Pse nuk bashkohet nën një lidership opozita anti-Berisha?

22 Qershor 2025, 17:20Blog TEMA

Pse nuk bashkohet nën një lidership opozita anti-Berisha?

Nga Nju Jorku, Marko Caka

Kur sytë e gjithë botës janë përqendruar tek Izrael-Iran që kërcënon për një luftë të gjerë boterore, shqiptarët e PD-së akoma mendojnë për zgjedhjet e manipuluara nga ana e socialistëve ndërkohë që dështimin e kanë tek vetja.

Historia e mosnjohjes së zgjedhjeve, se mi vodhën, u korruptuan votuesit, i manipuluan socialistët, e sa e sa “arsye” të tjera, jo vetëm që nuk sjellin një zgjidhje, por  është kthyer në një model që sa vjen vjen e bëhet më i neveritshme për shqiptarët në tërësi.

Këtë e bën opozita vetëm për një arsye, se nuk e justifikon ndryshe humbjen. Kjo vjen për shkak të agresivitetit të saj  se e  do pushtetin medoemos për tu pasuruar   dhe jo në dobi të shqiptarëve. Qëndrimi i saj i gjatë në opozitë e bën atë me tepër të padurueshëm sepse pa pushtet nuk jetojnë dot ata që janë mësuar ta vjedhin shtetin.

Të tjerët që ju vijnë mbrapa vërdallisen me duar në xhepa rreth liderit të  tyre me shpresën se mund të ringrihet, por harrojnë që vdekja e tij politike ka mbarur si akt këtu 12 vjet më parë.

Çështja është se shqiptarëve u duhet një opozitë e fortë, e bashkuar dhe e qëndrueshme.  Derisa kjo opozitë e shpërfytyruar që ka humbur busullën e saj dhe vazhdon të mbijetojë në ujrat e turbullta të partisë mëmë, ne nuk mund të flasim akoma për pushtetin e Edi Ramës sesi do të jetë në mandatin e radhës.

Sepse, përderisa ai i ka të forta pozitat e tij sepse e ka çimentuar elektoratin e tij me bindje të forta dhe të pa lëkundura, Edi Ramës nuk do hyjë asnjë gjëmb në këmbë. Përkundrazi ai është bërë më i besueshmi i  perëndimoreve, madje liderët e saj po këmbëngulin që Shqipëria të përshpejtojë hyrjen drejt familjes europianë vetëm e vetëm në sajë të zgjuarsisë së kryeministrit shqiptar.

Kaq i besueshëm është bërë Edi Rama për liderët e BE-së sa nuk e besojnë sesi mund të qëndrojë jashtë familjes së tyre një lider i tillë karizmatik dhe besnik ndaj parimeve euro-atlantike. Asnjëherë Shqipëria nuk është parë kaq faktor i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare se sa sot me këtë qeveri, e cila është kthyer në një mikpritëse i disa takimeve të rëndësishme deri tek më rëndësishmja  si  organizatore e Samitit të ardhshëm të NATO-s.

Kaq mjafton që shqiptarët të besojnë dhe të votojnë përsëri Edi Ramën. Sepse është e qartë se elektorati gri normal që do të shkojë  tek ajo parti që është më e madhe, më bindëse në idetë e tyre,  më e qëndrueshme në qeverisjen e tyre , më e sakrifikueshme në probektet e tyre, dhe më e besueshme në realizimet e premtimeve të tyre për  mandatin e katërt të tyre qeverisës. As që bëhet fjalë që elektorati gri, pra të pa vendosurit të  shkojnë drejt  partive të vogla opozitare, sado që janë me ide të reja dhe të pa përlyer me korrupsionin, por që ju mungon bashkimi dhe harmonia ndërmjet tyre.

Sa për PD-në jo e jo, sepse  është kthyer në një parti që zvogëlohet dita ditës duke humbur gjymtyrët e saj ngaqë nuk po mban  as besimtarët e saj mbi trupin e saj të kalbur dhe që nga koka ka kaluar me kohë në një hemoragji të pashmangshme. Opozita e paraqet humbjen si shkak i vjedhjes se pozitës sepse nuk do ta paraqesë dështimin  nga brenda vetit, që ka humbur jo vetëm besimin e shumicës së demokratëve, por edhe ata që i kanë besuar marrëzisht po largohen të lodhur dhe të zhgënjyer ndaj liderit të tyre shpirtëror..

E thashë  të shumicës,  sepse demokratët janë përçarë dhe janë shpërbërë në parti të vogla, si tek Shehaj, si tek Basha,si tek Lapaj, si tek Qori etj, etj, por që kanë harruar se duhen bashkuar me ide të qarta për të mposhtur Ramën, por që janë më të shumtë tek Partia kryesore sepse ata që e "mjelën" pushtetin e "babait" të tyre, nuk duan ta kuptojnë  "vdekja" e tyre ka ardhur që atëherë kur "i lau dyart" përgjithmonë lideri i tyre shpirtëror.

Pra të gjithë këta derisa të presin të vdesë fizikisht lideri i tyre nuk besojnë se Partinë Demokratike mund ta drejtojë dikush tjetër.  Tani çeshtja është që e gjithë e djathta tjetër duhet të riorganizohet dhe të zgjedhë një lider të tyre të pa përfshirë ndonjëherë në pushtetet e djathtës dhe të riformatojë të djathtën e vertetë, pa qenë aspak e lidhur me të shkuarën, por që ka qenë  gjithmonë  martire  e vertetë e  vlerave  të së djathtës.

Se, kur do të vijë dita, kjo varet vetëm nga e djathta e vertetë,  sepse pa riformatimin dhe  bashkimin e tyre me ide të reja, socialistët me ose pa Edi Ramën do të jenë gjithmonë në pushtet  me  timonin drejt BE-së

9 Komente

  1. V
    Vala

    Ne kemi hallin e luftes qe I hoqi mendjen Trumpit nga reabilitimi i non grates, e ti na flet per plehrat qe duket sikur jane kunder qofte largut, por falen tek ai.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lapaj Shehaj Shabani Saliu = 0

      Po c'te bashkohen keta derdimene! Pervec Arlind Qorrit, tre te tjeret jane bista sahanlepires ne filozofine berishiste. Me keta te tre deri ne hale nuk shkohet, jo me te drejtojne shtetin. Edhe paraqitja e tyre len shume per te deshiruar. Imagjinoni qe keta te tre te marrin pushtetin nga socialistet qe ne 2029 vetem me tre gra i varrosin keta fytyre nxire, imagjinoni Lapaj-Shehaj-Shabani kunder Balluku-Spiropali-Manastirliu, te themi?!

      Përgjigjjuni
    2. j
      jon

      Shkim fantastik ...bravo por këtu Sali non grata ka mbledhur shpellarët....

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trimi mire me pak shoke

        Kur komentet mund ti beje cdokush, edhe pa patur fare lidhjen me realitetin!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante ne Itali

          Ahahaaa po ti shikosh ne fotografi njeri me qynafqar se tjetri , berishist te thekur .Po si mund te bashkohen ,çdo njeri prej tyre kerkon te jete kryetar , nuk u perputhen idete .njeri me zhgaravine se tjetri .Pika te presi sovrani ti drejtojne keta .

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara, turni i natës semafor Itali

            Nga te katert do te kaleroja me qejf Llapën ..besoj se kot nuk e ka mbiemrin ashtu..e vai

            Përgjigjjuni
          2. t
            taku

            Ke shume te drejte zoteri ...........Dmth ushtaret e Berishes te bashkohen qe te rrezojne Ramen ...............u krye dhe kjo pune ne vitin 2125 kane per tu bashkuar qe te rrezojn Zaho Ramen

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tamam o taku

              Qe te rrezojne sternipin e Zahos me sakte.

              Përgjigjjuni
            2. B
              Bufi fitoje po zgjedhjet u vodhen

              Shhhhhhh shhhhhh kenga e preferuar e Bufit por shume e vjeter eshte : u vodhen zgjedhjet, masaker elektorale, bandat, narkoshteti, narkorregjimi, Sorosi, Vucici, rregjimi,nuk njohim zgjedhjet, u blene zgjedhjet, u shiten zgjedhjet....... protest protest protest madheshtore haaaaaa. Bufi une dhe familja ime nuk jemi socialist por votoje Ramen dhe PS.....si munde te votoshe nje grupim rrugaçesh qe djegin karriget ne parlament se hedhin flaladane, qe tentohet te vritet kryeparlamentaren, ku pengohet fjala...... Bufi per sa kohe do keme fryme ty dhe shpuren tende nuk do t'ju votoje. Nuk jemi Vrenozi oooo Bufi kenetes jemi me te zhvilluar se ty Noka Paloqe Gjekmarkaj Vokshi Ludoviku Bardha Balona Tabake me kompani. Kerkoje te keqen te vetja o komunist qelbanik.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje