Delinkuentë, idiotë dhe qesharakë

1 Tetor 2024, 18:39Blog TEMA
Delinkuentë, idiotë dhe qesharakë

Nga Ilir Yzeiri

Dhuna, revolta, demonstrimet e fuqishme me dëme materiale, djegia e qyteteve si Parisi nga jelekverdhët, dhuna mbi Kapitol më 6 janar e plot demonstrime të tilla, janë një gjë e njohur në demokraci dhe ato bëhen zakonisht nga masat e njerëzve të zhgënjeyer, të cilët mund të jenë me frymëzim të majtë ose të djathtë. Italia për shumë vite ka qenë arenë e përgjakshme e këtyre përplasjeve. Kjo është kostoja e demokracisë. Mirëpo, në asnjë vend të botës nuk ndodh që një grusht deputetësh të shndërrohen në delinkuentë primitivë, idiotë e qesherakë. Deputetët bëjnë obstruksionizëm brenda sallës së Parlamentit, mund të rrihen me njëri-tjetrin, por nuk mund të ndodhë kurrë që ata të djegin Kuvendin, të ndezin zjarr në vendin më të shenjtë që ka një vend.

Deputeti është një institucion, është vetë Parlamenti, është në një farë kuptimi demokracia dhe nuk mund të ndodhë që ai të djegë vetveten. Hegeli thoshte se idetë prijnë jetën, ato vijnë para anës materiale. Institucionet që ndërtojnë njerëzit për të çuar përpara jetën e tyre janë mishërim i ideve. Ne jemi i vetmi vend që nuk trashëguam një institucion hijerëndë siç është godina e Parlamentit. Ajo ndërtesë e vogël që sot shërben si Teatër Kukullash është shenja e kuptimit dhe vendit që ka pasur në jetën tonë Parlamenti.

Komunistët përshtatën një godinë tjetër, atë që shërben edhe sot si Parlament i Shqipërisë. Kjo ka ndodhur sepse te ne nuk ka luftë idesh, por luftë primitive për të asgjësuar kundërshtarin. Ne nzuk e kemi përfillur sallën e Kuvendit. Edhe Kuvendet tona mbaheshin jashtë në qiell të hapur. Ne na vret sytë Godina e Bukur, Institucioni që është mishërim i idesë Opozita shqiptare e njohur si grupimi i Foltores e mban të gjallë këtë shenjë të barbarisë sonë politike. Mbështetësit e opozitës shqiptare nuk e ndiejnë veten të përfaqësuar nga ky grupim dhe ata i kanë braktisur të gjitha aksionet politike të kësaj force. Thirrjeve të dëshpëruara të Sali Berishës nga maja e penxheres nuk u përgjigjet askush.

Karikatura më e qartë ishte protesta para Bashkisë së Tiranës. Të mbetur pa popull dhe pa mbështetës, deputetët që ndjekin Sali Berishën kanë vendosur të shndërrohen në militantë delinkuentë dhe të bëjnë ato aksione që do të duhej t’i bënte populli opozitar. Këtu po spekulohet shumë dhe të gjithë ata që ndërsejnë Berishën të hidhet nga penxherja drejt e në zjarrin që po ndez Mul Noka, thonë se edhe amerikanët dogjën Kapitolin. Po, është e vërtetë, por jo senatorët republikanë apo demokratë, e dogjën protestuesit dhe të gjithë krahët e politikës amerikane republikanë e demokratë e dënuan atë dhunë. Trump, i akuzuar se ka nxitur atë dhunë po mbrohet duke thënë se nuk e ka kryer një gjë të tillë.

Ndaj, këta delinkuentët që kanë vendosur të zëvendësojnë opozitarët e zemëruar që djegin goma e karrige po hyjnë në historinë politike shqiptare si një lloj i padëgjuar më parë. Në këtë kuptim ata janë idiotë sepse siç thotë fjalori Le Robert – idioti është ai që nuk vë mendjen në punë dhe nuk pranon mirëkuptimin. Duke qenë kështu, ata, nga aktorë politikë shndërrohen në kllounë mediatikë dhe bëhen edhe qesharakë. Zemërimi i tyre dhe vuajtja për t’i rënë në sy Berishës që ai të mos i harrojë, nuk bëjnë pjesë në programin e opozitës dhe nuk janë pjesë e problemeve të saj.

Sot populli opozitar ka mbetur i papërfaqësuar e jetim. Ai po largohet më shumë nga pjesëmarrja politike kur sheh se përfaqësuesit e tij sillen si delinkuentë, idiotë e qesharakë. Vizioni i çdo opozite dhe i popullit që e ndjek atë është ardhja në pushtet dhe realizimi i një programi që e bën jetën e opozitarëve dhe të shqiptarëve më të mirë. Mirëpo këtë devizë grupi i foltores e ka braktisur me kohë. Problemi i tyre janë burgjet dhe Sali Berisha që është marrë i pandehur. Këtë hall populli opozitar nuk e zgjidh dot.

6 Komente

  1. p
    petrit

    populli i perfaqesuar eshte.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tgm

      Keta njerez.duhet te kuptojne qe politika eshte Arti me.anen e se ciles.realizohet ajo pjese e idealit.gje e.cila behet e mundur nga rrethanat historike...

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sllobodanka

        Parate qe sapo jane hedhur nga agjentura e fshehte serbo-ruse ne Shqiperi nuk jane per te bere politike, por per te shkaterruar Shqiperine si ne vitet 1992-1997 dhe kthimin e lexhendes se Vicidolit ne pushtet.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bumbum..bum

        Nuk kemi instucion që të zbatohet ligji per të gjith njisoj. Ligji tek ne ësht për fukarain dhe popullin e thjesht.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nuk behet stan me lepuj

          O yzeir, ke folur si i mbyllur, ne kullen e fildishte. Haxhi Qamili, me 1914, kerkoi me dhune, te vinte perseri baba sulltani. Dhe qeveria e asaj kohe e vari kete fshatar te eger dhe injorant. Me 1990, u ringjall perseri haxhiqamili,por kete here i zbritur nga malet megjithe hordhite e tij, i maskuar, si perendimor, por me vepren katerciperisht haxhiqamilase, duke e vidhisur perseri kete vend ne erresirat e pushtimit bastardues te islamit osmano-arab. Dhe ndryshe nga haxhiqamili, qe qeveria para 100 vjetesh e vari, haxhiqamili shpellar me hordhine e tij, ne kohet moderne arrin ta pushtoje dhe ta shperfytyroje etnine e ketij vendi. Populli, arriti me ne fund me vote, ti largonte ata,nga institucionet pushtetare me 2013. Por sic ka treguar koha, kjo ish vec nje fitore teorike. Haxhiqamilasit verior, tani vec te tjeravet, shndrruar ne oligark te fuqishem dhe shtrire sundimin ne pjeset me nevralgjike te ekonomise se vendit, shoqeruar me pushtime tokash duke pasur perball, nje pushtet frikacak dhe te korruptuar kommunist socialist, qe jane tkurrur, vec ne mbrojtje te interesave te tyre, de facto vazhdojne te ndihen te pushtetshem si me pare. Vite te tera, qe vec djegin dhe shkaterrojne institucione shteterore dhe ai qe duhet te ish kryeminister me paturpesine e nje frikacaku thote: Ne mbjellim, ju shkulni. Dhe me pas asgje, sikur shteti nuk ekziston. Akoma nuk e ka kuptuar ky dashnor i marre i karriges, se morri voten e popullit, pasi ky ii fundit, nuk kish tjeter kujt tia jepte.Prandaj dhe ata e kane shndrruar pushtetin, ne nje diktature frikacakesh: Tolerant deri ne krim kunder bemave te haxhiqamilisteve shpellare, diktature brenda partise dhe veshin shurdhe, ndaj atij populli qe i dha voten. Ku ne te semes po shkoni?

          Përgjigjjuni
          1. b
            bravo

            Bravo!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje