Burgosja e Salianjit si një pikë kthese për PD

30 Shtator 2024, 17:22Blog TEMA
Burgosja e Salianjit si një pikë kthese për PD

Nga Andi Bushati

Burgosja e Salianjit ndonëse është një lajm i trishtueshëm për këdo që shpreson se krimi dhe trafiqet janë ende të denoncueshme në këtë vend, paradoksalisht hap për opozitën një parantezë të mirë. Këtej e tujtje PD dhe aleatët e saj, duhet të spastrojnë radhët e tyre nga idiotët e dobishëm që vazhdojnë të thonë: “besojmë tek drejtësia e re”.

Pasi SPAK-u dhe GJKKO-ja tjetërsuan rezultatin e zgjedhjeve në Himarë dhe burgosën kandidatin fitues, vetëm përmes provave të fallcifikuara nga policia politike e regjimit dhe tani kur gjykata e shkallës parë dhe apeli përdorën të njëjtën teknologji me dëshmitarë të paguar, nuk ka më asnjë iluzion për reformën e mbështetur nga euro- atlantikët.

Këto dy raste kanë njollosur si prokurorinë speciale, po ashtu edhe atë të zakonshme, si GJKKO, po ashtu edhe tre shkallët e gjykimit së bashku me Kushtetuesen. 

Ato dëshmuan se sajesa banale policësh të rëndomtë si Ermal Hajdini, Berti Nushi apo Andon Marko shndërohen në urdhra për drejtësinë, duke rënë aq poshtë sa pianecë të degraduar si Arsen Rama apo Alfred Alizoti, të shërbejnë për të shfuqizuar mandatet e dala nga zgjedhjet.

Tashmë nuk ka mbetur asnjë iluzion se ashtu sikurse çdo gjë që mban etiketën e “pavarur” në këtë vend edhe institucionet e dala nga reforma në drejtësi, janë shndërruarr thjeshtë në leva të regjimit.

Pranimi i kësaj të vërtete të hidhur duhet të jetë një pikë kthese edhe për opozitës. Fillimisht duke e pohuar me gojën plot këtë fakt dhe mbi të gjitha duke ndërruar qasjen e deritanishme ndaj tyre. Për këtë mund të niset me disa hapa fillestarë.

Së pari, në listat e reja të PD-së dhe aleatëve nuk mund të ketë më kandidatë për deputetë që nxjerrin nga goja idiotësira në mbështetje të SPAK-ut, GJKKO-së, Gjykatës së Lartë apo asaj Kushtetuese. Kështu ashtu, PD-ja do të dalaë e dërrmuar nga sfida zgjedhore e 2025, jo vetëm se opozita ka degraduar, por mbi të gjitha sepse regjimi është ashpërsuar dhe në këto kushte, ajo nuk e ka luksin të mbajë mercenarë brenda vetes. Shumë kush që vuan kompleksin se si do ta shohin ambasadori i ardhshëm amerikan apo ai aktual i BE dhe për këtë arsye vazhdon të broçkullisë të pavërteta, nuk mund të jetë këtej e tutje përfaqësues i zërit opozitar. Të qenit i tillë, pra kundërshtar i këtij regjimi, nuk çertifikohet thjeshtë nga kritika ndaj Ramës, por mbi të gjitha nga vija e qartë ndarëse me këtë drejtësi të kapur dhe ndërkombëtarëve që vazhdojnë të tregojnë përrallën e rilindjes së saj.

Së dyti, PD duhet të shqyrtojë alternativën e shkëputjes së marëdhënieve me SPAK dhe të ndërpresë sfilatat me dosje denoncuese përpara kangjellave të tij. Ky ushtrim i pafrytshëm ka shërbyer vetëm për të përkundur iluzionin se një pjesë e shoqërisë sonë vijon të besojë tek heronjtë e një gruaje që nuk pati dot fëmijë. A kanë pasur kuptim të gjitha paditë e opozitës, kur për inceneratorët që nuk ekzistojnë, janë në burg ca pak vetë që kanë çuar në shtëpi qindarka? A kanë pasur fryt ato për koncesionet në shëndetësi, kur ish ministri akuzohet për abuzim me fatura restoranti? A kanë pasur impakt ato për 5D, kur kryebashkiaku pretendon se 30 milionët e tenderave publikë i’a kanë ngrënë si kumblla dhe dardha pas shpine? 

Më tepër sesa për “fundin e pandëshkueshmërisë” ruajtja e mërdhënies së PD-së me drejtësinë e re, ka shërbyer për të mashtruar ata qytetarë të zhgënjuer dhe të nëpërnkëmbur nga një regjim që i mbyt dhe i vjedh, se dikush përtej opozitës do të hakmerret për këtë padrejtësi. Edhe për këtë arsye PD-ja duhet ti japë fund kësaj loje që nuk dëmton vetëm atë, por e kyç shoqërinë në një gjum letragjik.

Nëse vërtet Berisha dhe nxënësit e tij të denjë i kanë shtrëmbrim karakterial denoncimet, ata le ti bëjnë ato në rrjet sociale, le të dalin ta përballin SPAK-unë me fakte nga foltorja e PD-së, por sfilatës së deputetëve me mikrofonë nga mbrapa, para një pallati ëndrash të ngritur vetëm për të mbajtur gjallë iluzionin goditjes së pëshqve të mëdhej i duhet dhënë fund.   

Së treti, që mos krijohet ndonjë keqkuptim, ndërprerja e madhëdhënies me SPAK-un dhe drejtësinë e re, nuk do të thotë që ato të sfidohen apo kundërshtohen kur marrin vendime kundër opozitës. Rasti i Salianjit që zgjodhi të shkojë me këmbët e veta drejt burgut të padrejtë është simbolik për këtë. Kjo politikë distancimi nuk duhet të shfrytëzohet për t’u rrëfyer nga regjimi si një sjellje e nisur nga frika apo interesi personal. Ajo duhet të shërbejë si një vijë e qartë ndarëse për të dëshmuar se reforma Lu-Vlahutin, e votuar në kuvend me 140 vota, tashmë kundërshtohet nga një masë prej qindra mijra shqiptarësh.

Vetëm duke u përcaktuar për këtë linjë të qartë ndarëse, opozita mund ta bëjë shoqërinë të reflektojë për fabulën mashtruese të drejtësisë së re, që fatkeqësisht, falë propagandës intensive në linjën Tiranë-Bruksel- Uashington, ka ende që vazhdojnë ta besojnë. Askush nuk mund të imagjinojë ndonjë përmirsim dhe ndryshim pa u rrëzuar fillimisht kjo përrallë. Pa fituar betejën ideore nuk mund të ketë asnjë arritje konkrete. Dhe ky është rasti ideal për nisjen e këtij aksioni. Me vendimin e formës së prerë, për të shfajësuar një trafikant droge duke burgosur denoncuesin e tij, ushtarët e rilindjes në sistem e kaluan rubikonin. Ata servirën kazusin perfekt për të mos pasur më kthim pas.     

33 Komente

  1. D
    Dihet tani më por...

    Dihet që prej shumë kohësh tani më që Andi Bushati dhe shume të tjer, nukë po Fuse këtu hajdut dhe Kimmel e veshur me petkun e politikanit, që janë Kunder moderrnizimit të Shqiprisë dhe hecjën e sajë drejtë bashkimit Evropjanë. Por sjedhja a po propaganda e disa njerzvë si Taliban-Turq-lindor, nukë do thotë që në të heqim vemendjën nga vjedhjët dhe korrupsjon që ka bër dhe po bën Edi Rama me të tijet. SPAK dhe drejtesise e re, jemi me ju... Na shpetoni nga këta horra me ndimën e Evropës dhe Amerikës.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Suma

      Kush e kurvëroi Top Channelin?

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

        Kjo është prove e qartë se nga i merr keshillat.PD-ja. Ja, nga njerez si ky Bushati, apo Qim Peka, apo Bejtja, dhe Shkullaku. O ju intelektualë te djathte dhe votues të djathtë që shpresoni të hiqni Ramën nga pushteti. A e kuptoni tani SE nuk ka më vlerë te shash Ramën? A e kuptoni se nuk ka vlerë edhe ta demaskosh adminhstratën e Ramës si komplet të korruptuar? Nuk ka vlere fare, kur nuk ke me kë të zevendesosh Ramën. Prandaj lufta per të hequr Ramën nga pushteti nuk fillon nga Rama. Fillon nga pastrimi i PD prej ketyre fundërrinave që Jane bere gogoli i popullit, që detyron popullin të votojë Ramën, pavaresisht se çfarë bën ai. Nga do qe ta marresh, Rama është alternative me e mire nga Berisha dhe turma e tij dumbabiste rrumpalliste. Kur ta kuptojne kete ara që nuk votojne per Ramën do jetë një hap shumë i madh drejt heqjes se tij nga pushteti. Votoni Arlond Qorrin, votoni Adriatic Lapajn, votoni Dash Shehin, Emkekejd Alibeajn, ose votoni edhe Lul Bashen po të doni, vetem mos votoni Berishën dhe turmën e tij, që të pastrohet politika edhe nga Berisha, pastaj edhe nga Rama, dhe të zhduket tifozeria idiote politike, që ose djeg Shqiperinë per Saliun, ose kendon kenge per Ramën dhe korrupsionin e tij. Oh, me falni desha të thosha bëjnë kenge per "arritjet" e tij.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nipi Hysni Kapo djali spiunit

        Plehre komuniste , bllomen i lodhur

        Përgjigjjuni
        1. O
          Oficeri dulles

          Ropt e shtepi ku ike ,rreze veshit e ke!!!

          Përgjigjjuni
          1. V
            Veri

            Andi ne lufte per te shpartalluar komplotin anglo-amerikan kunder doktorit te gjysh Hysniut. Diku diabolik, diku i dale mendsh, diku delirant Bushati nuk ka me frena ne qellimin e tij per ti mbushur mendjen trushplareve dumbabiste se e keqja e shqiperise jane anglo-amerikanet se bashku me drejtesine e tyre te re e sidomos Spakun. Duke patur ne konsiderate qe shumica dermuese e shqiptare mbeshtesin punen e deritanishme te Spakut si te vetmen shprese per te ndershkuar korrupsionin e te pandershkueshmve Berisha, Meta, Rama dhe tere enturazhit te tyre grabitqare e te kriminalizuar Bushati kerkon ta ruaje me cdo cmim statukuone e hajduteve politike dhe si nje i semure menderisht kenaqet me te keqen qe e ka pllakosur vendin keto 34 vjet.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Labi

              Nuk eshte per tu habitur qe keto lloj vemjesh si Bushati etj. paguen direct nga shtete anti shqiptare. Sepse shume gjera nuk kane shpjegim tjeter kur mbron elemente vorioepitot si Bejleri, apo Sali Berisha qe dihet per gjak serbi ne familje dhe qe ka vertetuar qenien e tij klyshi i tyre.

              Përgjigjjuni
          2. I
            I zemeruari me maskarenjte.

            Parti Demokratike. Me kryetar nje ish KOMUNIST, nga me maskarenjte e mundshem, nga me servilet e peshtire te mundshem, nga me te pabeset e mundshem, nga me te paburrat e mundshem; me keshilltar politik, lektor, kurator nj NIP i personit qe mendohej te zevendesonte NJESHIN E P.P.SH, por qe ZOTI E MORI PARA KOHE SE JA KISH PA SHERRIN; nje BIR KURVE DHE BIR I OFIQARI TE LARTE TE ARMES SE SIGURIMIT TE SHTETIT, OFIQARI QE URDHERONTE RREMBIMIN , DEBIMIN DHE INERNIMIN e atyre qe ENDERRONIN QE VENDI YNE TE BEHEJ SI GJITHE BOTA, ja kjo eshte Partia Demokratike e Shqiperise, nje parti, nga SHPRESE per Shqiperine, eshte kthyer ne nje parti MAKTHI per shtetasit shqiptare e me gjere, nje parti e mbushur me VEMJE qe trurin e kane ne nje NJESI QENDRORE se nuk u duhet ta kene tru personal. ZOT!!!!!!. KTHEJE KOKEN NGA KY VEND, NDIHMOJE KETE VEND QE ESHTE I MREKULLUESHEM, POR QE MALOKERIA PO E KTHEN NE SKETERRE, TE LUTEM O ZOT, MERE NE DORE KETE VEND DUKE VENDOSUR DREJTESINE TENDE. Faleminderit o ZOT!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tiranare

              Të nderuar lexues, që ta kuptoni më mirë këtë shktim duhet të lexoni Rreziku Anglo Amerikan për shqipërinë. Opizita me mësimet e Andushit duhet të marë pushkët dhe të niset malit. Aty i pret gjyshi Andit.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Angjelini

                Dmth sipas ketij klyshi te bllokut, vetem non-grada me banden e tij kane te drejt. Po mire ore bllokmen, po a te vjen nje pak zor te mbrosh njerz te korruptuar dhe kriminel si ky qelbesira nga Himara qe ka duart me gjak? Ti mund te urresh Ramen por kjo nuk te jep te drejt te mbrosh non-graden me banden e tije. Mero po e cvlerson gazeten duke u dhene hapsire ktyre klysheve te bllokut. Po e ben te pa lexushme. Ik ore Andi se nuk dua te ndyej gojen me ty. Ne jemi me SPAKUN dhe GJKKO o qelbesire.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Haka Tekizoti

                  Në qoftë se Bushati me pikë kthese kupton një pikë muti është shumë në rregull, bile është hera e parë që i sheh gjërat kaq kthjellët.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Niku I Partise

                    Ti i meson mire me kete qe shkruan. Do jesh I pari ne listen e sal kermes se te ka rritur vete. Si keshilltare koqe qe je PD e ke te sigurt qe fiton kur ti te kesh shku prap ne pidh te satom.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Samiu

                      U ngjalle ti kurve e bllokut?

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Arbeni

                        Ky llapaqen duket se paguhet nga qarqet antishqipëtare për të lehur si qen rrugësh.Ptu rracë e poshtër.

                        Përgjigjjuni
                        1. h
                          hysni kapo

                          foli ky i sigurimit kelyshi i sali serbit, si gjithmonekur saliu nuhate rrzikun therret ne ndihme UDB--ne e kasnecet e saj. ky u paraprine veprave kriminale e antikombetare, sigurisht edhe flamuri. me nenshkrim ka marre detyre nga UDB-ja. kujdes nga keta agjent te serbise. berisha ndjene kenaqesi kur derdh gjak kur djeg shqiperine. flamur noka e andi bushati te thirren ne spak urgjent. amerika na ka dale borxhit na ka dhene me shkrim kush eshte sali berisha: minues i demokracii koruptuar(hajdut) si familje dhe punon per familjen e tij e per vehteani bushati si agjent sigurimi i UDB-se e cdo agjenti vesi u del me shpirtin.sali berisha tani eshte nje qen i terbuar. "QENIT TE TERBUAR DUHET PRERE BISHTI DERI KE QAFA"

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Akili

                            O Bushat, nje pyetje idjote kam une: Spak e ka krijuar dhe drejton Shba dhe Be. Ti as Spak nuk e njeh, dhe Shba i lufton, ne nje kohe qe cdo zgjedhje Çertifikohen nga Shba dhe Be. Tani, si do te vije Pd nr pushtet kur eshte kunder tyre, dhe Spak? Kete, o mendje ndritur ma thuaj nese ke kohe, se ke shumr pune o nipi i shokut Hysni

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              VINI GISHTIN KOKES

                              Si mund te quhen gazetare e per me teper analiste idjote te tille si puna e A.Bushatit ? ! Ky eshte koke e kembe i zhytur ne krim dhe ua klalon shume here edhe fansave me ekstremiste te bajraktarit serb te Vicidolit ! Dicka shuuume e rende duhet te kete ndodhur ne degradimin deri ne kete shkalle te dinjitetit te njeriut tek ky person , aq sa po tregon cdo dite qe eshte njeri me probleme mendore me rrezikshmedri te theksuar ne jeten e shqiptareve !

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lida

                                E pakuptueshme përse Tema boton idiotllëqet e këtij shpirtziu. Ky palaco ka mllef në shpirt e kërkon gjithmonë përplasje e gjak.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sali shiqere salianji

                                  Mire e ke o xhan pik kthese them dhe une, deri sa te shuhen fare, kta soji i Salinjve kopje te vogla bythqire te Sytopes vampirit te madh se na kane care rakun, dhe ishalla sa me shpejt nje opozite normale me mend ne kok

                                  Përgjigjjuni
                                  1. m
                                    mirel

                                    Qe kur keto kurvat Rilindo SociaPiSte te Ramutit u kthyen ne Antikomuniste? Dhe te mendosh qe votat i marrin nga e majta

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      TIRONA

                                      “mire”qe kur ti hengre corben e saleh karaxhicit!

                                      Përgjigjjuni
                                    2. G
                                      GJYSHI

                                      Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: Nipi i Hysni Kapos është i sinqert në ato që thotë, ky gazetaruc “i pavarur”, e thotë troç, Shqipëria, opozita shqiptare duhet të jetë kundë imperializmit amerikan dhe atij europian, kundër “reformës Lu-Vlahutin”… Po mirë o birbo Blloku, në 112 vjet të shtetit shqiptar a i ka munguar këtij vendi shtylla e drejtësisë? Apo kishim drejtësi në kohën e “ndritur” të papo Hysniut? Po si mund të jetë reforma në drejtësi vepër e Lu

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shkelzen Berisha

                                        Tani, nuk kuptova piken e trete te Andit. Mbase, kur te arrestohet babi do na thote qe mos te njohim dhe vendimet e gjykatave!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. K
                                          Komunisti skandinav

                                          E mer Bushat , je njish , njish me këshillat e tua. E maj men si tani kur ju thoshe këtyre të pedes që të dorëzonin mandatet. ???????????? Dhe tani po ju thua të luftojnë drejtësinë e re ???????????????? Hallall plako hallall.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            TIRONA

                                            Tere jeten bajge mbete!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. R
                                              Rita

                                              Ky komunisti antikomunist i ve pikat mbi i.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. I
                                                I keqardhuri

                                                Fatkeqsisht … Se te njoh mamane tende zonje e nderuar. Ke kaluar çdo lloj imagjinate si si nje intelektual mund te arrije keto nivele … kllouni. Dikur te zinte vend analiza … po ke progresivisht shkarje nga neuronet … Me vjen keq per profesoreshe Veren ????????

                                                Përgjigjjuni
                                                1. l
                                                  llazi usa

                                                  Ty ta qifte qeni ate Veren o burre shkerdhate

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Landi

                                                    O injorant populli nuk është budalla dhe qesh me lajthitjet e tua,je kopje e Sanço Paços dhe bashkë me Don Sali Kishotin do rrenoni me tym e me flakë armiqtë tuaj.O rrot .. ke shitur bythën tek non grada që të paguan me paratë e tij të ndyra.Non grada dhe këlyshët e tij nuk e kan të gjatë.Do dërmohen me votën e shqiptarëve plus që Amerika dhe evropa do ti shpallë PDrastat terroristë dhe ekstremistë.Kjo do ndodhi shum shpejt dhe pastaj ky nipi i famshëm do ngelet si i dhjerë pa dinjitet dhe pa fytyrë.Jam i sigurtë që ky tipi në fund ose do vari veten nga inati e nga marazi ose do përfundojë tek spitali i budallenjve.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Aron

                                                      Erdha t'ia kepus nje pordhe sapo pashe qe kete shkrim e ka shkruar trapi Bushati.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. f
                                                        fredi

                                                        mjeran i lexuar

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. P
                                                          Paloqja

                                                          Ky ishte ai që kembënglte si mushka për djegje e mandateve dhe e pa sa mirë i doli. PD ka këshilltar idiotë e zemërakë ndaj nuk bën hajër. Ky është turpi i gazetarisë shqiptare.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. M
                                                            Mireli

                                                            Gomarlliqet e ketij maskarai nuk kane fund . Por ky shkrim i tij eshte pertej cdo imagjinate . Andi Bushati ky vemje rritur ne zemer te Bllokut komunist ,bash ne prehrin e Enverit na jep mend ...E cuditeshne si ka mundesi qe te gjithe pasardhesit e Hysni Kapos jane kunder se majtes dhe antiamerikane te terbuar !!! Jam i sigurte i sherben UDB -es dhe qarqeve me antishqipetare . Si te mban kjo toke mor qelbesire,mor gjakprishur ...Si ju dele para Prinderve me keto shkarravina ...fytyre e dh....re.

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje