Gjykata e Berlinit, ajo që inicoi marrjen e një opinioni në Gjykatën Europiane të Drejtësisë për mundësinë e përdorimit gjyqsor të të dhënave të Sky ECC dhe Enchrochat, ka rrëzuar të gjitha akuzat ndaj personit në gjykim, akuza të cilat bazoheshin vetëm në të dhënat e marra nga Enchrochat.
I ka rrëzuar me një arsyetim të vetëm:
Të dhënat e marra nga Autoritetet Franceze nga përgjimet e platformave SKY ECC dhe Enchrochat, janë TË PAPËRDORSHME!!!
Ja ku e keni!
Është vendim të një vendi të BE. Është i gjykatës që e ka shterruar të gjithë arsyetimin ligjor të mundshëm. Ky vendim u mor pasi kishte vendosur më parë, as mish as peshk, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë.
I pafajshëm për 17 nga 18 akuzat e ngritura.
E sjell këtë rast në vemendje për dy arsye:
Së pari për t'u përgjigjur publikisht drejtuesit të SPAK i cili na kërkoi në televizor një vendim të vetëm që e rrëzon sky ecc dhe,
së dyti për të informuar publikisht gjykatësit e Gjykatës sonë Kushtetuese që nuk pranonin të referoheshin tek vendimet e Malit të Zi dhe Kroacisë me pretendimin "moral" se "gjykatësit e këtyre vendeve janë të korruptuar". (Çfarë gjykimi për kolegët e vendeve fqinj!!! Moralistët tanë kushtetues!!)
Ja ku e keni!
Vendim i plotë i gjykatës së Berlinit.
Po ju sjell vetëm 1 paragraf që ta lexojnë të gjithë të interesuarit dhe, mbase e kuptojnë se gjykatat Shqiptare që sillen si gjykata të OKB, rrefuzojnë të gjykojnë legjitimitetin e këtyre të dhënave sipas ligjit nga ata varen.
Ja paragrafi që kap gafil të gjithë trupën gjyqsore tonën që rrefuzon të zbatojë ligjin tonë:
"Në mënyrë alternative, vlera provuese e mesazheve të bisedave (të sky ecc dhe enchrochat) do të zvogëlohej aq shumë nga mungesa e informacionit të lidhur me fshehtësinë sa - në mënyrë të ngjashme me një dëshmitar që jep dëshmi të dëgjuar nga burime të tjera dhe që nuk mund të ballafaqohet për shkak të një deklarate bllokuese - prova e krimit nuk mund të bazohet vetëm në biseda. Nuk ka mjete të tjera kuptimplota prove në dispozicion."
E thotë gjermani këtë, në vendim zyrtar gjykate! E thotë pikë për pikë atë që Gurali Brahimllari dhe unë kemi 2 vite që e parashtrojmë pa u lodhur përpara çdo gjykate e gjykatësi. Këto të fundit fatkeqsisht janë larg, shumë larg të qënit gjykata të pavarura dhe besnike të ligjit Shqiptar.
Po nxjerr këtu foto të ekstremitetit të vendimit të përkthyer zyrtarisht nga ana jonë. Kush ka interes ja japim në rrugë elektronike.

nga vendimi i gjykates Gjermane; "në mënyrë të ngjashme me një dëshmitar (Angoni ne rastin e Veliajt) që jep dëshmi të dëgjuar nga burime të tjera dhe që nuk mund të ballafaqohet për shkak të një deklarate bllokuese"
Nuk ka asgjë per t'u habitur tek ky vendim i gjykatesit gjerman. Po te lexosh kodin penal, e kupton qe bisedat e pergjuara hyjne tek provat rrethanore. Dhe dihet qe provat rrethanore nuk mjaftojne per denim. Prova te tilla jane te rendesishme per fillimin e hetimeve, pra perdoren si indicje se duhet hetuar. Të gjithë prokuroret e after e dine që provat rrethanore nuk mjaftojne, sepse ta rrezon mbrojtja. Mos u kapni tek fakti qe mund te keni urrejtje per Manjanin. Ate qe thotë e ka tamam. Mos harroni shembullin e Al Kapones. E dinin shumë mire me çfare merrje por nuk ja faktonin dot. I faktuan vetëm shkeljen e taksave dhe e rrasën brenda. Manjani kete qe thotë nuk e thotë per vete. E thotë edhe per mua e per ty. Se vetëm kur e person vete e kupton tjetri. Ndryshe vijme tek denimet e kohes se Enverit kur denoheshin te gjithë me prova rrethanore. Dilte nje anetar i devotshëm Fronti (Sky-ECC e asaj kohë) dhe thoshte: "Ky nuk e do Partine dhe Shokun Enver sepse ka thene qe buka e misrit është e ftohtë, pse nuk na e bien te ngrohtë, dhe pse nuk ka banane ne Shqipëri. Dashka banane ky borgjez". Po qe se doni te denoheni ne vaze te qejfit te hetuesit dhe prokurorit, atëhere shajeni Manjanin. Ai nuk e ka problem, se veten di ta mbroje.
Ka ca tipa qe mezi presin qe klienti qe ju mbroni te dale nga burgu dhe mbi bazen e përgjimeve te platformave SKY ECC dhe Enchrochat, te marin hake. Dhe ata lusin qe gjykata ta mari ne konsiderate argumentin tuaj qe ai te dale nga paraburgimi. Keshtu qe une them, me mire te rri ne paraburgim dhe me vone ne burgim se eshte me i sigurte!
Po kari po, vazhdo bjeri fyellit te Pellumbit ti.
Po qe ne kushtetute qe pergjimet lejohen ska lidhje gjermania o plak ftillou i cik se na habite. SPAK vk apo jo nqs ndjek ligjin shqiptar eshte ne rregull. Se shyqyr qe hyn mrena ca spiune dhe gjakpiresa do me i nxjerr ti me lajme nga gjermania.
Juristi i plepave jep nje mendim ne Interes te klieneteve te tije ose terthorazi per ndonje Jurist plepash tjeter per klienete e vete...Interesi personal ! mbi Interesin e nje populli qe te mbrohen nga kriminelet ! Pergjigjet jane te lejueshme ! cfare ka barku nxjer bardhaku ! nese nuk do te perdorej Intelixhenca Ai apo dhe te tjera ! krimet do te ishin si ne kohen e ketij plepisti ! qe kriminelet largohen ne drejtim te pa ditur !
Juristi i plepave jep nje mendim ne Interes te klieneteve te tije ose terthorazi per ndonje Jurist plepash tjeter per klienete e vete...Interesi personal ! mbi Interesin e nje populli qe te mbrohen nga kriminelet ! Pergjigjet jane te lejueshme ! cfare ka barku nxjer bardhaku ! nese nuk do te perdorej Intelixhenca Ai apo dhe te tjera ! krimet do te ishin si ne kohen e ketij plepisti ! qe kriminelet largohen ne drejtim te pa ditur !
Ju lumte Zoti Manjani! Sinqerisht ky fakt i publikuar nga Juve duhet te veje ne levizje te quajturen Drejtesi ketu tek ne. Te dhenat e Sky ECC dhe Encrochat nuk duhet te perdoren si prova ne procedimin penal. Keto te dhena mund te perdoren vetem ne veprimtarine operative dhe ne ndihme te hetimit penal per te mundesuar zbardhjen e te vertetes dhe gjetjen e fiksimin e provave qe parashikon ligji procedural penal. Zoti Manjani ky njoftim dhe argumentim juridik i juaji eshte nje kontribut i cmuar i juaji ne fushen e ndarjes te te drejtes ne procedimin penal. Ju ndihmoni per nje procedim e gjykim te drejte penal. Ju falenderoj dhe siguroj se fatkeqet qe kane problems penale dhe avokatet e tyre do t'iu jene mirenjohes. Do te deshiroja qe edhe gjithe sistemi i ndjekjes, hetimit, akuzes e gjykimit te reflektonte. Dhe keshtu, nuk dote shtoheshin radhet e te inkriminuarve me ngarkesa te padrejta, por edhe masat ekstreme te sigurimit personal do te kufizohen, IEVP-te do te kishin hapesira te lira dhe jo te tekngarkuara si sot, et. Me falni per zgjatjen! Ju faleminderit!
e verteta eshte qe ne gjermani disa gjykata e kane njohur si prove dhevdisa te tjera jo ....sigurisht ketij i interesojne ato qe se kane njohur ......