
Dje u nda nga ne, një shok dhe mik i shtrenjtë. Drithërimat më kapluan trupin dhe toka më rrëshqiti nën këmbë. Piva tre kafe ekspres të mblidhja veten.Ishim rritur bashkë,
Ishim shkolluar bashkë,
Kishim punuar disa herë bashkë,
Kishim ndarë bukën në ditë të vështira.
Kishim qarë dhe qeshur të dy, në çdo gëzim dhe hidhërim.
Ai nuk ishte më aty. U nda krejt papritur, atëherë kur askush nuk e imagjinonte.
Nuk u nda nga jeta jo, as nga bota.
Thjesht, ai u largua nga facebooku im.
Harroi miqësinë 30 vjeçare. Harroi që ishim si vëllezër.
U ligështova dhe s’dija ku gabova, por morra guximin dhe i shkrova.
I dashur mik, i dashur vëlla,
Ku të kam lënduar? Në punë, në familje, në shoqëri, në biznes, në fis, në fe, apo në planet e tua?
Ku të kam shkelur dhe s’kam kuptuar?
Mesazhi i tij tronditës erdhi me dy fjalë: -
“Kreshnik, ti më ke sharë kryetarin e partisë!
Kam frikë se ai na sheh që unë të bëj LIKE.
Kam frikë se na shohin që jemi miq në Facebook.
Kam frikë se ata e bëjnë lidhjen se jemi shok.
Unë LIKE i bëj vetë njerzve të partisë”
Së fundmi e kuptova që s’kisha humb vetëm dje një mik, por edhe pardje një mik tjetër, madje dy apo tre ditë më parë disa miq më shumë sepse kisha sharë edhe kryetarin e partisë tjetër!
Kishin vdekur mijëra miq apo mikesha sepse unë tashmë isha: “Armiku i partive”
Lamtumirë dhe udha e mbarë o mik, sepse ti kurrë nuk e kishe merituar miqësinë time!
Mos u kthe më kurrë, sepse ne tashmë jetojmë në dy botë të ndryshme.
Të vdekurit nuk ngjallen...
Nuk do e harroj kurrë nënën tënde kur na gatuante dhe mirëpriste në shtëpinë tuaj. Ishte një grua e mrekullueshme, që të rriti me mundime. Ajo ishte krenar për ty.
A po më lexon or mik?
Po flas për nënën tënde, që të bëri kokën, jo për “nënën parti”
Gjithsesi nuk më mbetet tjetër veç të të uroj:
Të rroftë partia me kryetarin, se ti aty ke lidh gomarin.
Sinqerisht
Kreshniku Spahiu
Kaq shumë ju paska lidh facebook-u o Kreshnik? Mendoj se po të takoheni live, gjithçka kthehet si më parë. Facebook është një botë virtuale, e rremë, mashtruese si shumë botë të tjera virtuale. Një biftek virtual nuk shijon si ai real!
Shume e bukur Kreshnik, kjo vlen per shume njerez, po shume
Na rrofsh buthen per vjeshte se vera iku me gjithe kete Kreshnik Spahiun, nje sharlatan ordiner!
Na rrofsh buthen per vjeshte se vera iku me gjithe kete Kreshnik Spahiun, nje sharlatan ordiner!
vk esnte bere tema blog per dylberat turk
Po ma mire vone se kurre o Kreshnik, e paske patur shok e paske ditur per vlla edhe ai ty dhe ne fund ta ban bllok edhe ne Facebook kjo dmth se ti je mashtruar dhe ai te ka perdorur as sa ka patur nevoje per Ty, tash e ka gjetur veten larg teje dhe padyshim me kriminel andaj vetem gezohu dhe mos u merzit as mos pi kafe per tu çetsuar, gjej pak kohe dhe festo qe me ne fund e paske njohur nje pis burre qe ndahet nga shoqeria dhe familja per nje grup kriminelesh, te tille kemi shum ne shqiptaret mjerisht.
Perrall e bukur. Nuk e rru kush per ty dhe per mua Lutuan
P..... hajduti KLD-je! Ha ha ha
O Kreshnik, po ti, se nuk te mbajti me shok ne Facebook, e prishe perfundimisht shoqerine?! Nuk me duket se ne ato qe te ka thene, ai ka shprehur edhe bindjen e tij apo qe ndjehet mire me veten. Thjesht ta ka pershkruar si qendron situata. Pra, ai mund ta kete shume te nevojshme te ruaje vendin e punes o Kreshnik, se mund te kete familje per te mbajtur e femije per te shkolluar. Po kjo, s'do te thote se ai nuk e dallon te miren nga e keqja, apo te eshte mosmirenjohes. Kjo nuk e ben ate njeri me te keq apo shok te padeshirueshem, thjesht tregon nje dobesi te tij sic mund te kesh ti te tuat. Nuk jane te gjithe si ty, trim nga Gjermania, qe del pernate ne televizor dhe flet c'te thote mendja. Ndaj o Kreshnik, je nxituar, je treguar impulsiv dhe i llastuar, ke hedhur poshte nje miqesi qe, nga sa tregove, duket nga ato te rrallat. Rimendoje, ose perndryshe po na shet per miqesi nje qe e tille s'ka qene kurre.
Po ik o lowe bej nje dite pushim
Ngushëllime Sorra e Ramës, të rrosh vetë, se mëndja të ka ikur për lesh!!
Bravo e madhe ste meriton
Ngushellime Kreshnik! Te tille miq pacim sa me pak!
fb nuk shton por humb shoke...
O PRESH --nik ti ke ikur para ati se ke qene kry...ar partie .......je bere me keq se Gone gjekmarkaj o trap
Po kush eshte ky o Kreshnik i maleve? Na e thuaj emrim qe te gjykojme se kush eshte muti mi i madh, Ti apo Ay?
Eshte Èngjèll Agaçi
Ta kishte shkruan një njeri me virtyte e moral të lartë do të vlente por kur një reagim të tillë e shkruan Kreshnik Spahiu është kulmi i hipokrizisë.
Nuk mbahet miqesia me fb. Me mikun ndahen mendimet me intime dhe jo ne fb ku e lexon "dynjaja", Kohe e arte kur miqte i shkruanin njeri tjetrit letra qe i lexonin vetem ata dhe askush tjeter.
Ore jame kurioz te di se me cfare jeton ky ne gjermani pa pune e pa asgje,veq qeraja e shtepive ne gjermani eshte 1200 euro ne muaj plus shpenzimet,ahh harrova se ky ka miliona euro qekur iashte ne keshillin e larte te drejtesise e merrte para per trasferimet bashke me Bamke Topin tani e kuptova se ky lehe shume se e ka bythen e siguruar por po ta mbajti kthehu e leh ne shqiperi.
Ish kryetari KQZ ..B.R.?
Hartim idobet nga nje ish hajdut i drejtesise, qe cuditerisht nuk eshte ne biruce per kakaris si gjeli maje plehut
ik ere pirdhu.... bajge
Kulmi kur Kreshnik bytha ben moral, ky hajduti ordiner ne KLD e Bamir Topit! Une kure nuk do ti hapje mikrofonin ketij banditi!
Ne fb njerezit shprehin jo mendimin qe duan te thone ne te vertete. Jane fallco. Nga komentet dalin vetem levdata, kur ne fakt nuk ka vend per fjale te mira. Shoqeria ne fb eshte jo reale. Perdoren shume epitete pa vend, si je fisnike, ne nje kohe kur personi qe e perdor ndoshta nuk ja di kuptimin e fjales "fisnikeri", vetem e vetem per ti bere elozhe. Nuk eshte normale qe cdo gje te behet publike, qofte edhe nje urim per dtl apo cdo gje familjare. Mendoj se sa me pak te dhena te publikohen rreth familjes aq me e shendoshe do te jete familja. Kjo vlen edhe per shoqerine.
Nuk na the gje, o Krajshnik trimi. Si gjithmone xhanam. Se mos ke thene ndonjehere ndonje gje me vlere. Miqte e vertete nuk zihen ne fb.
Sinqerisht mendoj se eshte me mire qe ti humbasësh keta miq neper facebook Niku! Nuk besoj se do ti biesh ne te se cili jam mgjs edhe un jam nje mik i vjetër, ne fakt shihemi rrallë. Inicialet e emrit janë të vërtetat...
Kjo eshte fatkeqesia e atije kombi ku njerezit hipokrite, servile, hajdute nderrojne kekuren. Shembulli tipike eshte Berisha ku nga super komuniste ne super demokrate dhe tani ne supermen. Po nuk basken te mbaruar Berishet ne shqiperi mgjs kane emigruare ne te gjithe boten. Po nuk na the njehere o Kreshn- ik se cfare pune bene sepse u bere shume kohe atje dhe jetesa eshte e shtrejte. Behu nje here burre dhe trego te verteten dhe jo perralla sepse ato jane vetem per te vene ne gjume. Per koicidence sa hare trogon ti perralla del dhe Ahmetaj tregon nje perralle nga Zvicra, nuk jeni large nga njeri- tjetri edhe munde ta takoshe, apo ke frike?
Me mire pa buk se sa pa facebuk????
Shkrimin i kreshnik koqeziut perfundom keshtu:- ...I dashuri mik,sa kisha nevoje te mola si lope,tani nuk kam me nevoje per Ty.Luftoj dhe punoj per te gjetur nje lope tjeter."
Po ti ke shume shoke o Kreshnik. Ku i ke ata te kuq e zi? Tani humbe nje dhe u bere merak!
Pse dhe ti bajge ke .miq ????!!! Me mire vone se kurre, qe largoheni nga ty flokelyeri hajdut. I ka mbetur vetem lulushi ,se blejne bojen e flokeve sebashku barbot......
Pse dhe ti bajge ke .miq ????!!! Me mire vone se kurre, qe largoheni nga ty flokelyeri hajdut. I ka mbetur vetem lulushi ,se blejne bojen e flokeve sebashku barbot......
O Karshnik, kur ishe nen kryetar i Kld ti me Bamirin i keni bere emerimin e gjyqtareve dhe shifrat i dini vete ju. ju nuk jeni per SPAK por per dajak. ptuuuu pleher