Akademia politike e PS, një shaka e madhe

21 Qershor 2025, 13:21Blog Nga Roland Lami

Akademia politike e PS, një shaka e madhePartitë si SPD në Gjermani, PSOE në Spanjë apo Partia Laburiste në Britani kanë dekada që organizojnë akademi politike ose institute formimi për të rinjtë, aktivist, antarësi dhe deputet të rinjë. Qëllimi i funksionimit të këtyre strukturave është të sherbejnë si për të permirësuar demokracinë e brendshme, ndjeshmërinë ndaj çështjeve sociale, familjariziimin me burokracinë partiake dhe parlamentare por dhe konceptimin e arketipit të lidershipit politik modern.  

Këtë traditë ka tentuar të ndërtoj edhe Partia Socialiste ndër vite e cila që në 2011 e ka konceptuar akademinë politike duke e filluar me një grup studentësh të diplomuar, e rikthen në 2016 përmes Fondacionit “Qemal Stafa”, me 120 pjesëmarrës nën drejtimin e Olta Xhaçkës e pason me hapjen e aplikimeve në 2024 me platformën “Deputeti që Duam” dhe kulmon sot me deputetët e rinjë.Mirëpo, ndryshe nga partitë si motra në perëndim, akademia politike e PS më shumë ka shëbyer si instrument PR dhe show sesa si mekanizëm ripërtëritje dhe ristruktuimi i demokracisë së brendshme të PS.  

Partia socialiste sot më shumë i ngjan një organizate teknokratike të centralizuar, që funksionon përmes disiplinës dhe klientelizmit, sesa një partie pluraliste ku gjenerojnë ide, ndërtohen debate dhe garojnë vizione. Këshilli drejtues, kryesia, forumet rinore, gratë socialiste nuk janë struktura autonome me zë të vetin, por instrumente në funksion të agjendës së kryetarit. Edi Rama jo vetëm udhëheq, por e mishëron partinë në çdo nivel: retorikë, vendimmarrje, komunikim publik, përfaqësim ndërkombëtar.Askush tjetër nuk ka krijuar një figurë kaq mbizotëruese që nga koha e Partisë së Punës sesa drejtuesi aktual. Mungesa e rivalëve të brendshëm, frika për të artikuluar mendime ndryshe dhe përjashtimi i atyre që devijojnë, e kanë kthyer PS-në në një strukturë të ndërtuar rreth njeriut, jo rreth parimeve. 

Partia është kryetari, dhe kryetari është partia. Ky është perceptim që reflekton realitetin e centralizimit të pushtetit brenda PS-së. Kjo ka dobësuar rolin e forumeve të partisë dhe ka dekurajuar debatet kritike brenda saj. Çdo zë disident, ose largohet, ose margjinalizohet. 

Në thelb, demokracia e brendshme në PS mbetet një fasadë, e ruajtur për qëllime imazhi publik dhe legjitimiteti elektoral, por që nuk përkthehet në një kulturë të brendshme të demokracisë funksionale. Për më tepër, PS shfaq një hiperaktivizëm sipërfaqësor në media dhe rrjete sociale, ku aktivitetet e partisë janë të mirë-kuruara në formë dhe imazh, por bosh në përmbajtje. Çdo takim, forum apo diskutim duket më shumë si një shfaqje për kamerat sesa një proces real për të dëgjuar dhe reflektuar mbi hallet e anëtarësisë apo qytetarëve. Dhe ky aktivitet është një show në kohë vape dhe një ushqim për lajmet ku rinumrimet e PD kanë krijuar rutinën e tyre ku nuk ka më lajm.

Mirëpo, aspekti i demokratizimit të brendshëm të partisë nuk është një çështje thjesht procedurale, por një rrezik për vetë sistemin demokratik të vendit, pasi mungesa e demokracisë në partitë kryesore politike reflekton në parlament dhe qeverisje dhe në mënyrën se si trajtohen qytetarët dhe institucionet. 

Demokracia fillon brenda partive, kur ajo mungon aty, ajo është e rrezikuar në gjithë shoqërinë. Kjo është arsyeja pse mungesa e demokracisë së brendshme nuk është vetëm një problem i brendshëm partie, por një rrezik për të gjithë sistemin politik dhe shoqërinë. 

Partitë autokratike lindin qeveri autokratike. Heshtja brenda forumeve partiake reflekton nesër në heshtje parlamentare dhe qeveritare. Manifestimi i adhurimit ndaj liderit si botkuptim, pragmatizëm, mbijetesë apo degjenerim karakteri në forumet partiake sigurisht do të shpërfaqet shumëfish në parlament dhe qeverisje nesër. Në krahun tjetër, lidershipi i mikluar nga të tilla tipologji e mësiplrm e nxit dhe e ushqen akoma me shumë këtë frymë si nevoj përmbushje egoje dhe nevojë përjetësie pushteti. Kështu që edhe ky aktivitet i amballazhuar me etiketim perendimor akademia politike, vetëm emrin ka të tillë, përmbajtja është tipike ballkanese.

22 Komente

  1. V
    Vala

    Shaka e karagjozllik I madh eshte vertet, por te pakten nuk kercenon askend si revolucionet e pordhes non grata.

    Përgjigjjuni
    1. Ç'na gjeti me debilët e Saliut.

      Çfare artikulli!!! Autori dha e mori, dha e mori, per te na thënë qe "Rakia e rrushit bëhet nga rrushit." Jo mor jo!!! Vërtet? Dreeee, si e gjeeeeteee. Ore, qe te mos lodhesh shumë. Ta them unë. Edi Rama është arrogant, prepotent, tallës, shfrytezues i situatave, është nje i djathtë qe drejton nje parti të majtë, ka lidhje me oligarket. Do më? Ka edhe më. Po nuk ke ç'i do. Keto mjaftojne. Edhe? Ja i thamë, keto që thashë unë dhe ato që the ti? Po pastaj? Edi Rama fiton zgjedhjet dhe ta dhjet zyrtarisht. Ti more autor koti, ke ndonje variant se si mundet Edi Rama, apo kujton se do taymu din Belind Kërriçi, me atë Kërriçin e Faros? Oh, me fal. Harrova që ti kunton se do ta mundë Saliu me Mulin. O rrotë, lere akademinë e PS-së, se nuk ke kapacitet ti per ate punë. Ke ndonje ide se si rinovohet PD-ja? Jo??? Po ik atëhere, se keto që the ti, populli i di me mire nga ty.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhelozi apo injorance e artikullshkruesit ? .

        Eshte méthode e partive moderne, ke deputet ne moshe te re qe nuk kane expérience dhe para se te hyjne ne parlament behet nje stazh. Zoteria duhet te jepe pjese e grupimit te Bufit te PD , pasi nje njeri me llogjike te ftohte nuk do zhgaraviste nje shkrime te tille. Parlamenti eshte institution nuk arene Gladiatoresh ku digjen karriget hidhen flaladan bllokohet seanca , dhe per députét te zgjedhur per hère te pare eshte mese e domosdoshme nji stazh ...

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kam nje T-shirt per ty

        Ti gjykone si antare dhe i zgjedhur ne strukturat e PD , ne syte e tu eshte kot apo hipkorizi po ti nuk je asgje.......

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qoftelargu

          Po pse tall b….n o Lami!!!???Ato jane parti te vjetra e te strukturuara…..po pd cfare po ben o lom tralala?

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loni

            Operacione të tilla "intelektuale" në PS nuk janë asgjë më shumë se koperturë për të mbuluar vjedhjet në ushtrimin e pushtetit. Sa i përket lirisë brënda radhëve të PS, ajo lulëzon në mënyrë maksimale, në PS nuk të ndalon askush të lavdërohet nga mëngjesi në darkë Gjigandin, Skënderbeun e kohës tonë, kreun e Partisë, Edi Rama dhe po ashtu mund të shash nga mëngjesi në darkë kreun e opozitës Berisha.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Loni prej karrtoni

              Tre komente me pseudo te ndysheme , per sot e fitove sufllaqen , shko te Zeni Bufit ta maresh

              Përgjigjjuni
            2. N
              Next level

              Është vetëm vozioni delirant, pompoz, mendjelehtë dhe propogandistik i një mësuesi vizatimi, që është i bindur që prodhon modë, art, filozofi, politikë, shkencë dhe sojllëk, përballë llumit që e rrethon. Është sindroma provincialiste e e zullapëve të Bulevardit, " Më të bukurit e shpendëve" që quheshin në atë kohë. Realiteti është ndryshe. Çdo trashëgimi që ndërtoi si vazhduese e qëllimeve, ideve dhe interesave të veta, përfundoi në burg. I pafuqishëm nuk bëri asgjë për të ndaluar që i prisnin krahët, duke përfunduar të qeverisë si peng. Pa trashëgimtarë, pa alternativë. Unë nuk e di si do përfundojë Edi Rama, por di me siguri që pas kalërimit të hazdisur të një mësuesi mediokër vizatimi, PSja 100 vjeçare do të shpërbëhet në 100 copa dhe do pushojë së ekzistuari

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nexxxllll

                Idiot ....eshte praktik e vendeve te zhvilluara....nuk te pelqene te kuptoje por Bufin komunist nuk ta votoni njeri . I humbe shpresat per nje vende Pune

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Loni

                  E kam thënë që ditën kur u krijua Akademia e PS se çfarë qëllimi ka krijimi i saj. Është një organizëm i njëjtë si Akademia e barinjve, ku barinjve u mësohet si tu shërbejnë deleve, përndryshe në Akademinë e PS ju mësohet deleve si t'i shërbejnë bariut.

                  Përgjigjjuni
                2. I
                  ILIR

                  nje cmenduri si te shumtat e ketij regjimi.Nje tallje bythe me kete popull.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cfurku

                    Roland ne gjithë botën partitë e sotme jane parti elektorale dhe asnjë parti nuk është dhe nuk mund të jetë ne nivel akademik. Ndryshe ishin partitë komuniste qe vinin nga idelogjite perkatëse dogmatike si parti te organizuara, të disiplinuara, me rregulla strikte, dhe me cilësite te percaktuara per komuinistin por dhe keto të pa zhvilluara ne filozofi e kohes. Keshtu qe Akademia politike është ne vijimësi të Akademis fetare, Akademise se çobenërve dhe nuk di se çdreq Akademi do vi me mbrapa. Vetëm zgjedhjet brenda partive të sotme do ti demokratizojne këto te fundit ku nuk duhet lejuar qe dhe kur fiton nje kryetar zgjedhjen elektorale të mos privohet nga zgjedhjet ne partin e tij, dhe aq me keq nje kryetar që humbet zgjedhjet dhe qëndron ende kryetar partie. Akademi politike nuk mund të zhvillojne apo te modulojnë partitë politike ato mund të ndertojne veç ndonje Akademi korrupsioni ku nuk u mungon eksperienca. Rolan a të bënë pershtypie qe asnje superior partie apo shteti nuk mërzitet kurre kur nderpritet ne fjalime nga duartrokitjet.

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      shqiptar

                      Mbasi tu shkerdhehet gruaja ty dhe Saliut sepse PS eshte partia me popullore dhe me e votuara dhe natyrisht PD eshte per shpellar si puna jote qe shikojnë endrra me nje kryevrasës nga shpellat e Dragobisë me emrin Sali qeni. kurse ky mor idiot ka qenë pedagog i arteve të bukra dhe eshte çun Tirone dhe me gen oxhaku që qorra si puna jote te ardhur nga kandili dhe qiriri nuk kanë kapacitet që ti vlersojnë ndaj hani mut dhe ca vite kur kastes suaj të qelbur do iu ke mbirë bari dhe nuk do keni mundësi te shikon ekzistencën e PS pasi do jeni ne të njejtin varr me PD që Saliu do e marr me vehte si relik dhe kujtimi më i turpshëm i demokracisës së turpshme shqiptare drejtuar nga komunisti me i nevritshëm dhe lakej me i paftyre i Bllokut komunist do ketë pushuar si ekzistuar që natyrisht je nivel tjetër niveli i arit dhe rraca e ketij Lamit që duket që nga surrat çfarë perfaqëson

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vezhguesi indiferent

                        Mire e ke, o zoti artikullshkrues. Ne PS nuk ka fare demokraci te brendshme. E vetmja parti shqiptare me demokraci te brendshme te vertete eshte partia e xha Saliut. Dhe ti duhet ta dish mire kete, se te gjitha ato qe thua per PS i gjen me tepri te foltorja e plakut Sali. Madje, atje, jo vetem te margjinalizojne, por te japin edhe nje dru te mire po fole keq per legjenden Sali. Po qe nevoja, e sulmojne njeri-tetri edhe me mjete mesjetare, me leva, qysqi e te tjera per hir te xha Saliut. Sikur nuk kemi degjuar qe thagma te tilla te ndodhin ne PS, por meqe thua ti, duhet te jete e vertete qe atje s'ka demokraci. Vetem ki nje cike respekt per veten kur shkruan, o lumemadh.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Linza

                          Shkrim shume i dobet. Ketij i duket vetja koke e madhe por e ka bosh brenda.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Do haje buke edhe ky Rolandi fosnje

                            Ralandi eshte ne hapat e para te jetes si i rritur. Iu deshen teper shume vite te rritet disi, por si i vonuar qe ka qene, zor se arrin te kullandrise dicka tamam.

                            Përgjigjjuni
                          2. K
                            Keshilltari

                            Po PD kur do te beje nje aktivitet te tille apo me ke do ta bej thua O gazetar qe paske qef te mohosh nje veprim qe duhet ta bejne te gjithe partite apo duhet te sulmosh Ramen qe se arrini dot

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              sokrat

                              Nuk e kuptoj se cfare i djeg artikullshkruesit qe te analizoje me dashakeqesi se si organizohet dhe cfare aktivitetesh zhvillon PS me antaresine dhe deputetet e vet! PS eshte nje parti qe po mbeshtetet masivisht nga shqiptaret brenda dhe jashte vendit, si me e sukseshmja nga partite qe jane ne "tregun politik", prandaj mos llap brockulla. Kjo eshte ceshtje e brendshme e nje partie, per te cilen nuk i jep llogari askujt!

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Aa

                                Akademia per forme thua ?!! Por mendoj qe aty te rijte: Nuk do te mesojne si te zihesh me grushte. Nuk do te mesojne te shpifesh ne parlament. Nuk do te mesojne te djegesh karriket. Nuk do te mesojne te flasesh me gjuhe rruge Nuk do te mesojne imoralietet Jale Nuk do te mesojne te perdorin shpifjen si argument. Nuk do te mesojne si quellohet me cizme ATY DO TE KERKOHET TE MESOHET TE JESH DEPUTET .

                                Përgjigjjuni
                                1. Q
                                  Qytetari jo dicidal

                                  O Roland Lemi ! Me mire Akademia Politike e PS-se . apo formacioni i PD -se me emrin " Azem Hjadari" te paisur me shkopinje e duke kenduar kengen nga filmi "Skenderbuet" kur populli shkonte i armatosur me z sfurqe e lopata kunder osmanllinjeve ? A je ne terezi? Te gjitha partite kane Akademi Politike " dhe patronazhiste. Pse , per fara luledielli jane organizatat e partive ne baze? Pse eshte antare i partise socialiste ,apo Demokratike, se partiute e tjra s'kane elektorate , kanevetem kryetar per emer.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Çika

                                    Më duket një shkrim për të shtuar spektrin e problemeve që trajton si gazetar dhe analist , por vetëm kaq Nuk lexova ose pash që ju të mohoni dhe të pohoni në linjën filozofike . Në çdo katër vjet që vijnë parlamentar të rinj PS e ka praktikuar këtë formim në kurse akademike për të ngritur nivelin e të rinjëve deputet dhe nuk besoj se është një shaka siç po e trajtoni ju o Roland.Ideja , qellimi , programi tematikat që përpunojnë dhe kuadrot qëjapin leksione në këtë akademi politike janë zgjedhur me kujdes .Aty deputetët e rinj do të marin e mësojnë nga përvoja e PS dhe deputetët e vjetër por dhe të provuar nëpër detyra të rëndësishme drejtuese organizative politike dhe në mënyrën më të mirë të mundëshme do tja trasmetojnë këtë përvojë më të rinjëve Ku është këtu shakaja o Roland? Përse ju duket si shaka ,madje e madhe kjo ,kur për më tepër kjo përvojë ka shumë vite që përhapet dhe jo pa sukses .? Po vetë e thua që kjo është një përvojë në disa parti në Evropë.A nuk do të ishte mirë që si njeri i mediave por dhe intelektual ju të jepnit ndonjë mendim për të qënë në ndimë të cilësisë së ksaj përvoje ,pavarësisht se kjo është një praktikë e PS që mundet dhe të mos e kesh për zëmër si parti .?Por jo jo ,ju që në kokë të këtij shkrimi keni shkruar me qëllim denigrimin dhe nënvleftësimin e ksaj përvoje Po pse vallë ku flë lepuri .?Me sa lexova për fasadë ke shkruar ndonjë risi që sjellin këto organizime për partitë .Por menjëherë nxjerr veshët keqdashësia e këtij shkrimi .Ti si për tu bërë i vërtet dhe kritië thua Pse juduhen këto akademi kur në parti ska demokraci,ska mirëkuptim ska liri mendimi e të tjera klishetë tilla.Por po ju bëj një pyetje të thjeshtë :Ata merë mëndja që në një parti që vuan nga këto semundje sipas jush po hyn në vitin e trembëdhjetë radhazi që e voton populli a mundet që të punojnë strukturat deri në qelizën më të vogël në qoftë se nuk ka unitet deshirë për punë ,në se nuk ka hapsirë për të folur ,për tu dëgjuar e respektua A do të shkonte fjala e Edi Ramës deri tek anëtari më i thjesht dhe derë më derë të votuesve.?Jo more jo .Por kjo Parti ka një organizim përfekt ,një dëshirë të brëndëshme për punë, ka një përvojë 34 vjeçare që ja ka rritur rekordet pozitive .Ju këto i dini mirë por tjetër kund e nxorrët qëllimin .Ju i mëshoni idesë fikse se në atë Parti dëgjohet vetëm fjala dhe vendimet e Ramës dhe të tjerët mbajnë iso.Hajde ta marim si të mirëqënë këtë teorinë që ka vite që e tjerrin.Ama kjo sikur nuk ju konvenon me rezultatin e këtyre 12vjetëvetë PS . ecila radhazi ka fituar .Po në Pd a nuk dëgjohet vetëm këmbora e Saliut ?? Po rezultatet ku janë .?Hiçgjëkundi biles populli Elbasanas thotë te rrapi i tabakhanes(tabakut) .Më realist dhe i pranueshëm të jesh kur bënë analza se ja ul vlerat vetes si gazetar , analist dhe intelektual .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. I
                                      I indinjuari 35 vjeçar

                                      O Roland Lami digjo me vemendje: Qe te behesh ose te jeshe gazetar ne radhe te oare duhet te shikoshe nga vjen dhe ku vete. Per djeni se nuk e dije partite simotra europiane kane nje kohe shume te gjate ne formim dhe ne konsolidim,dhe akoma nuk jane perfekte kete kije parasyshe mire,por shiko analizo vizionin dhe mundesine se çfar ben dha ka PS. Shkurte si gazetar po te ishje do te beje nje shkrim ku te dilte e mira dhe mangesite ne kete rruge qe ka marre PS per te arritur tek simotrat e saj, a me kuptoveeeeeee.....

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje