Fatos Lubonja revoltohet nga “përulja” e Ramës ndaj Melonit: Shqiptarët, popull që shtrihet barkas ndaj më të fortit

19 Qershor 2025, 09:43Blog TEMA
Fatos Lubonja revoltohet nga “përulja” e Ramës ndaj

Fatos Lubonja ka bërë një koment për përuljen e kryeministrit Edi Rama ndaj homologes së tij italiane Giorgia Meloni, në Samitin e Tiranës.

Lubonja duke analizuar këtë gjest, shkruan se shqiptarët janë një popull që shtrihet barkas ndaj më të fortit.

Shkrimi i Lubonjës

Skena e përgjunjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama në tapetin e kuq, kur po vinte ta takonte kryeministrja italiane Meloni me rastin e Samitit evropian u bë virale dhe u komentua shumë në Itali. Në një nga debatet, ku merrte pjesë edhe ish-kryeministri italian Mateo Renzi, një profesoreshë e historisë e komentoi përgjunjen e Ramës duke iu referuar një zakoni mesjetar të raportit të mbretit me vasalët e tij. Sipas këtij zakoni, vasali, kur i vinte mbreti, duhej të qëndronte i përgjunjur (ndërkohë që të gjithë vartësit e tij duhet të qëndronin barkas) deri në momentin kur mbreti bënte shenjën që të ngriheshin. Kështu ndodhi edhe në këtë rast – tha ajo, – kryeministri shqiptar u ngrit kur i tha Meloni “basta”. Pastaj, duke qeshur me anakronizmin e kësaj skene, shtoi se një amerikan do ta merrte këtë skenë edhe si një propozim martese. Ndërkaq, Mateo Renzi e quajti “paliaciatta” (palaçollëk), por me komentin e tij tregoi se nuk e kishte hallin tek vasali, por tek mbretëresha që kishte bërë, sipas tij, një “dhuratë” të gabuar sepse me investimin në Gjadër dhe në Lezhë kishte çuar dëm 800 milionë euro nga paratë e taksapaguesit italian çka, gjithë sipas tij, e justifikonte edhe përgjunjen e vasalit.

Ajo që ra më në sy është se në Shqipëri nuk pati ndonjë reagim kushedi çfarë ndaj sjelljes së Ramës. Jo vetëm, por kjo skenë u eklipsua nga samiti, i cili u përshëndet si këndej edhe andej kufirit nga shumë shqiptarë me një lloj krenarie kombëtare sepse Shqipëria, sipas tyre, solli tek sheshi “Skënderbej” kryeministrat e të gjitha vendeve evropiane, pa u ndalur fare në atë se kishim të bënim me një “samit-washing” d.m.th. një shpëlarje me fytyrat e kryeministrave evropianë të fytyrës së nxirë të regjimit nga masakra e sapokryer elektorale. Por s’është hera e parë që shqiptarët nuk reagojnë për akte të tilla, ku sjellja prej vasali e Ramës e kombinuar me nevojën e tij të parezistueshme për t’u dukur, edhe duke bërë gaztorin e oborrit, mbështillet me krenari kombëtare. Heshtje të madhe pati edhe kur iu dha toka italianëve në Lezhë dhe në Gjadër për të sjellë emigrantët. Përveç një grushti militantësh e gazetarësh, shumica e trajtoi si një gjë normale, madje edhe me mburrje, si shenjë e mikpritjes sonë tradicionale apo të dashurisë sonë historike ndaj Italisë. Po kështu nuk reaguan shqiptarët edhe ku i dha dhëndrit të Trumpit 48 hektarë të ishullit të Sazanit, madje edhe opozita e trajtoi këtë si biznes normal.

Po nga na buron kjo ndjenjë “normaliteti” ndaj sjelljesh për të cilat të tjerët na qeshin, madje edhe përçmojnë? Sipas meje, kjo shpjegohet me atë se ne e kemi të rrënjosur thellë në ndërgjegjen tonë kolektive mendësinë e banorit të një vasalllëku, që krenohet kur i vjen mbreti në shtëpi. E kemi që prej atyre kohëve të para kur kjo ka qenë normale. Edhe heroin tonë kombëtar vasal të mbretit të Napolit e kemi pasur. E kemi trashëgim edhe prej Perandorisë Osmane kur sundimtarët e vegjël të krahinave tona – ata që quheshin “ajanë” – kishin një raport vasaliteti me Portën e Lartë që, me dy fjalë, konsistonte në një marrëveshje sipas së cilës, ajani duhet t’i çonte Sulltanit ushtarë për luftërat që bënte perandoria dhe si shpërblim ky e linte të sundonte sipas qejfit, duke mbyllur edhe një sy për grabitjet e keqtrajtimet që i bënte popullsisë së vet. Vetëm kur ajani me ambiciet dhe zullumet e tij bëhej tejet shqetësues për Portën e Lartë, atëherë vendosej t’i hiqej pushteti. Rastet më të shquara janë ai i Ali pashë Tepelenës dhe Kara Mahmut pashë Bushatlliut.

Vështruar nga paralelizmi historik që bëra, interpretimi i Renzit më duket i mangët, sepse përfitimi i vasalit dhe mbretit në marrëveshjen Rama–Meloni ka qenë reciprok. Meloni, për përfitimet e veta të lidhura me retorikat e veta elektorale kundër emigracionit, mori një copë tokë shqiptare, që kurrkush nuk do t’ia kishte dhënë sot në botë, kurse “dhurata” që i ka bërë e i bën ajo Ramës nuk janë 800 milionët, por legjitimiteti dhe mbështetja që i jep duke mbyllur të dy sytë për çfarë bën ky në vendin e tij. Mjaft të kujtosh britmat e saj kundër emisionit “Report” të RAI 3: “A e patë çfarë bënë?! E nxorën Shqipërinë sikur të ishte një narkoshtet. Duhet t’i kërkojmë ndjesë Edi Ramës”.

Por ndoshta Renzit nuk i pëlqen t’i flasin për vasalitet, siç bëri profesoresha italiane, pasi, për hir të së vërtetës edhe në Itali përdoret me sarkazëm termi “vasal”, kur flitet për varësinë nga SHBA, duke përmendur edhe politikanë si Renzi, i cili, kur kërkoi të ndryshonte Kushtetutën për të marrë më shumë pushtet, organizoi një vizitë në Washington duke marrë me vete edhe një aktor të njohur, çmimin “Oscar” Roberto Benigni. Por ama rezultati i referendumit flet shumë për ndryshimin që ka sjellë koha andej Adriatikut në raport me këtej Adriatikut. Sepse, megjithëse perandori Obama u shpreh pas takimit në favor të reformës që donte Renzi, mbi 60% e italianëve votuan kundër dhe e detyruan të dorëhiqej. Është një ndryshim ky jo i vogël, që tregon se andej Adriatikut nuk mund të pranojnë me krenari vasali çdo vendim që merr Porta e Lartë e Washingtonit, siç bëjmë ne që deklarojmë se as nuk duhet të vihen në diskutim vendimet që merren atje për ne.

Po e përdor kaq shumë fjalën “ne”, pasi ajo që dua të them është se në këtë histori problemi nuk është thjesht Edi Rama. Ai nuk do të guxonte kurrsesi t’i bënte këto përgjunje sikur të mos mendonte se ne kemi mbetur një popull që shtrihet barkas kur i vjen mbreti për vizitë. Ai (si dhe sivëllezërit e tij) nuk do të paguante kurrsesi 80 mijë dollarë për të bërë një foto me presidentin e SHBA sikur të mos mendonte se kur ta shohim krah për krah me perandorin do ta ndjekim pas si delet. As nuk do të bënte intriga tek Porta e Lartë e Washingtonit për të shpallur kryetarin e opozitës non-grata për t’i thotë para popullit: “A e kalon dot ti Atlantikun?” e për ta eliminuar. Jo, jo, jemi ne, që, edhe kur duam të shpëtojmë nga ajanët, i varim shpresat tek amerikanët, pa është Rama. Mjaft të shikosh opozitën se si po bredh tani nëpër portat e Brukselit për t’u qarë se ajani u ka vjedhur votat në zgjedhjet, apo se si rrimë e komentojmë me pasion deklaratën e Ambasadës amerikane që kësaj here përshëndeti popullin shqiptar për zgjedhjet dhe jo ajanin e radhës, duke shpresuar se mos kanë vendosur ta heqin.

Mirëpo ka një kontradiktë të madhe në pranimin me kënaqësi të kondicionit të vasalit, që disa e kamuflojnë me termin partneritet ose duke i thënë vetes se kësaj here jemi vasalë të perandorisë së të mirës. Kontradikta qëndron në atë se vasaliteti është bash në kundërshtim me aspiratën tonë për demokraci, liri dhe shtet të së drejtës; për t’u bërë “si gjithë Evropa”, siç kemi aq qejf të themi e siç na premton ajani ynë i radhës gjithë duke ndërtuar autokraci. Për të kuptuar këtë kontradiktë mjafton të shtrojmë pyetjen: si ka mundësi që kemi mbi 30 vjet që, me ndihmën e perandorisë së të mirës, në vend se demokracinë, lirinë dhe shtetin e së drejtës kemi ndërtuar shtetin autoritar e kriminal të narko-oligarkëve? Përgjigja është: sepse nuk kemi mësuar ende dy gjëra që duken sheshit: së pari, se perandorisë së të mirës, siç e tregon edhe marrëveshja RamaMeloni, por edhe tmerret që po shohim sot në botë, ku ulëret vrasja e mijëra fëmijëve palestinezë me armët e perandorisë, i intereson më shumë vasalllëku ynë sesa demokracia jonë. Së dyti, dhe më kryesorja: sepse demokracia as nuk importohet, as nuk eksportohet, ajo ndërtohet nga popujt që e duan atë. Dhe të duash atë do të thotë të duash të dalësh nga mendësia e vasalitetit. Dhe dalja nga kjo mendësi është “dalja e njeriut nga gjendja infantile për të cilën ai vetë është fajtor” – siç thotë Kanti kur i përgjigjej pyetjes “ç’është iluminizmi”, – që do të thotë nga gjendja e nevojës për tutor, në gjendjen e njeriut që përdor mendjen e vet për të interpretuar botën dhe për të mbrojtur interesat e veta.

36 Komente

  1. D
    Detari

    Arberit luftuan kunder cdo armiku, keta te ashtuquajtur "skiptare" nuk kane bere asnje luftim, 0! mbetje osmanesh

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjergj Fishta

      E fute hyndën në bythën e shqiptarëve. Analizoje!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigranti

        Ti shtrihet barkas dhe ti lëpijë bythën se ishte dhe është Italia që u ka dhënë strehim 1 milionë shqiptarëve.

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          @Emigranti O te dhjefsha racen ty me gjithe strehim sikur pepinot nuk i ke emigrante me shumice neper Angli, France, Gjermani, Zvicer, Amerike, e me radhe. A duhet t'i lepije bythen Meloni Trumpit meqe 13 milione pepino u versulen ne Amerike para shume vitesh dhe me parate qe fitonin atje ushqenin familjet e tyre? A duhet t'i lepije Meloni bythen Makronit meqe 2 milion pepino u versulen si emigrante ne France ne vitet 1850-1900 duke ja mbathur nga lufterat dhe persekutimet? Po ik o loqe emigrant Italie mos na kakarit kot se nuk ka borxh Shqiperia t'i perulet as per parate qe fitojne emigrantet shqiptare me djersen e ballit, as per ato shqiptaret qe italianet u hidhnin qeset mbi stadium si kafshe dhe as per anijen me shqiptare qe zhyten ne Otranto dhe as per pushtimet e Duces. Rama ben dallavere me debilen Meloni. S'ka lidhje me gjeste falenderimi ose perulje o idiot.

          Përgjigjjuni
      2. S
        Spaçisti

        Lubonja ka qenë e do të vdesë si kafshë me fytyrë njeriu. Deri sa i doli të jatit deshmitar kundra në gjygj politik. Deri sa ndau gruan me dy vajza për një pederasti të vetën qysh nga burgu, llogarit pastaj se kush është ky i pakarakter.

        Përgjigjjuni
        1. H
          HALEJA MEDIATIKE SHQIPKARESH

          PO KY PLEHRA KA 34-VJET QE I ESHT ULUR POSHTE , NJI FUNDERINE TE NJEREZIMIT NJI KERME SHPELLE DHE RAMO BREKUSHE PORDHA MOS T'I PERULET ATYRE SHTETEVE QE NDRICUAN SHOQERINE NJEREZORE ????? PO CILI ESHTE TOSI MO , NGA VJEN E ,KU SHKON HAHAHAAA . HAJT MOR TOS-PALLOS,, HANI - HANI HANI

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kutuzovi

          O Lubonja! Na cave bythen. Po punen e mire qe kane bere dy kryeministrat per shqipetaret ne Itali si Pensionet etj nuk te bene pershtypje te mire o injorant?

          Përgjigjjuni
        3. "
          "BOHOTINA"

          Nuk te lexova. Broçkulla thua me siguri. Te griu aseti. Siç u perkule ti para trupit gjykues kur shite babain...

          Përgjigjjuni
          1. E
            Epirioti

            O bulona po ti si je shtrire nuk je shtrire barkas e ne shpine si ta kane kerkuar ata qe te paguajne te pakten Rama nuk e ben per perfitim personal direkt sic e ben ti qe ke fytyre e kritikon ti duhej te kishe heshtur me kohe aq i peshtire je bere...

            Përgjigjjuni
            1. .
              .

              Rama tall bythen per vemendje mediatike o loqe

              Përgjigjjuni
              1. a
                armand

                Ky eshte debil komplet . Urrejtja qe ka ndaj Rames e ben qesharak dhe nxjerr ne pah injorancen intelektuale qe e ka padrone te trurit te vet . Nuk e di se cfare kriteresh perdoren ne Shqiperi per ta etiketuar tjetrin si intelektual por duke pare nivelin e ketij personazhi i bie qe te jemi nje vend akademik ne qiell te hapur.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Edi Rrota

                  Marrëzia më e madhe e Ramës me pasoja historike tepër të dëmshme është plani i tij për "Shtetin Bektashi"! Larg, sa më larg feja prej shtetit!

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qazim Mulleti

                    Baba e soji jot i jane perkul Hoxhes e tane soj e sorollopit te tyne mor qafir

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Piktori

                      Nuk është përulje, është e kundërta. Karagjozllëk me gratë. Sillet si karagjoz me Melonin se ajo është femër. Prandaj i përulet dhe i con lule dhe i vë shami në kokë para kamerave të botës sikur po loz me llasticën. Ish kryeministri italian e ka përshkruar shumë mirë kur e ka quajtur “palacollëk”. Të njëjtën gjë Ramiu ka bërë edhe me komisioneren e BE-së, Ursula Von de Leyen që është grua. Ju përul si karagjoz kur ajo erdhi në Tiranë. Po të ishte ndonjë burrë, nuk do përulej ashtu palloshi. Nuk përulet si palaco para udhëheqësve europianë meshkuj, si Makroni ose gjermani ose anglezi, që janë edhe më të rëndësishëm. Me ata rri rrup sup. I gjati bën palacon vetëm me gratë se nuk di si te sillet me femra shtetare se nuk ka sensin e respektit.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pirdhktor

                        Te rroshe vete shoku ngushellime nga ana IME . Kur ke kulture matchiste ottomane perulja ndaje femres te duket karragjozllek. Rama eshte 200 vjet drite para kush ne seksin e kultures dhe rrespektimit te femres..

                        Përgjigjjuni
                      2. G
                        Gaetano

                        Te kesh inat zoron per qefe mbetje lubonja eshte dicka qe shume kujt na ndodh ne jete kujdo nga ne Po moster si ty e berisha te perdhoseshes kombin eshte e veshtire te gjesh Ta gjeje zoron ne gjunje para melonit ne dasmen e aleksit tjeter gje, po pse i bie ne gjunje per qofte dhe nder qe italia na mbeshtet eshte fisnikeri Te pakten zoro I ra ne gjunje nje gruaje te forte, ti I re ne gjunje bezhetit o lubonje per dy lireta me shume Ndryshimin ta thote vetja

                        Përgjigjjuni
                        1. k
                          korcari

                          O Fatos nje pyetje kam une. Eshte me normal Rama qe i ulet Melonit apo ti qe ja ke fal sumen Berishes e Irfanit. Mos harroj qe fillimisht ishe i pari qe ja fale koqe kokedhimes. Si i behet mo. ke surrat per moral ti. po cte bejme me keta qe te publikojne

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

                            Plotësisht e vërtetë edhe pse e thotë një copë muti që pjesën më të lavdishme të jetës së tij ja dha Enver Hoxha me SPAÇin. Veprimet e papjekura, infantile, servile, halabake të një lideri dëshmojnë veset e popullit që e voton për të drejtuar dhe mungesën e kulturës diplomatike dhe shtet formuese.Dhe Ramën në Itali e shohin si " Paria". Që për italianët do të thotë; Një njeri me prejardhje nga mizerja, me një ndjenjë të thellë inferioriteti dhe grykësise , që ka për mendim të vetin interesin e padronëve që zgjedh për të veneruar dhe lëpirë bythën dhe që është i gatshëm të bëjë gjithçka për të qenë i domosdoshëm po për ta

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Eri

                              I perkulet o pidhrobsh, jo per vete, por per ata 500 mije shqiptare qe perfitojne pensionet ne Itali. Edhe pse nuk eshte ajo simbolika e uljes ne gjunje, gjithesesi eshte menyre e tij per te treguar respektin e thelle ndaj Melonit. Po ti qe zvarritesh ne jarget e Saliut per nje rroge te qelbur, e sheh ndonjehere veten ne pasqyre? Burre kurve.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mjere ti per mendte qe paske

                                Need Lubonjen e shan pidh robsh , i ben nder nga ty sepse je komplet RROTE KARI dhe te kete njerez akoma ne shqiperine pas Enveriste qe mendojne si ty , vaj medet per kte vend. A e degjon veten kur mendon se Edi ju perkul Melonit jo per vete por per ato 500 mij pensionet e shqiptareve. Po te kishe dy pare mend do e merrja mundimin te te jepja ndonje fakt apo argument por duket qe je rasti tipik i viktimes propagandistike. Ske kuptuar asgje nga kjjo bote.

                                Përgjigjjuni
                                1. ?
                                  ?

                                  Qe kur qenka normale te perkulesh se po paguhen dy cika pensionesh nga pepinot per te cilat shqiptaret kane punuar me djersen e ballit per t'i pasur? Edhe italianet i ke emigrante neper bote sa te duash, ne Gjermani, France, Zvicer, SHBA, Kanada. Cfare nxirrni nga goja? U perkul ndonje kryeminister italian per ate anijen ne Otranto qe fundosi shteti italian me emigrante shqiptare me femijet 3 vjec ne bord qe humben jeten? Po per pushtimin e fashisteve te Duces, a u perkul njeri? Po ikni o budallenj mos flisni kot. Ramushi tall bythen para kameras me shoqen e vet italiane, e cila eshte palaco si ai, kurse ky thote po perkulet per pensionet e emigranteve shqiptare.

                                  Përgjigjjuni
                                2. .
                                  .

                                  Ben si palaco me Meloqen se ajo eshte kurve si Rama. Merkel serioze do ja tregonte qejfin.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    HAHAHAHAHAHAHHAA

                                    Po cfare lesh perulje aman o Bulonje? Tall bythen per kamerat karagjozi i gjate me opinga, me gjithe kurvicken rrugace te Italise si dy dashnoret e Venedikut. Te dy njesoj jane, dy palaco.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. n
                                      nope

                                      eh mor fatosera e bushatera ,eshte e thjeshte te besh llogari nga studiot pa asnje pergjegjesi .....me koherat qe jetojme nje vend i vogel nuk ja del dot ndryshecsepse izolohet ekobomikisht e politikisht dhe perfundon si ai sistemi qe te futi ne burg pastaj.Nuk them se rama ,berisha ,meta jane engjej por kur je i vogel ske cben ....

                                      Përgjigjjuni
                                      1. X
                                        X

                                        Ka plot vende te vogla qe ja dalin pa u bere qilim per mafiozet e botes dhe thjesht shohin punen e tyre. Piktori shet vendin e vet per qoka tek bota qe te kete krahet e ngrohta se eshtre mafioz hajdut. Kush ka kerkuar nje cope te Shqiperise, piktori ja ka falur. Erdhi sherabajga e Italise dy dite "per pushime" ne Vlore me gjithe kurvarin e saj orgjimadh, dhe 6 muaj me vone marrim vesh nga goja e te gjatit ne italisht se do behemi kazani i plehrave i pepinove mafioze, qe i gjati te ndihmoje pjellen e Musolinit te fitoje pike elektorale ne vendin e saj. Vjen Rexhepi sumperpjete i Turqise dhe na mbjell xhamite ku t'i doje qejfi. Vjen cifuti dhe merr shtet te ri "bektashi" ne toke sovrane shqiptare, ku te hedhe terroristet palestineze. Vjen dhenduri mafioz i Trapit dhe merr Sazanin per pastrim parash. Kush ka kerkuar, ka marre. Pjella e gjate i lutet te huajve te perdorin Shqiperine si mut qe te krijoje lidhje te ngushta me te pushtetshmit se per Shqiperine nuk i dhjet hic. Ka vjedhur sa ka siguruar 7 breza.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. J
                                          Juristi pensionist

                                          E po kur guxon t'u japë mend të tjerëve edhe ky kafka i Burrelit! Ky Tosi është lindur me të meta mendore, edhe ato pak tru që i ka pasur, i ka lënë në burgun në Burrel.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Ana

                                            O Fatos debili boll u bere langaraq , Rama ty te shkel me kembe o dite zi , cfare

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Y
                                              Yyyyt

                                              Prit kur te perulet para dhjamcit portokalli te Amerikes se do na sjelle palestinezet e Gazes. Motra Meloqe dhe vellau Erdokar, do duken lule.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. z
                                                zeku

                                                Gabim.Jane aferat e perbashketa ne para qe e sjellin ate skene qe na ben me turp te gjitheve...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Luli , Aleanca ...

                                                  Jo mor Lubonja , jo mor idiot i shitur. Ai kete e ben vec me grate , ndersa me burrat qendron kryelarte e mburret me historine dhe etimologjine shqiptare Trojane duke i thene qe ne ju kemi krijuar ju o europe . Troja eshte shkodra , nje nder vajzat e mbretit quhej Lule . Pasardhesit e saj mbajne si mbiemer emrin e saj , e per rrjedhoje kemi shume fise me kete mbiemer 3200 vjecar , pra kemi fiset Lule ( Lyli ose Luli, lulu, lulius, Juli, Luigi, Lula, Luca, Locja , e shkodres Locja , Lokja, Lakja , etj ) . Kjo vajze eshte e njohur si Creusa , qe nuk eshte emer por titull ( vajza e mbretit, princeshe ) , dhe emri i saj eshte Luli ( Lulja ). . Nga kjo kemi Eleutheria , Liberta , Britannia, Columbia, Miss Liberty ! Te gjitha keto perfaqesojne e shkodres Lulja , qe amaneti i saj lene femijeve te vet eshte : qendroni te bashkuar , nje per te gjithe e te gjithe per nje ! Kjo eshte logoja e PS sone dhe spanjolle : grusht i bashkuar rreth porosise se nenes Lule ! shume sytete mbajne emrin e saj si : Luludhi , Fiorentina , Luli ne Suedi, Florida , etj. kjo eshte Rilindja qe e trumbeton Edi Rama ! Kjo eshte historia e Pelikanit tek Massonet ! e dine te gjithe politikanet dhe akademiket , vendas dhe europiane ! Pra Edi nuk po perulej e legen , por po ngre lart krenarine dhe identitetin tone kombetare . . Le te kenfojme kengen tone : e lule lul , e lule lule maca maca ... ( baca baca = babe , maca maca = mama ose nane ) pra kenga thote shqip Lulja eshte nena jone ! Pra tani o shqiptare u Zgjuat , u Rilindet !

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Tosi karr a gjosi

                                                    Ky eshte bere per gjynah , nuk e di nese ky mjerran ka famille dhe nese ka nuk e kuptoje pse nuk e kurrojne ne spitalin psiqiatrik. Nuk ka rendesi kush eshte sot premier ministre ne Itali dhe kush ka qene premier ministre ne 1991 ....por duhen super rrespektuar si popull. Nje popull i varfer si Italia , qe kur zbarkuam na ndihmuan , dikush nje poulovre dikush nje kemishe nje tjeter nje pjate makarona . Lubonja ka shitur vrimen e bithes ne burge , kur flet ky per morale me kujtone nje prostitute te flasin per virgjeri

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Pirdh pirdh se pirdhke mirë, po mirë fare ama

                                                      Ed Kallami tallet me Xhorxhinën që ta kapin kamerat o Fatos, njëlloj sic bën Xhorxhina numra me të tjerë më të rëndësishëm, për të tërhequr vëmendje mediatike. Njëri vesh atlete dhe përulet, tjetra ngërdheshet ose rrotullon syte. Kaq e thjeshte është. Cirk për kamera dhe klikime. S'ka të bëjë me përulje ndaj Meloqes.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. G
                                                        GRETA

                                                        O z.Lubonja…. Po ne, në shekuj i kemi pasur “elitat” bythlëpirsa dhe servila të të huajve… fodull dhe të pashpirt ndaj popullit të vet, të këtij populli që i ka majmur me gjakun e djersën e tij….

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. W
                                                          W

                                                          Leni BURRE kurve llafet. KE 30 VJET QE I SHTRIRE SALES TE KEMBET....ETJ ETJ QE TE JANE THENE ME LART.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            Trapajani

                                                            Kurse ti heq pantallonat para xenit dhe argites neper studio,se pensioni si idraulk ne itali nuk te del as te fshish bythen,,ti shitesh per 300apo 500 euro nje te dalur neper studio apo ne Skype,,e leh si kodosh per saliun,,,,spiun burgu,,,jeton edhe ne itali ky BQ,,,

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. S
                                                              Salihi

                                                              Paguhet ky qen qe lehe dhe.nga kush

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje