Vlora nuk ka nevojë për një fajtor, por për realizëm, durim e maturi

22 Qershor 2025, 17:16Blog TEMA

Vlora nuk ka nevojë për një fajtor, por për realizëm,

Nga Ardi Stefa

Në çdo qytet, veçanërisht në ato me rëndësi strategjike turistike dhe ekonomike si Vlora, është e natyrshme që problematikat e përditshme të ngjallin reagime të forta. Në muajt e fundit, qyteti i Vlorës është përballur me dy- tre çështje që kanë prekur ndjeshëm jetën e qytetarëve: ndërprerjet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe fenomeni i djegieve të mbeturinave në disa zona dhe rrugët e hapura për shkak të investimit në rrjetin e ujit të pijshëm, apo ndërtimin e Bulevardit të Agrumeve.

Për një qytet që pret mijëra turistë çdo sezon dhe që aspiron të jetë një pikë moderne zhvillimi urban, këto janë sigurisht sfida serioze. Por më e rrezikshme se vetë problemet është mënyra si shpesh kërkohet faji — pa analizë, pa kontekst, dhe mbi të gjitha pa ndershmëri.

Në këtë valë emocionale e reagimesh spontane, emri i kryetarit të bashkisë, Ermal Dredha, është përmendur shpesh si adresë e pakënaqësive. Por pyetja që duhet të shtrojmë si qytetarë, analistë apo aktorë publikë është e thjeshtë: A janë këto probleme rezultat i paaftësisë së administratës aktuale apo janë pasojë e një trashëgimie të gjatë, të thellë dhe të neglizhuar?

Dhe është e rëndësishme që të bëjmë dallimin mes përgjegjësisë aktuale dhe trashëgimisë së një sistemi që për dekada ka vuajtur nga neglizhenca, abuzimi dhe mungesa e investimeve afatgjata.

Ermal Dredha mori drejtimin e Bashkisë së Vlorës në një moment ku sfidat infrastrukturore të qytetit ishin të mëdha dhe të thelluara nga vitet e mëparshme. Sistemi i ujësjellës-kanalizimeve është një rrjet i vjetëruar, që ka nevojë për rindërtim të plotë, jo për arna të përkohshme. Po kështu, menaxhimi i mbetjeve dhe infrastruktura e depozitimit të tyre është një plagë që daton shumë përpara mandatit të Dredhës. Të fajësosh atë për problematika që rrjedhin nga dekada të tëra keqmenaxhimi është të kërkosh një fajtor të lehtë, në vend që të adresosh thelbin e problemit.

Për më tepër, është e rëndësishme të kuptohet se menaxhimi i mbetjeve, përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytet apo rrjeti i furnizimit me ujë nuk janë ekskluzivisht në kompetencën e bashkisë. Ato janë pjesë e një rrjeti më të gjerë institucional dhe ndërmarrjesh publike në varësi të Tiranës, që shpesh kanë qenë të paafta për të ofruar shërbime cilësore, pavarësisht drejtuesve vendorë.
Le t’i marrim me radhë: 

a. Mungesa e ujit të pijshëm në Vlorë nuk është fenomen i ri. Është një problem që daton dekada më parë dhe që është rrënjosur në infrastrukturën e vjetëruar të qytetit. Rrjeti i ujësjellësit, ndërtuar në një kohë tjetër dhe për një popullsi shumë më të vogël, nuk i përgjigjet më as nevojave të banorëve e aq më pak fluksit turistik të verës. Këto janë sfida që nuk zgjidhen me një vendim të vetëm nga bashkia apo me premtime boshe. Janë çështje që kërkojnë financime shumë më të mëdha se mundësitë e një bashkie dhe ndërhyrje të koordinuara në nivel qendror. Aq më tepër që pavarësisht se bashkia është aksionere te UKV, varësia direkte është nga Tirana.

b. Rrugët e shqyera, për të cilat akuzohet. Në fakt problemi është bërë i padurueshëm dhe trafiku e smogu shumë shqetësues. Por a është gjithçka investim i bashkisë? Apo ka firma të tjera, të cilat punojnë për llogari të institucioneve në varësi të Tiranës? A është përgjegjëse bashkia për gjithçka?

c. Çështja e djegies së mbeturinave është pjesë e një sistemi të dështuar menaxhimi mjedisor, ku për vite me radhë nuk është investuar në impiante të përpunimit, logjistikë të mbledhjes apo në ndërtimin e një kulture të përgjegjshme qytetare. Në shumë raste, djegiet “spontane” janë rezultat i grumbullimeve të paorganizuara, mungesës së mbikëqyrjes në zona të caktuara, por edhe e neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së vetë qytetarëve.
Fillimi i funksionimit të Landfillit të Sherishtës në muajin prill duket se ka zgjidhur një pjesë të problemit, por, jo të gjithin. Në Sherishtë nuk pranohen mbeturinat inerte, të cilat nuk përpunonen dot.

Në të gjithë këtë panoramë ku bashkia dhe pushteti vendor kanë në varësi vetëm taksat, pastrimin dhe gjelbërimin, ndërsa Ujësjellës- Kanalizimet dhe Rruga- Ura varen nga Tirana apo qytete të tjera ç’faj ka Ermal Dredha?

Ai ka pjesën e tij të fajit, por jo të gjithë fajin. Apo duhet një “kokë turku”?
Duhet një “kokë turku” për një administratë të mykur e inefiçente që përton të dalë nga kondicioneri i zyrave në terren?
Duhet një “kokë turku” pse kryetari është më qytetar e tolerant se ç’duhet? Po qytetaria dhe toleranca janë vlera e jo dobësi! 

Dhe në këtë panoramë sfiduese, ndërkohë që njerëz të painformuar, kundërshtarë politikë apo edhe “miq partiakë” të tij fërkonin duart nga kënaqësia nga “masakrimi” që i bëhej Dredhës nga portalet që amplifikonin një kritikë të kryeministrit, kryebashkiaku ka zgjedhur një qasje të sinqertë dhe larg populizmit. Ai nuk ka kërkuar të shmangë përgjegjësinë morale, por ka sqaruar me transparencë kufijtë e kompetencave të bashkisë e të tijat, duke treguar vullnet të qartë për të bashkëpunuar me institucionet qendrore për zgjidhje reale. Nën drejtimin e tij, Bashkia e Vlorës ka nisur investime në sistemin rrugor, në rehabilitimin e hapësirave publike, si dhe në rritjen e kapaciteteve institucionale. Dredha po përpiqet që Vlorën ta administrojë jo thjesht si menaxher i përditshëm i një qyteti të zakonshëm, por si menaxher afatgjatë të punojë për një Vlorë moderne, miqësore, të jetueshme dhe qytetare.

Dredha është një administrator realist, që po përpiqet të ndërtojë një themel të qëndrueshëm për një qytet që për shumë kohë ka pasur më shumë marketing sesa menaxhim real. Puna e tij nuk ka qenë gjithmonë e dukshme, sepse shpesh investimet e qëndrueshme nuk prodhojnë efektin e menjëhershëm që kërkojnë titujt mediatikë — por janë pikërisht ato që i duhen Vlorës sot.

Sot, Vlora nuk ka nevojë për një shpëtimtar, por për një drejtues që punon çdo ditë, me këmbë në tokë dhe vizion në horizont.

Në vend që të kërkojmë me ngut fajtorë për probleme që kanë vite që thellohen, le të tregojmë durim, mbështetje dhe realizëm ndaj një kryetari që ka treguar se nuk i shmang sfidat, por përballet me to. Dhe kjo, në kohët që jetojmë, është ndoshta virtyti më i madh që mund të ketë një drejtues publik.

26 Komente

  1. D
    Durim???

    Durim??? edhe pse jemi në vitin 2025, një qytetar bregdetar, si Vlora, nukë ka ujë, një gjë kaqë elemetare dhe e thjeshtë për tu ralizue, sepse Shqipria ështe vendi i dy në Evropë më shume uje dhe Shqipria ka 2.5 milon banor, ky ështe turp dhe faqja e zezë e atyre që e drejtonë atë vendë... Por ai krytari i Bashkisë së Vlorës, gjën më rensishmë kishtë për të pritur aktorin Turk, dhe kishë mbledhur disa turkina që jetonë në Vlorë dhe punonë në bashkine e Vlorës për ti bër pritje madheshtore një Turk-jev që e shohin tek tenovelat, Turke... Tup për këta hajdut ordiner lindor-turko-otoman...

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cika

      O lal, qe te kesh burime ujore nuk te jell detyrimisht uje ne shtepi. Duhen oaguar taksat, me kontro te forte, duhet disiplinuar burokracia e bashkise dhe qendrorit, duhet emancipuar qytetari, .... E liga qe mbolli saliserbi ka kaluar. Vlora e arte perparon cdo vit. Punet e mira nuk behen ne nje vit. Te puth Vlora ime!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Ela

        Po pushtetin vendor qe ne 1997 e ka PS apo akoma fajin e ka Saliu jo po sulltan Ahmeti

        Përgjigjjuni
    2. G
      Gezim Voda

      Ne vorbullen e zakonshme te jo pak gazetareve, opinionisteve dhe kritizereve te tjere qe qimen e bejne tra dhe gjejne me kollaj te vene ne shebje ate qe u del ose e kane perpara, pa u shtyre me tej, ky shkrim me duket i duhuri dhe nga me realistet per ata puneberes te besuar, te cilet pavaresisht mangesive rutinore, kane nevoje edhe per ca te verteta qe neperkemben, per pergjegjesi qe u takojne te tjereve me lart. Pra, njerezve te tille, u duhet edhe nje fjale e mire, jo per hater, por per te mos "i rrezuar"| thjesht per gjera qe nuk varen te tera prej tyre. Respekte per autorin e ketij shkrimi.

      Përgjigjjuni
      1. b
        birçe

        Krahas gjith këtyre mangësive IKMT gjen kohën kur fillon sezoni fillon të shkatërroi e të prish ndërtime pa leje në bregdet duke krijuar një kandidat,ku ishit më parë o injorantë të ndyrë.

        Përgjigjjuni
        1. l
          lavderim

          Me duket hapur nje shkrim i sponsorizuar, do bente mire autori qe ta nenvizonte kete fakt. Jam dakort qe shume probleme jane te mbartura dhe nuk e ka fajin Dredha dhe bashkia. Po per gjerat e vogla si psh pusetat e trotuarev ku njerezit mund te thyejne koken ne cdo moment, po per mbledhjen e mbeturinave neper rruget kryesore (sepse per kudo nuk behet fjale) dhe neper plazhet publike kush e ka fajin? Po per sistemimin e parkimit te makinave ne ane te rruges kush e ka fajin? Pse Vlora nuk ka nje sistem te plote sinjalistike dhe parkim anesh rrugeve te displinuar dhe me pagese qe po te disiplinohet rregullon trafikun gjithashtu? Me duket se nuk ka vizion dhe pritet qe cdo gje te behet nga qeveria qendrore

          Përgjigjjuni
          1. A
            Analisti vlonjat

            Nuk mund të vazhdoja leximin pas 5 fjalive të para. Shumë gjatë i ke rënë për të mbrojtur shokun Dredha me dredhitë retorike. S'ka faj ky se tani erdhi... Kështu thoshin për Lekun, s'ka faj se tani erdhi, e Ka fajin ai para tij. Durim, edhe pak durim se do vij uji kur të bëhet djali Ermalit kryetar bashkie si baba dhe gjyshi. Dhe përsëri do dalin një qytetar-analist të na tregoj durimin me gisht për idealet e partisë. Dhe tema do t'a publikoj si lajm me rëndësi ndërkombëtare.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlora 01

              Drejtori I ujisellsit është I pa aft.Vetëm të bishti I kalldrëmit,shikoni sa uji derdhet në kanal.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlora 01

                Drejtori I ujisellsit është I pa aft.Vetëm të bishti I kalldrëmit,shikoni sa uji derdhet në kanal.

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kafe e hidhur

                  po cfaj ka kryetari i partise per paqytetarine e vlores..me mire te ndryshojm vlonjatet e te mbajm dredhen kryetar se ata nuk e meritojn ate::::)))))a pika analizes tende e pika kryetarit e kryetarve te tu..sa per vlonjatet ta gezojn dredhen bashk me rame ...te gezojn portin aeroportin turistat ..per ujin ka kohe ,kane prit 30 vjet..cu be se u bene 50.e thote dhe autori i artikullit ,nuk ka faj dredha.duhet durim:::))))

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cika

                    Ti ik beji kafen saliut dhe pi helmin e tij. Mos shkel kembe ne vlore.

                    Përgjigjjuni
                  2. 1
                    1

                    Gazetar.Mire ben qe i del ne mbrojtje kryetarit te bashkise.Ai nuk ka faj per infrastrukturen mjerane te vlores.Fajin e kane qytetaret qe ankohen.Te gjithe mund te jene fajtor pervec kryetarit.Ky iken ne gjurmet e te jatit Vidh sa te mundesh .

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Teodor

                      Ps e manaxhon Vloren nga viti 1998. Nderkohe pushteti qendror ka 12 vjet ne duart e Rames. Kohe mjaftueshem. Sa beri Lungo Maren zgjidhte me pare kanalizimet e ujin e pijshem. Me pas behet infrastructure mbitoke. Kete e di dhe Bufi.Sa per mbetjet Rada duhet te pranosh se u deshtua me inceneratoret e sot Shqiperia nuk ka asnje djeges ne pune apo implant modern per mbetjet. Por u harxhuan miliarda ne pllaka e ndaj kemi kete situate. Ne fakt bashkia nuk ka para sepse aq mbledh. Administrata eshte vertet e dobetdhe eshte partake totalisht nga pastruesi deri ke kryetari. Une nuk di se per cfare merite manaxhuese u vu Dredha? Kete e di Rama. Nderkohe une kam pare qe mbas pallateve kryesore Vlora eshte si Kandahar. Rada ne 2025 diskutojme ujin aty ku ka me shumice. Artikull I porositur.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Maro

                        Nje diplomat e ish shef protokolli si Dredha nuk mund te drejtoje nje bashki. Faji nuk eshte I tij por I atij qe e njohu ne Dubai dhe e vuri. Sepse na shkon mendja.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Duhej hapur tuneli ne logora per Samir Manen

                          ..qe shkateroji bregun e palases, Gjenocid ambjental i edi rames . Si lejohet te betonizosh nje faqe mali o u shkerdhefte afrika grate.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Luan Muhaj

                            Sinqerisht me vjen keq qe degjoj lajme te tilla .mungese uji ne Vlore!!???Ne Vlore si dhe ne gjithe Shqiperine uji derdhet ne det....dhe banoret Kane akoma problemi...eshte per te vene duart ne koke... Une kam jetuar nga viti 1996deri ne 2003 ne Vlore . Dhe pasojat e mungeses se ujit ishin stressante...mendova se do ishte periudhe kalimtare...invece.no...vazhdon i njejti avaz....Bera mire qe jà mbatha ne kohe...Vlore ti amo????????????

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Luan Muhaj

                              Sinqerisht me vjen keq qe degjoj lajme te tilla .mungese uji ne Vlore!!???Ne Vlore si dhe ne gjithe Shqiperine uji derdhet ne det....dhe banoret Kane akoma problemi...eshte per te vene duart ne koke... Une kam jetuar nga viti 1996deri ne 2003 ne Vlore . Dhe pasojat e mungeses se ujit ishin stressante...mendova se do ishte periudhe kalimtare...invece.no...vazhdon i njejti avaz....Bera mire qe jà mbatha ne kohe...Vlore ti amo????????????

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Luan Muhaj

                                Sinqerisht me vjen keq qe degjoj lajme te tilla .mungese uji ne Vlore!!???Ne Vlore si dhe ne gjithe Shqiperine uji derdhet ne det....dhe banoret Kane akoma problemi...eshte per te vene duart ne koke... Une kam jetuar nga viti 1996deri ne 2003 ne Vlore . Dhe pasojat e mungeses se ujit ishin stressante...mendova se do ishte periudhe kalimtare...invece.no...vazhdon i njejti avaz....Bera mire qe jà mbatha ne kohe...Vlore ti amo????????????

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Laura

                                  Per analistin vlonjat Te lumte dora! Pershendetje nga nje vlonjate puro

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Drita Vlore

                                    Ti o gazetar, ti hash Gezuar ato leket qe ke marr per kete artikull. Po pocaqia ne rrugen Vlorë Skele kerkon investime te medha?? Po ca shkurre te percelluara ne hyrje te shetitores kerkojne investime te medha??Po, po, po???Mund te rreshtoja dhjetra problems qe nk kerkojne investime gjigante. Kerkohet vetem pak dashuri per Vloren qe e ka bere Zoti me dore, por nk ka kush kujdeser per ngraten! Dredha eshte me keq se Leli! Ikem nga shiu rame ne bresher!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sa turp

                                      Unë e di që jam me fiksime por më vjen keq që qënka bërë sëmundje ngjitëse

                                      Përgjigjjuni
                                      1. d
                                        drejtesi e munguar

                                        Te marresh ne mbrojtje Kryetarin e Bashkise,tregon servilizem.Pergjegjes per Vloren eshte Ermal Dredha,nga momenti qe ka marre persiper ate detyre.Ai nga momenti qe kandidoi i dinte dobesit e qytetit dhe duhet te kishte planin per permiresim gati.A e dini ju Z.Stefa se ne kete periudhe gjendja eshte me e keqe se kur ai e morri detyren.Ne qoftese paraardhesit u larguan,se bene pune te mira apo te keqia,Ai ka ardhur te ndryshoj gjendjen.Po te vazhdojme ne kete menyre, duke ua lene "fajet" paraardhesve nuk permiresojme gje.Per paaftesin e pushtetit vendor populli nuk merr sherbimet e nevojshme.Te mbetet qyteti pa uje ne keto dite te nxehta ,eshte krim.Eshte Bashkia ajo qe kur nuk ka financat e nevojshme per investime ,per projekte ne permiresim te jetes te qytetareve i drejtohet pushtetit qendror,edhe hapur.Por per kryetaret e Bashkive me e rendesishme eshte mbajtja e punes me mashtrime se me pune e drejtesi.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Toni

                                          Ermali u zgjodh kryetar . E provoj se ben dot. Do ti jepja te drejte qofte dhe nje here te vetme ta shikoja rugeve te vlores ne oren 6 te mengjesit . Te filmonte problematikat dhe ne oren 8 ne mbledhje ti bente per uje te ftohte. Nje person i zgjedhur nga populli qe ska force te krijoje stafin e tij sepse nuk e le partia duhet te largohet ballelart. Une td jem si ermali u dhjes mu ne Bashki . A do ta beje Ermali ? Po do ta bej do tu dhjesi mu ne Bashki .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Amientalisti

                                            Partia dikur merrej edhe me pyjet jo vetëm me lulet

                                            Përgjigjjuni
                                            1. V
                                              Vlonjati i vjeter

                                              Shikoni pastrimin e Vlorës, bulevardi Ismail Qemali nje kosh i madh plerash qe nuk e pastron askush. Ca gra mjerane me nga një shkop me nje gozhdë ne maj qe bëjnë sikur pastrojnë(çukisin ndo nje qeskë)duke lëne 90% te mbeturinave ne trotuar. Per muajin Qershor nuk janë fshirë asnjë herë trotuaret. E njeta gjendje është edhe ne troturet e trasballkanikes . Keta te fundit janë shkateruar e gjithë gropa nga ujësjellësi dhe nuk e riparon njeri. Te na roje lungomarja.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. n
                                                nje vlonjat

                                                analize e drejte z. Stefa, por me gjithe fajet qe kane vete si qytetare, vlonjateve pas gjithe ketyre viteve, u ka mbaruar durimi. Pastaj mos harro qe vlonjatet e vertete ne Vlore jane katandisur kokoshi nje thele qe kur u rrokullisen tere dhjaret nga mali e u ngulen ne Vlore. Qyteterimi ne Vlore eshte ne nivelet e tij me te ulta se ndonjehere !

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje