Allah, ejvallah

1 Tetor 2024, 11:54Blog TEMA
Allah, ejvallah

Rexhep Taip Erdoani dëshironte ta islamizonte edhe më shumë Turqinë. Por urbanizimi dhe industrializimi i këtij vendi të rëndësishëm mes Evropës dhe Azisë ka ndikuar që të rinjtë dhe të rejat të jenë gjithnjë e më skeptikë ndaj fesë islame. Twitteri është më i rëndësishëm se teravitë, Instagrami i lë nën hije ibadetet, më shumë kohë kalohet në Amazon se duke marrë avdes.

Nga Enver Robelli

Rexhep Taip Erdoani kishte një ëndërr të madhe: ai donte ta islamizonte fund e krye shoqërinë turke. Por Instituti Konda, një nga institucionet më serioze të anketave publike në Turqi, prej vitesh tregon një kurbë e cila bie teposhtë, nuk shkon përpjetë. Pyetja që u drejtohet njerëzve në Turqi është kjo: a jeni fetarë? Në vend se kurba të shkojë përpjetë, ajo është në rënie. Jo aq të shpejtë, por konstante.
Nuk po ndodhin ndryshime dramatike në Turqi sa i përket heqjes dorë nga feja, por trendi është interesant. Më 2018 - 62 për qind e turqve thoshin se janë fetarë, kjo ishte 4 për qind më pak se para 10 vjetëve. Më 2022 - vetëm 59 për qind e konsideronin veten fetarë.

Ndryshimet më interesante kanë ndodhur te të rinjtë. 46,3 për qind e tinejxherëve mes moshës 15 dhe 17-vjeçare më 2022 thanë se janë fetarë, por 41,3 për qind pranuan se besojnë, por s’janë fetarë. Madje 12,4 për qind deklaruan se nuk besojnë fare apo janë ateistë. Numri i turqve që dyshojnë ndaj mesazheve fetare është në rritje.

Vetëm në 11 vjetët e parë të qeverisjes (si kryeministër) Erdoani ndërtoi gati 9000 xhami, shkruan në një tekst të gjatë gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”. Njëkohësisht për ta larguar miletin nga alkooli, tatimi në birrë u rrit në 63 për qind. Për shumë turq rakia është pije nacionale, por ata që s’kanë mundësi ta blejnë për shkak të tatimit të lartë, kanë nisur ta pjekin ilegalisht nëpër shtëpi e kthina. Jo përherë pjekja bëhet si duhet, në fund të vitit 2020 brenda pak ditësh vdiqën në Turqi 45 njerëz - të gjithë si pasojë e konsumimit të rakisë së pjekur ilegalisht.

Sa i përket fesë: “Süddeutsche Zeitung” e ka pyetur profesorin Nebi Sümer nga Universiteti Sabanci në Stamboll se si qëndron puna me fenë islame në Turqi? Sümer u përgjigj kështu: “Ndonëse qeveria e ka përkrahur islamin, kjo nuk ka arritur te njerëzit”. Një ftohje me fenë - ky është trendi në Turqi. Shumë të rinj i respektojnë vlerat tradicionale të fesë, por nuk duan të dëgjojnë ndërhyrjet e imamëve në jetën e tyre. Në përditshmërinë e tyre më shumë ndikim kanë mediat sociale sesa porositë, fjalët, këshillat apo qortimet e prindërve apo gjyshërve që luten pesë herë në ditë në drejtim të Mekës.

Profesori Sümer thotë: në Turqi ekziston “një transfer i ulët i vlerave mes gjeneratave”. Përkthyer nga vokabulari akademik në gjuhë të kuptueshme për masat kjo domethënë: të rinjtë s’bëhen merak për ato që thonë pleqtë.

Mosha mesatare në Turqi është: 33 vjet. 80 për qind e njerëzve jetojnë në qytete. 46 për qind e banorëve të Stambollit janë lindur tjetërkund, njofton korrespondenti i “Süddeutsche Zeitung”. Hendeku mes të rinjve dhe prindërve e gjyshërve është i thellë. Botët e tyre shpesh janë të papërputhshme. Shpesh madje përplasen. Instagrami kundër turbanit. Amazoni kundër avdesit. Kokteji “Gin tonic” kundër xhamisë. Twitter kundër teravive. E kështu me radhë.

Nën Erdoanin Turqia është urbanizuar dhe industrializuar, ka përparuar edhe sistemi arsimor, qasja në botën digjitale ia ka mundësuar rinisë turke të jetë pjesë e zhvillimeve globale. Gjatë muajit të ramazanit duket se secili turk, secila turke agjëron. Por kjo është përshtypje e gabuar. Sipas profesorit Sümer, vetëm çdo i dyti turk e turke mban ramazan. Domethënë: prej gati 85 milionë turqve, së paku gjysma nuk mendojnë se duhet agjëruar. Dhe nuk agjërojnë.

Në pjesën aziatike të Stambollit është ndërtuar xhamia Çamlica; mund të thuhet: e ka ndërtuar Erodani si monument i cili edhe së paku 500 vjet më vonë do të simbolizojë epokën e sundimit të tij. Supozohet se ndërtimi i xhamisë ka kushtuar 70 milionë euro. Xhamia i ka 6 minare, 4 prej tyre janë 107 metra të larta. Erdoani mund të krenohet se i ka minaret më të gjata në botë. Në xhami mund të luten 34 mijë veta. Por në ditët normale aty nuk vijnë më shumë se 50 besimtarë për t’u lutur. 

Xhamia mbushet deri diku për Bajramin e Madh dhe Bajramin e Vogël, por këto janë dy ditë, pastaj mbesin edhe 363 ditë të vitit. Nganjëherë vjen edhe Erdoani për t’u lutur këtu dhe bashkë me të vijnë edhe militantët. Ata nuk e kanë mendjen tek Allahu, por te një fotografi me Erdoanin të cilën e postojnë shpejt në Instagram. Siç postojnë fotografi edhe nga katedralja kryesore bizantine, e njohur si Ajasofia, të cilën Erdoani arbitrarisht e shndërroi në xhami për të mobilizuar ithtarët e tij për ta përkrahur në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Me themelimin e shtetit modern turk më 1923, elita e re, kryesisht properëndimore, u përpoq ta margjinalizonte islamin sa më shumë që ishte e mundshme. Në pritjet që organizonte ushtria, oficerët që nuk pinin alkool ishin të padëshirueshëm. Mes viteve 1939-1949 madje qe i ndaluar mësimi fetar në shkolla. Gratë e vajzat që bartnin shami nuk mund të studionin dhe punonin në institucione publike - këtë e ndryshoi Erdoani. Por tendenca e tij agresive për të sforcuar islamin po tregon rezultate kontraproduktive. Është përherë gabim kur politikanët ndërhyjnë në çështje fetare dhe shndërrohen në misionarë.

12 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Pune sumqiresh sunite shiite tourkotsamides kosovare shpellare etj kesisoi njethundrake arabe.....

    Përgjigjjuni
    1. 3
      300 groshë kodosh

      Sa të paguajnë për sufllaqkomente?

      Përgjigjjuni
    2. J
      Janullatos satana

      kamikaze si bythqirat greke jane. Identifikohen me fe dhe jo komb

      Përgjigjjuni
      1. K
        K . Lithora

        Koka s'bije erë , goja , po , nga ç'hamë . E kujt si bika nga ç'e nxjerr , ç'shtarën .

        Përgjigjjuni
        1. O
          OK

          Vero bej dhe nje analize kur te kesh kohe dhe per vendet me popullsi katolike. Me siguri dhe tek ato vende , trendi i frekuentimit te kishes, apo te qenit besimtar, sidomos te brezat e ri, eshte ne renie. Per kete se ka fajin as kisha apo xhamia, por dallimet e thella qe karakterizojne brezat, shto ketu dhe ndikimet e medias sociale etj

          Përgjigjjuni
          1. a
            astrit

            Ne europe njerezit qe frekuentojne kishat rregullisht eshte diku te 2 %, shume kisha jane bosh e jane mbyllur. Me sa kam pare dhe ne Shqiperi frekuentimi i xhamive e kishave katolike e ortodokse eshte ne nivelet e Europes. Kjo nuk do te thote qe nuk besojne. Turqia me krahasim me Europen i paska nivelet e frekuentimit te xhamive shume te larta.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Haka tek i zoti

              Ne turqi, frekuentimi i xhamive, eshte relativisht i larte, pasi eshte ne proporcion me graden e injorances se trurit turk, ku shumicen e popullsise e perbejne fshataret. Xhepi si nje islamist i thekur, me xhunge ne balle nga te falurit, nuk don te shikoje dhe te kuptoje boten, qe ka perballe, ku milion myslluman, braktisin vendet e tyre islame, ku sundojne lloji i rexhepit, dhe shkojne nga syte kembet drejt, perendimit kristian te perparuar.Dhe eshte per te pershendetur, qe Robelli, me kete shkrim, ka bere nje hap te madh perpara, per te unifikuar veten, me boten ku ai jeton.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Flutura

                Propagande!!! Pese milion turq jetojne ne gjermani dhe shume, po shume vajza gjermane jane asimiluar ne turke, sepse i pelejne muslimanet, ngaqe e duan dhe e mbrojne familjen. "Optimizmi" europian ndaj renies se te qenit fetar ne boten muslimane vjen nga tmerri. Gjysma e qyteterimit europian po shkon djathtas dhe pro kultures muslimane, sepse sot ne europe ka humbur nocioni ' familje'. Hajt se ketu ne ballkan do e zbusim influencen e tyre me Baba Mondin...

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Ncuk

                  Nuk është e vërtetë që gjermanet janë asimilu në vendin e tyre. Në fakt, turqit martohen me turke, shumë pak martohen me gjermane.

                  Përgjigjjuni
                2. I
                  IMAMI

                  Sado mos te respektosh fen myslymane ,,,ti qe je origjin myslymane ,,,prap myslyman je ,,,dhe kur te vdesesh ,,,HOXHA DO VIJ TE TE LEXOJ KURANIN TE KOKA ,,,JO NE SHQIP ,,PO NE ARABISHT ,,SI KENI PAS TRADITEN ,,,,ALLAH EKBER AMIN

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqiptar

                    Të gjithë shqiptarët kanë origjinë të krishtere - veçanti e shqiptarëve. Prandaj rri në bythë, ne që nuk besojmë i kemi tejkaluar të gjitha fetë.

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Sociologji

                    Nuk janë besimtar të gjithë ata që i bëjnë ceremonitë fetare. Jo pak njerëz sjellen sikurse tjerët për të mos u dalluar, për të mos rënë në sy "për keq". Pra, kemi dukurinë (fenomenin) e konformimit (përshtatjes) me të tjerët.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje