Mashtruesi i etur për destruktivitet

5 Tetor 2024, 21:10Blog TEMA
Mashtruesi i etur për destruktivitet

Nga Bajram Peçi

E ka në gen shkatërrimin, që orvatet në kushtet e të ndodhurit “Nongrata” dhe nën hetim kriminal, t’ja imponojë politikës e klimës shqiptare. Për të arritur destruktivitetin, mundësisht edhe njëherë, siç ua bëri shqiptarëve në vitin 1997, përdor rëndom mashtrimin. Në momentin kur ndjeu në mars të ’97-tës se pushtetin e humbi, karakteri destruktiv i tij e udhëzoi të mos ikte pa shkatërruar shtetin. Dhe ja arriti, e bëri të mundur, duke detyruar shqiptarët të marrin rrugët të tmerruar nga ferri ku mallkimi i tyre, Saliu, i zhyti!

Po citoj në ligjëratë të drejtë, siç Berisha e shqiptoi para atyre 3-4 gazetarëve të familjes, që ai dhe shtypi i tij i quan “Konferenca shtypi”, mashtrimin e fundit: “…21 janari u ndërtua mbi një mashtrim, falsifikim dhe etje gjakësore për pushtet të Edi Ramës dhe bandës së tij”. Bëhet fjalë për kapjen me bllok në dorë.

Nga miqësia Meta-Prifti, prej të cilës rrodhi koalicioni me Berishën dhe ardhje e beftë e tij në pushtet, pasoi një armiqësi që u bë publike. Të gjithë e kujtojnë momentin kur në vitin 2011-të në media u publikua një video e nxjerrë prej një laptopi personal të Dritan Priftit, Ministër i Energjetikës. Në vidio, me bllok në dorë, shfaqej Ilir Meta (në atë kohë zv.kryeministër në qeverinë e Sali Berishës, aleat i tij në koalicion) në zyrën e D. Priftit, të cilit i kërkonte që së bashku të kryenin një aferë korruptive, ku përmendeshin dhe shifra marramendëse.

Shoqëria shqiptare u trondit thellë, politika përmes debateve u fut në një ngërç, që kulmoi me protestën në 21 janar 2012. Kreu socialist Edi Rama kish deklaruar se askush nuk mund ta ndalte zemërimin popullor, ndërsa kryeministri Berisha shantazhonte se nuk do të lejohej shkelja e ligjit dhe se do të ndëshkohej kushdo që do ta shkel! Perfundimi: vrau 4 veta dhe plagosi dhjetra të tjerë me plumb direkt në mishin e protestuaesve, të cilët në asnjë rast dhe askush prej tyre nuk e kapërxeu gardhin mes selisë dhe bulevardit.

U hap padi kundër Ilir Metës dhe u zhvillua një proces gjyqësor. Një natë më parë se Gjykata e Lartë të jepte vendimin, Berisha, me një shishe verë në dorë, enkas e la veten qëllimisht që publiku të informohej për rrugëtimin se po shkonte të darkonte në shtëpinë e Ilir Metës. Mesazhi me shishe ishte për trupin gjykues, shumica e të cilëve, pavarësisht se ishin zgjedhje e krijesa politike të tij, prap nuk mund t’u zihej besë.

Loja e e dy pushteteve nisi e kulmoi me orvatjen për të bërë vidion të pabesueshme. Pse nuk duhej besuar ai regjistrim që Dritan Prifti ia dorëzoi gjykatës, vetëm gjykata e dinte? Prej këtu fillon skuthllëku e mashtrimi dhe një moral i pështirë Gjykatë-Berisha-Meta. U dha pafajësi për Ilir Metën, gjykata e nxori të pafajshëm sepse pseudoekspertët thanë e shkruan se videoja e ekspertuar nuk ishte origjinale, me mundësi që në të të ishte ndërhyrë. Ekspertët që u dhanë përgjigje pyetjeve të Gjykatës, i thanë trupit gjykues se në orën me të cilën pretendohet të jetë kryer videoja, nuk është gjetur asnjë gjurmë e videos “Meta-Prifti (!?)”.

Organi që dha vendimin nuk përfilli as deklarimet nën përgjegjësi të Dritan Priftit dhe as prokurorinë e cila kish plot argumente të tjera që argumentonin krimin e korrupsionit në nivele të larta.

Dritan Prifti, pas vendimit bëri deklaratën sa vijon: “Gjykata e Lartë nëse është e pavarur, e pablerë nga Ilir Meta dhe nëse kërkon drejtësi, duhet të kërkojë një ekspertizë të re nga ekspertë të rinj të huaj. Ekspertiza mos të bëhet nga ekspertë privatë. T’i kërkohet një ose disa vendeve të Bashkimit Europian të bëjnë këtë ekspertizë me policinë e tyre shtetërore dhe shkencore. Kjo ekspertizë duhet të jetë bazë për gjykimin e mëtejshëm të Ilir Metës. Nëse kjo ekspertizë e pavarur, shkencore dhe nga një shtet i BE-së, nxjerr që video është e prekur dhe joorigjinale, unë jap dorëheqjen nga çdo funksion politik e publik, dhe i dorëzohem drejtësisë”.
Deklaratë shumë e qartë, por që nuk u muar parasysh.

Prokuroria, por dhe D.Prifti, më tej i bën me dije gjykatës dhe njëherësh opinionit publik se “ekspertët” e zgjedhur nuk janë ekspertë. Njëri prej tyre ka qenë punonjës operativ i Shërbimit Informativ, i vendosur në Skrapar, pa asnjë farë lidhje me ekspertim vidiosh. Tjetri ekspert na paska punuar në kazino “Rozafa” për të rregulluar makinat e kumarit, kurse eksperti tjetër ka të shënuar në CV e tij eksperiencë pune në bar-bufe dhe dyqan për shitje kompjuterësh. Një prej tyre ka patur një kurs 3-ditor në Rusi.

Me riorganizimin e sistemit të drejtësisë, krijimin e institucioneve kushtetuese SPAK e Vetting, çeshtja mund të ishte rihapur e do dilte në shesh e vërteta, por…Ilir Meta tashmë ishte aleat i Edi Ramës!!!?

Dhe nga që “të paprekshmit” nuk u prekën, këta të padenjë vazhdojnë të na rëndojnë në shpinë e na kërcënojnë paqen publike. Një gangster i tyre me mandat deputeti dje na kujtonte rrëmbimin e armëve. Ndjeksit e Berishës, si ky që do dali i armatosur, i ngjajnë një kopeje. Tundimet e një kopeje që ndjek Saliun e se kush është Sali Berisha, ngjan më mirë ta sjell për lexuesin me fjalët e një përkrahësi e mbështetësi të tij të tanishëm, Fatos Lubonjës! Ja si shprehej dikur për të: “…Ky njeri ka marrë peng politikën shqiptare dhe kërcënon se do bëjë gjëmën, siç ka bërë deri tani, po nuk e lanë në pushtet”. …hëm, Tosi është ky?

Në rrethanat ku ndodhemi, nuk do gjeja një përshkrim më të mirë për ta mbyllur leximin se sa i ndjeri Andrea Stefani ka shkruar kohë më parë: “…Berisha arriti të lidhë fatin e Shqipërisë pas fatit të tij politik. Ashtu si terroristët lidhin një minë pas trupit të një personi. Kushdo që do të tentonte ta cënonte fatin apo pushtetin e Berishës, rrezikonte të hidhte në erë Shqipërinë… Dhe kështu, i lidhur pas Berishës, ka mbetur fati i Shqipërisë edhe sot e kësaj dite”.

Është e njohur se gënjeshtarët dhe mashtruesit dorëzohen më lehtë edhe nëse i kanë lidhjet racore nga perandoria Romake, edhe nëse kanë ndihmuar Skënderbeun! Kështu do ndodhi! Do bëjnë zhurmë, do kakarisin, do pengojnë ndonjë auotambulacë që nxiton te urgjenca, do hedhin dhe bombat molotov dhe…kaq!

Sa do veten Sala nuk do Shqipërinë dhe ska pse ta dojë!? Ai e di se shumica e urren, e quan mallkim. “Pas meje, kiameti”- u ka thënë Sali Berisha të pranishmëve në zyrën e presidentit, natën e 13 marsit të vitit 1997, kur e shndërroi vëndin në shtet të dështuar.

15 Komente

  1. F
    Falenderim Gazetarit qe rikujton krimet...

    Mese e vertete...te gjithe keto shenime qe mudn te themi qe jane te shkurtera por shume te verteta..... se te vertetat jane ato en Dosjen mbi 7000 faqe...por per ate faqe zi sali.... Dosjet nuk kane mbarim me krimet qe i ka bere te gjithev qytetareve....si ato femeije te porsalindur dhe te gjithve qytetareeve te vegjel dhe te ritur...... Faelnderojme shpeshe Drejtesine e re SPAK te formuar me ndimen nga USA dhe EU.... perndryshe po te ishte per ne ....d o te na kishte mare lumi....sic na mori 33 vite kure ishin keta qe akoma kerkojne zjare dhe vrasjeeeeeee..... Faleminderit SPAK Fakeminderit USA dhe EU..... qe ndimoni qe ne shqiperi te mos ndodhin trazira si en 87 nga ky kriminel qe Histroia do ta mabje mend deri sa te Ekzistoje Bota...

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erdo

      Uroj një 97 tjetër që të zënë mend albanet. Se e kanë kujtesën të shkurtër.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti U S A

        Sali hale Ram mut Sheqere kake Berisha e kishte te shkruar ne balle c'fare muti ishte qe kur shfaq per here te pare ne 90, por ky popull ndonse i lodhur nga sistemi i meparshem e votoi kete mut muti e tani na eshte ngjitur tamam si populli si muti pas kepuces . Une i mirkuptoj ata me flaktit qe i lepijne koqet e bythen po cuditem me disa te rinj qe u ka hikur truri fare pas nje bajge . Amerika e madhe e shpall nongrada si rrezikshem per Ameriken dhe e hodhi ne halet mutin se atje e ka vertet vendin , keta nje dore maloke te pa gedhendur po jo vec nga veriu mundohen ta ringrejne nje hale te shkaterruar . O njerez thirrini mendjes Salmuti eshte i vdekur politikisht jo vetm qe nuk ka per te fituar kurren e kurres po edhe sikur , nuk i hiqe damka nongraada kurren e kurres edhe TRAMPI te fitoje pa lere se c'fare ha mut jevgu Kerric nga Amerika . Per kete kafshe te eger ka shume faj SPAKU , u bene tere keta vite qe eshte ngritur paguhen mire dhe per nje veper qe mund te ishte e fundit per tu gjukuar kane tere keto vite , nderkohe ai maskar ka ne kurriz akuza nder me te rendat per vrasje njerzish te pafajshem dhe te pakten dy here ka vene shtetin ne buze te gremines ne 97 - 98 Gerdec e 21 janari qe nuk e besoj te ndodhur gjetke ne bote .

                1. M
                  Mesuesi

                  @Pensionisti USA, po ç'bën kështu mo? Përmbahu një çikë! Kur komentet përsriten njëherë, gabim njerëzor është, kushdo mund ta shtypë "posto...", gabimisht apo për siguri, po më shumë sjell bezdi për ata që i përcjellin ato.

                  Përgjigjjuni
                2. L
                  Lindita

                  O Bajram Peçi, pse flet, kur ka folur gjykata e Republikes se Shqiperise duke ia dhene ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha vulen dhe seline e PD-se? Per nji sufllaqe?

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bureto

                    @Lindita! E kuptoj dhe gjithashtu po të ishin gjërat aq të thjeshta do ta e ndaj me ti shqetesimin tënd. Por ja që gjërat nuk janë aq të thjeshta. Historikisht drejtësi jashtë politikës, duke patur parasysh se ç'kuptim ka kjo fjalë (ka me qindra përkufizime për të), nuk ka patur dhe nuk mund të ketë. Drejtësia është një institucion si gjithë të tjerët që vepron në kuadër të Shtetit dhe asnjëherë këtë nuk duhet ta ngatërrojmë me pushtetin (qeverinë). Qysh i vogël kam dëgjuar se "Ligji nuk është tullë!", duke u rritur me të nënkuptova se është dhe ca elastik. Në suazën politiko-diplomatike përdoret dhe shprehja metaforike, "deep state"-shtet i thellë. Kjo na thotë se jo çdo gjë është siç duket apo perceptohet nga të gjithë (shumica). Le të mbetemi më konkretisht te shqetësimi, se pse gjykata i dha Vulën dhe Selinë, Berishës! Në pamje të parë vërtet nuk duhej, por pse ndodhi ashtu? Vulën dhe Selinë zyrtarisht e kishte ajo që quhej PD zyrtare, dhe që drejtohej nga Basha. Po ç'bëri ky me atë vulë? Risjellim në vëmendje historinë e saj. Në 19 maj 2021, Berisha familiarisht u përcaktua nga DASH-i anerikan, "non grata", më pas dhe nga Britania e Madhe. Mesa kuptohej, nën presion nga jashtë apo i kompleksuar prej Berishës, në 9 shtator 2021, Basha me gjysëm zëri e pezulloi atë nga grupi parlamentar dhe kaq! Më pas ia la gjithë inisiativën në dorë atij. Mbas dy kongreseve të jashtëzakonshëm brenda dy javëve, (tre muaj më parë ishte bërë ai i rradhës), Berisha nxitoi dhe shkoi në gjykatë për të legjitimuar kongresin e tij. Gjyqtari Zhukri i lidhur ne Berishën, legjitimoi kongresin e tij, ndërkohë Basha e ankimoi. Gati për 2.5 vjet, çështja mbeti gjyakatave deri sa në 11 qershor 2024, gjykata e Apelit ia kaloj atë Rithemelimit të Berishës. Po tërë atë kojë, ç'bëri Basha me vulën, ndërkohë që selinë ia kishte zaptuar mentori i tij? Një vërë në ujë, deri sa për gati një vit e gjysëm u 'fsheh'(?!). Megjithatë drejtësia me amerikanët në sfond (punë e atyre ajo që e neglizhojnë këtë fakt) e ndihmuan sa më s'ka. Aq sa në zgjedhjet e majit 2023, Berisha hyri në zgjedhje me siglën e LSI. Basha përsëri në gjumë. Berisha pavarësisht se i paralizuar nga të gjitha anët, në ato zgjedhje mori si votë popullore trefishin e PD-së zyrtare, për momentin e drejtuar nga Alibeaj. Amerikanët, bashkë me ta dhe drejtësia, prisnin 'zgjimin' e Bashës, por ai s'ndizte. E pritën edhe gati një vit dhe mafishja po mafishe mbeti. Berisha me jeniçerët e tij, e intensifikoi luftën në parlament deri sa me flakadanë, e ktheu atë në qesharak ku dhe Buxheti i Shtetit i vitit 2024, kaloi për 7 minuta (?!). Sa mund të vazhdohej kështu kur zgjedhjet politike po afroheshin dhe Kodi Zgjedhor nuk po kalonte? Me këtë anormalitet dhe gjasa që vendi të kalonte në destabilizim institucional, pas kuintave filloi bashkëpunimi PS-Rithemelim, duke u anashkaluar Basha, dhe duke u përshëndetur nga ambasadorët e ShBA-BE. Kushedi mbase dhe me kontributin e tyre, që e besoj. Kujtojmë që sekretari Blinken në Tiranë nuk e takoi Bashën. E ndihmuan, e pritën sa më s'ka "yllin në ngjitje", por panë se kishin gabuar. Kompleksimi i tij ndaj Berishës, si bashkëpunëtor i tij, pse jo dhe bashkëfajëtor me të, ishte i thellë, dhe kështu deri në 11 qershor 2024, kur Gjykata e Apelit ia la vulën Berishës. Për shumë edhe për mua, sipas ligjit dhe moralit, vendim i pa drejtë, ama sipas politikës, për sa shkrova në fillim, i duhuri, pra e theksoj për momentin i duhuri. Kështu "deep state", me një gur vrau dy zogj, qetësoi politikën, ndërkohë me anën e drejtësisë i shtrëngonte 'kularin' Berishës. Kodi Zgjedhor, u amendua, si gjithmonë në favor të dy partive të mëdha, dhe do hyet në zgjedhje me të dhe asnjë nuk dyshon se përsëri fiton PS. Pas humbjes katastrofale të Berishës, duke mos ditur paralel dhe punën e SPAK-ut, merret me mend se ç'do të ndodhë me të politikisht. Fundi! PD dhe ashtu do mbetet, e mpakur sa më s'ka, por me nevojën ulëritëse të një reformimi radikal, por tashmë pa Berishën dhe berishizmin si kancerin e saj, për përgatitjen për sfidat e rradhës. Sigurisht po qenë të zotë, në të kundërt nuk do bëhet hataja edhe po u zhbë. Nuk mbetet vakum në këtë botë, të tjerë e mbushin atë. Kjo është dialektika e jetës, kjo është dhe politika si "arti i të mundshmes".

                    Përgjigjjuni
                  2. V
                    Vetfundosje organizate terroriste

                    Suksesi protestes varet sa terroriste do dergoje Kurtovitç i organizates terroriste Vetfundosje .

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      pjeter

                      Dhe une do ti shtoja,qe nismetari i nje ligji,qe gjasme e kerkonte Europa,si psh Pandeli Majko,beri te mundur,vite me pare,qe kush eshte gjykuar nje here,nuk mund te gjykohet perseri per te njejtat akuza,dhe kjo, ne nje kohe qe nuk mund te behej ne Shqiperi duke e ditur se si jane dhene venfomet e gjukateve,por u çua perpara me kembengulje saktesish per te mbrojtur shokun e femijerise politike,zuzarin e lindur 700 mt mbi nivelin e detit,Like Floririn.vetem nje ligj tjeter nga kuvendi mund te percaktoje qe vendimet e marra nga gjykatat shqiptare nga kjo date deri ne kete date jane zero,duhet te ribehen, dhe eshte gati e pamundur qe mund te ndodhe nje gje e tille,dhe keshtu,nje akt korruptimi kaq i provuar me ze e figure,me shifra e emra e mbiemra,me skema,deshmitare te miliona shqiptareve e çfare do lloji qe mund ti nevojitet nje organi akuze,tia kaloje paq pa i hyre asnje gjemb,fale nje idioti si Majko, ne dem te gjithe shqiptareve.Dhe nje pyetje autorit te shkrimit, pervec asaj qe ka thene nepermjet shkrimit,nuk ishte me mire titulli " Mashtrusi i etur per shkaterrim"???jo per gje,por sikur duket me shqip,e duke pare nivelin e shqipes ne kete kohe,asnjehere nuk eshte shume,e mesojme edhe ne qe ju lexojme,kur perdoret shqipja ne teresi!!

                      Përgjigjjuni
                      1. r
                        ramiu me hunden ne qiell dhe mullaqet ne diell

                        Ai ka mbi 12 vjet, qe ben destruktivin e madh, kur ka nje shtet te vdekur perpara, qe mbi te gjitha i intereson pushteti personal, qe bejne kerdine me korrupsionin dhe moskokcarjen ekstreme ndaj halleve te popullit, qe ben qe dhe kullat e vicidolit dhe lozhanit, te vazhdojne te shperndajne pisllekun e tyre kanceroz, brenda qyteteve dhe shoqerise tone.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Barazimi

                          Me daten 7 behet ajo qe ka ne mend Rama me Berishen, deri aty ku mund te fitojne te dyja palet. Nese ka seriozisht Rama dhe drejtesia ndaj Berishes, nuk e lene ate, me nje mal krimesh ne kurriz te kakaris nga ballkoni e te jape urdhera "te djegin" Shqiperine. A nuk eshte veper penale thirrja per te rrokur armet e per te djegur vendin. Pse heshtin organet kompetente. Prandaj cdo perleshje eshte ne favor te dy kuajve te vjeter te politikes.

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vlora i

                            Bravo , Lindita ! Jane nje keta , te nje prejatdhje , te nje familje biologjike ( komuniste ) , prandaj do ta ndihmojne Njeri tjetrin me Vule e me ....

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje