2. .
        .................

        Gjithologu Dritan Hileja

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bordi I Sigurimit te Shtetit

          Shoku Edvin, I lavdishem dhe plotfuqishem! Ne emer te gjithe spiuneve hetuesve oficereve dhe peder-ëve kerkojme me vendosmeri qe minister te jashtem te beni shokun pararoje dhe shume te pregatitur Driton Hileja , ne vend te moluskut lebroz Hasan Beut. Ndryshe gjej brime bythe ku te futesh. Ke afat deri shtator.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jason

            Shko mor bole ngele ti mavri te thuash ishte e ceket apo e thelle

            Përgjigjjuni
            1. J
              John

              Medikër. I genjen mendja se eshte dikushi qe mund te analizoj cdo gje, histori, politike, e cdo gje.

              Përgjigjjuni
            2. .
              ...

              Një analize e sakët.. Lidret e vendeve Perëndimor, Ka veç hallin e elektrorati që i votonë ata, ky ështe i gjith halli i administatates Amerikan dhe Evropjanë, se për gjë tjera sot perendim nukë pjerrdhë për kend..

              Përgjigjjuni
              1. L
                Loro

                Analize perfekte!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Të flasim hapur

                  Fiks.

                  Përgjigjjuni
                2. I
                  Idioti

                  Lufta eshte kaos rremuje dhe devijim mendor igrupimeve te interesuara mjafton nje shkendij dhe ndizet

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    T'i pastrojmë bunkerët

                    Analizë e bukur. Optimiste dhe shëndetsjellëse. Por... luftat (luftërat) nuk i fillojnë prijësit (udhëheqësit) e logjikshëm. I fillojnë prijësit me çrregullime të personalitetit. Çoftë siç thua Ti!

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Liria

                      Kjo është analizë xhunga xhunga

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

                        Uuuu, Liria. E paska qejf me xhunga. Epo vetëm Rudina e gezon. Ti ..... Opo lere fare. Kot qe te flasësh.

                        Përgjigjjuni
                      2. N
                        Nastradini ne qaf thane

                        Ky duhet te filloje direkt pune ose si keshilltar i pare i Trampit ose sekretar i pergjithshem i NATO-s. Nuk bo hic as per Shqiperine as per Kosoven as per Ballkanin. Po mor shoku si i bohet kur te medhenjte ruajne bythen e tyre dhe bejne pazare e ndezin zjarre ne shtepite e te vegjelve qe pasi i shkaterojne i lene te vdesin per buke e per uje pastaj?

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          pjeshka

                          Eshte zgjidhur dhe kjo pune me te mrdhenjte.Te ofrojne pune te Dritare Tv koleg me Roland Qafokun sepse Ermal Peçin nuk e leshon me Lul Basha se e ve ne gjume ne çdo çast qe ti teket. Tançe me vjen keq qe kapaciteti yt te propagandohet nga Qafoket qe mbledh here pas here Rudina Xhunga. Nuk e kuptoj se si qendron akoma Amarildo atje ne emisionin t'uaj tete pa pese.

                          Përgjigjjuni
                        2. P
                          PeSht-i.

                          Lufta globale del jashte qellimit te ketij rendi ekonomiko-shoqeror. Lufte te pjeshme patjeter do te kete sepse ata qe prodhojne arme duan qe t'i shesin. Institutet kerkimore-shkencore kerkojne te shesin patentat per te cilat kane harxhuar miliona. Pasojat e luftes globale, te pasurit e Botes i dine me mire se kushdo. Duke ua shtuar edhe keto artikullit te mesiperm jam ne nje mendim me autorin.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Enkel Joti

                            Ti je nje rrote kari, te cili e njeh vetem ndonje kar tjeter.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shpetimi

                              Na shpetove se isha ne merak kush dinte dicka per luften e trete, do plaste apo jo.

                              Përgjigjjuni
                              1. Çika e tranajoj

                                E vetmja thënie që mundet të qetësojë popullin është ajo që thua shkoni bëni pushimet të qetë se tani për tani ska luftë të tretë. Çka edhe kjo sikur të qetëson por kur këtë e thotë një analist e gazetar vetëm duke bërë një gjoja analizë të situatës gjestrategjike botëror pa argumente të pa kundërshtueshme sikur e injoron rrezikun icili diku duket hapur diku fshihet diku nuk është gjykuar e vlerësuar me realizëm ,por thjeshtë për të qetësuar përkohësisht opinionin. Por z Hila ju kur doni të qetësoni popullin niseni nga tre shtete ku dy nga këto Rusia dhe Izraeli kanë armë bërthamore .Dhe si për tu bërë i besueshëm i shumëzon me xero në rrezikun që paraqesin në fillimin e një lufte të tretë ..Rusia thua ka tre vjetë që spo del në dritë se ka pësuar shumë humbje në Ukrainë.Irani thua është ku thërret qameti me teknikë dhe teknologji të vjetër biles edhe për Rusin këtë mendim ke .Për Izraelin me armë bërthamore thua se nuk do ti duhet ta përdor se prapa qëndron Amerika që i ka çelësat .I vjen verdallë Kinës dhe e injoron se nuk e ka pushtuar akoma për 45vjet ishullin .Pastaj thua se Koreja e Veriut me ato raketat që ka nuk janë shumë efektive se skanë distancë të madhe etj etjPra sipas ksaj analize kot që shqetësohet bota ,Evropa sepse ju e konsideroni mundesinë e një lufte botëror në kufinjt e të pa mundurës.Kështu qoftë .Por sikur nuk dalin llogaritë mirë .Se për popujt dhe qeveritë që janë përgjegjëse për të marë masa efikase në se i imponohet një luftë duhet të përgatitin vëndin sikur do të fillojë kjo luftë që nesër dhe jo të hedhim apriori tymnaja ,se mos u trëmbni se nuk ka luftë ,se ariut polar Rus i kanë rënë dhëmbët dhe se është i plakur e i leqendisur dhe se po jep shpirt në stepat ukrainase .Këto situatat janë maisur aq shumë në disa drejtime sa që nuk duhet parë me nje semplicizëm naiv aq më tepër kur vatrat e luftës deri tani jaë tre dhe nuk e dim se sa do ti fry zjarrit Trampi për tu ulur këmbëkryq në botën Arabe dhe në vendet naftë mbajtëse që funizojnë gjithë vëndet e lindjes dhe Evropës ,pse jo dhe SHBA Me gjthëatë i bëni pushimet se mbase bën vaki dhe s'ndoth asgjë dhe kështu do të ishte mirë për popujt dhe në veçanti për vëndin tonë q ë ushtinë dhe resurset ekonomike e ushtarake janë në kufijtë minimal dhe do ta mbajmë mëndjen nga ndihmat që do të na vijnë nga qielli.Po , Po luftë të tretë në një periudhë kohore të afërt nuk do të ketë .Por pse ska premisë për të filluar shpejtë kjo është çështje që do të analizosh një sërë faktorësh politik, ekonomik, diplomatik ushtarak e gjeostrstegjik që e shpejtojnë ose e ngadalësojnë fillimin e një lufte globale .Porkjo luftë me termin e luftës së tretë botërore mundet të mos jetë fare në strategjinë e fuqive të mëdha anë e mbanë botës .Por luftra lokale ,rajonale ,koflikte e e pretendime për teritore do të ketë .Dhe historia e zhvillimit të njerëzimit dhe e botës mbarë ka kaluar nëpërmjet këtyrë luftrave që nëse do ti kishim satistikat do të çuditeshim po të thoshim se kofliktet nga më i vogëli deri në lufrat botërore rajonale në gjithë rruzullin toksor dhe detar do thoshim se janë me qindra mijëra të tilla , dhe kjo rrjedhë me gjithë se kanë pësuar një ulje drastike do të vazhdojë sa të jetë njerëzimi ,sepse kjo është filozofia e zhvillimit të botës njerëzore.

                                Përgjigjjuni
                                1. b
                                  baca

                                  Ky ka probleme te renda se nuk ka mundesi. Pyetja eshte se kush e sponsorizon nje gomar te tille si ne gazetari, ashtu ne administrate. Eshte kaq e qarte qe eshte i trashe sa ben muuu

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Daniel

                                    Si puna jote bace bolja Tani Hila bo mengjes per mengjes o maloq

                                    Përgjigjjuni
                                  2. k
                                    korcari i denje

                                    kam nje kuriozitet ky e ka llapen e trashe qe flet ashtu apo ka probleme vonesash te impulseve te trurit. Nuk e ndjek dot kur flet nepet televizione. Nese eshte me aftesi ndryshe te na e thone se e mirekuptojme per vonesat dhe trashen e gjuhes

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Lazer

                                      Mos e uleni nivelin me nje qe eshte kujtuar vone per ru mare me politik.Pokrovsk , qytet me 70 mij banor thot eshte fshat..Ky tuo me kujton obortarin qe lumturohej me maremoto e tija

                                      Përgjigjjuni
                                      1. z
                                        zam

                                        Analize perfekte e Hiles, kolegut te Xhunges, Qafokut dhe Pregapuces, gjigandet e gazetarise bythelepirese. Shikoju emrat dhe gjithshka sqarohet: Hila, Qafoku, Xhunga, Pregapuca...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Asd

                                          Parashikimet per historine dhe sidomos per lufterat i kane gabuar te gjithe pa perhashtim. Por ja ku kemi kete tifozin ish-komunist dhe proamerikan tashme qe e grin sallaten pa asnje medyshje.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Timi

                                            Nga pikëpamja ushtarake eshte korrekte kjo qe thotë Tani, por qellimi nuk eshte ushtarakisht te sfidohet perendimi por nga ana financiare dhe energjetike. Ti shkatërrojnë shtetet perëndimore permes refuxhateve, konkurrences por edhe kufizimin e naftes e gazit. Kjo sjell kollaps ne Europe.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. a
                                              a.a

                                              mire e ke analizuar por ke harruar te permendesh 2 fakte jo pak te rendesishme: Lufta e I dhe II boterore filluan per interesa shume te vogla .... ose me sakte te themi fuqite e medha perdoren shkaqet e vogla per te filluar luften.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Pacifisti

                                                O zot. KY miush merr guximin te nzjerre konkluzione perfundimtare mbi fuqite ushtarake me te media te botes. Dhe KY bir krimineli komunist per tu hequr si properendimor thote se perendimi eshte vite drite larg ne teknologji ushtarake se Russia dhe kina me nentekst se Ata duhet te rrine sus Para perendimit e ndoshta edhe edi rames padronit te dritanit e rudines .por historia na Meson te kunderten,3 here qe perendimi ka sulmuar rusine joo vetem ka deshtuar por ka pase efekt te kundert pasi Russia ka Dale me e Forte nga ato ballafaqime. Ajo qe po ndodh ne Ukraine eshte loje kalamajsh ne krahasim me potencialet e verteta te perendimit dhe te rusise. Ata e dine me mire se kushdo se nje konfrontim real midis Tyre do te thote fundi I qyteterimit boteror.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. H
                                                  Hdhsjsj

                                                  E ke superuar veten.kepucar rri te kepuca....

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. m
                                                    mos fol kur nuk di

                                                    ky nuk e di care flet. Lufta e trete po zgjerohet se per te filluar ka filiuar me kohen. dhe ju jeni te dhjere, me gjithe bunkere sepse jeni legend dhe derbedere.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. r
                                                      raul

                                                      Kur e pyeten Anshtajnin e madh gazetaret se a do te kete nje lufte te trete boterore nga rreziku i zhvillimit te pakontrolluar te armeve atomike , Anjshtajni dha nje pergjigje brilante: Une nuk e di a do te kete nje lufte te 3t boterore por di qe nese ndodh atehere lufta e 4t boterore do zhvillohet me shpata!?!? Cmenduri totale armatimi berthamor i botes, mallkuar qofte dita kur u shpik bomba e pare berthamore qe i rri sot si cekic mbi koke zhvillimit te metejshem te njerzimit.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. D
                                                        Devolliu

                                                        He dhe pastaj thoni qe Dritani nuk di te beje analiza!! Jepi Dritan te lumte kalemi te lumte!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. B
                                                          Blanco

                                                          Mendimtarët dhe strategët më të mëdhenj të mardhënieve ndërkombëtare thonë Rusia dhe Kina janë kërcënim dhe jemi më afër se kurrë një lufte bërthamore. Dritan Hila thotë gjithçka në rregull. Uroj të jetë kështu si thotë Hila.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. V
                                                            Vasil guga

                                                            Ore gomar, po megjithe vitet qe kalojnë, po prap trap ngele.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. B
                                                              Bunkeret

                                                              Po mire o njeres pse jeni kunder kesaj analize ju , qe sdo ket lufte te trete BOTRORE , Po Ishalla llafi i Dritan Hiles ne vesh te PERENDISE ashtu qofte bota e trazuar eshte merini edhe si psiko-Terapi ? Njerzit kane edhe nevoje te qetesohen semos kemi bunkeret qe te mbrohemi ? Ne na shuan menjehere Po filloi lufta jemi zbuluar me syte nga qielli , jo pa qellim saliu i shkateroj te gjitha ? Une te kisha fuqine do te vija ne shenjester shtepine e sali berishes ti shuante te gjithe , se sipas Raketes qe hodhi Izrali dhe zhduku ne gjume ata shkencetaret e Fizikes Berthamore shume priciz ishin ?Sali te ka ardhe radha je vene ne shenjester ????

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. T
                                                                Thjesht fare

                                                                Lufta trete Boterore nuk fillon, pasi te gjitha palet qe jane armatosur me mire kane frike nga njera tjetra, se nje lufte e trete boterore do te shkatrronte gjithçka e do ta kthente globin ne akullnaje...

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. U
                                                                  Ushtari.

                                                                  Po te shikojme punen tone te perditeshme e me problemet e perditeshme qe ka cdo njeri asnjehere nuk ka per te patur nje lufte te trete boterore. Sa kohe ne te meremi kote ji do shpertheje lufta per kete arsye epervste arsye ne luften e trete biterire e kemi e vetveten tone e nuk do dalim dot nga kjo lufte.Nje pyetje per te gjithe." Kujt nga keta analisteve tane te famshem jane mare parasysh nga qarqet nderkombetare analizat e tyre per cfardo situate qe eshte parqitur ne bote?!"Rrezik edhe familjaret e tyre qeshin kur i degjojne dhe i thone " bolle o ba se na cave trapin me keto perralla"

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. 6
                                                                    60 vjeç

                                                                    po me mushkat qe. nuk pjellin, si tja bejme o zoti hila ?!!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. H
                                                                      Hileqari

                                                                      Foli koka e kombit dhe gjithë bota po dëgjon orakullin Hila-qar. Jeni me fat të madh që keni në atdheun tuaj një kokë gjeopolitike si Hila-qari nga mësojnë liderët botërorë.

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje