
Nga Marko Caka, Nju Jork
"Faleminderit atyre që kanë trokitur dhe bujrum kujtdo që do të trokasë. Dera është e hapur!” Këto ishin fjalët që kryeminstri fton kandatët e socialistë për parlamentin e ardhshëm, por që janë shumë domethënëse për këdo që e dëgjon.
Duke lexuar fjalën "bujrum" të kryemistrit Rama menjehere mendja më fluturoi në vite pas, atëherë kur isha 6 vjeç dhe në verë shkoja tek fshati i gjyshit, ku një mysafir na kishte ardhur dhe pasi trokiti në derë vjen një zë- A do miq duke thirrur me emrin, atësinë dhe mbiemrin e gjyshit tim- dhe menjëherë gjyshja ime ngrihet dhe i përgjigjet- Hajde bujrum, bukë e kripë e zemër dhe i hap derën. Duke e ruajtur këtë fjalë shprehje të përgjigjes nga kureshtja dhe pa "i djallëzuar" akoma, më vonë i them gjyshes- po ne nuk hajmë kurrë vetëm kripë ,duke ditur se në atë fshat gjysëm malor për hir të blegtorisë "mbyteshim" nga bulmetrat dhe mishrat. Gjyshën time e kisha shumë të mençur duke më thënë- Vërtetë tani nuk japim krypë, por kur nuk kishim asgjë, jepnim me tërë zemrën( bujarinë) edhe të vetmën gjë që kishim bukën me krypën. Dhe që atëherë mësova që bujaria është virtyti më i shenjtë për shqiptarin. Ndërsa për mysafirët mbetet vetëm për ta vlerësuar dhe cmuar këtë bujari me ndershmërinë që e kërkon mikpritja.
Tani duke marrë shkas nga fjala "bujrum" e Kryeministrit nuk e kam kuptuar akoma se cili është konteksti i saj nga kandidatët socialist për tu bërë deputet të ardhëm. Po të ishte në kontekstin e gjyshes sime me të vertetë për parlamentin shqiptar dhe për Shqipërinë e të ardhmes është shpresëdhënëse. Por duke e marrë në kontekstin e Kryeministrit dhe me përvojën e tij në vite me deputetët e tij të mëparshëm, do të ngelem përsëri skeptik dhe pesimist për të ardhmen jo vetëm të parlamentit shqiptar por edhe të Shqipërisë europianë siç e duam të gjithë.
Thirrja e Kryeministrit shqiptar për tju bashkuar nismës së tij për deputetin që duam uroj ti rezultojë me sukses sado që e kam humbur besimin duke u bazuar gjithmonë me historinë e parlamentit shqiptar që kur ai mori pushtetin. Mora të dyshoj për këtë nismë që në ftesën e mirëseardhjes që kryeminstri ua bën në gjuhën turke "bujrum".
Nuk dua të ndalem tek kuptimi i kësaj fjale për turqit që është fjala e tyre por tek kuptimi i "Bujrum" për ne shqiptarët përvecse tregon bujarinë e shqiptarit në vitet e vështira që ndante vetëm atë që kishte pas shpirtit bukë-krypë e zemër, ana tjetër ishte edhe tek ftesa e për tu bërë politikanë dhe pastaj deputet duke u kthyer në pashallarë të karrigeve tyrë. Pra thirrja hajde bujrum ndaj çdo kandidati socialist për deputet se që në fillim, elektoratit që do na zgjedhë do ti shpalosim ide, projekte e premtime të fryra, por pasi të marrim karriget politika është gallat dhe të kapim ç'të kapim deri sa ta menderosim, derisa në fund ti vëmë flakën parlamentit të shqiptarëve. Këtë ka treguar gjithmonë historia e parlamentit si të majtë e të djathtë bashkë me shtojcat e tyre. Në historinë e 13 viteve të Kryeministrit Rama, kandidaturat e zgjedhura nga socialistët por me vendim të tij shpeshherë kanë dështuar deri në extrem duke u dënuar me heqje lirie nga gjykata shqiptare. Janë dënuar deputetë duke qenë ministra, zevëndës minstra dhe drejtora dhe asnjëherë kryeministri shqiptar nuk e ka marrë përgjegjësinë politike që në perëndim kuptohet me dorëheqje. Por Kryeministri gjithmonë ka shpëtuar duke ua lënë topin kolegëve të dënuar me të vetmen arsye që gjithësecili mban përgjegjësinë vetë për postin e tij. Që këtu Kryeministri është i dështuar kur e mendon postin si një çiflig të tij për tu sjell si pronar, por harron se është një detyrë politike me mision për ti shërbyer vendit. Edhe atëherë kur një vartës i zyrës së tij u dëshmua se ka kryer vepër penale, siç ishte rasti i zevëndës Kryeministrit të akuzuar në arrati, kjo nuk do të thotë se ai duhet të japë dorëheqjen si bashkëpunëtor, por si drejtuesi i një institucioni më të lartë ekzekutiv të vendit të bërë pis, dhe menjëherë duhet të lirohet nga detyra, për të marrë fajsinë e prishjes së imazhit të institucionit dhe partisë së tij që përfaqëson. Nëse Kryeministri do ta bënte këtë atëherë ai do të kryente aktin më të lartë fisnik dhe vetëm zgjedhjet si i dorëhequr do ta vertetonin integritetin e tij, për të dëshmuar se liderët e vertetë vënë interesat e kombit duke mbrojtur shtetin demokratik dhe stabilitetin e tij. Nuk dua ti paragjykoj këtë brez të ri që merr iniciativën fisnike për tu bërë politikan dhe për të kontribuar për vendin tonë, por do doja atë politikanin që i thotë Kryeministrit nuk e dua "bujrum-in" tënd se nëse e meritoi në saj të aftësisë, ai vend më takon si qytetar i shanseve të barabarta dhe jo si një nder, falë krahëpjes tënde që e detyron pastaj të jetë një ushtar i urdhërave të tij. Por nëse ai vend fitohet se kështu e do dhe e ka në dorë Kryeministri i tanishëm , kurrë nuk do të kemi një deputet të të ardhmes që ka zërin e tij, personalitetin e tij për të vendosur pa u imponuar nga eprorët, por që vë ndershmërinë dhe besimin e zgjedhësve për të realizuar ëndrrën e cdo shqiptari për një Shqipëri europiane të pastër.
Marko caka i panjohur per mua me duket nje koqe kanari qe flet teorira sikur ne Amerike nuk ka politikane qe bejne zullume. Ketu nuk behet fjale per gabime dhe zullume por kush eshte zgjidhja per Shqiperine or K. kanari. Mos valle eshte Saliu? Ne rastin tone nuk kemi te mire dhe me te mire por te keq dhe beter. Pra shtrohet pyetja me mire Rama apo Saliu. Ti kritikon Ramen me synimin qe spiunin, hajditin dhe kriminelin sali ta vesh ne pushtet. Pale shkruan dhe nga Amerika! saliu or misnjohes i Amerikes eshte shpallur non grata nga Amerika.
Egzakt kjo është ajo që do Rama. T'u mbajt atë loqen tjetër majë ballkonit. E kështu t'ju sjelli dilemën Shqiptarëve ai apo Saliu. Të dy të shkojnë njëri në p... të Sugarbabes dhe tjetri të Anesë... Harrova të marrin edhe Liken e Lulushin e Medushin me vete. (Ndryshe marrëveshje është e bërë, Mos të lëmë më na ik pushteti nga ato pak duar)
O katundar Marku: Sipas llogjikes tende i bje qe keqberes nuk duhet te kete asgjikundi,po ashtu edhe te ligj dhe te pa ditur. O Marko kjo mor bir eshte e pa mundur ne shkalle boterore dhe ne shkalle shqiptare se ne jemi shume te vegjel.Sikur KM.te largoheshin sipas teje i bje qe ne çdo jave te kete zgjedhje parlamentare .Ishallah qofshe i nderuare se per kete qe do te na mbushesh mendjen se KM te jap dorheqen se i kruhet njeres ne parlament kjo nuk skon dhe mbi te gjithe eshte i zgjedhur me vote mor bir i babajt nga POPULLIIIIIIIIIIIIIIIIIIII.
Shkrime futja kot.
U Markua qënka këlysh i katit të tetë, analizë leshi, tamam si i zoti.
Po të bëhej politika kështu si në këtë shkrim, Presidentët e politikanët në USA do jepnin dorheqjen për dit.
Bujrum ,,ne shtetin islamik myslyman shiit alevit bektashi shqiptar ,,,,ALLAH AKBAR
Marko, ti jeton, punon, ha, pi, merr frymë, dhjet e shurron në Nju Jork. Pse nuk vjen në Shqipëri, të jetosh, punosh, të marrësh frymë, të dhjesësh e të shurroshë ? Të na japësh mënd e të na shesësh pordhë, duke qenë në Nju Jork, nuk kemi nevojë. Të gjithë ju, që nuk jetoni në Shqipëri, nga që nuk ju pjerdh kush aty ku jeni, kujtoni se çdo gjë që ju pjell mëndja, ne këtej e gëlltisim dhe themi sa i mënçëm (ky loqja). Marko, nuk të ka shkrepur andej, mos kujto se të presim me lule dhe të garantojmë se bytha jote do,të bëhet deputet. Harroje këtë punë. Nuk të pret kush me lule, se na erdhi një kriç mashkull nga Amerika. Pirdh, pirdh se lirohesh …
Sakte shume sakte. Vecse qendron nje problem sa parimor por aq edhe demooratik mbi te gjitha madhor. Ja te ta shpjegoj thjesht; kryeministri i cdo vendi eshte i pari i shtepise, eshte si burri i shtepise. Pastaj vine ministrat( gruaja) e me radhe. I pari i shtepise ka mendimin se filan problem zgjidhet ne menyren qe mendon ai, ndersa gruaja mendon ndryshe. Le te themi se ky problemi hidhet ne votim dhe ‘ sipas teje’ fiton gruaja dhe problemi nuk zgjidhet sic ishin prespektivat, kush e mban fajin?! E mire demokracia por egziston vetem kur gjerat jane ne rregull. Pra, ne nje fare menyre je i detyruar te votosh pro mendimit te kryeministrit pasi eshte ai qe do mbaje pergjegjesine politike por edhe morale.Nuk eshte aspak demokratike qe ti si deputet te votosh dicka qe mendon se nuk eshte e sakte, por i pari i shtepise keshtu e ka menduar dhe ai merr persiper te gjitha ‘ problemet’, keshtu eshte. Dhe me vjen keq qe mendon se deputeti eshte ne parlament per te qeverrisur. Deputeti eshte( dhe duhet te jete) aty per te zgjidhur problemet e njerzeve te zones se tij. Per ti bere ato te qarta te qeverria dhe te kerkoje(te behet i beudisur) qe te zgjidhen problemet e lagjes, fshatit, qytetit qe perfaqeson. Qeverria eshte ajo qe “ qeverris hallet” dhe hallin e ‘ lagjes’ e zgjith per te gjithe shtetin. Me pak fjale Zoteri, ke ngaterruar detyrat e deputetit me pikpamjet demokratike si dhe detyrat e te’ parit’ me pikpamjet demokratike. Dhe… si ti edhe une nuk duhet te harrojme kurrrë: Jemi- jetojme gjithandej ne sistem ekonomiko-demotratik dhe jo ne sistem demokratik
z. Mark te drejt ke me dyshu por hera e pare eshte qe e degjon kete fjale nga nje kryeminister, provoje e na thuj me vone a ishte e sinqerte apo mashtrim. nese zgjidhesh deputet e nuk te ecen fjala (kur je ne drejt) dije se vetem masken ke me ja nxjerr shum kollaj. ashtu pra provoje e mos ke dert se do jesh i fitumi ma imadh ne shqipni. mos o zot ta provosh me sali karaxhiqin, se ai asht i vdekun e marum per kete jete e ma pertej.
mos u lodh te biesh ne sy o marko, hic mos hajde, ti rehat andej { pa Bujrum } ne rehat ketej ,pa ty edhe me Bujrum
Z. Caka, është hera e parë që lexova diçka nga ju. Duket se ju, po mundoheni të bëheni i njohur , si analist, në medie dhe tek lexuesët. Me analiza të tilla, thjesht hamendësime, pa prova dhe fakte, herën e dytë nuk do t'ju lexojë askush. Unë mbarova punë me ju.
Shume e thjesht or taj, sa here ka zgjedhje, sipas kryeministrit tone ka nje tepsi (mesa duket me byrek) per t'u ndare, keshtuqe Kryeministri jone thote "Bujrum" pikerisht se nuk do qe te thone qe e ha te gjithe byrekun vete, po mbasi merr gjysmen a tre çereket per vete, u jep ndonje cope edhe atyre te tjereve sa per te thene qe ja e ndava byrekun, nuk e hengra vete te gjithin.
Bobo, ç'budallenj ka kjo botë! Po pse mo, u thotë Rama gjyqtarëve? Qenke këtu në amerikë dhe nuk paske kuptuar asgjë si janë të ndara pushtetet. Mos komento më, se le nam!
Druno, pushtetet jane te ndare ne Amerike, ne Shqiperi eshte pak me ndryshe.....