
Nga Kreshnik Spahiu
Faktikisht SHBA nuk hyri në asnjë luftë të re gjatë mandatit të parë të Donald Trump (2017–2021).
Bllofi është një taktikë klasike e Trump-it, jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe në biznes.
Ndoshta Trump po luan një “bllof strategjik” edhe ndaj Iranit, ku kërcënon me luftë ose presion ekstrem – por në realitet, qëllimi final i tij është të arrijë një marrëveshje të re dhe të favorshme për SHBA
Gjatë mandatit të parë Trump:
• U tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin (JCPOA) në 2018.
• Vendosi sanksione shumë të rënda ndaj Iranit
• Urdhëroi vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani në janar 2020
Kjo tregon se nuk ka qenë vetëm retorikë – ai veproi fort kundër Iranit, në mënyrë agresive
Si funksionon “bllofi” nga Trump:
- Fillon me kërcënim maksimal ose retorikë shumë e ashpër,
- Dërgon trupa apo avionë në rajon,
- Vendos sanksione të ashpra që, të krijojë frikë dhe ti gjunjëzojë.
- Tensionon deri në prag lufte
• Shembulli më i famshëm: vrasja e gjeneralit Qassem Soleimani
Në atë moment, bota mendoi se lufta SHBA–Iran ishte e pashmangshme por ndërhyrja nuk ndodhi.
- Ofron “marrëveshje” si zgjidhje e paqes
• Në vend që të niste luftë, ai shpesh i ofron armikut një marrëveshje, por në kushtet e tij
• Shembull: Tha se do negocionte me Iranin për një “marrëveshje më të mirë sesa ajo e Obamës”
• Në realitet, nuk u arrit marrëveshje, por taktika ishte klasike: “presion për negociatë”
Bllofet e Trump synojnë të krijojnë imazh të fortë si lider i hekurt. Ai e përdor kërcënimin si mjet për të arritur marrëveshjen.
Kryesisht ai shmang çdo luftë sepse ka intuitë biznesi dhe e nuk dëmton ekonominë.
Tensionet ushtarake i përdor për efekt elektoral.
A mund të ndodhë sërish bllofi me Iranin?
Ndoshta…, Trump ka të ngjarë të luajë një bllof të llogaritur ndaj Iranit. Ai do të kërcënojë deri minutën e fundit me luftë, dhe do krijojë presion të madh, por në fund mund të negociojë një marrëveshje, në mënyrë që të paraqitet si “njeriu që e mbrojti SHBA-në pa derdhur gjak”. Kjo përputhet me stilin e tij të udhëheqjes dhe strategjisë tij si “bllofist”.
Fatkeqësisht një bllof i kuptuar nga kundërshtarët rrezikon ta nxjerr më të dobët këtë rradhë në sytë e gjithë planetit kur bombat por rrafshojnë Teheranin dhe Telavivin.
Gjithsesi të presim nëse Trump do ketë apo jo kurajon për të firmosur për herë të parë në jetën e tij urdhrin e futjes së SHBA në luftë me një shtet tjetër.
Shpesh paqja është më e vështirë se lufta…..
O avokot, bllofi me JCPOA në mandatin e parë e fuqizoi shumë Iranin. Ruajna zot nga ky i dyti, mos e bëjë lëmsh tërë Lindjen.
Cfare eshte ky kar qe ben supozime te tilla. Hapu dhe
Synimi amerikan është një ekuilibër i ri në atë rajon ,me përfitime të mëdha gjeostrategjike për Washingtonin. Rrëzimi i regjimit dhe vendosja e Shahut në Iran zbut mardhëniet e Izraelit me arabët dhe lejon Amerikën ti japë bombën bërthamore Arabisë Saudite Ky ndryshim godet Rusinë dhe Kinën,që janë aleatë të Iranit sot dhe i shkon për shtat synimeve amerikane. Izraeli pastaj do nisë të merret me Turqinë,duke i provokuar trazira në kufi dhe nuk është çudi t'a shtyjë drejt një konflikti ushtarak me Greqinë. Lufta do të bëhet edhe për gazsjellësit,Turqia me linjën e gazit rus kurse Izraeli me gazin e zbuluar së fundi në jug të Qipros... I humburi i madh,në mjerimin e trashësisë të vet,që nuk po kupton dot asgjë dhe që do mbetet si qeni pa kockë është unioni i trurrjedhurve...Bashkimi Europian!